Jump to content

Mario Götze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Gotze
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMario Götze
Datëlindja (1992-06-03) 3 qershor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaDortmund, Gjermania Perëndimore
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor–sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Eintracht Frankfurt
Numri27
Karriera me të rinjtë
1995–1996SC Ronsberg
1998-2001FC Eintracht Hombruch
2001–2009Borussia Dortmund
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013Borussia Dortmund83(22)
2013–2016Bayern München73(22)
2016–2020Borussia Dortmund75(13)
2020–2022PSV Eindhoven47(9)
2022–Eintracht Frankfurt58(6)
Karriera ndërkombëtare
2009Gjermania U212(0)
2010–Gjermania66(17)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 prill 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 mars 2023

Mario Gotze (Gjermanisht: [ˈmaːʁi̯o ˈɡœtsə]; lindur me 3 qershor 1992) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor sulmues për klubin gjerman Eintracht Frankfurt. Pavarësisht se pozicioni i tij i preferuar është ai i rolit të organizatorit, Götze mund të luaj si anësor i majtë dhe si sulmues i dytë. Në vitin 2010, drejtori teknik i asaj kohe në Federatën Gjermane të Futbollit, Matthias Sammer, deklaroi se Götze ishte "një nga talentët më të mirë që Gjermania pa pasur ndonjëherë."[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Götze është produkt i akademisë së Dortmundit, të cilës j'u bashkua në moshën 8 vjeç.[2] Ai debutoi në Bundesligë më 21 nëntor 2009 në barazimin pa gola kundër Mainz 05; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 88të në vend të Jakub Błaszczykowski.[3] Gjatë pushimeve dimërore të sezonit 2009–10, ai u promovua nga trajneri Jürgen Klopp në ekipin e parë. Ai e mbylli sezonin me pesë ndeshje të luajtura si zëvëndësues.[4] Götze u bë protagonist në sezonin 2010–11 ku Dortmund fitoi kampionatin, duke shënuar tetë gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[5][6]

Ai luajti në distafën ndaj Schalke 04 në Superkupën e Gjermanisë në korrik 2011.[7] Në janar 2012, Götze u diagnostifikua me një dëmtim në legen; një kërc në legenin e Götzes ishte përflakur nën stres.[8]

Më 27 mars 2012, Götze firmosi një kontratë të re me Borussia Dortmund deri në vitin 2016. Rreth rinovimit të kontratës, Götze deklaroi: "Të gjithë e dinë sa rehat jam te Dortmundi. Klubi nuk ka marr fund ende me ringjalljen e tyre të fundit. Dhe unë dua të jem pjesë e këtij zhvillimi."[9]

Götze u rikthye me ekipin në prill 2012 për ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit rival Schalke 04, por nuk luajti. Ndeshjen e tij të parë pas dëmtimi e luati më 21 prill në fitoren 2–0 kundër Borussia Mönchengladbach.[10]

Götze fitoi një një tjetër kampionat me Dortmundin në përfundim të sezonit 2011–12, me ekipin që vendosi një rekord pikësh, duke mbledhur plot 81, e cila u thye nga Bayerni një sezon më vonë. Ai gjithashtu kontriboi në fitimin e DFB-Pokal, edhe pse nuk luajti asnjë minutë në finalen e fituar 5–2 kundër Bayern München.[11]

Götze e nisi sezonin e ri duke humbur Superkupën e Gjermanisë ndaj Bayern Munich.[12] Në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Werder Bremen, ai u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 në shtëpi. Më 19 dhjetor, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–1 të Dortmund ndaj Hannover 96 në raundin e tretë DFB-Pokal.[13]

Te Barcelona Lionel Messi, Andrés Iniesta dhe Xavi po ndërtojnë një trekëndësh, por nuk ka dyshe më klasike se Reus dhe Götze. Ma la mbresa mënyra si e ndanë Ajaxin në Ligën e Kampioneve. Uroj mos t'ja dalin mbanë në Mynih.

Ish kapiteni i Gjermanisë dhe trajneri Franz Beckenbauer rreth marrëdhënjes së Reus dhe Götze, dhjetor 2012[14]

Götze dhuroi një asist dhe shënoi në fitoren 3–0 kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar ekipin të fitonte me rezultatin e përgjithshëm 5–2 dhe të kalonte në çerek-finale.[15] Kjo ishte çerek-finalja e parë e Dortmundit pas 15 vitesh.[16][17] Götze humbi finalen kundër Bayern Munich në Wembley Stadium, Londër, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales kundër Real Madridit; ai doli nga fusha në momentin kur Dortmund po mposhtej 2–0, megjithatë, fitorja 4–1 në ndeshjen e parë i siguroi kalimin në finalem rezultatin e përgjithshëm 4–3.[18] Në finale, Dortmundi u mposht me rezultatin 2–1 falë një goli në minutat e fundit të Arjen Robben.[19]

Në sezonin e tij të fundit me Dortmundin, Götze formoi një dyshe të fuqishme sulmi me gjermanin tjetër Marco Reus, dhe e mbylli sezonin me 16 gola në të gjitha kompeticionet.[12][20]

Më 23 prill 2013, u njoftua se Götze do t'i bashkohej klubit rival Bayern München duke nisur nga 1 korriku 2013 pasi pagimit të klauzolës prej 37 milion €.[21][22][23] Ky transferim e bëri atë lojtarin gjerman më të shtrenjtë në histori.[24][25] Megjithatë, rekordi i tij u thye nga mesfushori tjetër Mesut Özil, i cili u transferua te Arsenali për 50 milion €.[26] Trajneri i Dortmundit Jürgen Klopp deklaroi se arsyeja e transferimit të organizatorit te Bayerni ishte dëshira e tij të luante nën drejtimin e Pep Guardiolës.[27] Klopp pranoi mërzitjen e tij për kohën e njoftimit të transferimit të Götzes, pasi ishte rreth 36 orë para sfidës ndaj Real Madridit në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve.[28] Klopp më vonë deklaroi se Dortmundi nuk kishte asnjë mundësi për të bindur lojtarin që të qëndronte, duke thënë, "Ai [Götze] është i preferuari i Guardiolës.""[29]

Götze debutoi me ekipin e ri më 11 gusht 2013 në një miqësore kunder kampionëve të Hungarisë, Győri ETO; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 60të në vend të Mitchell Weiser dhe shënoi dy gola, duke kontribuar në një fitore 4–1.[30] Debutimi i tij në Bundesligë erdhi 13 ditë më vonë në një ndeshje kundër 1. FC Nürnberg, të cilën Bayerni e fitoi 2–0. Më 19 tetor, në ndeshjen kundër 1. FSV Mainz 05, Götze hyri në fushë si zëvëndësues dhe asistoi dy gola për të ndihmuar ekipin të fitonte 4–1 pasi fillimisht ishite në disavantazh.[31]

Më 23 tetor, Götze shënoi golin e tij të parë zyrtar me Bayernin në fitoren 5–0 kundër Viktoria PlzeňAllianz Arena, në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; ai gjithashtu asistoi edhe golin e Bastian Schweinsteiger.[32] Tre ditë më vonë, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 25të në vend të të dëmtuarit Toni Kroos dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për Bayernin me kokë në fitoren 3–2 kundër Hertha BSC.[33] Më 2 nëntor, ai u rikthye si titullar në fitoren 2–1 si vizitor kundër TSG 1899 Hoffenheim.

Eintracht Frankfurt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 qershor 2022, Götze firmosi një kontratë tre-vjeçare me Eintracht Frankfurtin.[34]

Borussia Dortmund[35]

Bayern München[35]

PSV Eindhoven[35]

Gjermania U17

Gjermania

  1. ^ "Matthias Sammer Praises Borussia Dortmund's German Wunderkind Mario Goetze" [Matthias Sammer vlerëson talentin gjerman të Borussia Dortmund Mario Gotze] (në anglisht). Goal.com. 13 gusht 2010. Marrë më 8 shkurt 2011.
  2. ^ "Mario Götze seals Dortmund return from Bayern" [Mario Götze vulos rikthimit te Dortmundi nga Bayern]. bundesliga.com (në anglisht). Fußball-Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2023. Marrë më 18 gusht 2016. Ai j'u bashkua Borussias në moshën tetë vjeç
  3. ^ "Borussia Dortmund vs. Mainz 05 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2009. Marrë më 21 gusht 2016.
  4. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  5. ^ "Mario Götze" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 20 prill 2014.
  6. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  7. ^ "Fährmann bringt BVB zur Verzweiflung" (në gjermanisht). kicker. 23 korrik 2011. Marrë më 18 gusht 2014.
  8. ^ Whitney, Clark (24 janar 2012). "Borussia Dortmund's Mario Gotze set for lengthy injury lay-off" [Mario Gotze i Borussia Dortmund gati të qëndrojë jashtë me një dëmtim të gjatë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 prill 2012.
  9. ^ Whitney, Clark (27 maj 2012). "Mario Gotze extends Dortmund contract until 2016" [Mario Gotze rinovon kontratën me Dortmund deri në vitin 2016] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 prill 2012.
  10. ^ "Borussia Dortmund vs. Borussia Mönchengladbach 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 prill 2012. Marrë më 22 gusht 2019.
  11. ^ "Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich" (në anglisht). ESPN FC. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2012. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  12. ^ a b "Die Bayern holen den ersten Titel der Saison" (në gjermanisht). kicker. 12 gusht 2012. Marrë më 18 gusht 2014.
  13. ^ "Dortmund cruise through" [Dortmund lundron përtej] (në anglisht). ESPN FC. 19 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2013. Marrë më 20 dhjetor 2012.
  14. ^ Rob Salisbury (1 dhjetor 2012). "Beckenbauer: Gotze and Reus world's best midfield duo" [Beckenbauer: Gotze dhe Reus janë dyshja më e mirë e mesfushës në botë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 21 prill 2014.
  15. ^ "Borussia Dortmund 3 Shakhtar 0 (agg 5–2): Gotze and Co show ruthless streak to seal progression to quarter-finals" [Borussia Dortmund 3 Shakhtar 0 (agg 5–2): Gotze dhe Co tregojn rekord të pamëshirshëm për të vulosur kalimin në çerek-finale] (në anglisht). Daily Mail. 5 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  16. ^ "Devastating Dortmund sweep Shakhtar aside" [Dortmundi shkatërrues fshin Shakhtarin] (në anglisht). UEFA. 5 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  17. ^ "Borussia Dortmund dash Málaga's hopes with two injury-time goals" [Dortmundi godet shpresat e Malagës me dy gola në kohën shtesë] (në anglisht). The Guardian. 9 prill 2013. Marrë më 22 prill 2013.
  18. ^ "Borussia Dortmund prepared for Champions League final without Mario Götze — video" [Borussia Dortmund përgatitet për finalen e Ligës së Kampioneve pa Mario Götzen – video] (në anglisht). The Guardian. 24 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
  19. ^ McNulty, Phil (25 maj 2013). "Borussia Dortmund 1–2 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 maj 2013.
  20. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  21. ^ Röckenhaus, Freddie (23 prill 2013). "Von Guardiola ins Paradies gelockt". Süddeutsche Zeitung (në gjermanisht). Marrë më 23 prill 2013.
  22. ^ "Götze wechselt für 37 Millionen zum FC Bayern". Die Welt (në gjermanisht). 23 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  23. ^ "Mario Götze to join Bayern Munich from Borussia Dortmund" [Mario Götze do t'i bashkohet Bayern Munich nga Borussia Dortmund] (në anglisht). The Guardian. 23 prill 2013. Marrë më 2 maj 2013.
  24. ^ "Mario Gotze to join Bayern Munich from Borussia Dortmund" [Mario Götze do t'i bashkohet Bayern Munich nga Borussia Dortmund] (në anglisht). BBC Sport. 23 prill 2012. Marrë më 23 prill 2013.
  25. ^ "Bayern confirm Gotze signing" [Bayern konfirmon firmosjen e Gotzes] (në anglisht). FIFA. 23 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  26. ^ "Transfer-Hammer: Özil wechselt zu Arsenal". Österreich (në gjermanisht). 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
  27. ^ Maston, Tom (23 prill 2013). "Klopp: Guardiola signed Gotze" [Klopp: Guardiola firmosi me Gotzen] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 24 prill 2013.
  28. ^ "Jürgen Klopp annoyed at timing of Mario Götze's Bayern Munich deal" [Jürgen Klopp i mërzitur me kohën e transferimit të Mario Götzes te Bayern Munich] (në anglisht). The Guardian. 23 prill 2013. Marrë më 24 prill 2013.
  29. ^ Uersfeld, Stephan (29 maj 2013). "Bayern chose Gotze over Neymar" [Bayern zgjedh Gotzen para Neymarit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 13 qershor 2013.
  30. ^ "Mario Gotze scores twice on debut" [Mario Gotze shënon dopietë në debutim] (në anglisht). ESPN FC. 11 gusht 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
  31. ^ Schrader, Matthias (19 tetor 2013). "Mario Götze inspires Bayern to comeback win; more Bundesliga" [Mario Götze frymëzon fitoren me përmbysje të Bayernit; më shumë Bundesligë] (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 20 tetor 2013.
  32. ^ "Remorseless Bayern brush Plzeň aside" [Bayern pa pendesa hedh Plzeň mënjanë] (në anglisht). UEFA. 23 tetor 2013. Marrë më 24 tetor 2013.
  33. ^ "Mandzu and Götze inspire winning fightback" [Mandzu dhe Götze frymëzojnë fitoren luftarake] (në anglisht). FC Bayern Munich. 26 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013.
  34. ^ "Gotze rikthehet në Gjermani, firmos me Eintracht Frankfurt". mcntv.al. 21 qershor 2022. Marrë më 21 gusht 2022.
  35. ^ a b c d "Mario Götze" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2014.
  36. ^ Lars Gartenschläger (6 qershor 2013). "Khedira, Özil, Neuer – Aufstieg der Euro-Helden" (në gjermanisht). Die Welt. Marrë më 17 korrik 2014.