Jump to content

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Marrëdhëniet shqiptaro-kroate
Map indicating locations of Shqipëria and Kroacia

Shqipëria

Kroacia
Të dërguarit
Ambasador Ilir MeloAmbasadore Sanja Bujas-Juraga

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërise dhe Kroacisë filluan në vitin 1992, pasi Shqipëria ka njohur Kroacinë në fillim të këtij vitit. Mes të dy shteteve po ekziston një bashkëpunim në shumë fushat, dhe bashkëpunimi po thellohet e zgjerohet gjithmonë. Shumë traktatet dypalëshe midis Tiranës dhe Zagrebit janë hyrë në fuqi dhe për të ardhmen është parashikuar që të intensifikohen më tej marrëdhëniet, sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Vizitat edhe shkëmbimet e rregullta — përfshirë edhe në nivelin më të lartë — janë konsideruar si konstruktiv dhe përmirësojnë marrëdhëniet më tej. Sipas ambasadës shqiptare në Zagreb, vendet Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë asnjë çështje e hapur dhe asnjë mosmarrëveshje, por ata ndajnë të njëjtat pikëpamjet dhe qëndrimet në lidhje me situatën në rajon.[1]

Të dy shtetet janë bërë anëtare të NATOs bashkë dhe Kroacia (që është anëtare e BEs) po mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

1934 mbreti Zogu ka emëruar tre konsullata nderi në Zagreb, Split dhe Dubrovnik.[2]

Flamuj e të dy vendeve në Zagreb gjatë një vizitë shtetërore të Bujar Nishanit, në maj 2016

Pasi Kroacia ka shpallur zyrtarisht pavarësinë nga Jugosllavia në qershor 1991, Shqipëria ka njohur shtetin i ri më 21 kallnor 1992. Pastaj, marrëdhëniet diplomatike janë krijuar më 25 gusht 1992.

Gjatë luftës së pavarësisë nga viti 1991 deri në vitin 1995, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ka luftuar në anën kroate. Për këtë, shteti kroat ka shprehur mirënjohjen e tij ende në vitin 2016.[3]

Në prill të vitit 2009, të dyja vendet u bënë anëtarë të NATOs. Në periudhën para anëtarësimit, ata kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe në politikën të sigurisë. Anëtarësimi i Kroacisë në BE më 1 korrik 2013 konsiderohet pozitiv nga ana e Shqipërisë.[1]

Gjithashtu, ka një bashkëpunim të ngushtë në fushën ekonomike. Vëllimi i tregtisë së përbashkë mes dy vendeve në 2014 ishte 46,330 milionë euro. Gjithnjë e më shumë kompanitë kroate investojnë në Shqipëri dhe përhapen në tregun shqiptar. Në 2013 erdhën 13,870 milionë euro të investimeve direkte nga Kroacia në Shqipëri. Në anën tjetër edhe shumë sipërmarrjet shqiptare përhapen në Kroaci.[1]

Në vitin 2009, krerët e qeverisë e të dy vendeve (Berisha dhe Sanader) kanë shprehur dëshirën e tyrë për ndërtimin e një centrali bërthamor të përbashkët në afërsi të Shkodrës.[4]

Ka një ambasadë shqiptare në Zagreb si dhe një ambasadë kroate në Tiranë. Përveç kësaj, Shqipëria ka një konsullatë nderi në Dubrovnik.

Në regjistrimin e vitit 2011, janë numëruar 17.513 Shqiptarët në Kroaci. Një pjesë e tyre përkasin një pakicë autoktone shqiptare në Istri e Dalmaci, e cila po ashtu është njohur në kushtetutën kroate si e tillë.

Nderime dhe çmime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ambasada shqiptare në Kroaci nderon personat, institucionet ose organizatat që kontribuojnë për marrëdhëniet dhe miqësinë mes dy popujve me një certifikatë meritë të quajtur pas Milan Shuflajt. Tradicionalisht, ajo është dhënë çdo 28 nëntor (në festën kombëtare të Shqipërisë) te një shqiptar e një kroat.[5]

Tre Presidentet shqiptar janë nderuar meurdhërin e meritës më të lart të Republikës së Kroacisë, Velered kralja Tomislava. Ai është dhënë: Rexhep Meidanit (2001),[6] Alfred Moisiut (2007)[7] dhe Bamir Topit (2009).[8]

  1. ^ a b c Bilateral Relations.
  2. ^ Historical facts on Albania-Croatia relations.
  3. ^ Prime Minister Orešković meets with Albanian president.
  4. ^ Albania and Croatia to put Nuclear Plant on Montenegro's border. Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine 14. 
  5. ^ Certificate of Merit "Milan Šufflay".
  6. ^ Odluka o odlikovanju Njegove Ekscelencije Rexhepa Meidanija, Predsjednika Republike Albanije Veleredom kralja Tomislava.
  7. ^ Odluka o odlikovanju predsjednika Republike Albanije Alfreda Moisiua Veleredom kralja Tomislava.
  8. ^ Odluka o odlikovanju Njegove Ekscelencije Bamira Topija, Predsjednika Republike Albanije Veleredom kralja Tomislava.