Musë Prelvukaj
Stampa:Infobox shkrimtar Musë Prelvukaj u lind në Martinaj të Gucisë, komuna e Plavës më 25 dhjetor 1950.
Jeta
Shkollën fillore e kreu në Martinaj dhe në Guci, ndërsa Shkollën e Mesme të Artit në Pejë me 1971. SHLP- në, degën e artit figurativ, si dhe Akademinë e Arteve Figurative-degën e grafikës, i kreu në Prishtinë. Është punësuar në SHMT “28 nëntori”[1] në Prishtinë më 1973. Ka organizuar aktivitetet e lira dhe profesionale në shkollë. Në vitet ’90, me rastin e festave kombëtare, ka hapur në lokalet e objekteve shtëpi-shkolla, ekspozitën me punime të nxënësve. Për punën e suksesshme shumëvjeçare, ka marr mirënjohje nga kolektivi i shkollës, më 1996 dhe më 2005. Nga viti 2003 deri më 2008 ishte anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve mësimore për shkollat e mesme profesionale. Është recensent i disa librave të artit për shkollat fillore dhe të mesme. Merret me krijimtari artistike dhe është pjesëmarrës i mbi 50 ekspozitave kolektive në vend dhe jashtë tij. Ka hapur tri ekspozita personale dhe është bashkautor i një libri. Është anëtar i SHAFK dhe i SHAF shqiptar në Mal të Zi.
Punimet i janë botuar, por edhe vleësuar nga kritikë dhe përsonalitete të artit, nëpër gazeta dhe revista si: “Rilindja”[2], ”Zëri i Rinisë”[3], ”Bota e Re”, ”Fjala”[4],”Shkendija”, ”Bujku”, ”Sheshi”[5],”Kosova Sot”, ”Zëri”, ”Koha Ditore”, ”Bota Sot”, ”Koha Javore”, ”Lajm”, ”Ekskluzive”, ”Kronika e Ulqinit”.
Musë Prelvukaj merret edhe me artin aplikativ. Ka punuar kopertina të librave, ilustrime, tiketa, ambalazhe, etj. Gjithashtu, ka shkruar recenzione për librat nga lëmia e artit figurativ të autorëve të ndryshëm.
Ekspozita kolektive
- Ekspozita e anëtarëve të rinjë të ShAF të Kosovës, 1978
- Ekspozita vjetore e ShAF të Kosovës: 1978, 1979
- Bienalet e vizatimit: 1979, 1981, 1983, 1985, 1987, 1989, 1991, 2000, 2004, 2006, 2006, 2008, 2010
- Ekspozita e ShAF të Prishtinës më: 1980, 1981, 1982, 1983, 1985
- Saloni i të rinjëve:1982, 1984, 1986
- Ekspozita e katër krijuesve të ShAF të Kosovës 1983
- Espozita e ShAF të Prishtinës në Koloninë e artit “Batllava” në Besianë, 1985
- Ekspozita me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Akademisë së Arteve, 1983
- Saloni pranveror: 1985, 1989, 1991, 1992, 1994
- Saloni vjeshtor: 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, 2003, 2004, 2005, 2006
- Ekspozita: Golgota kosovare, 1999
- Ekspozita e krijuesve shqiptarë, Lugano – Zvicër, 2000
- Ekspozita shitëse humanitare për fëmijë bonjak dhe invalid të luftës, 2001
- Ekspozita në Mitrovicë, me rastin e takimeve ndërkombëtare, letrare e artistike “Kepi i shpresës së mirë” – Fahredin Gunga, 2002
- Ekspozita e krijuesve [[shqiptarë në Mal të Zi: Ulqin, Tuz, Cetinje, Shkodër, Tiranë, 2003]], 2004
- Ekspozita me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, 2003
- Ekspozita e qershorit – Dita e Prishtinës: 2001, 2002, 2003, 2005, 2006,
- Ekspozita ndërkombëtare e paqës – Paris, 2003
- Ekspozita “Arti dhe natyra – Landart”, Prishtinë, 2003
- Java e kulturës shqiptare në Maqedoni (Shkup dhe Gostivar), 2006
- Ekspozita-çmimi “Muslim Mulliqi” me 2006 në GAK Prishtinë.
Ekspozita përsonale
- Ekspozita në galerinë e Ministrisë së Kulturës – Prishtinë, 2002
- Ekspozita në Foajeun e Shtëpisë së Kulturës – Prizren, 2007
- Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare - Prishtinë 2015
Shpërblimet
- Çmimi për grafikë në Ekspozitën e sudentëve të Akademisë së Arteve në Prishtinë më 1975
- Çmimi për vizatim në Sallonin e të Rinjëve në Prishtinë më 1982
- Çmimi special për vizatm në Sallonin e 28 nëntorit në Prishtinë më 1998
- Çmimi Grand Prix, në Bienali i 15 Ndërkombëtar i Vizatimit (Galeria e Arteve e Kosovës - SHAFK) në Prishtinë më 2010
Galeria
Vepra
SHMT "28 nëntori" Prishtinë, Prishtinë 2006; ISBN 9951-408-12-5
Referimet
- ^ Stafi dhe profesorët - www.maturantat.com
- ^ Në realizimet e tjera që kanë të njëjtën temë, Musa Prelvukaj ka inkuadruar edhe elementin tjetër-portretin V.N. “Rilindja” 20 dhjetor 1982
- ^ ……Musa Prelvukaj është tejet i freskët dhe i afërt shpresojmë që do të mbetët i tillë edhe në të ardhmën. Qerim Arifi “Zëri i Rinisë” nr.52.me 13.12.1980
- ^ ……Një si vizion poetik e imagjinativ e hasim sidomos në punimet N.Jankoviqit e të M.Prelvukajt…. “Fjala” 15 prill 1985
- ^ …….Musa Prelvukaj (“Epilogu”, si një realizim i formave organike të përçudnuara dhe në lëvizje) Shkelzen Maliqi “Sheshi” nr.28 dhjetor 1999