Jump to content

Muhamed Nasirudin Albani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nasirudin Albani)
Muhammad Nasirudin el-Albani
مُحَمَّد نَاصِر ٱلدِّيْن ٱلْأَلْبَانِي
Kaligrafia e Albanit
TitulliShejh el-Islam[1]
Personal
Lindur16 gusht 1914
Vdekur2 tetor 1999 (85 vjet)
FejaIslam
KombësiaShqiptar
EtniaShqiptar
EmërtimiSuni
JurispodencaIxhtihad
KredoAthari
Interesi kryesor (et)Hadith
Akide
Profesioni
Muslim leader
ÇmimiÇmimi Ndërkombëtar Mbreti Feisal (në vitin 1999)
Websitewww.alalbany.net

Ebu Abdurrahman Muhamed bin el-Haxh Nuh bin Nexhati bin Adem Shkodrrani Arnauti (arabisht: محمد ناصر الدين الألباني, transliterimi: Muhamed Nasr ed-Din el-Albani) është imam shqiptar, dijetari i hadithit, një nga imamllaret e hadithit, teuhidit dhe synetit në kohën tonë. Në atë kohë Shqipëria sundohej nga Mbreti Ahmet Zogu.

Pasi në atë kohë filluan të shtohen maltretimet, Haxhi Nuhit (babai i shejhut) nuk i mbeti asnjë rrugëdalje tjetër vetëm se të zgjedhë rrugën e hixhretit (shpërngulje), nga vendi i tij i dashur Shkodër për në vend tjetër ku mund ta praktikonte më mirë fenë e Allahut. Biografia në vazhdim është nxerrë në pjesën më të madhe nga libri "Tedhkiru en-Nabihin bi sejr eslafihim hufadh el-Hadith es-Sabikin ue el-lahikin” (Kujtesë të zgjuarve me historinë e paraardhësit të tyre, ruajtësve të hadithit, nga të parët e nga të fundit) faqe: 308-319, nga autori Sheh Rebi Ibn Hadi el-Med’halij.

Lindja dhe fëmijëria e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sheh Albani (rahimeullah) ishte nga Shkodra (me Xhaminë e Plumbit)

Sheh Muhamed Nasirudin el-Albani u lind ne vitin 1914 në qytetin e Shkodrës. U lind në një familje të varfër, të kapur pas fesë ku mbizotëronte fryma e diturisë. Babai i tij ishte pikë referimi për njerëzit i mësonte dhe i udhëzonte ato. Shehu emigroi bashkë me babain e tij për në Damask (Siria e sotme) për ta marrë atë si vendqëndrrim të përhershëm, pasi ishte i detyruar që të shpërngulej.

Kërkimi i tij i diturisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasiqë u vendos në Damask (Siri), babai i tij e futi atë në shkollën fillore bamirëse el-Isaf në Damask, pastaj gjatë kësaj periudhe e zhvendosi në shkollën pranë tregut Saruxheh ku dhe përfundoi shkollën fillore. Pastaj babai i tij e hoqi nga shkolla duke qenë i pakënapur me nivelin e shkollës shtetërore dhe se përfitimi prej saj nuk ishte gjë tjetër përveç shkrimit dhe leximit. Babai i tij i përgatiti vetë një program mësimor të profilizuar në studimin e fikhut hanefij, sepse babai i tij donte që të bëhej dijetar i fikhut hanefij.

Gjithastu ai studjoi tek disa shujuhe dhe dijetarë nga kolegët e babait të tij. Shehu ishte i dhënë pas leximit në një mënyrë të tillë që nuk mund të përshkruhet, edhe pse akoma në moshë të vogël ai lexonte dhe hulumtonte në kohën e lirë. Fillimisht lexonte çdo gjë sa që e kam dëgjuar duke thënë: "Në fillimin e rinisë time lexoja çdo gjë, çfarë duhej lexuar e çfarë s’duhej lexuar."

Kërkimi i diturisë së hadithit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thotë shehu –Allahu e mëshiroftë- duke folur për kur ishte rreth të njëzetave përafërsisht: Një ditë vura re ndërmjet librave të reklamuara tek një tregtarë një numër të revistës el-Menar, e shfletova dhe aty gjeta një studim (shkrim) nga Reshid Rida ku fliste rreth librit el-Ihja të Gazaliut dhe cekte të mirat e atij librit dhe te metat e tij, dhe për herë te parë po hasja në një kritikë të tillë studimore gjë e cila më tërhoqi ta lexoja të gjithën. Pastaj e ndoqa në numrat vijues çështjen e nxjerrjes së haditheve që hafidh el-Iraku i kishte bërë librit el-Ihja. Të më shihje se si rendja për ta marrë me qera sepse nuk kisha mundësi për ta blerë dhe më mahniti ajo nxjerrje aq precise dhe e detajuar e haditheve sa që vendosa ta kopjoja (shkrim me dorë).

Shehu e kopjoi librin i cili titullohej “el-Mugni an hamlil esfar fi tehrixh ama fil Ihja minel Ahbar” me shkrimin e tij të bukur duke rënditur dhe sistemuar në mënyrën më të mirë, duke qenë njëkohësisht vepra e tij e parë në fushën e hadithit e cila ekziston deri sot ne biblotekën e tij. Nga ketu shehu u lidh me revistën el-Menar për shkak se botonte studime rreth sunetit, duke u mahnitur dhe duke u dhënë pas tyre, gjë e cila ndikoi që të anonte nga shkenca e hadithit. U dashuru pas librave të kësaj fushe e duke u dhënë me mish e me shpirt pas studimit të librave të hadithit dhe përfitimit prej tyre plot vullnet e ambicje dhe Allahu i dha sukses në këtë qëllim duke i dhuruar mendje të mprehtë, zhvillim të veçantë dhe një llogjikë studimore-akademike të rrallë.

Ai punonte orëndreqës dhe sapo fitonte diçka që i mjaftonte nevojës së tij e linte punën dhe i jepej diturisë, e kishte shndrruar dyqanin e tij në vendtakim me nxënësit e tij. Subhanallah! Ështe e habitshme se si shkenca e hadithit e pushtoi mendjen dhe zemrën e këtij djaloshi i cili u rrit dhe u edukua në një mjedis fetar medhhebor dhe ku degjonte thëniet e babait të tij të tilla si: "O Muhamed, shkenca e hadithit është puna e të falimentuarve (në aspektin financiar, dmth do ngelësh i varfër)."

Historiani i Halepit Sheh Muhamed Ragib et-Tabah dhe dijetar i hadithit, kur pa zhvillimin e këtij djaloshi dhe dhënien pas kësaj diturie i dha të drejtën për të transmetuar nga ai të cilën e ka përmendur edhe ne shkrimin e tij: “el-Enuar el-Xhelileh fi muhtesar el-Ethbat el-Halebije”. Nuk është secret të tregojmë se shehu thoshte në lidhje me këtë ixhaze (leje transmetimi të diturisë): ” Kjo nuk do të thotë asgjë të veçantë për mua, por e përdorim vetëm sa për t'iu kundëshpërgjigjur ziliqarëve”.

Them (Sheh Rebia): Kjo është më se e vërtetë dhe e drejtë sepse siç dihet këto lloj ixhazesh nuk të sjellin ndonjë përfitim të madh të diturisë, sepse të gjithë ne e dijmë se sa e sa injorantë ka që posedojnë me dhjetra të tilla e megjithatë vazhdojnë të ngelin injorantë. Dihet pa asnjë dyshim se kujt i është mbushur zemra me zili nuk kënaqet me një ixhaze e as me dhjetra të tilla dhe këta ziliqarë sundohen nga bashkimi ndërmjet dy cilësive: zilisë dhe injorancës, ndoshta gjen tek ata frikën dhe fshehjen.

Durimi i tij në studim dhe hulumtim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo gjë është shumë e dukshme në jetën e shehut –Allahu e mëshiroftë- dhe do të mjaftohem për këtë me dy shembuj: sëpari historia e letrës së humbur: Thotë shehu në parathënien e librit “Fehres mahtutat dar el-Kutub edh-Dhahirije el-Muntehab min mahtutat el-Hadith”: Kurrë nuk mendoja të beja një listë rënditëse të tillë sepse nuk është specialiteti im dhe as nuk kisha kohë që të merresha me këtë, por Allahu i Lartësuar kur dëshiron të ndodhë diçka i lehtëson shkaqet e asaj gjëje. Më goditi një sëmundje e lehtë në shikimin tim që prej më shumë se 12 vjetësh dhe më këshilloj mjeku specialist që të bëja pushim dhe lënien përkohësisht të leximit, shkrimit dhe punës në profesion (në ndreqjen e orave).

Fillimisht e zbatova porosinë e tij duke hequr dorë nga çdo gjë për rreth dy javë, por pastaj fillova të debatoj me veten dhe mu zbukuru që të merrem me diçka në këtë pushim monoton, diçka që sipas meje të mos binte ndesh me porosinë e mjekut dhe mu kujtua një broshurë, dorëshkrim që gjendej në një biblotekë me titull: “Qortimi i veglave muzikore” të dijetarit Ibn Ebi Dunja e cila me sa di nuk ishte botuar akoma. Thosha me vete: çmë pengon tia ngarkoj dikujt ta kopjojë për mua, ashtuqë kur të përfundojë kopjimi dhe të vijë koha që ta krahasoj me origjinalin do të ketë kaluar koha e konsiderueshme e pushimit duke më dhënë mundësinë ta bëj këtë krahasim i cili nuk kërkon mund të madh që bie ndesh me gjendjen time shëndetsore pastaj më vonë e recenzoj me terezi, nxjerr hadithet e saj dhe më pas e botoj. Çdo gjë në periudha të ndryshme kohore që të mos mundoj vehten.

Kur kopjuesi arriti në mes të saj më lajmëron se ajo ka mangesi faqesh dhe unë e porosita që të vazhdojë kopjimin e saj derisa të përfundojë. Kur e mbaroj bëra krahasimin me origjinalin dhe vërtetë kishte mungesën e lartpërmendur e cila përbënte katër faqe në një fletë të vetme në mes të broshurës. Fillova të mendohesha rreth asaj flete se si mund ta gjeja?! Kjo broshurë ishte ruajtur në një vëllim nga vëllimet që gjendeshin nën titullin: “Përmbledhje” ku çdo vëllim përmbante disa broshura dhe libra me shkrime, fletë, borja, madhësi, tema të ndryshme dhe thashë në vete: Ndoshta kjo fletë e humbur është përzier gabimisht në një vëllim tjeter nga ato që gjendeshin aty dhe iu përvesha punës plot dëshirë, vrull e ambicje duke kërkuar për atë fletë çdo libër me rradhë. Harrova veten dhe gjendjen time shëndetsore dhe kur i kujtoja vetes gjendjen shëndetsore gjeja ndonjë arsyetim si psh: Ky kërkim nuk e dëmton shëndetin tim sepse nuk ka në të shkrim apo lexim të mundimshëm. Akoma pa kaluar mirë nëpër dorë disa vëllime kur vëmëndja më tërhiqet nga disa tituj broshurash dhe shkrimesh të dijetarëve të hadithit të shquar dhe hafidhave të mirënjohur, qëndroja duke studiuar e hulumtuar në të dhe dëshiroja sikur të kopjohej, recenzohej e të botohej, por shpeshherë i gjeja të mangëta në të dyja anët (fillim dhe fund), dhe në vëllimet vijuese duke gjetur psh të dytën e jo të parën dhe kjo nuk më nxiste për ti kopjuar.

Më pas vazhdoja kërkimin për fletën e humbur, por asgjë derisa i përfunduva të gjitha vëllimet e dosjes: “Permbledhje” që arrinin ne 152 vëllime. Gjatë kësaj pune shenoja tituj e disa librave të veçantë dhe fakti që më nxiste më shumë ishte se gjatë kërkimit hasa në mangësi të këtyrë librave të cilat nuk figuronin të regjistruara. Pasiqë nuk e gjeja fletën e humbur thoja me vete: "Ndoshta është përzier gabmisht në ndonjë nga vëllimet e librave të hadithit e të regjistruara në biblotekë nën termin e hadithit". Ndaj fillova të shfletoj vëllim pas vëllimi derisa i mbarova pa arritur ta gjej, por përsëri shënoja tituj librash e shkrimesh aq sa deshi Allahu. Vazhdoja ti gjeja vetes arsyetime për të vazhduar dhe duke i dhënë shpresa se do ta gjejë atë fletë dhe zhvendosesha në kërkim ndërmjet vëllimeve dhe broshurave të biblotekës, nga një shkencë në tjetrën derisa i mbarova të gjitha dorëshkrimet që ruheshin në biblotekë dhe që arrinte numri i tyre rreth 10.000 doreshkrimesh e megjithatë nuk e gjeta fletën e humbur por akoma nuk i kIsha humbur shpresat. Aty (në biblotekë) kishte një kënd ku mblidheshin një grumbuj letrash të hedhura dhe fletushka që nuk i dihej origjina dhe fillova të kërkoja aty plot përkushtim dhe precizitet të detajuar por përsëri pa asnjë dobi.

Këtu i humba shpresat nga ajo fletë por kur pashë vërejta se Allahu më kishte çelur nëpërmjet saj një portë madhështore të diturisë ndaj së cilës kisha qënë i shkujdesur si gjithë të tjerët, kjo shkujdesje kishte të bënte me faktin se në biblotekën edh-Dhahirije ekzistonin thesare librash dhe broshurash në fusha të ndryshme të dobishme të cilat na i kanë lënë trashëgimi paraardhësit tanë –Allahu i mëshiroftë- ku gjenden dorëshkrime të rralla që ndoshta nuk ekzistojnë diku tjetër në biblotekat ndërkombëtare dhe të cilat akoma nuk janë botuar.

Kur u ndërgjegjësova për një fakt të tillë dhe u rrënjos në zemrën time atëherë vendosa të filloj studimin e dorëshkrimeve të biblotekës edhe njëherë nga fillimi në fund, duke u bazuar në përvojën e herës së parë gjatë së cilës kisha regjistruar vetëm librat që unë kisha zgjedhur, ndërsa tani po regjistroja çdo libër që kishte lidhje me shkencën e hadithit, ku shumë prej tyre më sillnin dobi të mëdhaja në specialitetin tim, nuk kam lënë asgje sa do të vogël pa e regjistruar qoftë edhe sikur të jetë edhe një fletë e vetme, e një libër apo një vëllim megjithëse pa asnjë njoll autorësie (prejardhje).

Mesa duket me këtë punë Allahu po më përgatiste për rikthimin për herë të tretë dhe të fundit, gjatë se cilës do të bëja studimin akademik të hollësishëm të këtyre librave, duke i nxjerrë të gjitha hadithet profetike me zinxhirët dhe rrugët përkatëse, e çdo gjë tjetër të dobishme. Kjo sepse gjatë periudhës së dytë merrja tek-tuk disa përfitime të cilat i hasja rastësisht dhe akoma pa e përfunduar punën herën e dytë u binda plotësisht për demosdoshmërinë e studimit të hollësishëm të çdo libri e çdo vëllimi, ndaj iu përvesha punës për herë të tretë duke mos lënë faqe pa e shfletuar, duke mos lënë faqe të vetmuar pa e lexuar dhe gjatë gjithë kësaj duke nxjerrur çdo përfitim diturie që hasja apo ndonjë hadith profetik, duke arritur përmbledhjen e katër vëllimeve ku çdo vëllim kishte rreth 400 fletë dhe ne çdo fletë kishte një hadith të vetëm duke e atribuar atë në burimet e transmetimit që kisha arritur të gjeja secilin me rrugët dhe zinxhirin e tij të transmetimit. Të gjitha hadithet i rëndita sipas shkronjave të alfabetit, nga këto vëllime ushqeja të gjitha librat e mij që kam shkruar apo çdo projekt tjetër timin studioz gjë e cila më ka ndihmuar pa masë në hulumtimin shkencor, recenzimin dhe verifikimin. Një gjë e tillë e cila nuk është ë mundur për pjesën më të madhe të dijetarëve veçanërisht në këtë kohë në të cilën një pjesë e madhe mjaftohen duke u kthyer tek disa përmbledhje me versione të shkurtuara në shkencën e hadithit apo në fushë të tjera. Këtë pasuri madhështore të hadithit që ishte grumbulluar tek unë gjatë kërkimit tim për fletën e humbur falenderimi i takon vetëm Allahut me mirësinë e të Cilit realizohen të mirat.

Nga frytet e begatitë të këtij kërkimi është se gjatë tij unë zbulova disa libra dhe shkrime të vleshme për të cilat më parë nuk dihej se ekzistonin në biblotekë ose ekzistonin jo të plota duke ia munguar fletët e para apo të tjerat nëpërmjet të cilave bëhet i mundur identifikimi i autorit apo i librit, ose përshkak të neglizhencës së kopjuesit ose përshkaqe të tjera të cilat njihen nga specialistët e fushës së dorëshkrimeve.

Nisur nga keto shkaqe shumë libra nuk janë përfshirë në listën renditëse te Bukelmenit apo të tjerëve që nuk i njihnin këto shkaqe. Do ishte me vend të përmendja këtu disa nga librat e rëndësishëm që më kujtohen tani të cilët i kishin lënë papërmendur:

1- el-Mustehrexh ala es-Sahihajn të dijetarit Sulejman ibn Ibrahim el-Asbahani.

2- Mexhmeul Bahrejn fi zeuaid el-Mu’xhemejn të dijetarit Nurudin el-Hejthemi.

3- el-Hufadh Ebi el-Ferexh ibn el-Xheuzi.

4- Ithbatu fisat el-Uluv lilahi teala të Ibn Kudame el-Makdesij.

5- El-Kelimu Tajib të shejhu Islam Ibn Tejmije.

6- Tuhfetu el-Muhtaxh ila ediletu el-Menhexh të Ibn Mulekin.

7- Es-Sunen el-Kubra të Nesaiut.

8- Fedailu Mekeh të el-Xhundij.

Sa i përket broshurave dhe shkrimeve që zbulova e me disa prej tyre plotësova disa libra që ishin të mangët, apo që ishin të panjohura nga autori, janë të shumta dhe për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut, dhe po përmend disa si shembuj:

1- Ahkamu Nisa të Ibn el-Xheuzi.

2- Ed-Duafa të Dhehebiut.

3- Musned esh-Shihab të el-Kadij.

4- Es-Salah të Abdulganij el-Mekdisij.

5- Tarih el-Asbahan të Ibn Mendeh.

6- El-Kelam ala hitan en-Nebij –salallahu alejhi ëe selem- të Ibn el-Adim.

7- Xhuz’u na’lu en-Nebij –salallahu alejhi ëe selem- të Ebi el-Jemen ibn Asakir.

8- El-Megazi të Ibn Is’hak.

9- Sahih Ibn Hiban.

Pasimi i tij i Synetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sheh Albani ishte njeri nga dijetarët e mëdhenj që e zbatonin dijen e tyre, nuk kemi parë si ai në pasimin e sunetit, ai ishte një nga muxhtehidët (ripërtëritësit e fesë) e merituar, duke qenë një nga ekspertët e dijetarëve të sunetit, përkrahësve të tij, pasuesve të tij, dalluesit ndërmjet të saktës dhe të dobtës një nga ata që ngren lart flamurin e sunetit, ai ishte nga ata për të cilët Allahu ka thënë: “Thuaj (o Muhamed) nëse jeni që e doni Allahun atëhere më pasoni mua që Allahu tju dojë juve”, kështu mendojmë dhe nuk pastrojmë askënd përpara Allahut.

Ishte pauses korrekt i Profetit, salallahu alejhi ue selem, bile gezohej shume për çdokënd që e pasonte Profetin, salallahu alejhi ue selem. Nuk i jepte përparësi fjalës së askujt kushdo qoftë ai para librit të Allahut dhe sunetit të Profetit, salallahu alejhi ue selem, duke i kuptuar ato sipas rrugës së selefëve, kjo e fundit ishte njëra nga pikat kyçe ku bazohej daveti i tij i begatë. Librat e tij janë treguesi më i mirë pë korrektesinë e jashtzakonshme në pasimin e sunetit dhe mbrojtjen e tij duke mos lënë asnjë lloj dyshimi për të.

Do mjaftohem me një thënien të tijën që tregon se sa shumë e madhëronte sunetin dhe e mbronte atë, thotë: "Kur i vura vetes si qëllim pasimin e këtij menhexhi –kapja pas sunetit të saktë- dhe eca sipas tij në librat e mij, e dija shumë mirë se kjo nuk do iu pëlqente të gjithëve grupeve dhe medhhebeve, bile disa ose shume prej tyre do drejtonin drejt meje gjuhët e ofendimit dhe lapsat e qortimit, por kjo nuk më dëmtonte aspak sepse unë e di shumë mirë se të kënaqësh njerëzit është qëllim i paarritshëm dhe se “kush i kënaq njerëzit duke zemëruar Allahun, Allahu e lë në dorë të njerëzve” siç ka ardhur edhe ne hadith. Mua më mjafton që besoj se kjo është rruga e drejtë në të cilën Allahu i ka urdhëruar besimtarët dhe që e ka sqaruar Profeti ynë Muhamedi –salallahu alejhi ue selem- të cilën e pasuan të parët tanë të mirë nga sahabët, tabiinët dhe të tjerët pas tyre ku përfshihen edhe katër imamllarët e medhhebeve -të se cilëve iu atribohen shumica e myslimanëve- dhe që në fakt të gjithë janë dakort për obligueshmërinë e të kapurit pas sunetit, kthimit tek ai për gjykim, hepjes dorë nga çdo fjalë që bie ndesh me të kushdoqoftë thënësi i saj sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem, është më i lartë se ai, dhe rruga e tij –salallahu alejhi ue selem- është më e drejta.

Askush nuk është i panjohur me mundin që shehu ka shpenzuar për përhapjen e shumë suneteve që ishin lënë pas dore si psh: 1-falja e namazit të Bajramit në musala –vend falje jashtë xhamisë-,

2-namazin e teravive me numrin e rekatëve dhe formën e saj,

3-fjalimi që mbahet kur është nevoja me fol për diçka,

4-vendosja e sutrës –pengesë që vendos para vendit qe falesh në mënyrë që most ë kaloj dikush para-,

5-thënia amin -në namazet me zë pasi mbaron imami suren Fatiha-,

6-lëvizja e gishtit gjatë teshehudit, veprat e shumta nafile,

7-falja e namazit nafile ditën e xhuma para se hatibi të hypi në minber,

8-drejtimi nga hatibi gjatë hytbes etj nga sunetet që në shumë vende ishin të vdekura dhe që sikur të tuboheshin këta sunete me argumentet përkatëse do të diltë një libër i tërë.

Literatura që shehu la pas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shehu e ka pasuruar biblotekën Islame me një numër të shumtë librash të dobishëm, libra të cilët nuk mungojnë në asnjë biblotekë publike apo private saqë ka edhe nga kundërshtarët e tij dhe që janë nga njerëzit më të përkushtuar në blerjen e librave të tij duke qenë të detyruar ta pranojnë pozitën e tij në fushën e diturisë.

Ndërsa ata që mbajnë drejtësi dhe paanësi jo vetëm që i blejnë librat e tij me përkushtim por i këshillojnë edhe studentët për to, dhe i nxisin t’i studiojnë librat e tij. E gjithë kjo për shkak se ato dallohen për përfitimet e shumta një prej të cilave nuk i gjen në libra të tjerë.

Lista e disa prej librave te tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1- Ahkamu el-Xhenaiz (Dispozitat e xhenazeve)

2- Ahkam Rekaiz (Dispozita e thesareve të gjetura)

3- Adabu Zifaf (Rregullat e martesës)

4- Iruau el-Galil fi tehrixh ehadith Menaru es-Sebil

5- Izaletu ed-Dehshe (Largimi i Tmerri, frikës)

6- Izaletu Shukuk an hadith el-Buruk (Heqja e dyshimeve rreth hadithit të uljes së devesë)

7- Islahul Mesaxhid mi el-Bidai ue el-Auaid (Pastimi i xhamive nga bidatet dhe zakonet)

8- Iktidau el-Ilm el-Amel (Dituria kërkon si rrjedhojë punën)

9- El-Exhuibetu en-Nafia an esileti lexhneti mesxhid el-Xhamia (Përgjigjja e dobishme ndaj pyetjeve të drejtuara nga këshilli i xhamisë së Universitetit)

10- El-Ehadith el-Muhtare (Hadithet e zgjedhura) – Recensim

11- El-Ihtixhaxh bi el-Kader (Arsyetimi me përcaktimin e Allahut) – Recensim

12- El-Ahkamu li Abdulhak – Recensim

13- El-Emthal en-Nebeuije (Proverba Profetike)

14- El-Ajat el-Bejinat fi adem sima el-Emuat ala medhheb el-Hanefije es-Sedat (Argumentet e qarta që vërtetojnë se të vdekurit nuk dëgjojnë sipas medhhebit hanefij) – Recensim

15- El-Iman li Ibn Ebi Shejbe (Besimi – autor Ibn Ebi Shejbe) – Recensim

16- El-Iman li Ibn Tejmije (Besimi – autor Ibn Tejmije) – Recensim

17- El-Iman li Ebi Ubejd (Besimi – autor Ebi Ubejd) – Recensim

18- El-Baith el-Hathith (Nxitësi shtytës)

19- Et-Talik ala el-Meusuah el-flistinije (Shënime rreth enciklopedisë Palestineze)

20- Et-Talikatu xhijad ala zadu el-Mead (Shënime të vleshme ndaj librit Zadul Mead)

21- Et-Talikatu el-Hasan ala el-Ihsan ( Shënime të vleshme ndaj librit Ihsan)

22- Et-Talikat ala Reudatu en-Nedijeh (Shënime ndaj librit Reudatu en-Nedijeh)

23- Et-Tenkil bima fi te’nib el-Keutherij min el-Ebatil – Recensim

24- Et-Teuesul, enuauhu ue ahkamuhu (Ndermjetsimi, llojet e tij dhe dispozitat e tij)

25- Eth-Themeru el-Mustetab fi fikh es-Suneh ue el-Kitab (Frytet e shijshme në kuptimin e Sunetit dhe Kur’anit)

26- El-Hadith huxhetu binefsihi (Hadithi është argument në vetvete)

27- Edh-Dhebu Ahmed an musned imam Ahmed (mbrojtja e lavderuar ndaj Musnedit të imam Ahmedit)

28- Er-Redu el mufhim ala men halefe el-Ulema, ue teshedede, ue teasabe, ue el-Zeme el-Mer’ete en testure uexhheha ue kefejha, ue euxhebe ëe lem jekteni bi kaulihim enhu sunetu ue mustehab (Kundër përgjigje përcelluese ndaj atyre që kundërshtuan dijetarët dhe ndoqën pa argumente dhe e detyruan gruan të mbulojë fytyrën e duart e saj, e nuk u mjaftuan me fjalën e tyre (të dijetarëve) se ajo është sunet dhe e pëlqyer)

29- Er-Redu ala teakub el-Hathith

30- Er-Reudatu en-Nedije fi tertib ue tehrixh mu’xhem et-Taberani es-Sagir (Kopshti i hijshëm në rënditjen dhe nxjerrjen e haditheve të librit Mu’xhem Taberani Sagir)

31- Esh-Shihab eth-Thakib fid hemi el-Halil ue es-Sahib – Recensim

32- Es-Sirat el-Mustekim risaletu fima karerehu eth-Thikatu el-Ethbat fi lejletu en-Nisfu min esh-Sha’ban (Rruga e drejtë në atë që kanë vendosur dijetarët e besueshëm rreth natës së mesit të muajit të Shabanit)

33- El-Akidetu et-Tahauije sherh ue ta’lik (Akidja Tahauije shpjegim dhe shënim)

34- El-Ilmu li Ibn Ebi Hajtheme (Dituria të autorit Ibn Ebi Hajtheme) – Recensim

35- El-Kelimu et-Tajibu (Fjala e mirë) – Recensim

36- El-Mer’etu el-Muslimetu (Gruaja myslimane) – Recensim

37- El-Mes’hu ala el-Xhurabejni ue en-Na’lejni (Dhënia mes’h çorapeve dhe nalloneve) – Recensim

38- El-Mustalehat el-Erba’atu fi el-Kur’an (Katër termat në Kur’an)

39- Bidajetu es-Sul si tefdil er-Resul – Recensim

40- Tehdhir es-Saxhid min it-Tihadh el-Kubur el-Mesaxhid (Tërheqja vërejtjes atij që falet që mos ti marri varrezat vens falje)

41- Tehrim alat et-Tarab (Ndalesa e veglave muzikore)

42- Tahkik sunen Ebi Daud (Recensim sunetit të Ebi Daudit)

43- Tahrixh ehadith muskiletu el-Fakër (Nxjerrja e haditheve të librit Problem ii varfërisë)

44- Teshih hadith iftaru es-saim (Saktësimi i hadithit rreth çështjes së iftarit për agjëruesin –nafile-)

45- Telhis Ahkam el-Xhenaiz (Përmbledhje e librit Dispozitat e Xhenazeve)

46- Telhis sifetu salatu en-Nebij –salallahu alejhi ue selem- (Përmbledhje e librit Forma e namazit të Pejgamberit –salallahu aljhi ue selem)

47- Tamam el-Minetu fi et-Talik ala fikh es-Sune (Plotësimi i mirësisë në shënimet ndaj librit Fikhu Suneh)

48- Tejsiru intifau el-Hilan bi tertib thikat Ibn Hiban

49- Xhilbabu el-Mer’etu el-Muslimeh (Veshja e gruas myslimane)

50- Hixhab el-Mer’atu ue libasuha fie s-Salat (Veshja e gruas dhe mbulimi i saj në namaz) – Recensim

51- Haxhetu en-Nebiji –salallahu alejhi ue selem- kema reuaha anhu Xhabir –radi Allahu anhu- (Haxhi i Pejgamberit –salallahu alejhi ue selem- ashtu siç e ka transmetuar Xhabiri –Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij-)

52- Hadith el-Ahad, ue huxhijetuhu fil el-Akaid ue el-Ahkam (Hadithi ahad dhe argumentimi me të në Akide dhe Dispozita)

53- Hukuk en-Nisa fi el-Islam (Të drejtat e gruas në Islam) – Recensim

54- Hakikatu es-Sijam (Agjërimi i vërtetë) – Recensim

55- Hutbetu el-Haxheh (Fjalimi që mbahet kur ke nevoj të flasësh rreth diçkaje)

56- Difau an hadithi en-Nebeuij (Në mbrojtje të hadithit Profetik)

57- Risaletu fi hukm el-Lihjetu (Broshurë në dispozitën e mjekrres)

58- Ref’u el-Estar li Ibtal ediletu el-Kailine bi fenai en-Nar (Zbulimi i perdes rreth hedhjes poshtë të argumenteve të atyre që thonë për mbarimin e zjarrit)

59- Rijadu es-Salihin (Kopshti it ë devotshëmve) – Recensim

60- Zeuaidu munteka Ibn Hiban

61- Silsiletu ehadith es-Sahiha ue shejun min fikhiha ue feuaidiha (Vargu i haditheve të sakta dhe diçka nga kuptimi e dobitë e tij)

62- Silsiletu ehadith ed-Daife ue el-Meudua ue etheruha es-Seji fi el-Umeh (Vargu i haditheve të dobta dhe të shpikura dhe ndikimi i keq i tyre në umetin Islam)

63- Sherh el-Akide et-Tahauije (Shpjegimi i Akides et-Tahauije) – Recensim

64- Sahih Ibn Huzejme

65- Sahih edeb el-Mufred (Hadithet e sakta nga libri Edeb el-Mufred)

66- Sahih et-Tergib ëe et-Terhib (Hadithet e sakta nga libri Tergib ue et-Terhib) – Recensim

67- Sahih el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e sakta nga libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesat e tij)

68- Sahih es-Siretu en-Nebeuije (Saktësimi i historisë së Pejgamberit)

69- Sahih el-Kelim et-Tajib (Hadithe t sakta të librit Fjala e mire)

70- Sahih sunen Ibn Maxhe (Hadithe e sakta nga sunen Ibn Maxhe)

71- Sahih Sunen Ebi Daud (Hadithet e sakta nga sunen Ebi Daud)

72- Sahih sunen et-Termidhi (Hadithe e sakta nga sunen Termidhi)

73- Sahih meuarid edh-Dham’an (Hadithet e sakta nga libri Meuarid edh-Dham’an)

74- Sahih sunen en-Nesai (Hadithet e sakta nga sunen en-Nesai)

75- Sifetu el-Fetua ue el-Mufti ue el-Mustefti (Cilësitë e fetvasë, atij që jep fetva (muftiu) dhe atij që kërkon fetva) – Recensim

76- Sifetu salati en-Nebij –salallahu alejhi ue selem- (Forma e namazit të Pejgamberit)

77- Salatu et-Terauih (Namazi i teravive)

78- Salatu el-Idejn fi el-Musala harixh el-Beled hije es-Sune (Falja e namazit të dy Bajrameve në faltore jasht vendbanimit, ky është suneti)

79- Seutu el-Arab tes’el ue Muhamed Nasirudin jexhib (Zeri i arabëve pyet dhe sheh Muhamed Nasirudin përgjigjet)

80- Saidu el-Hatir (Gjuetia e mendimeve) – Nxjerrjen e haditheve

81- Daif edeb el-Mufred (Hadithet e dobëta tek libri Edeb el-Mufred)

82- Daif et-Tergib ue et-Terhib (Hadithet e dobëta tek libri et-Tergib ue et-Terhib)

83- Daif el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e dobëta tek libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesa e tij)

84- Daif sunen Ibn Maxhe (Hadithe e dobëta tek Sunen Ibn Maxhe)

85- Daif sunen Ebi Daud (Hadithe e dobëta tek Sunen Ebi Daud)

86- Daif sunen Termidhi (Hadithe e dobëta tek Sunen Termidhi)

87- Daif sunen Ibn Nesai (Hadithe e dobëta tek Sunen Nesai)

88- Daif meuarid edh-Dham’an (Hadithe e dobta tek libri Meuarid edh-Dham’an)

89- Dhilal el-Xheneh fi tahrixh es-Sune (Hija e kopshtit në nxjerrjen e haditheve të librit Es-Sune)

90- Gajetu el-Meram si tahrixh ehadith el-Halali ue el-Haram

91- Fedailu esh-Sham ue Dimeshk (Mirësitë e vendeve të Shamit dhe të Damaskut) – Recensim

92- Fedlu es-Salatu ala en-Nebiji –salallahu alejhi ue selem- (Mirësia e bërjes salauat mbi Pejgamberin –salallahu alejhi ëe selem-)

93- Fikhu es-Siretu (Perfitimi nga historia) – Nxjerrje e haditheve

94- Fehres el-Mahtutat el-Hadithije fi mektebeti el-Eukaf el-Halebije (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit në biblotekën e Halebit)

95- Fehres el-Mahtutat el-Hadith (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit)

96- Kamus el-Bida’u (Fjalori i bidateve)

97- Kisatu nuzul Isa –Alejhi selam- ue katluhu ed-Dexhal (Historia e zbritjes së Isaut –alejhi selam- dhe vrasjes së Dexhalit)

98- Kijam Ramadan (Namazi në ramazan)

99- Kitabu es-Salah el-Kebir

100- Keshfu en-Nikab

101- Kelimetu el-Ihlas ue tahkik ma’naha (Fjala e sinqeritetit dhe vërtetimi i kuptimit të saj)

102- Leftetu el-Kebit ila nesihatu el-Ueled

103- Ma dele alejhi el-Kur’an mima jeudu el-Hej’etu el-Xhedide

104- Mexhmu’u el-Fetaua

105- Muhtesar shemail el-Muhamedije (Përmbledhje e cilësive te Pejgamberit)

106- Muhtesar el-Ulu el-Alij el-Gafar (Përmbledhje e librit Ulu Alij el-Gafar)

107- Muhtesar sahih el-Buhari (Përmbledhje e Sahih Buhariut)

108- Muhtesar sahih Muslim (Përmbledhje e Sahih Myslimit)

109- Mesail gulam el-Hilal el-leti halefe fija el-Harkij

110- Musaxhele el-Ilmije

111- Mishkatu el-Misbah – Recensim

112- Menasik el-Haxh ue el-Umretu (Ritet e Haxhit dhe të Umres)

113- Menziletu es-Sune fi el-Islam (Rëndësia e Sunetit në Islam)

114- Meusuatu el-Ehadith el-Buju (Enciklopedia e haditheve të shit-blerjes)

115- Nesfu el-Mexhanik li nesf kisatu el-Garanik

116- Nekd nusus hadithije fi eth-Thekafetu el-Islamije

117- Vuxhub ehdh bil ehadith ahad fi el-Akide (Domosdoshmëria e argumentimit me hadithet ahad në Akide) Këto të dhëna i mora nga libri: Muhadithi i shekullit Muhamed Nasirudin el-Albani shkruar nga Semir Zuhejr, përveç njohjes time të gjërë rreth situatave që ai ka përjetuar, mundin e tij dhe shkrimet që ka lënë pas.

Ligjëratat e Shehut të incizuara në kaseta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas informatave të vërteta nga Muhammed Ebu Ahmed Ebu Lejla Etheri, ka mbi pesëmijë kaseta të incizuara, me përmbajtje:” ligjërata, dialogje me dijetarë te tjerë, pyetje e përgjigjje të ndyrshme, tregime mbi Sahabet, tregime mbi Pejgamberët alejhimu selam, mbi besimin, medotën e davetit, mbi xhihadin, tekfiritë dhe sururitë e kësaj kohe, Havarixhet bashkëkohorë, rregullat e hadithit” etj etj. Po të mblidhen këto e të shenohen në formë libri do të dilnin mbi dyzet libra të formatit të regullt. (Kjo informatë është thënë nga nxënësi i tij Shejkh Selim Hilali si dhe janë të gatshme 12 volume ku priten dë dalin së shpejti në shitje).

Ndaj them: Unë e kam njohur këtë njeri madhështor me diturinë e tij të shumtë, më horizontin e tij të gjërë në fushën e leximit inteziv. Këtë njohje e kam përfituar nga mësidhënia e tij për tre vjet rresht, mua dhe kolegët e mij në Universitetin Islamik, duke qenë nga dijetarët më të shquar të saj, bile ai ishte nga ata të tre që gëzonin të qenurit në shkallën më të lartë të diturisë, të pozitës, moralit, ata ishin dijetari i madh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz, dijetari i madhe Muhamed Emin esh-Shenkiti dhe dijetari i madh Muhamed Nasirudin el-Albani. Nxënësit e universitetit rendnin pas sheh Albanit dhe tubimeve tërheqëse të tij ashtu siç miza rend pas mjaltit. Kjo për shkak të peshës që kishte fjala e tij dhe qartësisë në argumentim. Tuboheshin rreth tij studentët e universitetit dhe nxënësit e shkollës së mesme sepse dy shkollat ishin pranë njëra-tjetrës. Ai ishte i matur në mësimdhënie duke dhënë rregullat e shkences së hadithit, rregullat dhe bazat e fikhut, duke shpërndarë xhevahire të cilat i mësonin dhe i ruanin nxënësit fisnik të cilët u dinin vlerën dhe që i kuptonin. Nxënësit i morën këto rregulla drejtpërdrejtë nga goja e tij dhe i përfituan ato para se të zhyteshin në brendësinë e librave.

Nuk është e mundur të zgjatemi më shumë por kush dëshiron të zgjerohet më shumë le të kthehet tek librat e shumtë që janë shkruar rreth veçorive të tij, diturisë e akides së tij. Duhet tu japim shume rëndësi ofendimeve të injorantëve ziliqarë që u bëjnë injoranteve të Islamit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Ayd al-Hilali Abu Usamah, Selim Ibn. Al-Imam al-Albani Shaykh al-Islam wa Imam Ahl al-Sunnah wal Jama'ah Fee 'Ayoon A'alaam al-'Ulamaa' wa Fahool al-Adabaa' [Imam el-Albani, Shejh el-Islam dhe Imam i Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit, bë sytë e dijetarëve dhe shkrimtarëve të shquar] (në arabisht). Dar Al-Imaam Ahmad. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2021.