Shko te përmbajtja

Naurua

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republic of Nauru
[Repubrikin Naoero] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (language?)[1]
Flamuri i Nauru
Flamuri
Emblema e Nauru
Emblema
Motoja: "God's will first"
Himni: Nauru Bwiema (Nauruan)
"Nauru, Our Homeland"Stampa:Parabr
Vendndodhja e Nauru
KryeqytetiYaren (de facto)[a]
0°31′39″S 166°56′06″E / 0.52750°S 166.93500°E / -0.52750; 166.93500
Qyteti më i madhDenigomodu
Gjuhët zyrtare
Demonim(et)Nauruan
QeverisjaUnitary presidential parliamentary republic under a non-partisan democracy[6]
 President
David Adeang
Marcus Stephen
Lionel Aingimea
LegjislaturaParliament
Independence
janar 31, 1968; 58 vite më parë (1968-01-31)
Sipërfaqja
 Gjithsej
21 km2 (8.1 sq mi) (193rd)
 Uji (%)
0.57
Popullsia
 Llogaritja 2024
11,919Stampa:UN Population (227th)
 2011 census
12,000[7]
 Dendësia
480/km2 (1,243.2/sq mi) (25th)
PBB (BFB)Llogaritja 2021
 Gjithsej
$132 million[8] (192nd)
  Për kokë banori
$9,995[8] (94th)
PBB (nominal)Llogaritja 2022
 Gjithsej
$150 million[8]
 Për kokë banori
$10,125[8]
HDI (2023)Increase 0.703[9]
i lartë (124th)
ValutaAustralian dollar (AUD)
Zona kohoreUTC+12[10]
Prefiksi telefonik+674
Kodi ISO 3166NR
TLD në internet.nr

Naurua , zyrtarisht Republika e Naurusë, është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor Mikronezian. Fqinji më i afërt është Ishulli BanabaKiribati, 300 km në lindje. Nauru është vendi më i vogël ishullor në Botë, duke mbuluar vetëm 21 km², Republika e pavarur më e vogël, dhe vendi i vetëm republikan në Botë pa një kryeqytet zyrtar .[4] Është anëtari më së paku i populluar i Kombeve të Bashkuara.

Në fillim i populluar nga popujt Mikronezian and Polinezian, Nauru u aneksua dhe u emërua 'koloni' nga Gjermania në shekullin e 19-të, dhe u bë territor i administruar nga Australia, Zelanda e Re, dhe Britania e Madhe pas Luftës së parë Botërore. Ishulli u okupua Japonia gjatë Luftës së dytë Botërore. Naurua fitoi pavarësinë më 1968.

Naurua është Ishull nga guri fosfat, dhe që prej vitit 1907 aktivite kryesor ekonomik ka pasur eksportimin e fosfatit.[11] Qeveria e Naurusë u kthye tek masat e jashtëzakonshme për të përfituar të ardhura. Në vitet e 90-ta, Naurua u bë parajsë taksash. Qysh nga viti 2001, ka pranuar ndihmë nga Qeveria Australiane; si shkëmbim për këtë ndihmë, Naurua strehoi, deri në 2008, një qendër ndalimi që ndaloi dhe procesoi kërkuesit e azilit që donin të futeshin në Australi[12].

Naurua është republikë me sistem parlamentar të qeverisjes. Presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kryeministëri. Një parlament i përbërë prej 18 anëtarësh zgjidhet çdo tre vit. Parlamenti zgjedh presidentin nga anëtarët e tij, i cili përzgjedh një kabinet prej pesë deri në gjashtë anëtarë. Naurua nuk ka strukturë formale për parti politike; kandidatët qëndrojnë si të pavarur. 15 nga 18 anëtarë të parlamentit janë të pavarur, të gjitha aleancat brenda qeverisë shpesh formohen në baza të lidhjeve familjare.[13] Tri parti politike që kanë qenë aktive në politikën e Naurusë janë Partia Demokratike, Nauru në Fillim dhe Partia Qendrore.

Parlamenti Naurian

Qysh nga 1992, qeveria lokale ka qenë përgjegjësi e Këshillit Ishullor Nauruan (KIN). KIN ka fuqi të limituara si këshilltar i qeverisë nacionale në qështje lokale. Roli i KIN është të koncentron përpjekjet në aktivitete lokale me rëndësi për Naurianët. Një anëtarë i Këshillit Ishullor të Naurusë nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë edhe anëtarë i parlamentit.[14] Të gjithë Nauruanët kanë të drejta të caktuara në të gjithë tokën e ishullit, e cila është pronë e individëve dhe grupeve familjare; qeveria dhe koorporatat nuk zotërojnë tokë dhe duhet të hyjnë në marrëveshjë me pronarët e tokave. Jo-Naurianët nuk mund të zotërojnë toka.[15]

Naurua ka një sistem kompleks legal juridik. Gjykata Supreme, e kryesuar nga Shefi i Drejtësisëe, is kryesore në qështje kushtetuese. Rastet e tjera mund të apelohen tek Gjyqi Apelor. Parlamenti nuk mund të rrëzoj vendimet e gjykatës[16]. Gjykata më të ulëta përfshijnë gjykatën e qarkut dhe gjykatën familjare, që të dyja kryesohen nga një gjykatës specialist, i cili gjithashtu kryeson Gjykatën Supreme.[17]

Naurua nuk ka forca të armatosura; sipas një marrveshjeje informale, mbrojtja është përgjegjësi e Australiasë. Ekziston edhe njëforcë policore e vogël në kontroll civil.[18]

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e Naurusë
Artikulli kryesor : Njësit administrative

Naurua ndahet në katrëmbëdhjetë njësi administrative. Këto njësi janë :

Pamje Satelitore e Ishullit

Naurua është një ishull i vogël, në formë ovale në pjesën perëndimore të Oqeanit paqësor, 42 km (26 mi.) në jug të Ekuatorit.Ishulli është i rrethuar nga shkëmbinjë koralorë nënujorë, i ekspozuar në baticë të ulët . Shkëmbinjët koralorë nga ana e detit janë të kufizuara me ujë të thellë, dhe nga brenda me plazh me rërë. Prezenca e këtyre shkëmbinjve e ka bërë të pamundur krijimin e një porti detar, ndonëse gjashtëmbëdhjetë kanale artificiale janë krijuar në këta shkëmbinjë për të lejuar hyrjen e barkave në ishull. Një rrip bregdetar pjellor 150–300m i gjërë shtrihet në nga plazha në drejtim të tokës. Shkëmbinjë koralorë rrethojnë plateun qendror, i cili njihet në ishull si "Topside" . Pika më e lartë e plateut është 65m mbi nivelin e detit. Zonat e vetme pjellore janë rripat e ngushtë bregdetar, ku lulëzojnë palmat e kokosit. Toka e cila rrethon Buada Lagoonnën përkrah bananet dhe ananasët; perimet gjithashtu kultivohen. Popullsia e ishullit është e përqendruar në këtë rrip bregdetar.

Naurua është një nga tre ishujt fosfateOqeanin Paqësorë (dy të tjerat janë Banaba (Ishull Oqeanik) në Kiribati dhe Makatea në Polinezinë franceze); sidoqoftë, rezervat e fosfatit pothuajse janë mbaruar. Minimi i fosfaiti në plateun qendror ka lënë një tokë jo-pjellore me maja guri gëlqeror të dhëmbëzuara deri në 15m lartësi. Një shekull minimi ka zhveshur dhe shkretuar katër të pestat(4/5) e sipërfaqes. Minimi gjithashtu ka pasur impakt nëZonën Ekskluzive Ekonomike që e rrethon [19]

Në Nauru ka ujë të freskët natural të kufizuar. Rezervuarët mbledhin ujin e shiut. Klima e naurusë është e ngrohtë dhe tepër e lagësht gjatë tërë vitit, për shkak të Ekuatorit dhe Oqeanit . Ishulli është i influencuar nga shirat monsunike mes nëntorit dhe shkurtit. Shiu vjetor është shumë i ndryshueshëm, me disa thatësira të shënuara.[20] Temperaturat mbërrijnë nga 26 dhe 35 °C (79 dhe 95 °F) gjatë ditës dhe mes 25 dhe 28 °C (77 dhe 82 °F) gjatë natës. Si një vand Ishullor Nauru është i prekshëm nga Ndryshimet Klimatike dhe niveli i ndryshueshëm i detit, por se në çfarë shkalle është vështirë për ta parashikuar;të paktën 80% e sipërfaqes së naurusë është mjaft e ngritur, por kjo zonë do të jetë e pabanuar derisa të implementohen porgramet për rehabilitimin e minimit.[21]

Ishulli kishte një popullatë prej 9256 në fund të vitit 2006, dhe 96% flisnin Nauruanisht në shtëpi. Pupollsia ishte më e madhe por në 2006 diku rreth 1500 persona u larguan nga ishulli gjatë një riatdhesimi të punëtorëve imigrantë nga Kiribati dhe Tuvalu. Riatdhesimi ishte i motivuar nga një numë i madh i reduktimeve në industrinë e fosfatit. Gjuha zyrtare është Nauranisht, një gjuhë e dalluar pacifike ishullore. Anglishtja flitet gjerësisht dhe është gjuha e qeverisë dhe tregtisë.

Feja kryesore është Krishterizmi (dy të tretat Protestant, një e treta Katolik). Gjithashtu është edhe një numër Bahá'í (10 përqind e popullsisë) si dhe Budizmi (3%). Kushtetuta garanton liri besimi; sidoqoftë, qeveria e ndalon këtë liri në disa rrethana.

Rritja e standartit të jetesës pas pavarsimit pati efekte negative në popullatë. Nauruanët janë ndër popujt më të dhjamuar në botë, me 90% të të rriturve në mbipeshë.[22] Naurua ka nivelin më të lartë në botë me llojin 2 të diabetit, me mbi 40% të pupullatës të prekur.[23] Probleme tjera domethënëse të lidhura me dietën në Naurua përfshijnë, ndër të tjera, edhe sëmundje në Zemër. Mesatarja e jetesës është 58.0 vjet për meshkuj dhe 65.0 vjet për femra.[24]

Literatura në vend është 97%, edukimi është i obligueshëm për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, si dhe mësohen edhe dy vite të pa-obligueshme (Vitet 11 dhe 12).[25] Një kamp i Universitetit të Paqësorit Jugor gjendet në ishull

Burime të dhënash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Franks, Patricia C.; Bernier, Anthony, red. (2018). International Directory of National Archives. Rowman & Littlefield. fq. 263. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 Worldwide Government Directory with Intergovernmental Organizations. CQ Press. 2013. fq. 1131. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "REPUBLIC OF NAURU Revenue Administration Act Act No. 15 of 2014" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 mars 2023. Marrë më 28 janar 2023. All Bills are to be drafted in English, the official language of Nauru. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. 1 2 CIA World Fact Book Arkivuar 17 shtator 2008 tek Wayback Machine URL accessed 2006-05-02.
  5. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura state
  6. "Nauru's Constitution of 1968 with Amendments through 2015" (PDF). constituteproject.org. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 17 mars 2023. Marrë më 17 mars 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. "National Report on Population ad Housing" (PDF). Nauru Bureau of Statistics. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 9 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. 1 2 3 4 "Report for Selected Countries and Subjects". International Monetary Fund. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2021. Marrë më 1 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. "Human Development Report 2023/2024" (PDF). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 13 mars 2024. Marrë më 13 mars 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. "Nauru Standard Time Act 1978" (PDF). Department of Justice and Border Control. 21 dhjetor 1978. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 15 prill 2021. Marrë më 11 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Because of the peculiar way the legislation is worded the legal time is not GMT+12.
  11. Republic of Nauru Permanent Mission to the United Nations Arkivuar 18 gusht 2006 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-10
  12. BBC News: Australia ends 'Pacific Solution'
  13. Australian Department of Foreign Affairs and Trade. Republic of Nauru Country Brief - November 2005 Arkivuar 6 tetor 2014 tek Wayback Machine URL accessed on 2006-05-02.
  14. Ogden, M.R. Republic of Nauru URL Accessed 2006-05-02.
  15. Nauru Department of Economic Development and Environment. 2003 First National Report To the United Nations Convention to Combat Desertification (UNCCD) Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-03
  16. Nauru (High Court Appeals) Act (Australia) 1976. Australian Legal Information Institute URL Accessed 2006-08-07
  17. State Department Bureau of East Asian and Pacific Affairs September 2005 URL Accessed 2006-05-11
  18. CIA World Fact Book Arkivuar 17 shtator 2008 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-02
  19. Republic of Nauru. 1999. Climate Change Response Under the United Nations Framework Convention on Climate Change URL accessed 2006-05-03.
  20. Nauru Department of Economic Development and Environment. 2003. First National Report To the United Nations Convention to Combat Desertification (UNCCD) Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-03
  21. Republic of Nauru. 1999. Climate Change Response Under the United Nations Framework Convention on Climate Change URL Accessed 2006-05-03
  22. Obesity in the Pacific: too big to ignore Arkivuar 27 shtator 2011 tek Wayback Machine. 2002. Secretariat of the Pacific Community ISBN 982-203-925-5
  23. King, H. and Rewers M. 1993. Diabetes in adults is now a Third World problem. World Health Organization Ad Hoc Diabetes Reporting Group. Ethnicity & Disease 3:S67–74.
  24. WHO The world health report 2005. Nauru URL Accessed 2006-05-02
  25. Waqa, B. 1999. UNESCO Education for all Assessment Country report 1999 Country: Nauru Arkivuar 25 maj 2006 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-02.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Nauru does not have an official capital, but Yaren is the seat of parliament.[2]
  2. English is widely spoken by the majority of the population and it is commonly used in government, legislation and commerce alongside Nauruan. Because of Nauru's history and relationship with Australia, Australian English is the dominant variety.[4][5]
Gabim citimi: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>