Jump to content

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga PISA (hulumtimet))
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve
(Programme for International Student Assessment)
ShkurtesaPISA
Formuar më1997
QëllimiKrahasimi i arritjeve arsimore në botë
SeliaOECD Headquarters
Rajoni i shërbimit
Botë
Anëtarësia
59 departamente arsimore qeveritare
Drejtues i fëmijërisë së hershme dhe seksioneve shkollore
Michael Davidson
Organi
PISA Organi qeverisës (Chair – Lorna Bertrand, England)
Organizata amë
OECD
Faqja në internetPISA
Dokumenti i testimit PISA në një tavolinë shkolle (Gjimnazi Neues, Oldenburg, Gjermani, 2006)
Rezultatet për vitin 2012, seksioni "Matematika" në një hartë të botës.
Rezultatet për vitin 2012, seksioni "Shkenca" në një hartë të botës.
Rezultatet për vitin 2012, seksioni "Leximi" në një hartë të botës.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (Programme for International Student Assessment - PISA) është një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror i cili bëhet nga ana e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe jo-anëtare të kombeve për nxënësit 15 vjeçar e ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë, dhe lexim. Për herë të parë ky lloj hulumtimi është kryer në vitin 2000 dhe pastaj është përsëritur çdo tre vjet. Kjo është bërë me qëllim të përmirësimit të politikave arsimore.[1]

Versioni i testit të vitit 2012 përfshinte 34 vende të OECD-së dhe 31 vende partnere, me një total prej 510,000 të nxënësve pjesëmarrës.[2] Versioni i testimit për vitin 2015 është publikuar më 06 dhjetor 2016.[3]

Hulumtime të ngjashme me hulumtimet PISA janë edhe Trendet Ndërkombëtare në Fushën e Matematikës dhe të Shkencës (TIMSS) si dhe Progres in International Reading Literacy Study (PIRLS) organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore, etj.

PISA qëndron në një traditë të pasur të hulumtimeve ndërkombëtare të shkollës të bëra që nga fundi i viteve 1950 nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve në Arsim (IEA). Shumë metodologji të PISA-së bëhen sipas shembullit të Trendeve Ndërkombëtare në Fushën e Matematikës dhe Studimeve të Shkencës (TIMSS, të nisura në vitin 1995), e cila ishte e nën ndikimin e Vlerësimit Kombëtar të Progresit Arsimor (NAEP) nga SHBA. Komponenti i leximit si një pjesë përbërëse e vlerësimit PISA është frymëzuar nga Progres in International Reading Literacy Study (PIRLS) të IEA .

PISA ka për qëllim testimin e arsimimit në tri fusha të kompetencës e që janë: lexim, matematikë dhe shkenca, me një shkallë 1000 pikëshe.[4]

PISA është e sponsorizuar, udhëhiqet dhe koordinohet nga OECD.

Metoda e testimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit të cilët testohen nga PISA janë ata të cilët, në fillim të periudhës së vlerësimit kanë mbushur moshën mes 15 vjet e 3 muaj dhe 16 vjet e 2 muaj. Viti shkollor i nxënësve nuk mirret në konsideratë. Testohen vetëm nxënësit në shkolla e jo edhe ata të cilët janë në shkollim shtëpiak. 

Për të përmbushur kërkesat e OECD-së, çdo vend duhet të nxjerrë një mostër prej të paktën 5,000 nxënësish. Në vende të vogla si Islanda dhe Luksemburgu, ku ka më pak se 5,000 nxënës në vit, atëherë testohet një grupmoshë e caktuar. Disa vende përdorin grupe shumë më të mëdha se mostrat e nevojshme për të lejuar krahasimet në mes të rajoneve.

Çdo nxënës merr dorëshkrimin e testit dhe një kohë prej dy orësh për testim. Një pjesë e testit është me zgjedhje të shumëfishta dhe një pjesë tjetër përfshinë përgjigjet e hapura me shkrim. Ka gjashtë orë e gjysmë për vlerësimin e materialit, por çdo nxënës nuk testohet në të gjitha pjesët. Pas testit njohës, nxënësit kalojnë gati një orë kohë duke iu përgjigjur një pyetësori mbi sfond duke përfshirë shprehitë e të mësuarit, motivimin dhe familjen. Drejtorët e shkollave plotësojnë një pyetësor për përshkrimin e demografisë së shkollës, financimin, etj. Në vitin 2012, pjesëmarrësit ishin, për herë të parë në historinë e testimit dhe të vlerësimit në një shkallë të madhe, duke ofruar një lloj të ri të problemit, d.m.th. probleme interaktive (komplekse) që kërkojnë eksplorim të një pajisje të re virtuale.[5][6]

Shtetet dhe vendet janë të lejuara të bëjnë kombinimin e testeve PISA me testet plotësuese kombëtare.

Vitet e mëparshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Periudha Fokus Në vendet e OECD - Vendet partnere Pjesëmarrëse të nxënësve Shënime
2000 Leximi 28 4 + 11 265,000 Holanda është përjashtuar nga analiza e të dhënave. 11 vendet jo-antare të OECD, morrën testin në vitin 2002.
2003 Matematikë 30 11 275,000 Britania është përjashtuar nga analiza e të dhënave. Përfshirë edhe testin për zgjidhjen e problemeve.
2006 Shkenca 30 27 400,000 Rezultatet për pikët e "Leximit" nga Shtetet e Bashkuara janë përjashtuar nga analizat për shkak të gabimeve në materialin testues.[7]
2009[8] Leximi 34 41 + 10 470,000 10 vendet jo-antare të OECD, morën testin në vitin 2010.[9][10]
2012[2] Matematikë 34 31 510,000

Në testimin Pisa 2012 përqindja e nxënësve të cilët kishin deklaruar se ishin të lumtur në shkollë ishte më e lartë në Shqipëri, Indonezi dhe Peru ndërsa më e vogël në vendet si Republika Çeke, Korea dhe Sllovakia.[11]

Testimi PISA 2015. Vendet pjesëmarrëse.
Matematika Shkenca Leximi
1 Singapore Singapuri 564
2 Hong Kong Hong Kong (Kina) 548
3 Stampa:Country data Macao Makao 544
4  Taiwan 542
5  Japonia 532
6 China B-S-J-G (Kina) 531
7 South Korea Korea Jugore 524
8   Zvicra 521
9  Estonia 520
10  Kanadaja 516
11  Holanda 512
12  Danimarka 511
13  Finlanda 511
14  Sllovenia 510
15  Belgjika 517
16  Gjermania 506
17  Polonia 504
18  Irlanda 504
19  Norvegjia 502
20  Austria 497
21 New Zealand Zelanda e Re 495
22  Vietnami 495
23  Rusia 494
24  Suedia 494
25  Australia 494
26  Franca 493
27  Britania e Madhe 492
28  Republika Çeke 492
29  Portugalia 492
30  Italia 490
31  Islanda 488
32  Spanja 486
33  Luksemburgu 486
34  Letonia 482
35  Malta 479
36  Lituania 478
37  Hungaria 477
38  Sllovakia 475
39  Izraeli 470
40  Shtetet e Bashkuara të Amerikës 474
41  Kroacia 470
42  Kazakistani 460
43 Argjentina CABA (Argjentina 456
44  Greqia 454
45 Malaysia Malajzia 446
46  Rumania 444
47  Bullgaria 441
48  Qiproja 437
49  Emiratet e Bashkuara Arabe 427
50 Kili Kili 423
51  Turqia 420
52  Moldavia 420
53  Uruguaji 418
54  Mali i Zi 418
55 Trinidad and Tobago Trinidad dhe Tobago 417
56 Thailand Tailanda 415
57  Shqipëria 413
58  Meksika 408
59  Gjeorgjia 404
60 Stampa:Country data Qatar Katari 402
61  Kosta Rika 400
62 Libani Libani 396
63 Kolumbia Kolumbia 390
64 Peru Peru 387
65 Indonezia Indonezia 386
66 Jordan Jordania 380
67  Brazil 377
68  Maqedonia e Veriut 371
69  Tunizia 367
70  Kosova 362
71  Algjeria 360
72 Dominican Republic Republika Dominikane 328
1 Singapore Singapuri 556
2 Japonia Japonia 538
3 Estonia Estonia 534
4  Taiwan 532
5  Finlanda 531
6 Stampa:Country data Macao Makao 529
7  Kanadaja 528
8  Vietnami 525
9 Hong Kong Hong Kong (Kina) 523
10 China B-S-J-G (Kina) 518
11 South Korea Korea Jugore 516
12 New Zealand Zelanda e Re 513
13  Sllovenia 513
14  Australia 510
15  Britania e Madhe 509
16  Gjermania 509
17 Holanda Holanda 509
18   Zvicra 506
19  Irlanda 503
20  Belgjika 502
21  Danimarka 502
22  Polonia 501
23  Portugalia 501
24  Norvegjia 498
25  Shtetet e Bashkuara të Amerikës 496
26  Austria 495
27  Franca 495
28  Suedia 493
29  Republika Çeke 493
30  Spanja 493
31  Letonia 490
32  Rusia 487
33  Luksemburgu 483
34  Italia 481
35  Hungaria 477
36  Lituania 475
37  Kroacia 475
38 Argjentina CABA (Argjentina) 475
39  Islanda 473
40  Izraeli 467
41  Malta 465
42  Sllovakia 461
43  Kazakistani 456
44  Greqia 455
45 Kili Kili 447
46  Bullgaria 446
47 Malaysia Malajzia 443
48  Emiratet e Bashkuara Arabe 437
49  Uruguaji 435
50  Rumania 435
51  Qiproja 433
52  Moldavia 428
53  Shqipëria 427
54  Turqia 425
55 Trinidad and Tobago Trinidad dhe Tobago 425
56 Thailand Tailanda 421
57  Kosta Rika 420
58 Stampa:Country data Qatar Katari 418
59 Kolumbia Kolumbia 416
60  Meksika 416
61  Mali i Zi 411
62 Gjeorgjia Gjeorgjia 411
63  Jordania 409
64 Indonezia Indonezia 403
65  Brazil 401
66 Peru Peru 397
67 Libani Libani 386
68 Tunizia Tunizia 386
69 Maqedonia e Veriut Maqedonia 384
70  Kosova 378
71  Algjeria 376
72 Dominican Republic Republika Dominikane 332
1 Singapore Singapuri 535
2 Hong Kong Hong Kong (Kina) 527
3  Kanadaja 527
4  Finlanda 526
5  Irlanda 521
6  Estonia 519
7 South Korea Korea Jugore 517
8  Japonia 516
9  Norvegjia 513
10 New Zealand Zelanda e Re 509
11  Gjermania 509
12 Stampa:Country data Macau Makao 509
13  Polonia 506
14  Sllovenia 505
15  Holanda 503
16  Australia 503
17  Suedia 500
18  Danimarka 500
19  Franca 499
20  Belgjika 499
21 Portugalia Portugalia 498
22  Britania e Madhe 498
23  Taiwan 497
24  Shtetet e Bashkuara të Amerikës 497
25  Spanja 496
26  Rusia 495
27 China B-S-J-G (Kina) 494
28   Zvicra 492
29  Letonia 488
30  Republika Çeke 487
31  Kroacia 487
32  Vietnami 487
33  Austria 485
34  Italia 485
35  Islanda 482
36  Luksemburgu 481
37  Izraeli 479
38 Argjentina CABA (Argjentina) 475
39  Lituania 472
40  Hungaria 470
41  Greqia 467
42 Kili Kili 459
43  Sllovakia 453
44  Malta 447
45  Qiproja 443
46  Uruguaji 437
47  Rumania 434
48  Emiratet e Bashkuara Arabe 434
49  Bullgaria 432
50 Malaysia Malajzia 431
51  Turqia 428
52  Kosta Rika 427
53 Trinidad and Tobago Trinidad dhe Tobago 427
54  Kazakistani 427
55  Mali i Zi 427
56 Kolumbia Kolumbia 425
57  Meksika 423
58  Moldavia 416
59 Thailand Tailanda 409
60 Jordan Jordania 408
61  Brazil 407
62  Shqipëria 405
63 Stampa:Country data Qatar Katari 402
64 Gjeorgjia Gjeorgjia 401
65 Peru Peru 398
66 Indonezia Indonesia 397
67  Tunizia 361
68 Dominican Republic Republika Dominikane 358
69  Maqedonia e Veriut 352
70  Algjeria 350
71  Kosova 347
72 Libani Libani 347

Për lexim të mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqet zyrtare të internetit dhe raportet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • OECD/PISA website
    • OECD (1999): Measuring Student Knowledge and Skills. A New Framework for Assessment. Paris: OECD, ISBN 92-64-17053-7 [1]
    • OECD (2014): PISA 2012 results: Creative problem solving: Students’ skills in tackling real-life problems (Volume V) [2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Berger, Kathleen (2014-03-03). Invitation to The Life Span (bot. second). worth. ISBN 978-1-4641-7205-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b PISA 2012 Results in Focus {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Launch of PISA 2015 Results". OECD PISA. Marrë më 2016-08-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hefling, Kimberly. "Asian nations dominate international test". Yahoo!. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Keeley B. PISA, we have a problem… Arkivuar 17 qershor 2021 tek Wayback Machine OECD Insights, April 2014.
  6. ^ Poddiakov A.N. Complex Problem Solving at PISA 2012 and PISA 2015: Interaction with Complex Reality.
  7. ^ Highlights From PISA 2006: Performance of U.S. 15-Year-Old Students in Science and Mathematics Literacy in an International Context, PISA 2006 reading literacy results are not reported for the United States because of an error in printing the test booklets. Furthermore, as a result of the printing error, the mean performance in mathematics and science may be misestimated by approximately 1 score point. The impact is below one standard error. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ PISA 2009 Results: Executive Summary {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ ACER releases results of PISA 2009+ participant economies {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ PISA 2009 Plus Results, 2011 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ https://www.oecd.org/pisa/pisaproducts/pisainfocus/PIF-50-(eng)-FINAL.pdf