Jump to content

Polibi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Polybii)

Polybii (rreth 200 p.e.s. - pas 120 p.e.s.), ishte historiani më i madh grek i lindur në MegalopolArkadisë.

Polibi ishte aktiv në jetën politike të Greqisë së atëhershme dhe ishte një ndër udhëheqësit e lidhjes së Ahesë. Pas humbjes në luftën e tretë maqedonase-romake ai së bashku me aheasit tjerë u zu rob dhe u dërguan në Romë. Deri në këtë kohë ai ishte i njohur si kundërshtarë i Romës, mirëpo prezenca e tij në Romë dhe kontaktet e tija me shoqërinë aristrokate romake ndikuan në mendimin e tij politik mbi Romën. Edhe pse ai kishte fituar të drejtën të kthehej në vendlindje ai pas një vizite të shkurtër të vendit të tij u kthye përsëri në Romë ku tashmë kishte vendosur kontakte shumë të afërta me Scipion Emilianin. Në Emilianin ai kishte gjetur një mik të ngushtë dhe e përcolli atë në ekspeditat luftarake.

Polibi është autori i parë i historisë botërore të kohës antike, ai përpiloi një vepër të quajtur "Historitë" e cila përbëhet prej 40 librash. Fatkeqësisht nga vepra e tij janë ruajtur vetëm pesë librat e parë, nga të tjerët kanë mbetur vetëm disa fragmente.

Polibi në veprat e tij zakonisht si masë kohore e ngjarjeve merr Olimpiadat e në raste të rralla përdorë datime tjera të ndonjë ngjarje krahasuese. Burimet që përdor ai janë të zgjedhura dhe mundohet që ato dhe mendimet e tija të i dokumentoi. Ai si detyrë të historisë merr jo vetëm përshkrimin por edhe shpjegimin e ngjarjeve. [1]

Ilirët në veprat e Polibit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në veprat e Polibit trajtohen luftërat iliro-romake dhe ngjarjet tjera që janë zhvilluar në tokat ilire gjatë luftërave maqedono-romake. Trajtimin e këtyre ngjarjeve ai e bënë nga detyra e tij si zyrtarë romakë që lë të kuptohet edhe mangësia në objektivitetin e trajtimi.[2] Po ashtu ai, në vepren e tij, përmend për herë të par Dardaninë dhe dardanët.[3]

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren ISBN 3-8053-0978-3 dhe ISBN 3-8055-1017-X
  2. ^ "Ilirët dhe Iiria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8
  3. ^ Polybii Historiae ed. L.Dindorfio, vol I-V. Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri, 1882-1924. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.24, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]