Saphir Taïder

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Saphir Taïder

Taïder
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSaphir Sliti Taïder
Datëlindja (1992-02-29) 29 shkurt 1992 (32 vjeç)
VendlindjaCastres, Francë
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bologna
Numri8
Karriera me të rinjtë
1998–2006Castres FC
2006–2008Albi
2008–2010Grenoble
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2011Grenoble26(1)
2011–2013Bologna48(3)
2013–2015Internazionale4(1)
2014Southampton (huazim)0(0)
2014-2015Sassuolo (huazim)27(3)
2015-Bologna43(1)
Karriera ndërkombëtare
2010Franca U–182(1)
2010–2011Franca U–1910(2)
2011–2013Franca U–203(0)
2013–Algjeria37(5)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 5 janar 2017
‡ National team caps and goals correct as of 5 janar 2017

Saphir Sliti Taïder (سفير سليتي تايدر, lindur më 29 shkurt 1992) është një futbollist algjerianë që luan akutalisht si mesfushor me klubin anglez BolognaSeria A. Që nga viti 2013 është edhe lojtar i Algjerisë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grenoble[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Taïder bëri debutimin e tij si profesionist në Ligue 1 me Grenoblen me 15 Maj 2010 në një ndeshje kundër Marseilles.[1][2] Në sezonin e dytë, këtë rradhë në Ligue 1, ai koleksionoi 25 ndeshje duke shënuar edhe një gol.[3]

Bologna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 korrik 2011, ai la skuadrën e tij pas një sezoni të dështuar, gjë që i kushtoi rënien në Ligue 2, duke kaluar te klubi iyalian Bologna që luante në Serie A, ai firmosi një kontratë katër-vjeçare.[4] Debutimin e tij me fanellën "kuqeblu" erdhi në muajin nëntor në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Crotones. Debutimi i tij në Serie A erdhi më 11 dhjetor në barazimin 2–2 kundër Milanit, ai hyri në fillim të pjesës së dytë duke zëvëndësuar Gastón Ramírez. Në javën e 18, ai luajti si titullar në barazimin 1–1 kundër Napolit. Ai e përfundoi sezonin e parë me Bolognën duke luajtur 14 ndeshje në ligë dhe 2 në kupë.

Më 18 gusht 2012, në një ndeshje të vlefshme për raundin e tretë në Kupës së Italisë kundër Vareses, Taïder shënoi dy gola për ti dhënë fitoren e rëndësishme skuadrës së tij me rezultatin 2–1, duke kaluar me sukses në raundin tjetër. Më 31 tetor, ai shënoi golin e parë në Serie A në humbjen 2–1 kundër Juventusit, duke shënuar golin e përkohëshëm të barazimit. Ai e mbylli sezonin e dytë duke luajtur 34 ndeshje në ligë dhe duke shënuar tre gola.

Inter[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 gusht 2013, ai kompletoi transferimin e tij tek Interi.[5] Më 25 gusht, ai bëri debutimin e tij në Serie A me Interin në fitoren 2–0 në San Siro kundër Genoas, ai hyri në fushë në fundin e lojës duke zëvëndësuar Ricardo Álvarezin. Më 29 gusht, ai u prezuantua zyrtarisht sëbashku me Rolandon dhe Wallacen. Më 22 shtator, ai shënoi golin e parë me Interin në fitoren fantastike 0–7 kundër SassuolosSerie A.

Southampton[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 gusht 2014, Taïder u bashkua me klubin e Premier Leagues Southampton në një huazim gjatë sezonit 2014–15, në shkëmbim të sulmuesit Pablo Osvaldo.[6]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2010, ai mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren franeze U–18, dhe pas vetëm dy ndeshjesh, në të njëjtën vit, ai u thirr edhe nga kombëtarja U–19 ku ishte një nga lojtarët kryesorë, ai luajti 10 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Në Mars të vitit 2013, ai mori thirrjen e parë për të luajtur me Algjerinë. Më 26 Mars, në debutimin e tij kundër Behinit, ku dhe shënoi golin e dytë në fitoren 3–1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Taïder ka lindur në Francë nga një baba tunizian dhe mama algjeriane.[7] Ai është vëllai i vogël i Nabil Taïder, që luan me kombëtaren tuniziane dhe me ParmënItali.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Marseille v. Grenoble Match Report". Ligue de Football Professionnel. 15 maj 2010. Marrë më 15 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Saphir Taider titulaire contre l'OM". Espoirs du Football. 15 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2012. Marrë më 15 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Taïder passe pro". France Football. 5 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2010. Marrë më 5 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Half-yearly financial report at 31 December 2011" (PDF). Juventus FC. 29 mars 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 janar 2015. Marrë më 18 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Algeria midfielder Saphir Taider joins Inter Milan". BBC Sport. 21 gusht 2013. Marrë më 21 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Saphir Taider: Southampton swap Dani Osvaldo for Inter Milan star". BBC Sport. 6 gusht 2014. Marrë më 6 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ [1]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]