Jump to content

Dani Osvaldo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dani Osvaldo

Osvaldo me Italinë në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPablo Daniel Osvaldo
Datëlindja12 janar 1986 (38 vjeç)
VendlindjaBuenos Aires, Argjentinë
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1995–1999Lanús
1999–2000Banfield
2000–2005Huracán
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005Huracán33(11)
2006Atalanta3(1)
2006–2007Lecce31(8)
2007–2009Fiorentina21(5)
2009–2010Bologna25(3)
2010Espanyol (huazim)20(7)
2010–2011Espanyol24(13)
2011–2013Roma55(27)
2013–2015Southampton13(3)
2014Juventus (huazim)11(1)
2014–2015Internazionale (huazim)12(5)
2015Boca Juniors (huazim)11(5)
2015–2016Porto7(1)
2020Banfield2(0)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008Italia U2112(2)
2011–2014Italia14(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 shkurt 2020

Pablo Daniel Osvaldo (lindur më 12 janar 1986), njohur zakonisht si Dani Osvaldo,[1][2] ose Pablo Osvaldo, është një futbollist profesionist argjentino-italian i cili luan si sulmues për klubin argjentinas Banfield.

I lindur në Argjentinë, Osvaldo filloi karrierën e tij te Huracán në vitin 2005 dhe një vit më vonë shkoi në Itali ku shkoi në një marrëveshje bashkrpronësie me klubet Atalanta dhe Lecce, pastaj më vonë filloi duke luajtur me klubet e nivelit të lartë të futbollit italian Fiorentina dhe Bologna. Pas një huazimi te RCD Espanyol, ai u ble nga klubi spanjoll përpara se të rikthehej në Itali ku u ble nga Roma për 15 milion në vitin 2011. Ai shpenzoi dy sezone te klubi kryeqytetas përpara se të kalonte te Southampton.

Osvaldo ka të drejtë të përfaqsojë Italinë për shkak të origjinës së tij që është italiane, duke luajtur për herë të parë me kombëtaren U–21 përpara se të bënte debutimin e tij me kombëtaren e parë në vitin 2011.

Në disa raste, Osvaldo është ndëshkuar nga ana disiplinore për shkak të disa incidenteve me kundërshtarët, shokët e skuadrave dhe trajnerët.[3][4][5]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Osvaldo duke luajtur me Fiorentinën në vitin 2008.

Osvaldo bëri debutimin e tij me Club Atlético Huracán në vitin 2005. Pas më pak se një viti, ai firmosi me klubin italian Atalanta, duke luajtur tre ndeshje në sezonin 2005–06 në Serie B. Në vitin 2006, Atalanta arriti një marrëveshje bashkpronësie me Leccen duke e dërguar lojtarin te një skuadër tjetër e Serie B, ku Osvaldo kishte mundësi për të luajtur si titullar, duke arritur të shënojë tetë gola në 31 paraqitje me Giallorossi.

Atalanta papritmas mori të drejtat e plota të lojtarit dhe i shiti ato te Fiorentina për 4.6 milion .

Më 2 Mars 2008, Osvaldo shënoi gol me kokë pas një krosi nga Papa Waigo për t'i dhënë fitoren 3–2 Fiorentinës në kohën shtesë kundër rivalëve të Juventusit. Ai u nxorr jashtë pas festimit të golit pasi mori kartonin e dytë të verdhë, pasi ishte ndëshkuar më herët gjatë ndeshjes. Ai mori kartonin e dytë të verdhë pasi hoqi fanellën dhe bëri sikur po gjuante me armë kundër tifozëve të tij, një festim i ngjashëm me legjendën e klubit Gabriel Batistuta. Goli i tij më i rëndësishëm ishte një gol me rrofeshatë kundër Torinos më 18 maj 2008.

Osvaldo u largua nga Fiorentina në Janar 2009 dhe u bashkua me Bolonjën në huazim për dy milion . Në fund të sezonit, ai u ble përfundimisht nga Blonja për pesë milion €. Më 23 gusht, ai shënoi një gol në ndeshjen e parë të sezonit kundër ish klubit të tij Fiorentinës duke i dhuruar skuadrës së tij barazimin dhe një pikë.

Më 10 janar 2010, klubi spanjoll RCD Espanyol lajmëroi se ata kishin huazuar sulmuesin argjentino-italian Osvaldo deri në qershor 2010, duke pritur që lojtari të kryente testet mjekësore.[6] Ai bëri debutimin e tij në La Liga duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 54të në vend të Iván Alonsos në humbjen 2–0 jashtë fushe kundër Osasunës.

Më 3 qershor 2010, huazimi i Osvaldos te klubi spanjoll vazhdoi edhe për një sezon tjetër, për shumën e 500,000 disa javë më vonë pas lojtari kishte shprehur dështirën e tij për të qëndruar në Spanjë. Më 31 gusht, marrëveshja e huazimit të Osvaldos u ndryshua në një marrëveshje pesë-vjeçare për shumën e 4.6 milion €.[7]

Më 25 Gusht 2011, Osvaldo u shit tek klubi italian Roma për shumën e 15 milion sëbashku me bonuset, të cilat ishin 500,000 € për golat dhe nga 250,000 € nëse zhvillon 25 ndeshje, 50 e deri te 100 ndeshje; Roma gjithashtu ishte e detyruar t'i paguante klubit spanjoll nga 1 milion € nëse Roma do të kualifikohej në Ligën e Kampioneve nga sezonet 2012–13 e deri në sezonin 2016–17, edhe pse Osvaldo mund të mos ishte lojtari i klubit deri në atë kohë. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 11 shtator 2011 në ndeshjen kundër CagliaritStadio Olimpico, ku ai u zëvendësua me sulmuesin tjetër Fabio Borini; ndeshja u mbyll me fitoren 2–1 të Cagliarit.[8] Ai shënoi golin e parë me klubin më 22 shtator 2011 kundër Sienës në një ndeshje që u mbyll në barazim 1–1 në shtëpi. Më 16 tetor, Osvaldo shënoi golin e parë të skuadrës në Derby della Capitale kundër rivalëve të qytetit Lazio. Ai shënoi golin e pestë të sezonit kundër Novarës më 5 nëntor.

Më 25 nëntor, Osvaldo pati një debat dhe u nxeh me shokun e skuadrës Érik Lamela pasi ky i fundit nuk i dha një pasim në humbjen 0–2 kundër Udineses. Ai u gjobit dhe u pezullua nga klubi për këtë veprim.[3] Më 19 mars 2012, pas tre muajsh, ai shënoi sërisht në fitoren 1–0 kundër Genoës. Ai vazhdoi formën e mirë duke shënuar në humbjen 2–1 kundër Milanit dhe një javë më vonë në fitoren 5–2 kundër Novarës, e cila u pasua me një gol në fitoren 3–1 kundër Udineses. Osvaldo e mbylli sezonin e parë me klubin duke shënuar 11 gola në 26 paraqitje.

Osvaldo e nisi sezonin 2012–13 me një gol në barazimin 2–2 kundër Catanias.[9] Më 2 shtator 2012, ai shënoi golin e dytë të sezonit kundër Interit në një ndeshje që pa Romën që të mposhte Zikaltrit 3–1 në San Siro.[10] Ai shënoi golin e tretë në ligë me penallti në humbjen 4–1 kundër JuventusitJuventus Stadium. Pas kësaj ai shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Genoas më 21 tetor, dhe pas kësaj, shënoi golin e pestë dhe të gjashtë të sezonit në fitoren 4–1 kundër Palermos më 4 nëntor. Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë, këtë herë në fitoren 4–2 kundër ish klubit të tij Fiorentina.

Më 28 Prill 2013, Osvaldo shënoi tregolshin e parë në Serie A kundër Sienës në fitoren 4–0 në shtëpi. Osvaldo e përfundoi sezonin në Serie A si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 16 gola, duke lënë mbrapa shokun e skuadrës Érik Lamela me 15, me Romën që e përfundoi sezonin në vendin e gjashtë.

finalen e Kupës së Italisë kundër rivalëve të Lazios ku Roma humbi me rezultatin 1–0,[11][12][13] Osvaldo u dyshua se ofendoi dhe bërtiti në drejtim të trajnerit të ekipit Aurelio Andreazzoli pasi u aktivizua në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Osvaldo gjithashtu refuzoi të ndjekë ceremoninë e ndarjes së medaljeve të finales së kupës si protestë për vendimin e trajnerit.[14]

Osvaldo firmosi me klubin anglez Southampton më 18 gusht 2013 një kontratë katër-vjeçare,[15][16] për 15.1 milion (12.8 £) sëbashku me bonueset që arrinin deri në dy milion €. Pasi u bashkua me Southampton, Osvaldo gjeti trajnerin Mauricio Pochettino, i cili ishte trajneri i tij te Espanyol.[17] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht në barazimin 1–1 kundër Sunderland, duke hyrë në fushë në fillim të pjesës së dytë.[18] Goli i parë erdhi në fitoren 2–0 kundër Crystal Palace në shtator,[19] kurse goli i dytë erdhi në fillim të dhjetorit në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Aston Villës,[20] dhe i treti erdhi tre ditë më vonë në barazimin 1–1 kundër Manchester City, me reportierin e The Guardian' që e përshkroi triblimin kundër Vincent Kompany si "hutim për mbrojtësin belg përpara se të shënonte me një parabël në trekëndësh".[21]

Më 3 janar 2014, Osvaldo u gjobit me 40,000 £ dhe u pezullua për tre ndeshje pezullim pas një incidenti në ndeshjen kundër Newcastle më 14 Dhjetor, për të cilën Shoqata e Futbollit të komisionit të pavarur e cilësoi atë "fajtor për sjellje të dhunshme".[5] Tre javë më vonë, Southampton lajmëroi se kishte pezulluar sërisht Osvaldon, këtë herë për dy javë të tjera pas një incidenti në stërvitje, që më pas u zbulua që ai kishte pasur një konflikt me shokun e skuadrës José Fonte, që prentendonte se konflikti ishte nxitur nga Osvaldo.[4]

Pas largimit të tij, Osvaldo pranoi se ai e ka pasur të vështirë për të ambjentuar me lojën në Angli, duke e përshkruar futbollin anglez si një lojë "shumë e fortë fizike".[22]

Më 31 janar 2014, Osvaldo u rikthye në Itali duke firmosur si një huazim falas me klubin kampion Juventus për pjesën e mbetur të sezonit 2013–14, me klubin italian që kishte kohë deri më 31 maj 2014 për të blerë të plotë kartonin e lojtarit për 19 milion .[23] Trajneri Antonio Conte zbuloi se Osvaldo pranoi përgjysminin e pagës për t'u bashkuar me klubin.[24]

Osvaldo bëri debutimin e tij me klubin më 9 shkurt 2014 kundër Hellas Verona, duke hyrë si zëvëndësues në vend të spanjollit Fernando Llorente në minutën e 65të me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2.[25] Në raundin e 32-tave të Ligës së Evropës, Osvaldo shënoi në të dyja ndeshjet kundër Trabzonsporit me Juventusin që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–0. Në ndeshjen e fundit jashtë fushe për sezonin 2013–14 në Serie A kundër Romës, Osvaldo shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e katërt të kohës shtesë, vetëm në sekondat e fundit para mbarimit të ndeshjes.[26]

Më 4 gusht 2014, Osvaldo u rikthye sërisht në Itali dhe firmosi me Interin në formë huazimi për sezonin 2014–15, kurse Saphir Taïder kaloi te Southampton po në huazim.[27][28] Ai shënoi golin e parë me Zikaltrit më 28 gusht në fitoren 6–0 kundër ekipit islandez FC Stjarnan në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Evropës, me Interin që u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[29] Tre ditë më pas, ai luajti ndeshjen e parë në Serie A në javën e parë kundër Torinos në transfertë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 56të në vend të Yann M'Vila.[30] Më 14 shtator, Osvaldo shënoi dy gola në fitoren 7–0 në shtëpi kundër Sassuolos.[31][32]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Osvaldo ka nënshtetësi italiane pasi stërgjyshi i tij ka lindur në Filottrano, Marche, dhe emigroi në Argjentinë në shekullin e 19të.[33]

Më 5 tetor 2011, për shkak të problemeve që Italia kishte me sulmuesit titullar Mario Balotelli dhe Giampaolo Pazzini, Osvaldo mori thirrjen e parë në kombëtare për të luajtur me ta në një ndeshje kualifikueseEuro 2012. Duke folur për kritikat e politikanit Lega Nord për zgjedhjen e tij për të luajtur me Italinë, Osvaldo tha: "Kritikat nga politikanët janë qesharake. Unë kam një grua italiane, fëmijë italian dhe familje italiane dhe unë gjithashtu luaj në Serie A. Për më tepër, unë e kam kënduar himnin kombëtarë kur kam luajtur me kombëtaren nën-21. Unë nuk do ta kem problem nqs në të ardhmen do të ndeshem me Argjentinën sepse unë tashmë jam pjesë e kombëtares italiane.[34] Më 11 tetor 2011, ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në fitoren 3–0 kundër Irlandës së Veriut.

Trajneri i kombëtares Cesare Prandelli e përjashtoi nga skuadra pas raporteve të ardhura se Osvaldo kishte bërtitur dhe ofenduar trajnerin e tij te Roma, Aurelio Andreazzoli, në humbjen 1–0 në finalen e Kupës së Italisë kundër rivalëve të Lazios.[35] Ai nuk ndoqi ceremoninë e dhurimit të trofeut dhe medaljeve, dhe më vonë e sulmuesin Andreazzolin në Twitter.

Ai u rithirr nga Prandelli për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Bullgarisë dhe Maltës. Ai shënoi dy golat e parë ndërkombëtarë për të kaltrit në ndeshjen jashtë fushe kundër Bullgarisë; golat erdhën për katër minuta duke bërë që Italia të përmbyste disavantazhin e një goli. Ai shënoi edhe dy gola të tjerë në kualifikuese, pakashum ekzaktësisht një vit më vonë kundër Danimarkës dhe Armenisë. Në ndeshjen kualifikuese brënda kundër Danimarkës më 16 tetor 2013 në San Siro, Osvaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një goditje me bërryl në pjesën e dytë kundër Nicolai Stokholm.[36]

Osvaldo nuk u zgjodh nga Prandelli për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013Brazil, dhe as për Kupën e Botës 2014.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [37][38]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Huracán 2004–05 Primera B Nacional 33 11 0 0 33 11
Atalanta 2005–06 Serie B 3 1 0 0 3 1
Lecce 2006–07 Serie B 31 8 1 0 32 8
Fiorentina 2007–08 Serie A 13 5 4 0 8 1 25 6
2008–09 Serie A 8 0 0 0 5 0 13 0
Gjithsej 21 5 4 0 13 1 38 6
Bologna 2008–09 Serie A 12 0 0 0 12 0
2009–10 Serie A 13 3 1 0 14 3
Gjithsej 25 3 1 0 26 3
Espanyol 2009–10 La Liga 20 7 0 0 20 7
2010–11 La Liga 24 13 2 1 26 14
Gjithsej 44 20 2 1 46 21
Roma 2011–12 Serie A 26 12 0 0 26 12
2012–13 Serie A 30 17 2 1 32 18
Gjithsej 56 29 2 1 58 30
Southampton 2013–14 Premier League 13 3 0 0 0 0 13 3
Juventus (huazim) 2013–14 Serie A 11 1 0 0 7 2 18 3
Internazionale (huazim) 2014–15 Serie A 12 5 0 0 7 2 19 7
Boca Juniors (huazim) 2015 Primera División Argjentinase 11 3 1 1 4 3 16 7
Porto 2015–16 Primeira Liga 7 1 2 0 3 0 12 1
Boca Juniors 2016 Primera División Argjentinase 3 0 2 0 1 0 6 0
Banfield 2020 Primera División Argjentinase 1 0 0 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 270 88 15 3 35 8 320 99

Burimi: [39]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2011 2 0
2012 4 3
2013 7 1
2014 1 0
Gjithsej 14 4

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Osvaldo.[39]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Dani Osvaldo
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 shtator 2012 Stadiumi Kombëtar Vasil Levski, Sofia, Bullgari 3  Bullgaria 1–1 2–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
2 2–1
3 12 tetor 2012 Hrazdan Stadium, Yerevan, Armeni 5  Armenia 3–1 3–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
4 11 tetor 2013 Parken Stadium, Copenhagen, Danimarkë 11  Danimarka 1–0 2–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
A.S. Roma
Juventus
  1. ^ "Dani can't wait to start" (në anglisht). Southampton F.C. 19 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 20 gusht 2013.
  2. ^ Sam Cunningham (19 gusht 2013). "Street Fighting Man 'Dani' Osvaldo rocks up for first day at training at Southampton" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 7 gusht 2014.
  3. ^ a b "Osvaldo suspended over Lamela 'punch'". Football.co.uk (në anglisht). 27 nëntor 2011. Marrë më 19 gusht 2013.
  4. ^ a b "Dani Osvaldo: Southampton suspend striker for fighting" (në anglisht). BBC Sport. 23 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  5. ^ a b "Southampton: Dani Osvaldo banned for three matches" (në anglisht). BBC Sport. 3 janar 2014. Marrë më 5 janar 2014.
  6. ^ "Osvaldo in prestito all'Espanyol" [Osvaldo në huazim te Espanyol] (në italisht). Bologna F.C. 1909. 10 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2010. Marrë më 10 janar 2010.
  7. ^ "Bilancio intermedio al 31 dicembre 2010: Nota integrativa: parte 2" (PDF) (në italisht). Bologna F.C. 1909. 4 prill 2011. Marrë më 14 qershor 2011.
  8. ^ "Luis Enrique: "Roma, serve tempo" De Rossi: "Manca concretezza"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 shtator 2011. Marrë më 14 qershor 2013.
  9. ^ "Catania guastafeste di Zeman VIDEO Il 2-2 dell'Olimpico" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 26 gusht 2012. Marrë më 14 qershor 2013.
  10. ^ Jeton Stamolla (3 shtator 2012). "Interi u përulet "gladiatorëve" të Romës në "San Siro"". Panorama Sport. Marrë më 14 qershor 2013.
  11. ^ "Roma 0-1 Lazio: Biancocelesti edge dour derby to claim Coppa Italia" (në anglisht). Goal.com. 26 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2019. Marrë më 6 qershor 2013.
  12. ^ "Lazio beat rivals Roma in Coppa Italia final" (në anglisht). BBC Sport. 26 maj 2013. Marrë më 6 qershor 2013.
  13. ^ "Lazio wins Rome bragging rights" (në anglisht). ESPN FC. 26 maj 2013. Marrë më 6 qershor 2013.
  14. ^ "Osvaldo kicked out of Italy squad" (në anglisht). ESPN FC. 28 maj 2013. Marrë më 21 mars 2014.
  15. ^ "Saints sign Osvaldo" (në anglisht). Southampton F.C. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
  16. ^ "Southampton sign Italy striker Pablo Daniel Osvaldo for £15m" (në anglisht). BBC Sport. 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
  17. ^ "Pablo Daniel Osvaldo Cessione a titolo definitivo" (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
  18. ^ "Southampton 1 – 1 Sunderland" (në anglisht). BBC Sport. 24 gusht 2013. Marrë më 25 gusht 2013.
  19. ^ "Southampton 2-0 Crystal Palace" (në anglisht). BBC Sport. 28 shtator 2013. Marrë më 28 shtator 2013.
  20. ^ "Games played by Pablo Osvaldo in 2013/2014". Soccerbase (në anglisht). Marrë më 1 shtator 2013.
  21. ^ "Eurogoli i Osvaldos ndal Marshimin e Mançester Sitit". Panorama Sport. 8 dhjetor 2013. Marrë më 1 shtator 2014.
  22. ^ "Southampton striker Dani Osvaldo admits he struggled with life in England". Sky Sports (në anglisht). 7 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014.
  23. ^ "Osvaldo joins Juventus" (në anglisht). Juventus F.C. Marrë më 31 janar 2014.
  24. ^ "Conte: Osvaldo accepted pay-cut to join Juventus" (në anglisht). Goal.com. 3 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014.
  25. ^ "Verona 2-2 Juventus: Last-gasp Juanito strike denies Bianconeri" (në anglisht). Goal.com. 9 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014.
  26. ^ "Roma 0-1 Juventus: Osvaldo snatches victory against former club" (në anglisht). Goal.com. 11 maj 2014. Marrë më 30 gusht 2014.
  27. ^ "Osvaldo joins Inter" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 4 gusht 2014.
  28. ^ "Saphir Taider: Southampton swap Dani Osvaldo for Inter Milan star" (në anglisht). BBC Sport]. 6 gusht 2014. Marrë më 6 gusht 2014.
  29. ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit" (në anglisht). Panorama Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  30. ^ "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  31. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  32. ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  33. ^ ""Voglio organizzare una festa per lui in paese"] ("'I want to organize a party for him in the country' says Filottrano native, cousin of Osvaldo")" (në italisht). Il Resto Del Carlino. 7 tetor 2011. Marrë më 14 shtator 2014.[lidhje e vdekur]
  34. ^ "Pablo Osvaldo: Call-up criticism ridiculous – ESPN FC" (në anglisht). ESPN FC. 10 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 19 gusht 2013.
  35. ^ ""Osvaldo kicked out of Italy squad"" (në anglisht). ESPN FC. 28 maj 2013. Marrë më 19 gusht 2013.
  36. ^ "Ten-man Italy leave Denmark in the mire" (në anglisht). UEFA. 16 tetor 2012. Marrë më 8 gusht 2014.
  37. ^ "Pablo Daniel Osvaldo". Soccerway (në anglisht). Marrë më 25 korrik 2014.
  38. ^ "Pablo Daniel Osvaldo". World Football (në anglisht). Marrë më 11 nëntor 2023.
  39. ^ a b "Daniel Osvaldo". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]