Jump to content

Érik Lamela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Érik Lamela

Lamela me Tottenham Hotspur në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëÉrik Manuel Lamela
Datëlindja (1992-03-04) 4 mars 1992 (32 vjeç)
VendlindjaBuenos Aires, Argentina
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor sulmues / Anësor[1]
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
AEK
Numri9
Karriera me të rinjtë
River Plate
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011River Plate36(4)
2011–2013Roma62(19)
2013–2021Tottenham Hotspur177(17)
2021–2024Sevilla65(13)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Argjentina U204(3)
2011–2018Argjentina25(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 tetor 2023

Érik Manuel Lamela (lindur më 4 Mars 1992) është një futbollist peofesionist argjentinas i cili luan si mesfushor sulmues ose anësor për klubin grek AEK. Ai dallohet për driblimet e tij dhe njihet me pseudonimin Coco.[2]

Pasi u bashkua me River Plate në moshën shtatë vjeçare, u raportua se Barcelona i kishte ofruar Lamelës dhe familjes së tij 100,000 mijë £ në vit, si dhe një shtëpi komode për familjen e tij vetëm për të lëvizur në Barcelonë; kjo ishte një marrëveshje e ngjashme që u përdor për transferimin e argjentinasit tjetër Lionel Messi.[3] Në vitin 2004, një ekip i Trans World Sport udhëtoi në Argjentinë për të intervistuar 12 vjeçarin Lamela i cili kishte krijuar disi famë pas 120 golave të shënuar me skuadrën e të rinjëve të River Plate sezonin e kaluar. Në këtë video, Lamela tregon dëshirën e tij për të ndjekur hapat e legjendës Maradona dhe të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën.[4]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lamela bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të River Plate më 14 qershor 2009 në një ndeshje kundër Tigreturnamentin Clausura 2009. Ai hyri në fushë në minutën e 80të, duke zëvëndësuar Robert Flores. Lamela shënoi golin me parë me klubin më 5 dhjetor 2010 në një ndeshje kundër Colónturnamentin Apertura. Goli i tij i dytë erdhi në fitoren 4–1 kundër Lanús në javën e fundit të Aperturës.

Mesfushori argjentinas ishte titullar i rregullt me River Plate gjatë sezonit 2010–11, duke luajtur 34 ndeshje dhe shënuar katër gola.[5] Ai ndihmoi ekipin t'a përfundote sezonin e përgjithshëm në vendin e gjashtë duke u kualifikuar në Copa Sudamericana 2011. Për shkak të formatit të rënjes së Primeras Argjentinase ku llogariten skuadrat më të dobta të tre sezoneve të fundit, kjo gjë bëri që River Plate të binte nga kategoria pasi u mposht nga Belgrano në play-off.

Lamela duke luajtur me Romën kundër Chelseat në gusht 2013.

Më 6 gusht 2011, Lamela u transferua te RomaSerie A për 12 milion , plus dy milion € bonuse, të cilat do të dhuroheshin pasi Lamela do të bënte paraqitjen e tij të 20të në sezon.[6] Roma gjithashtu pagoi 3.2 milion € shtesë skuadrës së Orel B.V.[7] — plus 10% vlerën e shtuar, nëse lojtari shitet më shtrenjtë se 12 milion € – dhe 3.06 milion € në formën e taksave për Qeverinë e Argjentinës. Lamela firmosi një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 1.8 milion € në sezonin e parë, por paga do të rritej me 350,000 mijë € më 1 korrik 2012 (duke u bërë €2.15M), 2014 (€2.5M) dhe 2015 (€2.85M).[6] Më 23 tetor 2011, ai shënoi golin e parë në Serie A kundër Palermos.[8] Më vonë, ai do të shënonte gola kundër Lecces,[9] Novarës,[10] dhe Cesenës.[11] Lamela e mbylli sezonin e tij të parë në Stadio Olimpico me gjashtë gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Lamela filloi sezonin 2012–13 në formë të mirë, duke shënuar golin e parë të sezonit më 16 shtator 2012 kundër Bolonjës. Lamela kaloi një formë fantastike gjatë muajit tetor e deri në fillimit të muajit nëntor, duke shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje, përfshirë në dygolësh në fitoren 3–2 kundër Udineses dhe në ndeshjet kundër Atalantës, Genoës, Parmës dhe Palermos. Ai gjithashtu shënoi një gol në Derby della Capitale kundër rivalëve të Lazios. Pas gati një muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit, ai u rikthye dhe shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Milanit më 22 dhjetor.[12]

Lamela arriti të shënojë 15 gola në 33 ndeshje, duke u renditur si golashënuesi i pestë më i mirë i Serie A dhe i dyti te Roma, një gol mbarapa sulmuesit Pablo Osvaldo.[13] Megjithatë, sezoni i Romës dhe i Lamelës u mbyll në mënyrë të keqe, duke humbur finalen e Coppa Italia kundër ekipit rival Lazio. Në kampionat Roma nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë, duke mos u kualifikuar në kompeticionet evropiane për të dytin sezon rresht.[14]

Tottenham Hotspur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 gusht 2013, klubi i Premier Ligës, Tottenham Hotspur, kompletoi transferimin e Lamelës nga Roma për 25.8 milion £ plus 4.2 milion £.[15][16] Kjo marrëveshje e bëri Lamelën transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke thyer rekodet e mëparshme të Paulinhos dhe Roberto Soldados, që u blenë më herët po në atë merkato.[17]

Lamela debutoi zyrtarisht më 1 shtator në humbjen 1–0 kundër Arsenalit në Derbin e Veriut të Londës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të.[18] Më 20 shtator, ai luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Tromsø IL, duke asistuar golin e parë të shënuar nga Jermain Defoe, me ndeshjen që në fund u mbyll me fitoren 3–0 të SpursaveWhite Hart Lane.[19] Dy ditë më pas, ai hyri si zëvëndësues dhe asistoi golin e Paulinhos në kohën shtesë në fitoren 1–0 kundër Cardiff City.[20]

Më 29 tetor, pasi Lamela ende nuk kishte luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar në Premier Ligë, trajneri André Villas-Boas deklaroi: "Ai e di se nuk ka prodhuar as gjysmën e asaj që ai mund të prodhojë, por ai e kupton situatën dhe është gati për të luftuar për vendin e tij."[21]

Më 7 nëntor, Lamela shënoi golin e tij të parë me klubin në fitoren 2–1 kundër Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës.[22] Më 24 nëntor, Lamela luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë si titullar në humbjen 6–0 kundër Manchester Cityt.[23] Ndeshja e dytë si titullar erdhi në fitoren 2–1 kundër Fulhamit më 4 dhjetor.[24]

Pasi Villas-Boas u zëvëndësua nga trajneri i ri Tim Sherwood, Lamela luajti si titullar në ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, duke kontribuar në fitoren 3–2 kundër Southampton më 22 dhjetor.[25] Ai luajti edhe kundër Stoke City dhe West Bromwich Albion si zëvëndësues, përpara se ta mbyllte sezonin përpara kohe për shkak të një dëmtimi.[26]

Nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, trajnerit të ri argjentinas të Tottenhamit, Lamela ishte në listën e 11 lojtarëve që do të luanin në ndeshjen e parë të ekipit në Premier Ligë kundër West Ham United; kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullar për vitin 2014.[27] Më 21 gusht, Lamela u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër AEL Limassol dhe asistoi golat e Roberto Soldados dhe Harry Kane për të siguruar fitoren 2–1 kundër klubit qipriot.[28] Lamela vazhdoi me formën pozitive në fillimin e sezonit, duke asistuar edhe dy gola të tjerë në fitoren 4–0 kundër Queens Park Rangers.[29]

Lamela regjistroi golat e parë për sezonin 2014–15 më 23 tetor, duke shënuar dygolësh në fitoren 5–1 kundër Asteras Tripoli në Ligën e Evropës.[30] Goli i parë u shënua me një gjuajtje me finte nga jashtë zone me stilin Rabona; ky gol u përshkrua si gjenial nga BBC dhe "gol i klasit botëror" nga ITV.[30][31]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Erik Lamela përpara një ndeshje ndërkombëtare kundër Uruguajit.

Lamela mori pjesë në Kupën e Botës nën-20 2011 me Argjentinën dhe shënoi tre gola në katër ndeshje.[32]

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë argjentinase më 25 maj 2011 në një ndeshje miqësore kundër Paraguajit.[33]

Më 3 shtator 2014, Lamela shënoi golin e parë me kombëtaren, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2–0 Argjentinës kundër Gjermanisë, në një ndeshje e cila u mbyll me fitoren 4–2.[34]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren argjentinase.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 3 shtator 2014 Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermani Flamuri Gjermania 2–0 4–2 Ndeshje Miqësore

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 23 tetor 2014[35]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
River Plate 2008–09 1 0 1 0
2009–10 1 0 1 0
2010–11 34 4 34 4
Total 36 4 0 0 0 0 36 4
Roma 2011–12 29 4 2 2 31 6
2012–13 33 15 3 0 36 15
Total 62 19 5 2 0 0 67 21
Tottenham Hotspur 2013–14 9 0 2 0 6 1 17 1
2014–15 8 0 1 0 3 2 12 2
Total 17 0 3 0 9 3 29 3
Career total 115 23 8 2 9 3 132 28

Redaktuar më 13 tetor 2014 [36]

Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
2011 1 0
2012 0 0
2013 5 0
2014 1 1
Total 7 1
Roma
  1. ^ "Érik Lamela" (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  2. ^ "¡A Lamela!". edant.ole.com.ar (në spanjisht). 12 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2013. Marrë më 22 gusht 2013.
  3. ^ "Tottenham's Erik Lamela spurned Barcelona as a child" (në anglisht). Express. Marrë më 30 gusht 2012.
  4. ^ "12-year-old Erik Lamela on Trans World Sport" (në spanjisht). YouTube. Marrë më 21 prill 2013.
  5. ^ "Profile" (në anglisht). Argentine Soccer. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2020. Marrë më 27 korrik 2011.
  6. ^ a b "Acquisizione a titolo definitivo dei diritti alle prestazioni sportive del calciatore Erik Manuel Lamela" (PDF). asroma.it (në italisht). A.S. Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2012. Marrë më 6 gusht 2011.
  7. ^ "Relazione Finanziaria annuale al 30 giugno 2012" (PDF). asroma.it (në italisht). A.S. Roma. 31 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 shkurt 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  8. ^ "AS Roma 1-0 Palermo" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 23 tetor 2011.
  9. ^ "Lecce 4-2 AS Roma" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 7 prill 2012.
  10. ^ "Europe close in on AS Roma" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 1 prill 2012.
  11. ^ "De Rossi earns win" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 14 maj 2012.
  12. ^ "Roma 4-2 AC Milan: Ragged Rossoneri leave it too late against 10-man news" (në anglisht). Goal.com. 22 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  13. ^ "Italian Serie A Goal Scoring Leaders – 2012–13" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 gusht 2012.
  14. ^ "Roma 0-1 Lazio: Biancocelesti edge dour derby to claim Coppa Italia" (në anglisht). Goal.com. 26 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2019. Marrë më 30 gusht 2013.
  15. ^ "We are delighted to announce that we've reached agreement with AS Roma for the transfer of Erik Lamela" (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. Marrë më 30 gusht 2013.
  16. ^ "Erik Lamela: Tottenham confirm the signing of Roma forward" (në anglisht). BBC Sport. 30 gusht 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  17. ^ "Tottenham seal £30m Lamela deal to complete hat-trick of club record transfers" (në anglisht). Daily Mail. 29 gusht 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  18. ^ Alistair Magowan (1 shtator 2013). "Arsenal 1-0 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 shtator 2013.
  19. ^ "Tottenham Hotspur 3 Tromso 0: match report" (në anglisht). The Daily Telegraph. 20 shtator 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  20. ^ "Cardiff 0–1 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. 22 shtator 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  21. ^ "Villas-Boas admits Lamela struggles" (në anglisht). ESPN FC. 29 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  22. ^ "Tottenham's Jermain Defoe breaks club scoring record in win over Sheriff" (në anglisht). The Guardian. 8 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  23. ^ "Man City 6-0 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 nëntor 2013.
  24. ^ "Fulham 1-2 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. 4 dhjetor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  25. ^ "Southampton 2-3 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  26. ^ "Erik Lamela: Injured Tottenham midfielder to miss end of season" (në anglisht). BBC Sport. 17 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014.
  27. ^ "Erik Lamela should not be written off on the basis of one poor season" (në anglisht). The Guardian. 20 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014.
  28. ^ "Europa League: Lamela comes to Spurs rescue" (në anglisht). Premier League. 22 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014.
  29. ^ "Lamela shines in 4-0 win" (në anglisht). BBC Sport. 24 gusht 2014. Marrë më 8 shtator 2014.
  30. ^ a b "A hat-trick from Harry Kane helped Tottenham thrash Greek side Asteras Tripolis and saunter to a first win in the Europa League group-stage" (në anglisht). BBC Sport. 23 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014.
  31. ^ "Replay: Lamela with a world class rabona" (në anglisht). ITV. 23 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014.
  32. ^ "Erik Lamela" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 14 gusht 2011.
  33. ^ "Argentina vs. Paraguay 4 - 2". Soccerway (në anglisht). Marrë më 25 maj 2011.
  34. ^ "Argentina avenge their World Cup final defeat with destruction of Germany" (në anglisht). The Guardian. 3 shtator 2014. Marrë më 24 tetor 2014.
  35. ^ "Erik Lamela". ESPN FC (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2012. Marrë më 8 prill 2012.
  36. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Érik Lamela - National Football Teams" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]