Ju gjendeni në vitrinën e projektitFjalori, një projektfaqe ndihmëse kjo në Wikipedia. Për fjalorin teknik shiko faqen e titulluar Fjalorthi, kurse për fjalorin e gjuhës shqipe shiko projektin Wiktionary
Për Komunikacion shiko më shumë në projektin "Wiktionary"
Ky projekt ndihmës për redaktorët në Wikipedia shërben për mbledhjen e fjalëve dhe shprehjeve frazeollogjike nga fusha të ndryshme, të cilat përdoren në fjalorin e përditshëm. Grupi i punës që merret me projektin e gjuhësisë, pasi i pastron ato nga fjalët vulgare bën bartjen e tyre për te fjalori i gjuhës shqipe..
Si funksionon? Shtypni shkronjën pranë numrave rendorë të seksioneve (titujve) dhe shkruajeni fjalën në fushën që do të hapet. Pasi të keni shtypur Kryej ndryshimet është bërë futja në regjistër. Paraqitja e ndryshimit bëhet automatikisht në disa fleta që përdoren për sortime sipas lëndëve dhe sipas shkronjave.
Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (Ministria)”: njësi administrative përgjegjëse për çështje të cilat kanë të bëjnë me sektorin e transportit të themeluar në pajtim me Rregulloren nr. 2001/19 të 13 shtatorit mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë.[1]
Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR[1] {shih:Ligji #2}
Transporti publik: transporti që me kushte të njëjta është i përshtatshëm për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të transportit.
Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (shih:Ministria)
Operator i transportit: personi juridik a fizik, i cili ushtron veprimtarinë e transportit publik.
Operator vendës : operatori i transportit me seli në territorin e Kosovës.
Operator i jashtëm: operatori i transportit me seli jashtë territorit të Kosovës.
Transport i brendshëm: transporti në territorin e Kosovës.
Transport i jashtëm: transporti ndërmjet Kosovës dhe një apo më shumë vendesh.
Transport i rregullt udhëtarësh: shërbim i rregullt transporti në itinerare dhe vendqëndrime të pandryshuara, të ofruara nga transportuesi dhe të përcaktuara më parë, shërbim i cili kryhet vetëm me autobus dhe mund të jetë urban, ndër-urban dhe i jashtëm.
Transporti i lirë udhëtarësh: transport udhëtarësh jashtë shërbimit të rregullt, duke përfshirë shërbimet speciale të rregullta, që bartin grupe udhëtarësh të organizuar me iniciativë të konsumatorit ose vetë bartësit.
Transport në llogari të vetë: transporti i mallrave me automjet transporti, në ardhje apo në kthim vetëm për llogari të vet.
Fletë ngarkesë: akti që përcjellë mallin i cili përmban: datën dhe vendin e dhënies, emrin e mbiemrin apo titullin e dërguesit dhe adresën e tij, emrin e mbiemrin apo titullin e marrësit dhe vendin e shkarkimit, shenjën e sasisë dhe të llojit të mallit, regjistrimin e dokumenteve që i bashkëngjiten fletëngarkesës, shpenzimet e transportit e të tjera.
Transport urban : Transporti i ushtruar brenda kufijve urban të komunës.
Transporti urban-periferik :transport i ushtruar brenda territorit të komunës. [nga 3-15][1]