Zé Maria
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | José Marcelo Ferreira | ||
Datëlindja | 25 korrik 1973 (51 vjeç) | ||
Vendlindja | Oeiras, Brazil | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë Mesfushor i djathtë | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1991–1995 | Portuguesa | 28 | (2) |
1993 | → Sergipe (huazim) | 38 | (5) |
1994 | → Ponte Preta (huazim) | 22 | (0) |
1996 | Flamengo | 13 | (1) |
1996–1998 | Parma | 45 | (2) |
1998–2004 | Perugia | 144 | (16) |
1999 | → Vasco Gama (huazim) | 34 | (4) |
1999 | → Palmeiras (huazim) | 15 | (1) |
2000 | → Cruzeiro (huazim) | 29 | (2) |
2004–2006 | Internazionale | 29 | (1) |
2006–2007 | Levante | 14 | (0) |
2008 | Portuguesa | 5 | (1) |
2008–2009 | Città Castello | ||
Gjithsej | 416 | (35) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1996–2001 | Brazili | 25 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2010 | Group Castello | ||
2010 | Catanzaro | ||
2015 | Ceahlăul | ||
2016–2017 | Gor Mahia | ||
2017–2018 | Tirana | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
José Marcelo Ferreira (lindur më 25 korrik 1973), njohur zakonisht si Zé Maria, është një trajner brazilian futbolli dhe ish futbollist profesionist. Ai për herë të fundit ishte trajner i klubit shqiptar KF Tirana deri në vitin 2018.
I njohur për krosimet e tij të menjëhershme, ai mund të luante si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor i djathtë. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës së tij, përveç vendit të tij të lindjes, në Itali, ku luajti për tre ekipe të ndryshe të ndryshme, më së shumti me Perugian.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Oeiras, Piauí, Zé Maria filloi karrierën e tij si profesionist te Portuguesa në vitin 1991, duke u huazuar gjithashtu dy herë nga klubi brënda kontratës. Në vitin 1996, ai firmosi me Flamengon.
Në verën e atij viti, Zé Maria kaloi në Itali duke u transsferuar te klubi i Serie A, Parma, ku luajti si titullar për dy sezone. Ai vazhdoi të qëndronte në Itali, duke u bashkuar me Perugian.
Ai pati një fillim të lëkundur me Umbrianët, duke u huazuar tre herë në Brazil, por më pas arriti të fitoj vendin në formacionin titullar, duke ndihmuar ekipin të arrij një vend të 10të në sezonin 2002–03 me gjashtë gola të shënuar. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin të fitonte edicionin 2003 të UEFA Kupës Intertoto, duke arritur kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Kupës UEFA;[1] megjithatë, në kampionat gjërat nuk shkuan aq mirë, me ekipin që u rrëzua një kategori më poshtë.
Në vitin 2004, Zé Maria u bashkua me Interin,[2] ku luajti për dy sezone; pasi luajti rregullisht në sezonin e parë, ai e mbylli të dytin me vetëm tetë paraqitje (më së shumti si zëvëndësues), duke koleksionuar gjithsej 49 paraqitje. Inter fitoi kampionatin pas skandalit të Calciopolit. Pas kësaj, Zé Maria u lirua nga Interi, dhe braziliani firmosi në La Liga me Levanten;[3] ai e nisi sezonin si titullar në krahun e djathtë të mbrotjes por në fund e humbi atë, duke luajtur gjithsej 14 ndeshje me ekipin që shpëtoi nga rënja.
Pasi u la i lirë sërisht në fund të sezonit, Zé Maria pati negociatia të pasuksesshme me disa ekipe, përfshirë edhe anglezët e Sheffield United[4] dhe Queens Park Rangers, duke bërë që të rikthehej në Brazil te Portuguesa në janar 2008. Në gusht, pasi ndërpreu kontratën, ai në mënyrë suprizë pranoi një ofertë nga A.S.D. Città di Castello, që luane në kampionatin amator Eccellenza.[5]
Zé Maria vazhdoi jetën në Itali pas pensionimit nga futbolli në moshën 36 vjeç.[6] Ai madje themeloi edhe një shkollë në qytetin e Peruxhias.[7]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zé Maria zhvilloi 25 ndeshje për Brazilin në një peridhë pesë-vjeçare. Ai nuk u zgjodh të luante në FIFA Kupën e Botës, por u thirr për dy edicione të FIFA Kupës së Konfederatave, përfshirë edhe në edicionin 1997 në Arabinë Saudite ku Brazili triumfoi. Ai gjithashtu luajti edhe në Copa América, ku Brazili sërisht fitoi, në të njëjtin vit.[8]
Në lojërat olimpike 1996 në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, Zé Maria ndihmoi ekipin olimpik të fitonte medalje e bronzit, duke luajtur në të gjashtë takimet.
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 mars 2010, Zé Maria filloi punën e parë si trajner, duke pranuar një ofertë nga S.S.D. Group Città di Castello në Serie D.[9] Ai më pas u punësua si trajner i ekipit të divizionit të katërt, F.C. Catanzaro, për sezonin 2010–11, megjithatë, ai u shkarkua pas disa muajsh.[10]
Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 16 qershor 2017, Tirana lajmëroi se kishte firmosur me Zé Marian për një vit.[11] Ai u mposht në ndeshjen e tij të parë në krye më 29 qershor; Tirana humbi 2–0 si vizitor ndaj Maccabi Tel Aviv në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës.[12] Eliminimi i Tiranës nga kompeticioni u konfirmua në javë më pas pas një tjetër disfate, këtë herë në shtëpi.[13]
Zé Maria fitoi trofeun e parë me klubin më 6 shtator, Superkupën e Shqipërisë, duke udhëhequr ekipin në fitoren 1–0 ndaj Kukësit; goli u shënua në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Erion Hoxhallari.[14] Me këtë triumf, Tirana u bë klubi i parë jo-elitar që fiton Superkupën e Shqipërisë.[14] Tirana e filloi kampionatin e Kategorisë së Parë me një fitore 1–0 në shtëpi ndaj Ilirisë më 16 shtator.[15] Zé Maria më pas udhëhoqi ekipin drejt një kualifikimi të suksesshëm në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besës.[16] Tirana e mbylli shtatorin duke i fituar të gjitha ndeshjet, një arritje që e përsëritën edhe në nëntor, duke marrë edhe kruen e Grupit B në kampionat.[17] Gjatë kësaj periudhe, Zé Maria udhëhoqi ekipin drejt fitores më të madhe sezone, 6–0 ndaj Shkumbinit.[18]
Tirana e mbylli vitin 2017 në vendin e parë me vetëm një humbje; ajo humbje erdhi ndaj Bylisit,[19] të cilën Zé Maria e quajti "një turp".[19] Ekipi gjithashtu vazhdoi progresin në kupë, duke eliminuar në raundin e dytë Vllazninë e Kategorisë Superiore me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[20] Në janar 2018, me kërkesë të tij, Tirana afroi lojtarët afrikan Kenneth Muguna, Mohammed Musa dhe Samson Iliasu.[21][22] Në shkurt 2018, Tirana u eliminua në çerek-finalen e kupës me rezultatin e përgjithshëm 2–1 nga Kukësi.[23]
Tirana vazhdoi me fitoret rresht në kampionat, duke e mbyllur Grupin B në vendin e parë, çka i siguroi kualifikimin për në fazën play-off.[24] Më 14 prill, ekipi siguroi matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore pas suksesit 3–2 në shtëpi ndaj Pogradecit.[25] Më 16 maj, Zé Maria ndihmoi Tiranën të shpallej kampione e Kategorisë së Parë pas fitores 2–0 ndaj fitueses së Grupit A Kastrioti në Elbasan Arena.[26] Më vonë më 2 qershor, Zé Maria firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.[27]
Statistikat si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi | Nga | Më | Rekordi | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
N | F | B | H | % F | |||
Tirana | 17 qershor 2017 | 12 tetor 2018 | 46 | 30 | 7 | 9 | 65,22 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flamengo
- Campeonato Carioca: 1996
- Palmeiras
- Cruzeiro
- Copa do Brasil: 2000
- Perugia
- Internazionale
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brazili
- Copa América: 1997
- FIFA Kupa e Konfederatave: 1997
- Lojërat Olimpike: Medalje e bronzit 1996
Trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tirana
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Magico Perugia, è in Uefa" [Perugia magjike, është në UEFA] (në italisht). Gazzetta.it. 26 gusht 2003. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "Zé Maria refuerza al Inter" [Zé Maria përforcon Interin] (në spanjisht). UEFA.com. 2 gusht 2004. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "Ze María, presentado como nuevo jugador granota" [Zé Maria prezantohet si lojtari i ri granota] (në spanjisht). Levante UD. 23 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "Zé Maria snubs Sheffield contract" [Zé Maria refuzon kontratën e Sheffield] (në anglisht). Mirror. 15 shtator 2007. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "Dalla A all'Eccellenza: i big del calcio che giocano per divertirsi" [Nga A te Eccellenza: Të mëdhenjtë e futbollit që luajnë për qef] (në italisht). La Stampa. gusht 29, 2008. Arkivuar nga origjinali më gusht 3, 2012. Marrë më gusht 29, 2008.
- ^ "A tu per tu...with Zè Maria" [Një për një...me Zé Marian] (në italisht). Tutto Mercato. 29 gusht 2008. Marrë më 29 gusht 2008.
- ^ "Zé Maria spends week watching Inter train" [Zé Maria shpenzon një vit duke parë Interin të stërvitet] (në anglisht). inter.it. 15 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2010. Marrë më 24 janar 2010.
- ^ "Copa América 1997" [Kupa e Amerikës 1997] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "Storie di ex – Zè Maria diventa allenatore del Group Città di Castello" [Histori të ish-ave – Zé Maria bëhet trajner i Group Città di Castello] (në italisht). Gazzetta di Parma. 15 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2010. Marrë më 15 mars 2010.
- ^ "Calcio, Catanzaro: Esonerato Zé Maria, squadra ad aloi" [Futboll, Catanzaro: Zé Maria shkarkohet, Aloi në krye të ekipit] (në italisht). La Repubblica. 2 nëntor 2010. Marrë më 7 nëntor 2010.
- ^ "Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës". TV Klan. 16 qershor 2017. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ "M. Tel-Aviv 2-0 Tirana" (në anglisht). UEFA. 29 qershor 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Tirana 0-3 M. Tel-Aviv" (në anglisht). UEFA. 6 korrik 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ a b "Hoxhallari mposht Kukësin, Tirana fiton Superkupën". Top-Channel.tv. 6 shtator 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Tirana – Iliria 1-0". kftirana.al. KF Tirana. 16 shtator 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Tirana vs. Besa Kavajë 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 27 shtator 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Tirana merr "arratinë", Egnatia turpëron Besën". Sport Ekspres. 28 tetor 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Tirana "show", Shkumbini turpërohet në Peqin". Sport Ekspres. 14 tetor 2017. Marrë më 18 nëntor 2017.
- ^ a b "Zisi pushton Tiranën, Ze Maria: Ishim për turp". Sport Ekspres. 5 nëntor 2017. Marrë më 7 nëntor 2017.
- ^ "Tirana humb por kualifikohet ne Shkodër". kftirana.al. KF Tirana. 13 dhjetor 2017. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Tirana largohet Ristevski, konfirmohet Samson Iliasu". Sport Ekspres. 25 janar 2018. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Godet Kastrioti, firmos mbrojtësi i Kenias. Edhe një huazim nga Tirana". Sport Ekspres. 1 shkurt 2018. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Kukësi eliminon Tiranën nga Kupa e Shqipërisë. Kualifikohet Laçi". Gazeta Shqiptare. 14 shkurt 2018. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Kategoria e Parë, përcaktohen renditjet në play-off e play-out". Sport Ekspres. 3 mars 2018. Marrë më 2 qershor 2018.
- ^ "Futbolli në festë, Tirana rikthehet në Superiore". Gazeta Shqip. 14 prill 2018. Marrë më 14 prill 2018.
- ^ "VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana mposht Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë". Panorama Sport. 16 maj 2018. Marrë më 27 prill 2018.
- ^ "Projekti Superiore nis me rinovimin e Ze Marias". kftirana.al. KF Tirana. 1 qershor 2018. Marrë më 2 qershor 2018.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lindje 1973
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë brazilianë
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në Associação Portuguesa de Desportos
- Futbollistë në Club Sportivo Sergipe
- Futbollistë në Associação Atlética Ponte Preta
- Futbollistë në Clube de Regatas do Flamengo
- Futbollistë në Parma F.C.
- Futbollistë në A.C. Perugia Calcio
- Futbollistë në Club de Regatas Vasco da Gama
- Futbollistë në Sociedade Esportiva Palmeiras
- Futbollistë në Cruzeiro Esporte Clube
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Levante UD
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Konfederatave
- Trajnerë brazilianë futbolli
- Trajnerë në KF Tirana
- Trajnerë në Kategoria Superiore