André Silva
![]() | ||||||||||||||
| Informacioni personal | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Emri i plotë | André Miguel Valente da Silva | |||||||||||||
| Data e lindjes | 6 nëntor 1995 (30 vjeç) | |||||||||||||
| Vendi i lindjes | Baguim do Monte, Portugali | |||||||||||||
| Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in)[1] | |||||||||||||
| Pozicioni(et) | Sulmues | |||||||||||||
| Informacioni i ekipit | ||||||||||||||
Ekipi aktual |
Werder Bremen (në huazim nga RB Leipzig) | |||||||||||||
| Numri | 9 | |||||||||||||
| Karriera me të rinjtë | ||||||||||||||
| 2003–2007 | Salgueiros | |||||||||||||
| 2007–2008 | Boavista | |||||||||||||
| 2008–2010 | Salgueiros | |||||||||||||
| 2010–2011 | Padroense | |||||||||||||
| 2011–2014 | Porto | |||||||||||||
| Karriera si profesionist* | ||||||||||||||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) | |||||||||||
| 2013–2016 | Porto B | 84 | (24) | |||||||||||
| 2015–2017 | Porto | 41 | (17) | |||||||||||
| 2017–2020 | Milan | 24 | (2) | |||||||||||
| 2018–2019 | → Sevilla (huazim) | 27 | (9) | |||||||||||
| 2019–2020 | → Eintracht Frankfurt (huazim) | 25 | (12) | |||||||||||
| 2020–2021 | Eintracht Frankfurt | 32 | (28) | |||||||||||
| 2021– | RB Leipzig | 72 | (16) | |||||||||||
| 2023–2024 | → Real Sociedad (huazim) | 19 | (3) | |||||||||||
| 2025– | → Werder Bremen (huazim) | 7 | (1) | |||||||||||
| Karriera ndërkombëtare‡ | ||||||||||||||
| 2009–2010 | Portugalia U16 | 12 | (2) | |||||||||||
| 2010–2011 | Portugalia U17 | 11 | (2) | |||||||||||
| 2011–2012 | Portugalia U18 | 10 | (0) | |||||||||||
| 2012–2014 | Portugalia U19 | 24 | (16) | |||||||||||
| 2014–2015 | Portugalia U20 | 10 | (8) | |||||||||||
| 2015–2016 | Portugalia U21 | 3 | (4) | |||||||||||
| 2016– | Portugalia | 53 | (19) | |||||||||||
Rekordi i medaljeve
| ||||||||||||||
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 13 prill 2025 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 2 dhjetor 2022 | ||||||||||||||
André Miguel Valente da Silva (lindur më 6 nëntor 1995) është një futbollist profesionist portugez i cili luan si sulmues për klubin gjerman Werder Bremen, në huazim nga RB Leipzig, dhe kombëtaren portugeze.
Një produkt i akademisë së Portos, Silva shkëlqeu me ekipin rezervë, para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2015. Ai në fund zhvilloi mbi 50 ndeshje me klubi, duke shënuar 24 gola, para se ti bashkohej Milanit në vitin 2017.
Silva ka përfaqsuar Portugalinë në disa ekipe të të rinjëve, dhe ishte pjesë e skuadrës nën-19 që përfundoi e dyta në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 të Futbollit 2014. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi dy vite më vonë, kurse në dy vitet e ardhshme, ai ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Konfederatave 2017 dhe Kupën e Botës 2018.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Porto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Silva ka lindur në Baguim do Monte, një komunë e vogël lokale e Gondomar. Ai filloi të luaj futboll me klubin nga Porto S.C. Salgueiros. Ai gjithashtu pati një qëndrim të shkurtër te Boavista FC, por u rikthye te klubi i tij i parë, tani me emrin e ri Salgueiros 08.
Silva e përfundoi zhvillimin e tij me Porton, duke firmosur me ekipin e rezervave në vitin 2011 në moshën 15 vjeç.[2] Ai debutoi si profesionist më 12 gusht 2013 në një ndeshje të Portos B kundër S.C. Beira-Mar në kampionatin Segunda Liga, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 77të në vend të Tozés; Porto B fitoi me rezultatin 3–2.[3]
Silva e përfundoi sezonin e tij të dytë me 34 ndeshje dhe 7 gola, duke ndihmuar Porton B ta mbyllte kampionatin në vendin e 13të. Një nga momentet e tij më të mira në atë sezon ishte dopieta në fitoren 3–0 kundër Vitória de Guimarães B më 4 janar 2015.[4]
Silva bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë më 29 dhjetor 2015, duke luajtur 90 minuta në plota në humbjen 1–3 në shtëpi kundër C.S. Marítimo në Taça da Liga.[5] Paraqitja e tij e parë në Primeira Liga erdhi katër ditë më vonë, në një disfatë 2–0 ndaj Sporting CP, ku ai zëvëndësoi sulmuesin tjetër Vincent Aboubakar në 20 minutat e fundit.[6]
Silva e nisi sezonin 2015–16 si zgjedhja e katët në sulm mbrapa Aboubakar dhe Pablo Osvaldos, por situata e tij u përkeqsua në janar 2016 pas mbërritjes së sulmuesve Suk Hyun-jun dhe Moussa Marega. Megjithatë, pasi José Peseiro zëvëndësoi Julen Lopeteguin si trajner të ekipit, Silva pati më shumë mundësi,[7][8] duke shënuar golin e parë në kampionat në fitoren 4–0 kundër Boavistës në javën e fundit të sezonit.[9] Ai gjithashtu luajti titullar finalen e Taça de Portugal, duke ndihmuar ekipin të përmbyste një disavantazh prej dy golash kundër Bragës me një dygolësh, përfshirë edhe një gol rofeshatë në minutën e fundit; në fund Porto u mposht 4–2 nga gjuajtjet e penalltive.[10]
Silva shfaqi një formë të mirë në nisje të sezonit 2016–17, fillimisht duke shënuar në dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Rio Aves dhe Estoril Praia, para se të shënonte kundër Romës në fazën play-off të UEFA Ligës së Kampioneve.[11] Më 21 gusht 2016, ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare, e cila përfshinë një klauzolë lirimi 60 milion €.[12]
Milan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 qershor 2017, Silva u bashkua me klubin e Serie A Milan në një marrëveshje pesë-vjeçare për 38 milion €, plus 2 milion € bonuse nëse objektivat do të realizoheshin.[13][14] Pasi firmosi, ai deklaroi për shtypin: "Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me një klub kaq prestigjoz me një histori të madhe."[15] Atij j'u dha fanella me numrin 9, e mbajtur më parë nga sulmuesi Gianluca Lapadula.[16]
Silva debutoi me klubin italian më 27 korrik, duke luajtur 24 minuta në fitoren 1–0 kundër CS Universitatea Craiova në raundin e tretë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës.[17] Më 17 gusht, në raundin play-off të të njëjtit kompeticion, ai shënoi dy gola si dhe asistoi një tjetër në fitoren tenistike 6–0 kundër Shkëndijës;[18] më 14 shtator, në një ndeshje të fazës së grupeve, Silva shënoi një tregolësh në një tjetër fitore madhore, këtë herë 5–1 kundër Austria Wien 5–1.[19][20] Ai u bë lojtari i parë që shënon tre gola në një ndeshje evropiane për Milanin që nga braziliani Kaká në vitin 2006.[21] Për këtë performancë, ai u përfshirë në skuadrën e javës nga UEFA.[22]
Silva shënoi golin e parë në Serie A më 11 mars 2018 në ndeshjen kundër Genoas, duke i dhënë fitoren Milanit me një gol me kokë në minutën e fundit.[23]
Sevilla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 gusht 2018, Silva u bashkua me klubin spanjoll Sevilja në huazim për një sezon me të drejtë blerje për 35 milion €.[24] Ai debutoi një ditë më vonë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vënd të Luis Muriel në humbjen 1–2 kundër Barcelonës në Supercopa de España.[25] Ai shënoi tre gola në fitoren 4–1 kundër Rayo Vallecanos në debutimin e tij në La Liga,[26] e cila u pasua me një dopietë në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Real Madridit më 26 shtator.[27]
Eintracht Frankfurt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 shtator 2019, Silva kaloi te Eintracht Frankfurti në një huazim dy-vjeçar si pjesë e marrëveshjes që pa kalimin e sulmuesit kroat Ante Rebić në drejtimin tjetër.[28] Ai bëri debutimin e tij në Bundesligë dymbëdhjetë ditë më vonë në humbjen 2–1 kundër Augsburgut, duke luajtur në sulm sëbashku me ish shokun e tij te Porto Gonçalo Paciência.[29] Goli i tij i parë i sezonit erdhi më 22 shtator në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Borussia Dortmundit.[30]
Me rifillimin e kampionatit pas ndalesës disa mujore për shkak të pandemisë së COVID-19, Silva shënoi tetë gola në dhjetë ndeshjet e fundit dhe e mbylli sezonin me 12 gola gjithsej.[31] Ai u bë kështu portugezi me më shumë gola në një sezon të Bubdesligës, duke thyer rekordin e Hugo Almeidas, i cili shënoi 11 gola në 2007–08 si lojtar i Werder Bremenit.[32]
Më 10 shtator 2020, Silva firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin, duke u larguar përfundimisht nga Sevilja.[33] Gjatë muajit janar, ai shënoi shtatë gola në gjashtë ndeshje, përfshirë tre dygolësha, duke u shpallur lojtari i muajit në Bundesligë.[34] Ai e mbylli sezonin me 28 gola, duke thyer rekordin e klubit për numrin e golave të shënuar në një sezon në Bubdesligë që mbabej nga Bernd Hölzenbein;[35] vetëm Robert Lewandowski shënoi më shumë se portugezi në këtë sezon.[36]
RB Leipzig
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 2021, Silva u bë pjesë e RB Leipzig në një marrëveshje pesë-vjeçare për shumën e 23 milion €.[37][38] Ai shënoi golin e parë me klubin e tij të ri më 20 gusht në fitoren 4–0 kundër Stuttgarit.[39] Goli i tij i parë në Ligën e Kampionëve erdhi më 19 tetor në humbjen 3–2 kundër Paris Saint-Germain në fazën e grupeve.[40] Më 21 maj 2022, Silva luajti si titullar në finalen e kupës kundër Freiburgut; ai u zëvëndësua në minutën e 61të kurse Leipzig fitoi trofeun 4–2 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[41] Silva shënoi 17 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë me klubin.
Më 2 gusht 2023, Silva u huazua në Spanjë te Real Sociedadi në huazim për një sezon me të drejtë blerje.[42] Ai debutoi me klubin më 30 shtator në fitoren 3–0 kundër Athletic Bilbaos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 60të.[43]
Më 3 shkurt 2025, Silva u huazua te Werder Bremeni deri në përfundim të sezonit.[44]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Silva ka përfaqsuar Portugalinë në çdo nivel. Me ekipin nën-19, ai luajti në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 të Futbollit 2014, ku u bë lojtari i parë që shënon katër gola në një ndeshje (në një fitore 6–1 kundër Hungarisë në fazën e grupeve); Portugalia shkoi deri në finale ku u mposht nga Gjermania.[45] Një vit më vonë, ai luajti në Kupën e Botës me ekipin nën-20; ai shënoi katër gola në fazën e grupeve,[46] me ekipin që u eliminua në çerek-finale.[47]
Më 8 shtator 2015, në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren nën-21, Silva shënoi një tregolësh në 19 minuta (në të dyja pjesët e kombinuara), duke kontribuar në një fitore 6–1 kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2017.[48] Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren kryesore nga trajneri Fernando Santos më 26 gusht 2016,[49] duke luajtur në pjesën e dytë të fitores 5–0 kundër Gjibraltarit në Porto më 1 shtator.[50]
Silva shënoi golin e parë me ekipin e të rriturve të Portugalisë më 7 tetor 2016 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Andorrës në një fitore 6–0 në Estádio da Luz.[51] Tre ditë më vonë, në një tjetër ndeshje kualifikuese, ai shënoi tre gola në pjesën e parë të triumfit 6–0 kundër Ishujve Faroe.[52]
Silva u zgjodh si një nga 23 lojtarët që do të luanin në FIFA Kupën e Konfederatave 2017.[53] Ai debutoi në turnament duke luajtur në tetë minutat e fundi të barazimit 2–2 kundër Meksikës.[54] Goli i tij i parë në këtë kompeticion erdhi më 24 qershor në një fitore 4–0 kundër Zelandës së Re, ku ai luajti 90 minuta të plota.[55] Në finalen e vogël për vendin e tretë, ku ekipi i tij mposhti Meksikën 2–1 pas kohës shtesë, Silva goditi një penallti në minutën e 17të e cila u prit nga Guillermo Ochoa.[56]
Në maj 2018, Silva ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë për Kupën e Botës 2018 në Rusi.[57] Në fund të muajit, ai shënoi golin e 1,000 në historin e ekipit kombëtar gjatë pjesës së parë të miqësores përgatitore ndaj Tunizisë.[58] Ai zhvilloi ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote më 15 qershor, duke zëvëndësuar Gonçalo Guedesin në minutën e 80të të barazimit 3–3 kundër Spanjës në ndeshjen e parë të Grupit B.[59]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 13 prill 2025[60]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Porto B | 2013–14 | Segunda Liga | 21 | 3 | — | — | — | — | 21 | 3 | ||||
| 2014–15 | Segunda Liga | 35 | 7 | — | — | — | — | 35 | 7 | |||||
| 2015–16 | Segunda Liga | 29 | 14 | — | — | — | — | 29 | 14 | |||||
| Gjithsej | 85 | 24 | — | — | — | — | 85 | 24 | ||||||
| Porto | 2015–16 | Primeira Liga | 9 | 1 | 2 | 2 | 3 | 0 | 0 | 0 | — | 14 | 3 | |
| 2016–17 | Primeira Liga | 32 | 16 | 2 | 0 | 0 | 0 | 10[a] | 5 | — | 44 | 21 | ||
| Gjithsej | 41 | 17 | 4 | 2 | 3 | 0 | 10 | 5 | — | 58 | 24 | |||
| Milan | 2017–18 | Serie A | 24 | 2 | 2 | 0 | — | 14[b] | 8 | — | 40 | 10 | ||
| Sevilla (huazim) | 2018–19 | La Liga | 27 | 9 | 4 | 2 | — | 8[b] | 0 | 1[c] | 0 | 40 | 11 | |
| Eintracht Frankfurt (huazim) | 2019–20 | Bundesliga | 25 | 12 | 3 | 2 | — | 9[b] | 2 | — | 37 | 16 | ||
| Eintracht Frankfurt | 2020–21 | Bundesliga | 32 | 28 | 2 | 1 | — | — | — | 34 | 29 | |||
| RB Leipzig | 2021–22 | Bundesliga | 33 | 11 | 6 | 2 | — | 12[d] | 4 | — | 51 | 17 | ||
| 2022–23 | Bundesliga | 31 | 4 | 4 | 2 | — | 8[a] | 3 | 1[e] | 0 | 44 | 9 | ||
| 2024–25 | Bundesliga | 8 | 1 | 3 | 0 | — | 4[a] | 0 | — | 15 | 1 | |||
| Gjithsej | 72 | 16 | 13 | 4 | — | 24 | 7 | 1 | 0 | 110 | 27 | |||
| Real Sociedad (huazim) | 2023–24 | La Liga | 19 | 3 | 5 | 1 | — | 3[a] | 0 | — | 27 | 4 | ||
| Werder Bremen (huazim) | 2024–25 | Bundesliga | 7 | 1 | 1 | 0 | — | — | — | 8 | 1 | |||
| Gjithsej karriera | 332 | 112 | 34 | 12 | 3 | 0 | 68 | 22 | 2 | 0 | 439 | 146 | ||
- 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ↑ Ndeshje në Supercopa de España
- ↑ Gjashtë ndeshje dhe tre gola në UEFA Ligën e Kampionëve, gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ↑ Ndeshje në DFL-Supercup
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 2 dhjetor 2022[61]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Portugalia | 2016 | 5 | 4 |
| 2017 | 13 | 7 | |
| 2018 | 13 | 4 | |
| 2019 | 3 | 0 | |
| 2020 | 3 | 1 | |
| 2021 | 12 | 3 | |
| 2022 | 4 | 0 | |
| Gjithsej | 53 | 19 | |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Silva.[61]
| Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 7 tetor 2016 | Estádio Municipal, Aveiro, Portugali | 3 | 6–0 | 6–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 | |
| 2 | 10 tetor 2016 | Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe | 4 | 1–0 | 6–0 | ||
| 3 | 2–0 | ||||||
| 4 | 3–0 | ||||||
| 5 | 25 mars 2017 | Estádio da Luz, Lisbon, Portugali | 6 | 1–0 | 3–0 | ||
| 6 | 3 qershor 2017 | António Coimbra da Mota, Estoril, Portugali | 7 | 4–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore | |
| 7 | 9 qershor 2017 | Stadiumi Skonto, Riga, Letoni | 8 | 3–0 | 3–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 | |
| 8 | 24 qershor 2017 | Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburgu, Rusi | 11 | 3–0 | 4–0 | FIFA Kupa e Konfederatave 2017 | |
| 9 | 3 shtator 2017 | Groupama Arena, Budapest, Hungari | 15 | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 | |
| 10 | 7 tetor 2017 | Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorrë | 16 | 2–0 | 2–0 | ||
| 11 | 10 tetor 2017 | Estádio da Luz, Lisbon, Portugali | 17 | 2–0 | 2–0 | ||
| 12 | 28 maj 2018 | Estádio Municipal, Bragë, Portugali | 21 | 1–0 | 2–2 | Ndeshje miqësore | |
| 13 | 10 shtator 2018 | Estádio da Luz, Lisbon, Portugali | 28 | 1–0 | 1–0 | UEFA Liga e Kombeve A 2018–19 | |
| 14 | 11 tetor 2018 | Stadiumi Silesian, Chorzów, Poloni | 29 | 1–1 | 3–2 | ||
| 15 | 20 nëntor 2018 | D. Afonso Henriques, Guimarães, Portugali | 31 | 1–0 | 1–1 | ||
| 16 | 5 shtator 2020 | Estádio do Dragão, Porto, Portugali | 35 | 4–1 | 4–1 | UEFA Liga e Kombeve A 2020–21 | |
| 17 | 4 shtator 2021 | Nagyerdei Stadion, Debrecen, Hungari | 44 | 1–0 | 3–1 | Ndeshje miqësore | |
| 18 | 7 shtator 2021 | Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan | 45 | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 | |
| 19 | 9 tetor 2021 | Estádio Algarve, Faro, Portugali | 46 | 3–0 | 3–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Porto B
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Portugalia
- FIFA Kupa e Konfederatave: Vendi i tretë 2017[56]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lojtari i Vitit/Zbulimi i Vitit në Segunda Liga: 2015–16
- Lojtari i Muajit në SJPF Segunda Liga: gusht, shtator 2015,[62] dhjetor 2015[63]
- Formacioni i zbulimeve të vitit në UEFA Ligën e Kampioneve: 2016[64]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "FIFA World Cup Qatar 2022: List of players: Portugal" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 22. Marrë më 22 nëntor 2022.
- ↑ "André Silva: o Deco que custou 1000 euros ao FC Porto" [André Silva: Deco që i kushtoi FC Portos 1000 euro] (në portugalisht). Mais Futebol. 26 korrik 2014. Marrë më 5 gusht 2015.
- ↑ "Beira-Mar-FC Porto B, 2–3: Dragões operam reviravolta" [Beira-Mar-FC Porto B, 2–3: Dragonjtë përmbysin]. Record (në portugalisht). 12 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
- ↑ "FC Porto B-V. Guimarães B, 3–0: Segunda parte decidiu" [FC Porto B-V. Guimarães B, 3–0: Vendos pjesa e dytë]. Record (në portugalisht). 4 janar 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
- ↑ "Marítimo vence no Dragão e Lopetegui vê lenços brancos" [Marítimo fiton në Dragão dhe Lopetegui shikon leckën e bardhë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 29 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2016. Marrë më 3 janar 2016.
- ↑ "Sporting 2–0 FC Porto" (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 2 janar 2016. Marrë më 17 gusht 2017.
- ↑ "André Silva no ataque sim mas sem pressa" [André Silva për sulmin por e merr lehtë]. O Jogo (në portugalisht). 5 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2018. Marrë më 22 maj 2016.
- ↑ "André Silva sobe na hierarquia e aponta ao clássico" [André Silva rritet në radhët e tij dhe është gati për klasiken] (në portugalisht). SAPO. 26 prill 2016. Marrë më 22 maj 2016.
- ↑ "André Silva: "Marcar no Dragão é um sonho"" [André Silva: "Të shënosh në Dragão është një ëndërr"] (në portugalisht). Rádio Renascença. 14 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2017. Marrë më 22 maj 2016.
- ↑ "Sp. Braga vence Taça de Portugal" [Sp. Braga fiton Kupën e Portugalisë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 22 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2018. Marrë më 22 maj 2016.
- ↑ "Porto e Roma barazojnë në ndeshjen e parë". Koha.net. 17 gusht 2016. Marrë më 22 korrik 2019.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Andre Silva signs new FC Porto contract with €60m release clause" [Andre Silva firmos kontratë të re me Porton me klauzolë lirimi 60 milion €] (në anglisht). ESPN FC. 21 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ↑ "Official: André Silva is a new AC Milan player" [Zyrtare: André Silva është lojtari i ri i AC Milan] (në anglisht). A.C. Milan. 12 qershor 2017. Marrë më 12 qershor 2017.
- ↑ "Milani zyrtarizon Andre Silvan: Frymëzohem nga CR7!". Gazeta Shqip. 12 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2019. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "AC Milan sign Andre Silva from Porto in reported €38m deal" [AC Milan firmos me Andre Silvën nga Porto në një marrëveshje të raportuar prej 38 milion €] (në anglisht). ESPN FC. 12 qershor 2017. Marrë më 12 qershor 2017.
- ↑ "Serie A: Red&blacks' shirt numbers announced" [Serie A: Publikohen numrat e fanellave të kuqezinjëve] (në anglisht). A.C. Milan. 12 gusht 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
- ↑ "Milan 'minimal' në Rumani". Top-Channel.tv. 27 korrik 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Milani "tenis" me Shkëndijën, e mposht 6-0". Top-Channel.tv. 17 gusht 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Austria Wien 1–5 Milan" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2017. Marrë më 14 shtator 2017.
- ↑ "Milani bën fitore me goleadë në Austri, Andre Silva shënon tripletë (VIDEO)". Panorama Sport. 14 shtator 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Andre Silva revels in Milan hat-trick" [Andre Silva zbavitet me tregolësh me Milanin] (në anglisht). Football Italia. 14 shtator 2017. Marrë më 16 shtator 2017.
- ↑ "Who makes our Europa League Team of the Week" [Kush ja del për Ekipin e Javës së Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 15 shtator 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
- ↑ "Perin zhbllokon Silvën, Milan merr 3-pikësh me "aromë" Europe". Ora News. 11 mars 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Zyrtare: Andre Silva transferohet te Sevilla". Telegrafi.com. 11 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "VIDEO/ Me përmbysje dhe me një penallti të pritur nga Ter Stegen në minutën e 90'të, Barcelona fiton Superkupën". BalkanWeb.com. 13 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Tripletë që në debutim, Andre Silva thyen rekordin 25-vjeçar". Sport Ekspres. 20 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ ""Ditë e zezë" edhe për Realin, ish sulmuesi i Milanit i shënon dy gola". Top-Channel.tv. 26 shtator 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
- ↑ "Neuer Adlerträger kommt von AC Milan: André Silva verstärkt die Eintracht" (në gjermanisht). Eintracht Frankfurt. 2 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2019. Marrë më 2 shtator 2019.
- ↑ Johannes Graf (14 shtator 2019). "Drei Punkte gegen Frankfurt! Der FCA ist in der Bundesliga angekommen". Augsburger Allgemeine (në gjermanisht). Marrë më 14 shtator 2019.
- ↑ "André Silva marca no empate do Eintracht Frankfurt" [André Silva scores in Eintracht Frankfurt draw]. Jornal de Notícias (në portugalisht). 22 shtator 2019. Marrë më 22 shtator 2019.
- ↑ Bruno Roseiro (27 qershor 2020). "André Silva termina Bundesliga com mais um golo e ganha "título" de melhor marcador da retoma (extra Lewandowski)". Observador (në portugalisht). Marrë më 30 qershor 2020.
- ↑ "André Silva iguala feito de Hugo Almeida". A Bola (në portugalisht). 14 qershor 2020. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2020. Marrë më 17 korrik 2020.
- ↑ "Eintracht kauft André Silva" (në gjermanisht). Eintracht Frankfurt. 10 shtator 2020. Marrë më 10 shtator 2020.
- ↑ "Andre Silva von Eintracht Frankfurt ist der Spieler des Monats Januar 2021" (në gjermanisht). Bundesliga. shkurt 2021. Marrë më 22 mars 2021.
- ↑ Sean Gillen (15 maj 2021). "Portugal striker André Silva breaks Eintracht Frankfurt goalscoring record" (në anglisht). PortuGOAL. Marrë më 22 maj 2021.
- ↑ "Andre Silva on target as Eintracht Frankfurt end Freiburg's faint European hopes" (në anglisht). Bundesliga. 22 maj 2021. Marrë më 22 maj 2021.
- ↑ "RB Leipzig sign forward André Silva" (në anglisht). RB Leipzig. 2 korrik 2021. Marrë më 2 korrik 2021.
- ↑ "André Silva reforça o Leipzig: o contrato e os valores do negócio". O Jogo (në portugalisht). 2 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2022. Marrë më 26 qershor 2022.
- ↑ "Dominik Szoboszlai double earns RB Leipzig crushing win over VfB Stuttgart" (në anglisht). Bundesliga. 20 gusht 2021. Marrë më 21 gusht 2021.
- ↑ Luca Stamerra (19 tetor 2021). "Champions League, PSG-Lipsia 3–2 – Bastano Messi e Mbappé: 3–2 al Lipsia e +1 sul Manchester City" (në italisht). Eurosport. Marrë më 23 nëntor 2021.
- ↑ "Alemanha: Leipzig de André Silva vence a Taça nos penáltis" (në portugalisht). Mais Futebol. 21 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
- ↑ "Andre Silvak utzita jokatuko du" [André Silva will play on loan] (në baskisht). Real Sociedad. 2 gusht 2023. Marrë më 2 gusht 2023.
- ↑ Marta Gonzalo (1 tetor 2023). "Con el 21 de David Silva debuta André con la Real: "Con muchas ganas de triunfar aquí"" (në spanjisht). El Desmarque. Marrë më 29 dhjetor 2023.
- ↑ "Werder Bremen leiht André Silva aus" [Werder Bremen loan André Silva] (në gjermanisht). SV Werder Bremen. 3 shkurt 2025. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2025. Marrë më 3 shkurt 2025.
- ↑ "Germany secure second title in Hungary" [Gjermania siguron titullin e dytë në Hungari] (në anglisht). UEFA. 31 korrik 2014. Marrë më 16 maj 2016.
- ↑ "Portugal stay perfect, Colombia sneak through" [Portugalia qëndron e përkryer, Kolumbia kalon me dinakëri] (në anglisht). FIFA. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
- ↑ "Porto pair propelling Portugal's title tilt" [Dyshja e Portos vë në lëvizje animin e titullit të Portugalisë] (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
- ↑ "Caminhada rumo à Polónia começa com goleada" [Rruga për në Poloni fillon me goleadë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 8 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
- ↑ "André Silva and João Cancelo called into Portugal squad" [André Silva dhe João Cancelo thirren në skuadrën e Portugalisë] (në anglisht). PortuGOAL. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ↑ "Portugal 5–0 Gibraltar: European champions hammer minnows as Nani scores brace" [Portugalia 5–0 Gjibraltari: Kampionët evropian shkatërrojnë amatorët, Nani shënon dopietë]. Daily Mail (në anglisht). 1 shtator 2016. Marrë më 5 shtator 2016.
- ↑ "Portugalia 'shkatërron' Andorrën, Ronaldo shënon katër gola (Video)". Telegrafi.com. 7 tetor 2016. Marrë më 23 korrik 2019.
- ↑ "Chapa seis às Ilhas Faroé com "hat-trick" de André Silva" [Gjashtë për të kaluar Ishujt Faroe me një tregolësh të André Silvës] (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 11 tetor 2016. Marrë më 18 qershor 2017.
- ↑ "Lojtarët e ftuar të Portugalisë për Kupën e Konfederatave". Lajmi.net. 25 maj 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
- ↑ "Portugalia dhe Meksika ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave (Video)". Telegrafi.com. 18 qershor 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
- ↑ "Portugalia kalon si e para e Grupit A pas fitores së lehtë ndaj Zelandës së Re (Video)". Telegrafi.com. 24 qershor 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
- 1 2 "Portugalia e treta në Kupën e Konfederatave". RTV21.tv. 2 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 23 korrik 2019.
- ↑ "Zyrtare: Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës". Gazeta Blic. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2019. Marrë më 23 korrik 2019.
- ↑ "André Silva marcou o 1.000.º golo da história da seleção portuguesa" [André Silva shënoi golin e 1.000të në historinë e ekipit kombëtar portugez] (në portugalisht). SAPO. 28 maj 2018. Marrë më 28 maj 2018.
- ↑ Kemajl Goca (15 qershor 2018). "Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3". Botasot.info. Marrë më 15 qershor 2018.
- ↑ "André Silva" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 maj 2016.
- 1 2 "André Silva". Eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 19 qershor 2017.
- ↑ "André André eleito o melhor jogador da Liga" [André André votohet lojtari më i mirë i ligës] (në portugalisht). SAPO. 15 tetor 2015. Marrë më 28 maj 2016.
- ↑ "Slimani eleito melhor jogador de dezembro" [Slimani votohet lojtari më i mirë i dhjetorit] (në portugalisht). SAPO. 19 janar 2016. Marrë më 28 maj 2016.
- ↑ "Our Champions League breakthrough team of 2016" [Skuadra jonë e zbulimeve të vitit në Ligën e Kampioneve 2016] (në anglisht). UEFA. 24 dhjetor 2016. Marrë më 25 dhjetor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- André Silva Arkivuar 3 qershor 2020 tek Wayback Machine te ForaDeJogo
- Statistikat me ekipin kombëtar
- André Silva te National-Football-Teams.com
- André Silva – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 1995
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Sevilla FC
- Futbollistë në Eintracht Frankfurt
- Futbollistë në RB Leipzig
- Futbollistë në Real Sociedad
- Futbollistë në SV Werder Bremen
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2020
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2022
