Barometri Global i Korrupsionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Barometri Global i Korrupsionit i publikuar nga Transparency International është sondazhi më i madh në botë që ndjek opinionin publik mbi korrupsionin.[1] Ai anketon 114,000 njerëz në 107 vende mbi pikëpamjet e tyre për korrupsionin.

A keni paguar ryshfet në vitin 2013?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njerëzit në 107 vende janë anketuar nëse i kanë paguar ryshfet një organi publik gjatë vitit të kaluar; por për një numër të vogël të këtyre vendeve, Shqipëria, Azerbajxhani, Brazili, Burundi, Fixhi, Franca, Gjermania, Libani, Luksemburgu, Malavi, Rusia dhe Zambia, të dhënat e përgjigjeve për pyetje të veçanta janë përjashtuar për shkak të shqetësimeve rreth vlefshmërisë dhe besueshmërisë. Marzhi i gabimit për çdo vend është 3%. Madhësia tipike e mostrës është 1000 njerëz. Katër vende – Qiproja, Luksemburgu, Vanuatu dhe Ishujt Solomon – kanë një madhësi kampioni prej 500 personash dhe një marzh gabimi prej 4%.

Ndryshe nga Indeksi tjetër i ngjashëm i Perceptimit të Korrupsionit i publikuar nga Transparency International, ky është një sondazh që pyet drejtpërdrejt popullatën në vend që të përdorë "opinionet e perceptuara të ekspertëve", i cili është subjekt i njëanshmërisë thelbësore dhe si i tillë është kritikuar. Në një artikull të vitit 2013 në Foreign Policy, Alex Cobham argumentoi se CPI ngërthen në vetvete një paragjykim të fuqishëm dhe mashtrues të elitës në perceptimet popullore të korrupsionit, duke kontribuar potencialisht në një rreth vicioz dhe në të njëjtën kohë duke nxitur reagime të papërshtatshme të politikave. Cobham rifillon: "indeksi korrupton perceptimet në atë masë sa që është e vështirë të shihet një justifikim për vazhdimin e publikimit të tij".[2]

Renditja Vendi/Territori % e njerëzve që kanë paguar ryshfet[3]
1  Australia 1
2  Danimarka 1
3  Finlanda 1
4  Japonia 1
5  Spanja 2
6  Kanadaja 3
7  South Korea 3
8  Malaysia 3
9 Maldivet 3
10  New Zealand 3
11  Norvegjia 3
12  Uruguaji 3
13  Portugalia 3
14  Belgjika 4
15  Kroacia 4
16  Gjeorgjia 4
17  Italia 5
18  Britania e Madhe 5
19  Estonia 6
20  Sllovenia 6
21   Zvicra 7
22  Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7
23  Bullgaria 8
24  Kili 10
25  Salvadori 12
26  Hungaria 12
27  Izraeli 12
28  Palestina 12
29  Jamaica 12
30  Filipinet 12
31  Argjentina 13
32  Rwanda 13
33  Vanuatu 13
34  Republika Çeke 15
35  Kosova 16
36  Maqedonia e Veriut 17
37  Rumania 17
38  Sudani 17
39  Armenia 18
40  Thailand 18
41  Tunizia 18
42  Qiproja 19
43  Letonia 19
44  Sri Lanka 19
45  Peru 20
46  Sllovakia 21
47  Turqia 21
48  Kolumbia 22
49  Greqia 22
50  Paraguaji 25
51  Lituania 26
52  Serbia 26
53 Papua Guinea e Re 27
54  Venezuela 27
55  Bosnja dhe Hercegovina 28
56  Madagaskari 28
57  Iraku 29
58  Moldavia 29
59  Vietnami 30
60    Nepal 31
61  Meksika 33
62  Kazakistani 34
63  Pakistan 34
64  Ishujt Solomon 34
65  Bolivia 36
66  Egjipti 36
67  Indonezia 36
68  Taiwan 36
69  Ukraina 37
70  Jordan 37
71  Bangladesh 39
72 Sudani i Jugut 39
73  Algjeria 41
74  Nigeria 44
75  Etiopia 44
76  Mongolia 45
77  Kirgistani 45
78  Afganistani 46
79  Republika Demokratike e Kongos 46
80  South Africa 47
81  Morocco 49
82  India 54
83  Ghana 54
84  Tanzania 56
85  Kamboxhia 57
86  Senegal 57
87  Uganda 61
88  Kameruni 62
89  Libia 62
90  Zimbabwe 62
91  Mozambique 62
92  Kenya 70
93  Jemeni 74
94 Liberia 75
95  Sierra Leone 84

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Global Corruption Barometer - 2013". transparency.org. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2020. Marrë më 2014-04-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Cobham, Alex. "Corrupting Perceptions". Foreign Policy. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2014. Marrë më 16 mars 2024. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "BBC News - Map: Which country pays the most bribes?". BBC News. 9 korrik 2013. Marrë më 2014-04-30. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)