Jump to content

Dobovjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dobovjan
Добовјани
Fshat
Pamje nga ajri i Dobovjanit
Pamje nga ajri i Dobovjanit
Popullsia
 • Gjithsej168
Emri i banorëveDobovjanas

Dobovjan, (maqedonisht: Добовјани/Dobovjani) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.


Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati ka 168 banorë,shumica e tyre shqiptarë 164 dhe 4 të tjerë.[1]


Dobovjani është një fshat i vogël në krahasim me Veleshtën dhe disa fshatra të tjerë të cilët e rrethojnë. Gjendet në pjesën veri-perëndimore të Strugës, drejt magjistralës Strugë - Dibër, por në Veleshtë kthen në të majtë dhe afro 2 km mbrrin në Dobovjan. Dobovjani sikurse të gjithë fshatrat tjerë të banuara me shqiptarë ka karakteristikat e tija. Eshtë pika më e ulët e lartësisë mbidetare, përmes e ndan lumi Drini i Zi. Poashtu në Drinin e Zi derdhet përroi i Vevçanit i cili në stinë të ndryshme të vitit ka sasi të ndryshme. Për pozitën gjeografike që ka ka kaluar rruga "Via egnatia", gjegjësishtë rruga karavane. Në mijëvjeçarin e parë është quajtur Prosibila, pastaj pas një tërmeti të fuqishëm dhe perandorisë romake u bë rrafsh me tokë. Por fshati ndërtohet përsëri prej materialit ndërtimor të asaj kohe me emrin Laktesh. Kështu kz emër është përdorur disa shekuj me rradhë. Por pas një kohe nga shekulli XIV merr emrin Dobovjan.


  1. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.