Edon Hasani
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Edon Hasani | ||
Datëlindja | 9 janar 1992 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Tirana | ||
Numri | 16 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2009 | Vllaznia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2012 | Vllaznia | 36 | (1) |
2012–2014 | Litex Lovech | 9 | (0) |
2013 | → Ceahlăul (huazim) | 1 | (0) |
2014 | → Poli Timișoara (huazim) | 5 | (0) |
2014–2017 | Kukësi | 67 | (5) |
2017–2018 | Vllaznia | 14 | (2) |
2018 | Sepahan | 6 | (0) |
2018– | Tirana | 18 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Shqipëria U17 | 1 | (0) |
2009–2012 | Shqipëria U19 | 7 | (0) |
2012–2013 | Shqipëria U21 | 3 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 janar 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 prill 2014 |
Edon Hasani (lindur më 9 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Tirana.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vllaznia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hasani zhvilloi paraqitjen e parë në sezonin 2009–10 për Vllazninë më 17 prill 2009 në një ndeshje kampionati ndaj Skënderbeut, duke luajtur në 15 minutat e fundit në vend të Ansi Nikës.[1]
Debutimi i tij në Evropë erdhi më 30 korrik 2011 në një ndeshje kualifikuese të UEFA Ligës së Evropës ndaj Birkirkarës; ai hyri në minutën e 88të të ndeshjes që u mbyll me fitoren 1–0 në shtëpi.[2] Ai luajti edhe pesë minuta në ndeshjen e kthimit, që pavarësisht se u mbyll në barazim 1–1, i siguroi Vllazninë kualifikimin në raundin tjetër.[3] Në raundin tjetër, kësaj rradhe ndaj klubit zviceran Thun, Hasani luajti në të dyja ndeshjet si zëvëndësues, por ekipi i tij u eliminua ngushtë me rezultatin e përgjithshëm 2–1.
Bullgaria dhe Rumania
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 gusht 2012, Hasani u bashkua me klubin bullgar Litex Lovech që luante në ligën elitare të Bullgarisë. Pas 9 paraqitjesh me klubin e ri, në verën e vitit 2013, ai u bashkua me klubin rumun FC Ceahlăul në Liga I;[4] në aventurën e tij të shkurtër me Ceahlăul, Hasani zhvilloi vetëm një ndeshje, duke u paraqitur në 11 minutat e fundit të suksesit 3–0 ndaj Brașov.[5] Në janar 2014, Hasani ndërroi klub sërisht, por qëndroi në Rumani, ku firmosi me ACS Poli Timișoara, një tjetër klub i Liga I.
Kukësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hasani u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 2014 dhe firmosi një kontratë një-vjeçare me Kukësin; kontrata kishte mundësinë e rinovimin edhe për dy vite të tjera.[6] Ai debutoi më 25 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj ish ekipit të tij Vllaznia, duke luajtur 88 minuta në një fitore 2–1.[7] Në ndeshjen e rradhës ai bëri debutimin e tij në stadiumin Zeqir Ymeri, shtëpia e Kukësit, duke ndihmuar ekipin të mposhti ekipin e sapongjitur Elbasanin.[8]
Hasani shënoi golin e parë me verilindorët më 19 nëntor 2014 në triumfin 5–2 ndaj Pogradecit, e vlefshme për ndeshjen e vajtjes të raundit të dytë të kupës.[9] Ai e mbylli sezonin e parë në Kukës duke luajtur 26 ndeshje në kampionat, shumicën e tyre si titullar, si dhe 7 ndeshje në kupë; Kukësi u mposht në finalen e kupës dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Në finalen e kupës ndaj Laçit më 29 maj 2015, e cila ishte ndeshja e fundit e sezonit, Hasani shënoi golin e barazimit të përkohëshëm (i dyti i tij në kupë) në humbjen përfundimtare 2–1 në stadiumin Qemal Stafa.[10]
Hasani zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Kategorinë Superiore më 5 mars 2017 në barazimin 1–1 ndaj Flamurtarit në Vlorë; ai luajti si titullar për 84 minuta.[11] Po në atë muaj, Hasani zyrtarizoi largimin nga klubi.[12] Ai ndërpreu kontratën pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.[13] Kukësi e përfundoi sezonin 2016–17 duke fituar kampionatin e parë në histori.[14]
Rikthimi në Shkodër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 korrik 2017, pas disa javëve negociata, Hasani zyrtarisht u rikthye në vendlindje duke firmosur një kontratë dy-vjeçare me Vllazninë.[15] Atij i'u dha fanella me numrin 10, dhe bëri debutimin e tij të dytë me klubin më 10 shtator, duke shënuar me portë bosh të dytin e fitores 2–0 ndaj klubit të sapongjitur Lushnja në ndeshjen hapëse të kampionatit.[16] Hasani la një Vllazni në vështirësi në dhjetor 2017 me qëllim për të luajtur jashtë shtetit, pasi mori një ofertë nga iranianët e Sepahanit.[17]
Sepahan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 dhjetor 2017, Hasani ndërroi kontinent për herë të parë për t'u bashkuar me Sepahanin në një marrëveshje 18-mujore.[17]
Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 23 korrik 2018, Hasani u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Tiranën në kontratë deri në qershor 2020.[18]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hasani bëri debutimin e tij me ekipin nën-19 në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 ndaj Italisë më 13 nëntor 2009; ai luajti 59 minuta para se t'i hapte rrugë Armando Vajushit me ndeshjen që u mbyll 5–0.[19] Ai luajti ndeshje të plota ndaj Republikës së Irlandës dhe San Marinos; Shqipëria dështoi të kualifikohej në raundin elite.[20][21]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vllaznia | 2007–08 | Kategoria Superiore | 4 | 0 | 0 | 0 | — | — | 4 | 0 | ||
2008–09 | 1 | 0 | 2 | 1 | 0 | 0 | — | 3 | 1 | |||
2009–10 | 2 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | |||
2010–11 | 27 | 0 | 3 | 0 | — | — | 30 | 0 | ||||
2011–12 | 7 | 1 | 7 | 2 | 4[a] | 0 | — | 23 | 1 | |||
Gjithsej | 41 | 1 | 13 | 3 | 4 | 0 | — | 59 | 4 | |||
Litex Lovech | 2012–13 | Liga e Parë | 9 | 0 | 0 | 0 | — | — | 9 | 0 | ||
Ceahlăul | 2013–14 | Liga I | 1 | 0 | 1 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||
Poli Timișoara | 2013–14 | Liga I | 5 | 0 | 0 | 0 | — | — | 5 | 0 | ||
Kukësi | 2014–15 | Kategoria Superiore | 26 | 0 | 7 | 2 | — | — | 33 | 2 | ||
2015–16 | 22 | 5 | 4 | 1 | 6[a] | 0 | — | 32 | 6 | |||
2016–17 | 19 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 1[b] | 0 | 22 | 0 | ||
Gjithsej | 67 | 5 | 13 | 3 | 6 | 0 | 1 | 0 | 87 | 8 | ||
Vllaznia | 2017–18 | Kategoria Superiore | 14 | 2 | 1 | 0 | — | — | 15 | 2 | ||
Sepahan | 2017–18 | Persian Gulf Pro League | 6 | 0 | 0 | 0 | — | — | 6 | 0 | ||
Tirana | 2018–19 | Kategoria Superiore | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 0 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 143 | 8 | 28 | 6 | 10 | 0 | 1 | 0 | 182 | 14 |
- ^ a b Të gjithë ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kukësi[22]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vllaznia Shkodër vs. Skënderbeu Korçë 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 17 prill 2010. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Birkirkara vs. Vllaznia" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Vllaznia vs. Birkirkara" (në anglisht). UEFA. 7 korrik 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Edon Hasani firmos me Çeahlaulin e Rumanisë". Gazeta Dita. 17 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 janar 2019.
- ^ "Ceahlăul Piatra Neamț vs. Corona Braşov 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 korrik 2013. Marrë më 28 janar 2019.
- ^ Jonuz Hallaçi (30 korrik 2014). "Kukësi firmos me Edon Hasanin, rinovon kontratën edhe Shameti". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ Admir Uruçi (25 gusht 2014). "Kukësi zhyt Vllazninë, "pushton" Shkodrën. Raineri: Pas Teutës, do shihni ekipin tim". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ Erjon Hamitaj (31 gusht 2014). "Kukësi është i pari, start me hap kampioni. Verdheblutë të pafuqishëm, pa asnjë pikë". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Kukësi vs. Pogradeci 5 – 2" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2014. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Laçi fiton Kupen e Shqiperise 2015". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 30 maj 2015. Marrë më 21 maj 2020.
- ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kukësi 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 5 mars 2017. Marrë më 5 mars 2017.
- ^ "Zyrtare: Edon Hasani largohet nga Kukësi". Gazeta Tema. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
- ^ ""Nuk mban më ujë pilafi", Edon Hasani largohet nga Kukësi". Panorama Sport. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
- ^ "Kukësi, kampion për herë të parë në histori". SuperSport.al. 20 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
- ^ "VLLAZNIA BËN GODITJEN E PARË.FIRMOS ME EDON HASANIN". Rozafa.tv. 29 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
- ^ Erald Kodheli (10 shtator 2017). "Vllaznia e nis me fitore përballë Lushnjes". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
- ^ a b Erald Kodheli (19 dhjetor 2017). "EKSKLUZIVE/ Vllaznia tha se ishte i dëmtuar, Edon Hasani prezantohet te klubi i ri në Iran". Panorama Sport. Marrë më 19 dhjetor 2017.
- ^ "Edon Hasani dy sezone bardheblu". kftirana.al. KF Tirana. 23 korrik 2018. Marrë më 26 korrik 2018.
- ^ "Italy U19 vs. Albania U19 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Republic of Ireland U19 vs. Albania U19 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 15 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ "Albania U19 vs. San Marino U19 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
- ^ a b "Edon Hasani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 dhjetor 2017.
- ^ "Edon Hasani". Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edon Hasani – Rekordi në kompedicionet e UEFA-s
- Profili te Soccerway
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë nga Shkodra
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në KF Vllaznia Shkodër
- Futbollistë në PFC Litex Lovech
- Futbollistë në FC Ceahlăul Piatra Neamț
- Futbollistë në ACS Poli Timișoara
- Futbollistë në FK Kukësi
- Futbollistë në Sepahan S.C.
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në Kategoria Superiore