Jump to content

Fëkëh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fikhut)

Fikh, transkriptuar në shqip fëkëh (arabisht فقه , "njohja, të kuptuarit, thellimi tek diçka“[1]) është jurisprudenca islame. Shpeshherë shpjegohet si kuptimësia që njerëzit kanë ndaj ligjit hyjnor islam siç është shpallur në Kuran dhe Sunnet. Fëkhu shtjellon dhe zgjeron Sheriatin përmes ixhtihadit (interpretimit) të Kuranit e Sunnetit nga ulematë dhe ushtrohet përmes fetvave të tyre dhe çështjeve që u parashtrohen. Kësodore, nëse Sheriati çmohet si i pandryshueshëm dhe i pagabueshëm, fëkhu vlerësohet i gabueshëm si dhe i ndryshueshëm. Fëkhu merret me ndjekjen e detyrimeve ritualore, moralin dhe ligjësinë sociale në Islam. Më Islamin Sunni ka katër medhhebe (shkolla fëkhu), ndërsa në Islamin Shi'i janë dy-tre. Njerëzit e kënduar në fëkëh quhet fukahá.

Në rast se për to nuk ka prova as në kuran, as në sunna dhe as në ixhmanë e teologëve islamikë, ato bazohen mbi mendimin e fukahave. Fëkhu është në këtë mënyrë shkenca e rregulloreve ligjore (al-ahkām ash-sharʿijja) brenda Sheriatit[2] nëpërmjet të cilit rendon çdo hulli të jetës private dhe publike në Islam.[3]

Historia e fëkhut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kulturën fisnore paraislame për të zgjidhur mosmarrëveshjet në rrugë ligjore njerëzit i drejtoheshin një hakami të pranuar nga të gjitha palët, i cili ishte i njohur për urtësi të veçantë. Ky nuk kishte kurrfarë pushteti ekzekutiv për të zbatuar një vendim gjyqësor, kështu që ai u kërkonte palëve kundërshtare që më parë që të betoheshin dhe si dorëzani t'i dorëzonin një të treti asnjanës mallra nga prona e vet.

Pas hixhrësMuhametit dhe ndjekësve të tij për në Medinë, rolin e një hakamit të tillë për myslimanët e mori përsipër Muhameti. Sipas vetëkuptimit të tij, siç thuhet edhe në kuran, ai vlente për këtë si shembull për ndjekësit e tij.[4]:

Tek i dërguari i zotit keni një shembull të mirë...
-sure 33, vargu 21

Edhe kalifët e parë kishin funksionin e gjyqtarëve për bashkësinë myslimane. Vetem prej kohës së kalifëve omajjadë u vendosën gjykatës, të cilët ishin relativisht të lirë për dhënien e vendimeve, të formulonin gjykimet sipas ra'i („mendjes“, „mendimit“) të vet duke mos rënë në kundërshtim me kuranin, sunnetin e trashëguar të Muhametit dhe ligjeve zakonore (`urf) lokale.

Drejtimet e para juridike të fesë islame kanë lindur në gjysmën e dytë të shekullit të 8-të në Kufa dhe BasraIrakut, në Siri dhe Medinë si dhe Mekkë, të cilat ndryshonin nga njëri-tjetri jo vetëm sipas të drejtës zakonore lokale por edhe sipas interpretimit të haditheve.

Rrënjët e fëkhut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi ligjor islamik, i cili rrjedh nga Sheriati, nuk e ka bazën vetëm tek Kurani. Të katër medhhebet sunnite njohin katër rrënjë, dmth. burime të jurisprudencës (arabisht أصول الفقه usul al-fikh = uṣūlu ʾl-fiqh), të cilat që prej sistematizimit të të drejtës islame (e shumta prej kohës së ash-Shāfiʿī-t († 820)[5] vlejnë si bazat e jurisprudencës.

  • Kurani, është për myslimanët fjala e drejtpërdrejtë e Allahut dhe burimi i parë juridik, i cili përmban jo vetëm norma por edhe parime të caktuara (makāṣid). Rreth 500 vargje (afër 8 %) të kuranit kanë lidhje me ligjet.
  • Sunneti[6] është shuma e thënieve dhe veprimeve të trashëguara të themeluesit të fesë Muhametit duke paraqitur materialin më voluminoz të jurisprudencës islame. Sunna është trashëguar në formën e hadith-eve, të cilët janë fiksuar që herët me shkrim ose janë trashëguar gojarisht. Rritja e shpejtë e numrit të hadith-ëve me përshkrimin e veprimeve dhe shprehjeve të Muhametit çoi në fillim të shekullit të 8-të në përmbledhjen e parë të këtij koleksioni trashëgimie [7]. Në fillim të shekullit të 9-të u bë një përzgjedhje, sipas mendimit islam, me kritere të rrepta, të hadith-eve „autentike“ (origjinale, të vërteta) në „Gjashtë librat“ (arabisht الكتب الستة = al-kutub as-sitta),[8] dy nga të cilët (Buhari dhe Muslimi) gëzojnë respekt të veçantë. Që këto vepra janë hartuar sipas temave ligjore të jurisprudencës: e drejta rituale, e drejta tregtare dhe kontratore, e drejta e martesës etj. Në sunna si burim i jurisprudencës Muhameti paraqitet jo vetëm si profet (siç vërtetohet disa herë në kuran) por edhe si ligjvënës, si forcë legjislative dhe ekzekutive. Kjo pozitë e Muhametit del qartë nga disa vargje të kuranit që kanë lindur në Medinë:
O besimtarë! Bindjuni zotit dhe të dërguarit të tij dhe mos e braktisni, kudo ku e dëgjoni!
-sure 8, vargu 20
Shih edhe sure 5, vargu 92; sure 24, vargu 54 dhe sure 64, vargu 12.

Marrëdhënia e këtyre dy burimeve me njëri-tjetrin (kuranit dhe sunna-s) ka qenë në doktrinën juridike shpesh objekt dikutimesh kontroverse (kundërshtuese). Pasi çështja nëse kurani mund të abrogohet (shfuqizohet, hidhet poshtë) ose të kufizohet në përmbajtje vetëm nëpërmjet një zbulese tjetër hyjnore apo edhe nëpërmjet sunna-s me devijime nga kurani, kjo ka mbetur e diskutueshme (shih ikhtilāf) në shkrimet teoriko-juridike.[9] Përpjekjet e para për sqarimin e kësaj çështjeje gjenden të dokumentuara në risāla-t (letrat) e Ash-Shāfiʿī-t[10]. Koncepti i tij që kurani mund të abrogohet vetëm nëpërmjet kuranit dhe sunna vetëm nëpërmjet sunna-s nuk respektohet pa rezerva nga drejtimet e tjera juridike. Kështu psh. sanksionet (dënimet) në rast vjedhje mundësohen vetëm duke marrë në konsideratë rregullat ligjore jokuranike, të cilat merren nga sunna. Aspekte relevante (me rëndësi) ligjore janë këtu vetëm çështja e diskutuar vetëm në shkrimet e sunna-s të vlerës minimale të gjësë së vjedhur si dhe sqarimi i çështjes nëse autori është ndodhur në momentin e veprës së tij në gjendje nevoje të rëndë.[11]

  • Burimi i tretë për jurisprudencën është parimi i ixhmāʿ-s (arabisht إجماع = iǧmāʿ = konsensus, miratim), dmth. pajtimi, marrëveshja e teologëve juristëve mbi një çështje ligjore. Këtu bëhet dallim ndërmjet tre llojeve të konsensit: konsensit me anë të shprehjes ose deklaratës së qartë (arabisht إجماع القول = ixhma' al-kaul = iǧmāʿu ʾl-kaul), konsensit duke u bazuar tek praktika e përgjithshme (arabisht إجماع الفعل = ixhma' al-fi'l = iǧmāʿu ʾl-fiʿl) dhe konsensit me anë të miratimit të heshtur (arabisht إجماع السكوت = ixhma' as-sukut = iǧmāʿ ʾs-sukūt). Shumë nga rregullat e sistemit të detyrimeve nuk kanë mundur të mbështeten me prova as nga kurani dhe as nga sunna. Por edhe vetë dy burimet kryesore të saj, kuranin dhe sunna-n, jurisprudenca i ka interpretuar në mënyrë kundërthënëse, çka ka çuar detyrimisht në mendime divergjuese (kundështuese) mbi kuptimin e vërtetë të zbulesës hyjnore dhe të trashëgimisë së sunna-s. Konsens absolut (i pakufizuar) (arabisht إجماع مطلق = ixhma' mutlak = iǧmāʿ muṭlak) ka mbizotëruar ndërmjet teologëve vetëm në çështjet parimore të detyrimeve rituale si psh. detyrimin (arabisht واجب = vaxhib = vāǧib = detyrë, detyrim) e faljes, të agjërimit etj. Një vend të gjerë në jurisprudencë në veprat e usul al-fikh-ut zë konsensi i kufizuar përmes një shtojce (arabisht إجماع مضاف ixhma' mudaf = iǧmāʿ muḍāf); fjala është për konsesin e teologëve të Mekkës dhe Medinës, për atë të kalifëve „legjitimë“, të ixhma-s së „dy qyteteve“ (dmth. Kufa und Basra). Legjitimiteti i ixhma-s si burim për jurisprudencën bazohet në konceptin parimor se konsensi mes teologëve nuk mund të jetë kurrë në kundërshtim me kuranin dhe sunna-n. Është meritë e Ash-Shāfiʿī-t ajo që parimi i konsensit është rrënjosur si burimi i tretë i rëndësishëm për jurisprudencën në sistemin juridik islam.[12]
  • Konkluzioni (përfundimi) analogjik (arabisht القياس = al-kiyās) është që prej Ash-Shāfiʿī-t burimi i katërt i njohur për jurisprudencën. Gjatë procesit të zhvillimit të jurisprudencës në shekujt 8 dhe 9 nuk arritën të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme të gjitha çështjet ose aspektet përbërëse të praktikës së kultit me anë të tre burimeve të përmendura më lart. U bë e nevojshme që rregullat ligjore të nxjerra nga tre burimet e para të transmetohen me anë të analogjisë (ngjashmërisë) në raste ose çështje të reja. Kjo formë juridiksioni, të cilës Ash-Shāfiʿī i ka dhënë vlefshmëri të përgjithshme duke e vënë atë në një shkallë me ixhtihadin, gjykimit (peshimit) vetjak gjatë interpretimit të ligjeve, ka pasur edhe kundërshtarë, të cilët njihnin vetëm kuranin dhe sunna-n si burim për jurisprudencën. Megjithatë konkluzioni analogjik ka mbetur një nga burimet e pranuara për fikh-un.[13]

Burime të tjera për jurisprudencën janë :

  • „Vendimi sipas mendjes së vet“ (arabisht رأى = ra'i) të juristit, aty ku as kurani dhe as sunna nuk citohen dot si burime primare për një vendim ligjor. Ra'i është forma më e vjetër e juridiksionit, e cila i përkon praktikës ligjore të bashkëluftëtarëve të profetit dhe pasuesve të tyre.[14]
  • E drejta zakonore (arabisht عرف= urf ose عادة= āda). Praktikat ligjore paraislamike u përvetësuan sidomos gjatë fazës së ekspansionit islam gjerësisht nga shari'a duke u legjitimuar përmes ixhma-s. E drejta zakonore medinase ka luajtur këtu një rol të madh por edhe praktikat administrative dhe ligjet në fuqi në territoret e pushtuara.
  • Ixhtihād-i (arabisht اجتهاد), interpretimi i pavarur i burimeve ligjore, sa ka ardhur dhe është smbrapsur nën islamin ortodoks (konservativ) përmes ndikimit të konsensit. Gjatë proçesit të konsolidimit të drejtimeve juridike filloi të formohej doktrina, sipas së cilës „porta e ixhtihād-it“ është mbyllur me lindjen e vetë këtyre drejtimeve juridike rreth vitit 300 ph. Megjithatë disa orientologë vënë në dukje se brenda drejtimeve juridike sunnite ixhtihād-i ka qenë deri thellë në shekullin e 16-të praktikë e zakontë ligjore.[15] Në kohën e sotme është kërkuar nga ana e lëvizjeve reformatore (psh. nga salafija por edhe nga myslimanë liberalë shekullarë (laikë), me qëllim të kundërt veç, si psh. Irshad Manji) hyrja sërish në fuqi e ixhtihadit ose është zbatuar hapur praktikimi i tij.

Pesë kategoritë ligjore të veprimeve të njerëzve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jurisprudenca islame i ndan veprimet e njerëzve në pesë kategori, meqenëse „Sipas mendimit të teologëve muhamedanë, në burimet e trashëguara të ligjeve muhamedane jo çdo gjë që urdhërohet ose ndalohet në formë urdhëresash dhe ndalimesh ka të njëjtën gradë force urdhërore ose ndaluese...Duke u nisur nga kjo pikëvështrimi jurisprudenca e fesë islame bën në përgjithësi dallim ndërmjet pesë kategorive“:[16] Jurisprudenca i quan ato (arabisht الأحكام الخمسة = al-aḥkām al-ḫamsa = pesë parimet (juridike).

  1. Veprimet e detyrueshme: (arabisht فرض farḍ ose arabisht واجب vāxhib) – këto veprime shpërblehen ndërsa moskryerja e tyre ndëshkohet. Dallim bëhet ndërmjet detyrimeve vetjake (arabisht فرض العين farḍ al-ʿayn), të cilat i ka për detyrë t'i plotësojë çdo mysliman, dhe detyrimeve kolektive (arabisht فرض الكفاية fard al-kifāya‚ detyrimi i kontributit të mjaftueshëm‘), për të cilat mjafton që për plotësimin e tyre të marrë pjesë një numër i majftueshëm myslimanësh. Në kategorinë e parë hyn psh. falja pesëherëshe e përditëshme (arabisht صلاة, në kuran صلوة salat-i ose namazi), në të dytën xhihadi.
  2. Veprime të rekomandueshme: (arabisht مندوب mandūb, مستحب mustahabb ose سنة sunna). Këto veprime shpërblehen ndërsa moskryerja e tyre nuk ndëshkohet.
  3. Veprime të lejueshme dhe indiferente: (arabisht مباح mubāh oder halal), Individi mund të vendosë vetë për moskryerjen ose kryerjen e veprimit. Ligji në këtë rast nuk parashikon as shpërblim as ndëshkim.
  4. Veprime të ulta, të papranueshme: (arabisht مكروه makrūh). Këto janë veprime, të cilat ligji në fakt nuk i ndëshkon por moskryrja e tyre lavdërohet.
  5. Veprime të ndaluara: (arabisht حرام harām). Autori i tyre ndëshkohet, moskryerja e tyre lavdërohet.[17]
(Shih edhe: Farḍ-i)

Veprimet e ndaluara ndëshkohen me anë të dënimeve të parashikuara në kuran (hudud) në botën e këtejme: konsumimi i alkoolit, imoraliteti, shpifja për imoralitet, vjedhja, homoseksualiteti mes meshkujve dhe apostazia (braktisja e fesë); kjo e fundit ndëshkohet në radhë të parë nga sunna e profetit Muhamet dhe jo përmes rregullave të kuranit.

Drejtimet e ndryshme juridike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindja e drejtimeve juridike, të cilat mbajnë përkatësisht emrat e themeluesve të tyre, është rezultat i aktiviteteve literare në lëmin e shkrimeve të hadith-it dhe të jurisprudencës në fillim të shekullit të 8-të:

Teoritë juridike të al-Auzāʿī-t dhe at-Tabarī-t gjenden në radhë të parë brenda trajtesave sistematike të fëkëhut tek bei ash-Shafii,[18] pasi shkrimet e tyre vetë, me përjashtim të pak fragmenteve, nuk janë trashëguar.[19]

Shiitët dhe Harixhitët kanë drejtimet e veta juridike. Ky i fundit në formën aktuale ibadite dhe drejtimi juridik i zaiditëve njihen nga katër drejtimet e lartpërmendura sunnite si drejtime juridike të vlefshme.

Portat e ixhtihād-it

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shekullin e 11-të ose të 12-të të erës kristiane ose përkatësisht atë të 4-t ose të 5-të të erës islame gjithmonë e më tepër teologë juristë islamikë i shpallën „portat e ixhtihād-it“ si të mbyllura, gjë që gjeti miratim të përgjithshëm duke mbetur kështu e padiskutueshme deri në shekullin e 19-të. Arsyeja për „mbylljen e portave të ixhtihad-it“ (arabisht انسداد باب الاجتهاد, insidād bāb al-ixhtihād) ishte fakti se në të vërtetë secili mysliman i rëndomtë mund të lëshonte parimisht një fetva, çka në praktikë mund të çojë në pasiguri të vazhdueshme në lidhje me ligjin, pasi në islamin sunnit nuk ka kler të përkufizuar qartë, i cili ka të drejtën absolute të lëshimit të një fatva-je, por vetëm grupi i përkufizuar relativisht në mënyrë të paqartë i teologëve juristë (ulema).

Disa teologë të asaj kohe (Al-Ghazali, Al-Amidi) luftonin, ndoshta duke parashikuar me urtësi, me forcë kundra këtij ngurtësimi, por veç u mposhtën në fund. Prej asaj kohe ka pasur dhe ka vazhdimisht përpjekje individësh ose grupesh për të hapur përsëri „portat e ixhtihād-it“ ose ato janë hapur vërtetë prej disave në praktikë por gjë që nuk e kanë njohur as pjesa fundamentaliste as ajo konservative e fesë islame.

Gjatë kohëve të fundit, sidomos që prej kur bota perëndimore është marrë më intensivisht me fenë islame dhe me sharî'a-n, pretendohet madje se „portat e ixhtihād-it“ nuk kanë qenë kurrë të mbyllura dhe se kjo është një legjendë me qëllim për të damkosur fenë islame si të prapambetur. Por duke studiuar shkrimet më të vjetra shihet se „mbyllja e portave të ixhtihād-it“ është diskutuar në fakt ashpër dhe shpesh është propozuar rihapja e tyre ose madje është praktikuar. Fakti veç që „portat e ixhtihād-it“ kanë qenë e pakta 600, në mos 800 vjet të mbyllura, nuk mohohet në këto shkrime.

Klerikë juristë të rëndësishëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • G. Bergsträsser: Grundzüge des islamischen Rechts. (Tiparet kryesore të të drejtës islamike) Berlin 1935
  • Yasin Dutton: The Origins of Islamic Law. The Qur'an, the Muwatta' and Madinan 'Amal. Curzon, Richmond 2002, ISBN 0-7007-1669-6
  • A. A. Fyzee: Outlines of Muhammadan Law. London 1955
  • Ignaz Goldziher: Die Ẓāhiriten. Ihr Lehrsystem und ihre Geschichte. Ein Beitrag zur Geschichte der muhammedanischen Theologie. (Zahiritët. Sistemi i doktrinës dhe historia e tyre. Studim mbi historinë e teologjisë muhamedane) Leipzig 1884
  • Miklos Muranyi: Fiqh. f. 306-307. Në: Helmut Gätje: Grundriß der Arabischen Philologie. Vol. II. Literaturwissenschaft. Wiesbaden 1987
  • Richard Potz: Islamisches Recht und europäischer Rechtstransfer (E drejta islamike dhe transferi juridik evropian), në: Europäische Geschichte Online, publikuar nga Institut für Europäische Geschichte (Mainz), 2011.
  • J. Schacht: An Introduction to Islamic Law. Oxford 1964
  • J. Schacht: The Origines of Muhammadan Jurisprudence. Oxford 1950
  • Otto Spies, E. Pritsch: Klassisches islamisches Recht. (E drejta islamike klasike) Në: Handbuch der Orientalistik. Vol. 3: Orientalisches Recht. Leiden/Köln 1964, f. 237-343

Quick Reference Guide Fiqh Arkivuar 21 nëntor 2011 tek Wayback Machine Koleksion burimesh dhe tekstesh mbi të drejtën islamike i Canadian Society of Muslims

  1. ^ (shiqo:Kamusul-Muhit 3/513).
  2. ^ Al-mausūʿa al-fiqhiyya. Botimi I. Kuvajt 1995. vol. 32, f. 193
  3. ^ A. J. Wensinck und J. H. Kramers: Handwörterbuch des Islam (Manuali i fesë islame). Brill, Leiden 1941. f. 130
  4. ^ Al-mausūʿa al-fiqhiyya. Botimi I. Kuvajt 1995. vol. 32, f. 189.
  5. ^ Fuat Sezgin: Geschichte des arabischen Schrifttums (Historia e shkrimeve arabe). Vol. 1, f. 484-490. Leiden, Brill. 1967
  6. ^ Në lidhje me kuptimin dhe përdorimin e këtij termi shih: M. M. Bravmann: The spiritual background of early Islam. Studies in ancient Arab concepts. Brill, Leiden 1972
  7. ^ Fuat Sezgin: Geschichte des arabischen Schrifttums. (Historia e shkrimeve arabe). Vol. 1, prej f. 55. Leiden, Brill. 1967
  8. ^ Ignaz Goldziher: Muhammedanische Studien. Vol. 2, prej f. 231.
  9. ^ Miklos Muranyi (1987), f. 300
  10. ^ Fuat Sezgin (1967), f. 488. Nr. II
  11. ^ Miklos Muranyi (1987), f. 301; për aspekte të tjera shih Joseph Schacht: An Introduction to Islamic Law. f. 179-180. Botimi 2. Oxford 1965
  12. ^ Miklos Muranyi (1987), f. 306-307
  13. ^ Miklos Muranyi (1987), f. 307
  14. ^ Fuat Sezgin: Geschichte des arabischen Schrifttums. (Historia e shkrimeve arabe) Brill, Leiden 1967. Vol. 1. f. 398-399
  15. ^ Malise Ruthven: Der Islam. Eine kurze Einführung. (Feja islame. Hyrje e shkurtër) Stuttgart 2000, f. 116
  16. ^ Ignaz Goldziher : Die Ẓāhiriten. Ihr Lehrsystem und ihre Geschichte. Ein Beitrag zur Geschichte der muhammedanischen Theologie. (Zahiritët. Sistemi i doktrinës dhe historia e tyre. Studim mbi historinë e teologjisë muhamedane) Leipzig 1884. f. 66
  17. ^ Ignaz Goldziher, op. cit. 66-70; M. Muranyi: Fiqh. Në: Helmut Gätje: Grundriß der arabischen Philologie. Vol. II: Literaturwissenschaft. Wiesbaden 1987. f. 298–299
  18. ^ Joseph Schacht: The Origins of Muhammadan Jurisprudence. f. 288-289. Oxford 1967
  19. ^ Miklos Muranyi (1987), f. 307-309