Fredrik von Otter
Fredrik von Otter | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 12 shtator 1900 – 5 korrik 1902 | |
Monarku | Oscar II |
Paraprirë nga | Erik Gustaf Boström |
Pasuar nga | Erik Gustaf Boström |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Fredrik Wilhelm von Otter 11 prill 1933 Fägred, Suedi |
Vdiq më | 9 mars 1910 (76 vjet) Karlskrona, Suedi |
Vendi i prehjes | Norra begravningsplatsen |
Nënshtetësia | Suedez |
Partia politike | I pavarur |
Bashkëshortja/et | Matilda Dahlström |
Fëmijët | 7 |
Shkollimi | Akademia Ushtarake Karlberg |
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi | Marina Suedeze |
Vite shërbimi | 1850-1902 |
Grada | Zëvendës admiral |
Fredrik Wilhelm von Otter (11 prill 1833 - 9 mars 1910) ishte një friherre (baron) dhe oficer detar suedez. Ai ishte anëtar i parlamentit (1892–1905) dhe kryeministër (1900–1902).
Otter lindi në famullin Fägre, Västergötland dhe i përkiste një familje të pasur dhe aristokratike. Ai hyri në Marinën Mbretërore Suedeze si toger i dytë në moshën 17 vjeç, por qëndroi pa ngritje në detyrë për një kohë të gjatë. Ndërkohë, ai shërbeu në Marinën Mbretërore Britanike nga viti 1857 deri më 1861, duke marrë pjesë në fushatat kundër piratëve në Detin e Kinës Jugore dhe mori pjesë në një nga ekspeditat e Polit të Veriut të Adolf Erik Nordenskiöld në vitin 1868, si komandant i anijes së ekspeditës Sofia. Ai u gradua komandant dhe u bë aide-de-camp i Princit të Kurorës Oscar, Duka i Östergötland, më 1872 dhe mbeti i tillë pas ardhjes së princit në fron si Oscar II në vitin 1873.
Në vitin 1874 ai u gradua kapiten dhe u emërua Ministër i Marinës Suedeze. Ai qëndroi në këtë pozicion deri në dorëheqjen e kabinetit De Geer në vitin 1880, pas së cilës ai u emërua drejtor i kantierit detar në Karlskrona. Ai u bë komodor në 1884, një zv. admiral më 1892 dhe admiral më 1900. Ai gjithashtu përfaqësoi qarkun Blekinge në dhomën e parë parlamentare (1891–1899) dhe Karlskronën në dhomën e dytë 1900–1902.
Pas dorëheqjes së Erik Gustaf Boström në vitin 1900, Otter iu ofrua kryeministria nga mbreti dhe formoi një kabinet i cili do të qëndronte në detyrë për dy vjet. Si kryeministër ai ishte përgjegjës për kryerjen e rimodelimit të sistemit ushtarak dhe heqjen përfundimtare të sistemit të ndarjeve të futur nga Karl XI më shumë se 200 vjet më parë. Në lidhje me organizatën e re ushtarake, u prezantua një sistem progresiv i taksimit. Pas përfundimit të asaj seance parlamentare në korrik 1902, Otter dha dorëheqjen dhe u pasua nga paraardhësi i tij Boström. Arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ishte dështimi në Riksdag i një projektligji të propozuar mbi të drejtat e votës. Vitet e mbetura i kaloi duke administruar pasurinë e tij në Trantorp jashtë Karlskrona.