Shko te përmbajtja

Fushtica e Poshtme

42°20′N 20°33′E / 42.33°N 20.55°E / 42.33; 20.55

Fushticë e Poshtme
Fshat

Fushticë e Poshtme është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë.

Fushtica e Poshtme shtrihet në pjesën më jugore të komunes së Drenasit.

Në këtë fshat jetojnë 112 familje me rreth 1100 banor.

Banorët mirren kryesisht me bujqësi, diku rreth 50% e sipërfaqës bujqësore është me sistem të ujitjes nga hidrosistemi "Ibër-Lepenc". Në vitet e 80 secila familje se paku një anëtarë të familjes e kishte të punësuar në Kosovë, ndërsa jashtë Kosove ishin vetëm 12 persona. Tani jashtë Kosove gjinden një numër shumë i madh (mbi 200 banor), ndërsa të punesuar në Kosovë janë shumë pak (diku rreth 25 persona).

Në fshat ekziston shkolla fillore ku tani me eshte ndar nga shkolla Luigj Gurakuqi ne Sankovc eshte ndar ne vitin 2017. Shkolla e fshatit mbanë emrin “24 Korriku”. Mësimet i vijojnë 150 nxënës të shpërndarë në dhjetë paralele. Numëri i nxënësve gjithnjë po zvoglohet.

Shkollimi: Nuk është i knaqëshëm, ka dy master të shkencave të Kimisë, një ing të makinerisë, një ing.të blegtorisë, gjashtë ekonomist, gjashtë mesues, një jurist, një asistent në fakultetin teknik, një stomatolog, një sociolog, një gazetar dhe 28 student të Profileve të ndryshme. Tani kuadrot e shkolluara dhe gjithnjë e më tepër po rritet duke u pasuruar me profesor universitar, Specialist mjekësor, stomatolog, infermier, farmacist e shumë të tjerë.

Gjatë luftës së fundit ky fshat ishte i djegur 97% e shtëpive dhe blegtori dhe mekanizëm bujqësor tërsisht të shkatërruar. Kishte tri viktima civile të vrarë: Besim (Ahmet) Osmani, Hajrije (Rexhep) Osmani dhe Islam (Xheladin) Memeti dhe te plagosur ku nga te plagosurit me moshen me te re ishte 17 Vjeqari Lutfi Meha dhe gjendjen me te rende plagosur ishin edhe Xhemajl Meha dhe Fehmi Meha me disa gerrvishje ne gjoks.Nga mjetet luftarake serbe ne Fushticë per vizitor nga lufta ka mbet e shkatrruar nje tank i rende ku ruhet si suvenir lufte.Tani fshati ka ndrruar pamjen, është rindertuar tërsisht, shkollë të re, rrugë të asfaltuar përmes fshatit (R 208). [nevojitet citimi]

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]