Zabeli i Poshtëm (Drenas)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 42°21′07″V 20°32′01″L / 42.3519°V 20.5337°L / 42.3519; 20.5337

Zabel i Poshtëm
Fshat
Vendndodhja
Zabel i Poshtëm is located in Kosova
Zabel i Poshtëm
Zabel i Poshtëm
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Prishtinë
Komuna Drenas
Të dhëna dhe statistika
Krahina etnografike/gjeografike Drenicë
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 34′ 51″ Veri

20° 55′ 16″ Lindje

Zabel i Epërm është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Zabeli i Poshtëm shtrihet pikërisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë - Pejë, dhe CarralevëSkenderaj, rreth 5 km në jug të Drenasit. Nëpër këtë fshat kalon lumi ”Drenica” i cili dukshëm e ndihmon bujqësinë e këtij fshati.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si fshat është relativisht i ri, ngase ishte si çiflig i Ahmet Efendisë. Këtu për herë të parë përqendrohen familje shqiptare – muhaxhirë pas vitit 1878 dhe thuaja këto familje e formuan këtë fshat. Pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre etnike në Toplicë, këtu erdhën këto vëllezër familjarë: Berilët, Pasjaçët, Buçincët, Slivovët (Loshët), Bublakët (Cërnovërhët), Dalldurët (Momçillët), Zhinipotokët (Bardhët), Currët (Llapatincët), Oranët, Konjuhët, Gergurët, Jashanicët.

Gjithashtu në këtë fshat banonin edhe tri vëllazëri familjare vendase që deklaronin se kanë ardhur nga Sankoci, vëllazëritë Rama, Haxha dhe Brahimi.

Familjet muhaxhirë u vendosen në tokat e Ahmet Efendiut, përkatësisht Selatin Beut, ku në fillim u lejuan që të punojnë si çifqinjë e më vonë ua jep tokat me çesim. Më vonë këtu erdhën edhe disa familje kolonialiste serbo – malazeze por pas plenumit të Brioneve thuaja të gjitha këto familje e lëshuan këtë fshat. Gjithashtu edhe disa familje muhaxhirë e lëshuan këtë fshat dhe disa u shpërngulën në Turqi dhe vise të ndryshme të Kosovës.

Zabeli i Poshtëm kufizohet në veri me korroticën e Ulët, Në veriperëndim me Krajkovën, në perëndim me Llapushnikun (Vukovcin), në Jug me Komoranin, në jug Lindje me Zabelin e epërm dhe Sankocin, dhe në Lindje me Korroticen e epërme.

Është karakteristikë se këtë fshat e ndanë në dy pjesë rruga Caralevë - Komoran- Drenas - Mitrovicë si dhe lumi "Drenica" për çka ia kanë lakminë shumë fshatra.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]