Gjeografia e Belgjikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Belgjika ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në Detin Verior, në mes të Francës dhe Holandës. Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës është 30.528 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50° 50' V, 4° 00' L. Kjo sipërfaqe përbëhet nga 30.278 km2 tokë dhe 250 km2 ujë me një vijë bregdetare prej 66,5 km.

Vija e kufirit tokësor të Belgjikës është e gjatë rreth 1.385 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Franca (620 km), Gjermania (167 km), Luksemburgu (148 km) dhe Holanda (450 km).

Klima është oqeanike (maritime) me dimër të lehtë dhe verë të freskët.

Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange.

Lumenjtë në të njohur të Belgjikës janë : Meuse, Rhine, Scheldt, Seine dhe Yser.

Si pasurit natyrore të Belgjikës llogariten : qymyri, gazi natyrorë, materiale konstruktimi, silici dhe karboni.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]