Lista e Ministrave të Financës së Shqipërisë
Appearance
(Përcjellë nga Lista e Ministrave të Finances të Shqipërisë)
Historia e shtetit modern shqiptar fillon me vitet e para të shekullit XX, menjëherë pas shpalljes së pavarsisë nga Perandoria Otomane.
Pavarësia Kombëtare, e shpallur më 28 Nëntor 1912, u pasua me krijimin strukturës dhe institucioneve shtetërore.
Në qeverinë e pare shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali, një nga institucionet më të rëndësishme ishte Administrata Financiare, që kishte në varësi Bankën Kombëtare të Shqipërisë.
Ministri i parë i Financës së Shqipërisë ka qënë Abdi Toptani, i cili më pas është pasuar nga figura të rëndësishme të shtetit shqiptar. [1]
Këtu gjeni listën e Ministrave të Financës së Shqipërisë. Ministri aktual i Financave është Petrit Malaj.[2]
- Abdi Toptani (1912-1914)
- Adamidh bej Frashëri (17 shkurt-28 maj 1914)
- Filip Noga (1914-1917)
- Fejzi Bej Alizoti (1918-1920 , 1927-1939 , 1939-1940
- Ndoc Çoba (Shkurt - Nëntor 1920)
- Tef Currani 1920-1921
- Ahmet Dakli 1921-1924
- Sulejman Starova Dhjetor 1921 , 1925-1927 , 1927-1928
- Kol Thaçi 1924-1939
- Myfit Libohova 1924-1925
- Luigj Gurakuqi 1923-1924
- Fejzi bej Alizoti 1927, 1939-1940
- Milto Tutulani 1928-1930
- Lame Kareco 1931-1932
- Abdurrahman Dibra 1933-1935
- Rrok Gera 1935-1936, 1944
- Qemal Bej Vrioni 1941
- Shuk Gurakuqi 1942
- Sokrat Dodbiba 1943
- Et'hem Cara, 1944
- Ramadan Çitaku 1944-1948
- Abdyl Këllezi 1948-1953, 1954-1956
- Tuk Jakova 1953-1954
- Aleks Verli 1956-1974
- Lefter Goga 1974-1976
- Haki Toska 1976-1982
- Qirjako Mihali 1982-1984
- Niko Gjyzari 1984-1985
- Andrea Nako 1985-1990
- Qemal Disha 1991
- Anastas Angjeli 1991, 1998-2002
- Robert Çeku (Dhjetor 1991-Prill 1992)
- Genc Ruli 1992-1993
- Piro Dishnica 1993-1994
- Dylber Vrioni 1994-1996
- Ridvan Bode 1996-1997, 2005-2013
- Arben Malaj 1997-1998, 2003-2005
- Kastriot Islami 2002-2003
- Arben Ahmetaj 27 Gusht 2017 - Janar 2019
- Anila Denaj Janar 2019 – Shtator 2021
- Delina Ibrahimaj Shtator 2021- Shtator 2023
- Ervin Mete Shtator 2023 - Korrik 2024
- Petrit Malaj Korrik 2024 - në vazhdim
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ministria e Financave: Ministrat e Financave 1912-2005. Album Historik kushtuar ministrave te financave ne vite. Guttenberg, Tirane 2005. ISBN 99927-857-2-1
- ^ Ministrat e Financave në 100 vjet shtet shqiptar, Monitor.Al
- ^ Njoftim: Arben Ahmetaj - Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2017, marrë më 9 dhjetor 2017