Fejzi bej Alizoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fejzi Bej Alizoti)
Shko te: navigacion, kërko
Fejzi Bej Alizoti
Dmmc15.jpg
Kryeministër i 2-të i Shqiperise
22 janar 1914 – 7 mars 1914
Paraardhësi: Ismail Qemali
Pasardhësi: Turhan Pasha Përmeti
Ministër i Financave
1918 – 27 mars 1920
12 prill 1939 – 4 dhjetor 1941
Të dhënat personale
Lindi më: 22 shtator 1876
Lindi në: Gjirokastër (Shqipëri)
Vdiq më: 13 prill 1945
Vdiq në: Tiranë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Politikan


Fejzi bej Alizoti (Gjirokastër, 22 shtator 1876 - Tiranë, 14 prill 1945) qe nëpunës i Perandorisë Osmane, kryeministër i dytë i Shqipërisë së pavarur, financier në administratën austriake të vendosur në Shkodër, nëpunës, ministër i herëpashershëm dhe nën pushtimin italian komisar civil i Tokave të Lirueme në qeverinë Vërlaci[1]. Gjykohet nga Gjyqi Special, dënohet me vdekje dhe pushkatohet.

Fliste shumë mirë persisht, turqisht, frëngjisht, dhe greqisht.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në Gjirokastër në gjirin e oxhakut të Alizotëve, i biri i Hasan beut dhe Zybejtes nga Kokajt e Delvinës. Familja e tij qe e përmendur qysh më paraardhësin Alizot pasha, në mbarë trevat jugore shqiptare.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa shkollen e mesme në Stamboll dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile[2]. Dërgohet me shërbim administrativ në Siri dhe Bejrut 1892-'97, nënprefekt në prefekturën e Selanikut dhe prefekt në Homs 1903-'07.

Qeveria e Princ Vidit e emëroi Guvernator të Shkodrës. Malazezët, kur pushtuan Shkodrën, e izoluan. Me ardhjen e ushtrive Austro-Hungareze dhe ushtrive të tjera, u lirua dhe u emërua sërish Prefekt i Shkodrës. Në vitin 1918 mori pjesë në qeverinë e Durrësit si delegat i Beratit , ku u zgjodh ministër i Financave në qeverinë e kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti. Pas shpalljes së Kushtetutës 1908 dërgohet në Prizren deri në majin e 1910 kur me rastin e trazirave në Vilajetin e Kosovës, stambolla e thërret për ta dërguar në Rumani në një kurs specializimi. Pas gjashtë muajsh e caktojnë në Urfa të Azisë së Vogël dhe mbasandej në Al-Khums të Libisë.

U kthye si ministër i Financave në vitin 1927 në qeveritë e Ahmet Zogut. Po ashtu në Prill 1939 u caktua ministër i Financave në qeverinë proitaliane të Shefqet Verlacit.

Në 1940 përzgjidhet si Guvernator i Kosovës së bashkuar me Shqipërinë nën pushtimin Italian dhe qëndroi në këtë post deri ne vitin 1942. Në vitin 1945 pushteti socialist e dënon, si bashkëpunëtor i fashizmit, me pushkatim.[3]

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ “Fletorja Zyrtare”, 9 korrik 1941
  2. ^ Shehu E., Fejzi Alizoti, komisar i tokave te lirueme shqiptare, Dielli, 8 shtator 2013.
  3. ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1.