Jump to content

Marksizëm–Leninizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Marksizmi-Leninizmi)

Termi Marksizëm-Leninizëm prej mesit të viteve 1920-ta, i refereohet ideologjisë politike zyrtare të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë asaj të gjithë Bllokut Lindor. Stalini e përkufizonte si "Mësimet e Marksit të zhvilluara më tej nga Lenini nën kushtet e reja të luftës së klasave në epokën e imperializmit dhe revolucioneve proletare".

Qëllimi i Markizëm–Leninizmit, sipas mbështetësve të tij, është zhvillimi i një shteti në shtet socialist nëpërmjet udhëheqjes nga një pararojë revolucionare të përbërë nga revolucionarë profesionistë, që janë pjesë organike e klasës punëtore, dhe të cilët fitojnë vetëdije socialiste si rezultat i dialektikës së luftës së klasave. Shteti socialist, i cili sipas Marksizëm–Leninizmit përfaqëson një "Diktaturë të Proletariatit", qeveriset kryesisht ose ekskluzivisht nga partia e pararojës revolucionare përmes procesit të centralizmit demokratik, të cilin Vladimir Lenin e përshkruante si "diversitet në diskutim, unitet në veprim".[1] Nëpërmjet kësaj politike, partia komuniste (ose ekuivalentja) është institucioni politik më i lartë i shtetit dhe forca parësore e organizimit të shoqërisë. Marksizëm–Leninizmi pretendon se synim e ka shndërrimin e socializmit në komunizëm, ku ky i fundit paraqet një sistem shoqëror pa klasa, me pronësi të përbashkët të mjeteve të prodhimit dhe ku të gjithë jetojnë të barabartë në shoqëri. Për të arritur këtë qëllim, partia komuniste fokusohet kryesisht në zhvillimin intensiv të industrisë, shkencës dhe teknologjisë, të cilat vënë themelet për rritjen e vazhdueshme të forcave prodhuese duke rritur kështu rrjedhjen e pasurisë materiale.[2] Të gjitha tokat dhe burimet natyrore janë në pronësi publike dhe të menaxhim publik, me forma të ndryshme të pronësisë publike të institucioneve shoqërore.[3]

Komunistë të tjerë si Raya Dunayevskaya dhe Amadeo Bordiga kanë qenë kritik me Marksizëm–Leninizmin. Ata argumentojnë se shtetet marksiste–leniniste nuk e vendosën socializmin, por më tepër kapitalizmin shtetëror.[4]  Ata e marrin si mbështetje komentet e vetë themeluesit të Marksizmit mbi të qenit e pronësinë shtetërore një formë e kapitalizmit me përjashtim të rasteve kur plotësohen disa kushte të caktuara, kushte që sipas mendimit të tyre nuk kanë ekzistuar në asnjërin nga shtetet marksiste-leniniste .[5] Diktatura e Proletariatit sipas Marksizmit është një formë e shtetit demokratik; kurse sundimi i një partie të vetme siç kanë bërë shtetet marksiste-leniniste nuk mund të jetë Diktaturë e Proletariatit sipas përkufizimit marksist.[6] Ata arrijnë në përfundim se Marksizëm–Leninizmi, nuk është as marksizëm, as leninizëm, as bashkim i të dyjave, por më tepër një term artificial i krijuar për të përligjur shtrembërimet ideologjike të Stalinit.[3]

Brenda pesë viteve pas vdekjes së Vladimir Leninit në vitin 1924, Stalini e përfundoi ngjitjen e tij në pushtet në Bashkimin Sovjetik. Sipas G. Lisichkin (1989), Stalini kishte hartuar marksizëm-leninizmin si një ideologji të veçantë në librin e tij  «Rreth çështjeve të leninizmit»..[7] Gjatë periudhës së sundimit të Stalinit në Bashkimin Sovjetik, Marksizëm–Leninizmi u shpall ideologjia zyrtare e shtetit.[8]  Nuk ka një pajtim të plotë në mesin e historianëve lidhur me çështjen nëse Stalini i ka ndjekur parimet e përcaktuara nga Karl Marksi dhe Lenini, apo jo.[9] Trockistët në veçanti besojnë se Stalinizmi ishte në kundërshtim me Marksizmin dhe Leninizmin e mirëfilltë,[10] dhe ata fillimisht e përdorën termin "Leninizmi-Bolshevik" për të përshkruar ideologjinë e tyre të komunizmit anti-stalinist. Edhe pse termi Marksizëm–Leninizëm përdoret shpesh nga Stalinistët—ata që besojnë se Stalini e çoi përpara me sukses trashëgiminë e Leninit – ai term është përdorur edhe nga disa që hedhin poshtë aspektet shtypëse të sundimit të Stalinit, siç janë për shembull mbështetësit e Nikita Hrushovi.[11]

Pas prishjes mes Kinës dhe BRSS në vitet e 70-ta, partitë komuniste të BRSS dhe Republikës Popullore të Kinës pretendonin që të dyja të ishin pasardhëset e vetme të Marksizëm–Leninizmit. Në Kinë, pretendimi se Mao Ce Duni e kishte "përshtatur Marksizëm-Leninizmin në kushtet kineze", evuloi në idenë që ai e kishte përditësuar atë në mënyrë thelbësore që ishte e zbatueshme në tërë botën. Për pasojë termi "maoizëm" filloi të përdorej gjithnjë e më shumë për të përshkruar ideologjinë zyrtare të shtetit kinez, si dhe bazën ideologjike të partive anembanë botës të cilat simpatizonin Partinë Komuniste të Kinës.

Pas prishjes mes Kinës dhe Shqipërisë në vitet e 70-ta, një pjesë e vogël e marksist–leninistëve filloi të zbehte ose të mos e njihte rolin e Mao Ce DunitInternacionalen Komuniste në favor të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të ndjekjes më strikte të Stalinit. Në Korenë e Veriut, Marksizëm–Leninizmi  do të zëvendësohej zyrtarisht në vitin 1977 nga ideologjia Juche, në të cilën koncepti i klasës dhe të luftës së klasave, me fjalë të tjera vetë marksizmi, nuk luante ndonjë rol të rëndësishëm. Megjithatë, qeverisë verikoreane ende nganjëherë i referohen si Marksiste–Leniniste. Në katër shtetet tjera socialiste ekzistuese— Kinë, Kubë, Laos, Vietnam— partitë në pushtet mbajnë Marksizëm–Leninizmin si ideologjinë e tyre zyrtare, ndonëse ata i japin interpretime të ndryshme në aspektin e politikave praktike.

Veçoritë ideologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim, dhe për një kohë të gjatë më pas, koncepti i shoqërisë socialiste shihej si i barabartë me atë të shoqërisë komuniste. Megjithatë, ishte Lenini ai që përcaktoi dallimin në mes të "socializmit" dhe "komunizmit", duke shpjeguar se ato janë të ngjashme me atë që Marksi e përshkruante si faza e ulët dhe  faza e lartë e shoqërisë komuniste. Marksi shpjegonte se në shoqërinë menjëherë pas revolucionit, shpërndarja duhet të bazohej në kontributin e individit, ndërsa në fazën e lartë të komunizmit do të zbatohej parimi "nga secili sipas aftësisë, secilit sipas punës" .[12]

Për Marksizëm–Leninizmin, BRSS ishte shtet proletar dhe rrjedhimisht çdo pronë e këtij shteti ishte një tip i pronës socialiste. Megjithatë, pjesa tjetër e prirjeve marksiste e bazonin teorinë e BRSS jo-socialist në mospajtimin me këtë pretendim, duke përmendur mes tjerash edhe argumentin e dallimit mes "socializmit" dhe "nacionalizimit". 

Një pikë kyçe e mosmarrëveshjes mes Marksizëm–Leninizmit dhe prirjeve tjera marksiste është që përderisa Marksizëm–Leninizmi e përcakton Bashkimin Sovjetik si shtet proletar, marksistët dhe komunistët e rrymave tjera e mohojnë këtë, kurse trockistët e konsiderojnë atë një lloj të shtrembëruar dhe të degjeneruar të shtetit proletar. 

Marksizëm–Leninizmi mbështet mirëqenien shoqërore univerzale)[13] Përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë publike, ofrimi i kujdesit për fëmijë, ofrimi i shërbimeve sociale të drejtuara nga shteti dhe ofrimi i përfitimeve sociale, konsiderohen nga marksist-leninistët të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të punëtorëve dhe avancimin e shoqërisë drejt krijimit të shoqërisë komuniste.[14] Kjo është pjesë e përkrahjes së Marksist–Leninistëve ndaj ekonomisë së planifikuar socialiste. Mbështet arsimimin universal, me fokus të veçantë në zhvillimin e proletariatit me njohuri, vetëdije klasore dhe të kuptuarit e zhvillimit historik të komunizmit.[15]

Politika Marksiste–Leniniste mbi të drejtën familjare përfshinte zakonisht: eliminimin e pushtetit politik të borgjezisë, heqjen e pronës private dhe edukimin që mësonte qytetarët t'i përmbaheshin një stili jetese të disciplinuar dhe vetë-përmbushës, të diktuar nga normat shoqërore të komunizmit, krejt kjo në funksion të krijimit të një rendi të ri shoqëror.[16] Kjo është arsyeja pse shumë marksistë-leninistë këmbëngulin kundër demokracisë dhe zgjedhjeve, meqë në to "elementet borgjeze" shpesh fitojnë terren.

Marksizëm–Leninizmi mbështet emancipimin e femrës dhe eliminimin e shfrytëzimit të grave.[17] Ardhja e një shoqërie pa klasa, heqja e pronës private, marrja kolektive nga shoqëria e roleve që tradicionalisht u caktoheshin nënave dhe grave, dhe integrimi i grave në punën industriale promovoheshin si mjete për të arritur emancipimin e grave.[18]

Politika kulturore Marksist–Leniniste fokusohet në modernizimin dhe distancimin e shoqërisë: nga e kaluara, nga borgjezia dhe inteligjenca e vjetër.[19] Dyjat, edhe politika kulturore edhe arsimore në shtetet marksiste-leniniste, vinin theksin në zhvillimin e një "Njeriu i Ri"—një njeri me vetëdije klasore, i ditur, punëtor heroik i përkushtuar ndaj punës dhe kohezionit social, për dallim prej "borgjezit individualist" që lidhej me prapambetjen kulturore dhe atomizimin social[20]

Marksizëm–Leninizmi përkrah krijimin e një shteti njëpartiak të udhëhequr nga një parti komuniste marksist-leniniste, si mjet për të zhvilluar socializmin dhe më pas komunizmin.[21] Struktura politike e shtetit Marksist–Leninist përfshin sundimin e një partie pararojë komuniste, mbi një shtet revolucionar socialist i cili përfaqëson vullnetin dhe sundimin e proletariatit.[22] Me anë të politikës së centralizimit demokratik, partia komuniste është institucioni politik më i lartë i shtetit Marksist–Leninist.

Në shtetin Marksist–Leninist, zgjedhjet mbahen për të gjitha pozitat në kuadër të strukturës legjislative, këshillat komunale (bashkiake), legjislaturat kombëtare dhe presidencën.[23] Në shumicën e shteteve Marksist–Leniniste kjo ka marrë formën e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve për të mbushur pozicione, edhe pse në disa shtete, të tilla si Kina, Kuba, dhe ish-Jugosllavisë, ky sistem përfshinte gjithashtu zgjedhjet jo të drejpërdrejta. Këto zgjedhje nuk janë konkurruese dhe shumë-partiake, dhe shumica nuk janë zgjedhje me shumë kandidatë; zakonisht zgjidhet një kandidat i vetëm i partisë komuniste për të kandiduar për post kurse votuesit votojnë pro ose kundër atij kandidati Ku ka pasur më shumë se një kandidat, të gjithë kandidatët i janë nënshtruar një vetingu zyrtar para se mund të kandidonin, dhe sistemi shpesh ka qenë i tillë që i jepte përparësi kandidatëve zyrtarë para tjerëve. Marksizëm–Leninizmi pohon se shoqëria është e bashkuar rreth një interesi të përbashkët që përfaqësohet nëpërmjet partisë komuniste dhe institucionet e tjera të të shtetit marksist-leninist, dhe në shtetet Marksist–Leniniste ku janë lejuar partitë opozitare, ato nuk janë lejuar të përkrahnin platforma politike që devijonin në mënyrë të konsiderueshme nga ajo e partisë komuniste. Partitë komuniste Marksist–Leniniste zakonishte ushtrojnë kontroll të rreptë mbi procesin zgjedhor të këtij lloji të zgjedhjeve (me shumë parti), duke përfshirë angazhimin në emërim, fushatë elektorale dhe në votim – duke përfshirë numërimin e fletëve të votimit.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marksizëm–Leninizmi ka për qëllim të krijojë një shoqëri ndërkombëtare komuniste. Ai e kundërshton kolonializmin dhe imperializmin, mbështet dekolonizimin dhe forcat anti-kolonialiste.[24] Ai mbështet aleancat ndërkombëtare anti-fashiste, dhe ka mbështetur krijimin e "fronteve popullore" mes anti-fashistëve komunistë dhe jo-komunistë, kundër lëvizjeve të forta fashiste.[25]

Katedralja Ortodokse Ruse, një kohë pika refermi mbizotëruese në Baku, ishte prishur në vitin 1930, në përputhje me ateizmin Marksist–Leninist.

Botëkuptimi marksist-leninist mbështet ateizmin si një parim themelor.[26][27] Ateizmi marksist–leninist i ka rrënjët në filozofinë e Ludwig Feuerbach, Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Marksit dhe Leninit.[28] Materializmi, pikëpamja filozofike sipas së cilës gjithësia ekziston e pavarur nga vetëdija njerëzore e cila përbëhet vetëm nga atomet dhe forcat fizike, është në qendër të botëkuptimit marksist-leninist në formën e dialektizmit materialist. Vitaly Ginzburg, një fizikant sovjetik, shkroi se " Komunistët bolshevikë nuk ishin thjesht ateistë, por, sipas Leninit, militantë ateistë."[29] Prandaj, shumë shtete Marksist–Leniniste historikisht dhe aktualisht, janë edhe shtete ateiste.[30] Në këto regjime, disa fe dhe pasuesit e tyre janë vënë në shënjestër për tu "çrrënjosur".[31]

Marksizëm–Leninizmi bashkëkohor (1992–sot)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Michael Albert, Robin Hahnel. Socialism Today and Tomorrow. Boston, Massachusetts, USA: South End Press, 1981. pp. 24–25.
  2. ^ Charles F. Andrain. Comparative Political Systems: Policy Performance and Social Change. Armonk, New York, USA: M. E. Sharpe, Inc., 1994. p. 140.
  3. ^ a b History for the IB Diploma: Communism in Crisis 1976–89. Allan Todd. Page 16. "The term Marxism–Leninism, invented by Stalin, was not used until after Lenin's death in 1924. It soon came to be used in Stalin's Soviet Union to refer to what he described as 'orthodox Marxism'. This increasingly came to mean what Stalin himself had to say about political and economic issues." [...] "However, many Marxists (even members of the Communist Party itself) believed that Stalin's ideas and practices (such as socialism in one country and the purges) were almost total distortions of what Marx and Lenin had said."
  4. ^ "State capitalism" in the Soviet Union Arkivuar 28 korrik 2019 tek Wayback Machine, M.C. Howard and J.E. King
  5. ^ "American Capitalism: Social Thought and Political Economy in the Twentieth Century", Nelson Lichtenstein. University of Pennsylvania Press, 2011. p. 160-161
  6. ^ The Human Rights Reader: Major Political Essays, Speeches, and Documents from Ancient Times to the Present. Micheline Ishay. Taylor & Francis, 2007. p. 245
  7. ^ Г. Лисичкин (G. Lisichkin), Мифы и реальность, Новый мир (Novy Mir), 1989, № 3, p. 59 (Rusisht)
  8. ^ Александр Бутенко (Aleksandr Butenko), Социализм сегодня: опыт и новая теория// Журнал Альтернативы, №1, 1996, pp. 3–4 (Rusisht)
  9. ^ Александр Бутенко (Aleksandr Butenko), Социализм сегодня: опыт и новая теория// Журнал Альтернативы, №1, 1996, pp. 2–22 (Rusisht)
  10. ^ Лев Троцкий (Lev Trotsky), Сталинская школа фальсификаций, М. 1990, pp. 7–8 (Rusisht)
  11. ^ М. Б. Митин (M. B. Mitin). "Kopje e arkivuar" (në rusisht). Яндекс. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2015. Marrë më 2010-10-18. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)Missing or empty |title= (help)[lidhje e vdekur]
  12. ^ The Oxford Companion to Comparative Politics. Joel Krieger, Craig N. Murphy. Oxford University Press, 2012. p. 218.
  13. ^ Pons, pp. 722–723.
  14. ^ Pons, p. 721.
  15. ^ Pons, p. 580.
  16. ^ Pons, p. 319.
  17. ^ Pons, pp. 854–856.
  18. ^ Pons, p. 854.
  19. ^ Pons, p. 250.
  20. ^ Pons, p. 581.
  21. ^ Alexander Shtromas, Robert K. Faulkner, Daniel J. Mahoney. Totalitarianism and the Prospects for World Order: Closing the Door on the Twentieth Century. Oxford, England, UK; Lanham, Maryland, USA: Lexington Books, 2003. p. 18.
  22. ^ Michael Albert, Robin Hahnel. Socialism today and tomorrow. Boston, Massachusetts, USA: South End Press, 1981. pp. 24–25.
  23. ^ Pons, p. 306.
  24. ^ Pons, p. 258.
  25. ^ Pons, p. 326.
  26. ^ Marxism–Leninism as the Civil Religion of Soviet Society, by James Thrower. E. Mellen Press, 1992. Page 45.
  27. ^ Ideology And Political System, by Kundan Kumar. Discovery Publishing House, 2003. Page 90.
  28. ^ Slovak Studies, Volume 21. The Slovak Institute in North America. p. 231. "The origin of Marxist–Leninist atheism as understood in the USSR, is linked with the development of the German philosophy of Hegel and Feuerbach."
  29. ^ On Superconductivity and Superfluidity: A Scientific Autobiography, by Vitalij Lazarʹevič Ginzburg. Springer, 2009. Page 45.
  30. ^ The A to Z of Marxism, by David Walker & Daniel Gray. Rowman & Littlefield, 2009. Page 6.
  31. ^ The Soviet Campaign Against Islam in Central Asia, 1917–1941, by Shoshana Keller. Greenwood Publishing Group, 2001. Page 251.