Nënprefektura e Ulqinit
Nënprefektura e Ulqinit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Nënprefekturë e Mbretërisë Shqiptare | |||||||
1941–1944 | |||||||
Qendra | Ulqini | ||||||
Popullsia | |||||||
• 1943 | 18,739 | ||||||
Historia | |||||||
Qeveria | |||||||
Nënprefekt | |||||||
• 1942–1943 | Jahje Baçe (i pari) | ||||||
• 1944 | Januz Sadiku (i fundit) | ||||||
Periudha historike | Lufta e Dytë Botërore | ||||||
1941 | |||||||
1943 | |||||||
• Hequr më | 26 nëntor 1944 | ||||||
Nëndarjet | |||||||
• Lloji | Bashkia dhe komunat | ||||||
• Njësitë | Bashkia e Ulqinit Komuna e Qendrës Komuna e Katërkollit Komuna e Krajës Komuna e Merkotit | ||||||
| |||||||
Sot pjesë e | Malit të Zi |
Nënprefektura e Ulqinit ishte një njësi administrative e Mbretërisë Shqiptare në vitet 1941–1944.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas kapitullimit të Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941, Ulqini ishte nën pushtimine Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Italisë. Vittorio Emanuele III, Mbret i Italisë e Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, më 12 gusht 1941, nënshkroi dekretin për kufijtë e rinj të Mbretërisë Shqiptare. Me këtë dekret Ulqini u bë pjesë e e Tokave të Liruara të Mbretërisë Shqiptare.[1] Sipas Dekretit Mëkëmbësor Nr. 166 të vitit 1942, Nënprefektura e Ulqinit, me qendër në Ulqin, i bashkohet Prefekturës së Shkodrës.[2]
Më 7 nëntor 1943, Ulqini u bombardua nga forcat aleate.[3]
Nënprefektët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nënprefektët e Ulqinit ishin:[4]
- Jahje Baçe, 1942 – 1943
- Luigj Lufi, 1943 – 1943
- Etëhem Rrema, 1943 – 1944
- Januz Sadiku, 1944
Nënndarjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nënprefektura ndahej në një bashki dhe katër komuna:[5]
- Bashkia e Ulqinit
- Komuna e Qendrës Ulqin
- Komuna e Katërkollit
- Komuna e Krajës
- Komuna e Merkotit
Lagjet dhe fshatrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nënprefektura e Ulqinit përfshinte 5 lagje dhe 53 vendbanime:[5]
- Bashkia e Ulqinit përfshinte qytetin e Ulqinit, ku bënin pjesë lagjet: Lagjja e Re, Meteriz, Kala, Ranë dhe Mera.
- Komuna e Qendrës përfshinte fshatrat: Braticë e Sipërme, Braticë e Poshtme, Krythë, Kruç, Salç, Kullomz, Mozhurë, Pistull, Zoganj, Mal i Brijës, Darzë, Qyrkanj, Shëngjergj, Reç, Shtoj i Sipërm dhe Shtoj i Poshtëm.[6]
- Komuna e Katërkollit përfshinte fshatrat: Katërkollë, Amull, Këllezën e Poshtme, Këllezën e Sipërme, Shas, Brajshë, Krythë, Leskoc, Megjureç, Kaliman, Millë, Bojk, Kosiq, Sukobinë, Kravar, Rastish, Draginë, Lisën-Borë, Fraskanjell, dhe Shtodër.
- Komuna e Krajës përfshinte fshatrat:Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Skje, Arbnesh, Kështenjë, Ftjan dhe Bobosht.
- Komuna e Merkotit përfshinte fshatrat: Peçuricë, Goranë e Vogël, Goranë e Madhe, Kunjë, Gërdov, Velesello, Dabezi, Pelikë dhe Dobrovodë.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nënprefektura e Ulqinit kishte 18,739 banorë sipas regjistrimi të popullsisë të mbajtur në pranverë të vitit 1943.[7]
Nënprefektura e Ulqinit | Shqiptarë | Serbë | Gjithsej | ||
---|---|---|---|---|---|
Myslimanë | Katolikë | Gjithsej | Ortodoksë | ||
Bashkia Ulqin | 2822 | 293 | 3115 | 1922 | 5037 |
Komuna e Qendrës | 581 | 1978 | 2559 | 528 | 3087 |
Komuna e Krajës | 3294 | 92 | 3386 | 0 | 3386 |
Komuna e Katërkollit | 4586 | 402 | 4988 | 0 | 4988 |
Komuna e Merkotit | 2225 | 7 | 2232 | 9 | 2241 |
Gjithsej | 13508 | 2772 | 16280
(86.88%) |
2459
(13.12%) |
18739 |
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1943, në Nënprefekturën e Ulqinit vepronin 78 klerikë, nga të cilët 71 myslimanë, 5 katolikë dhe dy ortodoksë. Myfti i Ulqinit ishte hafiz Hasan Llunji, ndërsa Famullitar i Ulqinit ishte imzot Nikollë Tusha.[8]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ “Fletorja Zyrtare”, 29 gusht 1941
- ^ "Dekret Mëkambësuer Nr. 166 22 Korrik 1942 Ndryshime në ndarjen Admin. të Tokave të Lirueme" (PDF). Fletorja Zyrtare. 93: 3. 7 gusht 1942 – nëpërmjet Biblioteka Kombëtare.
- ^ milana (2013-10-21). "BOMBARDIMET "ALEATE" TË ULQINIT 1943". Ulcinj info. Marrë më 2022-07-03.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ AQSH, F. 412, V. 1942, D. 74
- ^ a b AQSH, F. 412, V. 1944, D. 49
- ^ Historiku i Komunës së Qendrës Ulqin, së bashku me katundet që bëjnë pjesë në të dhe me numrin e popullsisë të ndarë edhe sipas feve. Arkivi Qendror Shtetëror, F. 410, V. 1944, D.105
- ^ a b "Ethnic/religious composition: communes (estimation believed to be for the end of September 1942)". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 4 qershor 2022. Marrë më 4 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ AQSH, F. 412 (Nënprefektura e Tokave të Liruara), V. 1943, D. 98