NorrlandsOperan
NorrlandsOperan(NOP), është organizatë suedeze e operës në Umeå,e vendosur në Norrland, Suedi. Pronësia e saj është e ndarë ndërmjet Komunës së Umeås (40%) dhe Këshillit të qarkut Västerbotten (60%).
NorrlandsOperan është themeluar në vitin 1974 si një ansambël regjional i operës. Drejtori artistik i saj ishte Arnold Östman, nga viti 1974 deri më 1979. NOP tani ka orkestrën e saj simfonike dhe hapësirat për operë, vallëzim, muzikë dhe art e gjithashtu punëtori dhe studio. Drejtuesit e saj kanë qenë Roy Goodman (1995–2001); Kristjan Järvi (2000–2004); Andrea Quinn (2005–2009); and Rumon Gamba (2009–vazhdon).
Hapësirat performuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Objekti ka katër hapësira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, me kapacitetin korrespondues të ulëseve:
- Teatern (Teatër): 470 ulëse
- Konsertsalen (Sallë Koncerti): 569 ulëse
- Black Box (Kutia e Zezë): mbi 260 ulëse
- B-salen (Salla B): 64 ulëse (kryesisht për shfaqje për fëmijë)
Ndërtesa gjithashtu është seli e Vita kuben (Kubi i bardhë), një hapësirë ekspozuese për artin bashkëkohor. Në vitin 1984, NOP mori hapësirën e stacionit të dikurshëm të zjarrfikësve në Umeå, që ishte ndërtuar në vitin 1937. Pas renovimeve të mëdha , skena e re u hap në vitin 2002, me një teatër të ri të ndërtuar dhe sallë koncerti, kombinuar me shtëpinë e vjetër të operës. Një sallë mbledhjesh u ndërtua më vonë në objekt.
Drejtor artistik i NOP në të kaluarën ka qenë edhe Magnus Aspegren. Drejtor të muzikës kanë qenë Roy Goodman (1995–2001), Kristjan Järvi (2000–2004), and Andrea Quinn (2005–2009). Drejtori i tanishëm menaxher i NOP është Kjell Englund, që nga gushti i vitit 2009.[1] Që nga sezonie 2009–2010,drejtor muzike i NOP-it është Rumon Gamba[2][3]
Prodhime dhe bashkëpunime të shquara të kohëve të fundit janë:
- Demons of the Opera (2005, me grupe lokale të hard rokut)
- Porgy and Bess (2006, Opera e Kejp Taunit)
- Blog Opera (2007, bashkëpunim me nxënës shkollash lokale të moshave të ndryshme)
NOP bashkëpunon edhe me organizata tjera të arit, sikurse festivali i arteve performuese MADE dhe Umeå Jazz Festival(Festivali i xhazit në Umeå). Në janar 2007, në festivalin Amplified, gjatë një performance të Mando Diao, dyshemeja e përkohshme u prish duke lënduar 25 persona.
Gjatë javës hapëse të festivalit të qytetit evropian të kulturës në Umeå në janar 2014, Gamba drejtoi orkestrën e NorrlandsOperan në Konsertsalen në një cikël të plotë simfonik të Bethovenit, ku secila nga nëntë simfonitë prihej nga një prmierë e një krijimi të kompozitorëve bashkëkohor.[4][5] Koncertet u transmetuan tw gjitha nw radion suedeze.[6]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Norrlandsoperan u themelua në vitin si rezultat i drejpërdrejtë i reformës kulturore të Suedisë në të njëjtin vit. Grupi teatror muzikal Sångens makt formuan korin e ansamblit të ri të operës së formuar. Ansambli fillimisht përdori objekte të përkohshme por shpejt gjeti një shtëpi të përhershme në Umeå Folkets hus (që atëherë gjendej në një ndërtesë në kryqëzimin Järnvägsallén/Östra kyrkogatan).[7] Drejtori i parë i Norrlandsoperan ishte Arnold Östman,që ishte edhe drejtor artistik i operës në vitet 1974-1979.
Në vitin 1984 Norrlandsoperan u vendos në stacionin e vjetër të zjarrëfikësve në Umeå,që ishte ndërtuar në vitin 1937 me stil funksional dhe dizajnuar nga Ëejke & Ödeen. Stacioni iu nënshtrua rindërtimit dhe zgjerimit, dizajnuar nga Olle Qvarnström.[8]
Në vitin 2002 teatri i ri dhe salla e koncerteve, e inkorporuar me shtëpine e vjetër të operës, u inaugurua. Ndërtesa e re ka një sallë prijeje me 480 ulëse , një skenë të madhe dhe një sallë koncerti me 500 ulëse[9]
Për çdo vit në maj, që nga viti 2006, Norrlandsoperan ka organizuar festivalin e përvitshëm MADE festival në hapësirat e saj dhe jashtë në Operaplan.
Gjatë një koncerti me bendin Mando Diaomë 27 janar, 2007 pjesë të dyshemesë u shembën dhe rreth 50 njerëz ranë nga 2.5 metra në dyshemenë nën bazament. 29 njerëz u dërguan në spital për trajtime të shkallëve të ndryshme.[10] Në vitin 2009 drejtori themelues i operës u dënua ne Gjykatën e Qarkut (Tingsrätt) për neglizhencë, por u lirua pas një viti me vendim të Gjykatës së Apelit (Hovrätt).[11] Drejtori teknik i operës i cili ishte akuzuar gjithashtu u lirua nga gjykata.[12][13]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Marianne Söderberg (2009-05-15). "Kjell Englund ny chef på Norrlandsoperan". Norrbottens Kuriren. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2009. Marrë më 2010-11-06.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ NorrlandsOperan (tetor 2008). "Rumon Gamba blir NorrlandsOperans nye chefdirigent". Press release. Archived from the original on 29 shtator 2011. https://web.archive.org/web/20110929013829/http://www.umea.se/arkiv/pressmeddelandearkiv/pressmeddelanden/rumongambablirnorrlandsoperansnyechefdirigent.5.1821d6e811c67c7e795800041055.html. Retrieved 2010-10-26.
- ^ NorrlandsOperan (tetor 2008). "Rumon Gamba becomes Chief Conductor in Umeå". Press release. Archived from the original on 28 korrik 2011. https://web.archive.org/web/20110728153925/http://www.norrlandsoperan.se/default.asp?id=8740. Retrieved 2010-10-26.
- ^ Möte mellan gammalt och nytt i "Beethoven & Beyond"; report on Beethoven cycle with new works accessed 5 February 2014.
- ^ List of Beethoven & Beyond concerts with dates and composers; page at NorrlandsOperan Arkivuar 21 shkurt 2014 tek Wayback Machine accessed 5 February 2014.
- ^ sverigesradio P2 Live Beethoven & Beyond page Arkivuar 22 shkurt 2014 tek Wayback Machine, accessed 5 February 2014.
- ^ Petersson, Birgit (1986). Umeå Folkets hus och dess historia. Umeå: Umeå Folkets hus-förening. libris=506928.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Norrlandsoperan". Umeå Municipality. 30 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2009. Marrë më 22 qershor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mycket opera för pengarna". Nordisk Renting. 15 nëntor 2004. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2014. Marrë më 21 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Flera balkar var deformerade". Dagens Nyheter. 28 janar 2007. Marrë më 23 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hovrätten friar operachef". Västerbottens-Kuriren. 3 mars 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Döms för golvraset på Norrlandsoperan". Västerbottens-Kuriren. 18 maj 2009. Marrë më 21 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Wallin, Bertil (19 maj 2009). "Domen låter orimlig". Västerbottens-Kuriren. fq. 8.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)