Rrethi i Hasit

Coordinates: 42°07′N 20°14′E / 42.11°N 20.23°E / 42.11; 20.23
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrethi Has)

42°07′N 20°14′E / 42.11°N 20.23°E / 42.11; 20.23

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Bashkia e Hasit në qarkun e Kukësit

Bashkia e Hasit është sipas ndarjes së re territoriale një nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka 22,200 banorë (deri në vitin 2014 sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.

Hasi është një krahinë etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë, i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithë Hasi me lumenj në mes ngrihet madhështor mali i Pashtrikut me lartësi 1989 m mbi nivelin e detit. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.

Bashkia e Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në Qarkun e Kukësit (brenda territorit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës se Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit).

Hasi që ndodhet në Republikën e Shqipërisë nuk plotëson njësinë etnografike te Hasit. Krahina e plotë e Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër në vitin 1913. Mu në lindje, Hasi i Shqipërisë nëpërmjet vijës kufitare të vëne që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë) kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetveten.

Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetveten, ndarje e cila u përjetua jo me pak dhimbje. Sot pas 100 vjetësh gjysma e Hasit rreth 375 km² dhe popullsi rreth 50.000 banore bën pjesë në Republikën e Kosovës. Ndërsa në R. Sh Hasi ka 374 km² me popullsi 22.000 banore i gjithë Hasi është 645 m² me një popullsi rreth 72.000 banorë pra është zona me popullsinë më të madhe në verilindje në raste se nuk do ishte i ndare në dy shtete. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri në majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km² gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësor 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukësit (Lumen e Malëziun).

Traditat dhe zakonet e Hasit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Hasi ka një ndryshim te qarte dhe të dallueshëm me krahinat kufitare, ai identifikohet nga traditat e zakonet, nga dialekti i tij karakteristik nga veshjet e tij dhe nga këngët dhe vallet e tij. Ka një kulture shume te zhvilluar dhe të pasur dhe të veçante nga krahinat tjera , gjë që është një vlerë e shtuar në mbarë kulturën shqiptare por fatkeqësisht nuk ka shume studime në këtë drejtim dhe mund të themi që është krahina më e pa studiuar ne shqipëri dhe për shkaqet që thamë më lartë (ku Hasi i Shqipërisë ishte në vartësi të Kukësit) dhe si pasoj shumë tradita e zakone Hasjane janë identifikuar deri më sot si Kuksiane ku në të vërtet ato dallojnë dukshëm me ato të Kukësit (Lumes), por pas përmbysjes së komunizmit dhe Hasi filloj të shpalos kulturën e vet kështu që tani më ajo ka filluar te njihet mirë, kjo duhet të theksohet vetëm për në Shqipëri sepse në Kosovë njihen mjafte mirë traditat dhe zakonet Hasjane pasi vetë lidhjet tradicionale të Hasit me Kosovën e kanë bërë që kjo krahinë të jetë një dhe e pa ndare me Kosovën e sidomos me Gjakovën.

Karakteristikat e veshjes dhe këngës e valles Hasiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një studim i bërë ne vitin 1971 nga studiuesi R. Bogdani ne fshatrat e Hasit te Shqipërisë dhe të Kosovës ai e ka vlerësuar shume kulturën Hasjane dhe e shkruar atë në detaje sidomos për veshjet, vallet e këngët e Hasit. Më poshtë po citojmë pjesë nga karakteristikat e valleve Hasjane.

Vallet e kësaj krahine marrin përparësi, sepse, duke pasur një shtrat të njësuar,bëjnë jetë artistike folklorike brenda dhe jashtë kufijve të sotëm shtetërorë.Kërcimet njëshe (si për burrat, ashtu dhe për gratë) përbëjnë dukurinë më tipike e më të kristalizuar. Ka rëndësi të theksohet se struktura e tyre,ashtu si e tërë vallëzimeve të këtij sistemi, kudo ku praktikohen, është elastike dhe lejon në një masë të konsiderueshme improvizimin dhe spontanitetin dhe një thurrje të motiveve dhe figurave koreografike. Megjithatë, ato kanë një bazë karakteristike hasjane, që e dallon në njëfarë mase nga vallet e krahinave fqinje.Në Has, vallet e grave, në krahasim me ato të burrave, janë më të shumta në numër dhe më të begata në aspektin krijues dhe interpretues, sepse dallohen sidomos për shprehësinë dhe lëvizjet e lirshme. Si të tilla, ato gjejnë praktikim më të dendur. Zakonisht vendasit përdorin për to emërtimin “kcim” ose “kcim grash”. Kërcimet e grave të Hasit, ashtu si përgjithësisht ato të krahinave të Shqipërisë së Veriut (duke përfshirë “Kosovën”, “Maqedoninë”, dhe Malësinë), në të cilat praktikohet i njëjti sistem vallëzimi, shquajnë për tri tipare karakteristike.Së pari formën më të hershme dhe më origjinale të kërcimeve e përbën ekzekutimi nga një grua e vetme, në mënyrë vetjake.Së dyti, kur gratë kërcejnë në dasma, është rregull që të ngrihen të parat “bijat” e shtëpisë (nuset që kanë dalë nga ajo shtëpi ku zhvillohet dasma) të cilat, në krahasim me të tjerat, kërcejnë e këndojnë më fort. Së treti, fillimi dhe ekzekutimi i kërcimit nga një valltare, reagimi ti të pranishmëve përreth dhe lidhja e valltares me mjedisin e dasmës, të gjitha këto të shoqëruara me këngë e të kryera si mbas një rendi të caktuar,3 kanë ndikuar në kristalizimin e formës artistike të këtij vallëzimi, i cili ka marrë përmasat e plota të një spektakli popullor.Kjo mënyrë kërcimi nis zakonisht në Has me këngën e parë “Shka ka defi,mori, çi po krat? (kërcet)”. Pastaj pason vargu i dytë: “Ani, po k’saj Razës (emrin i asaj që do kërcejë), mori po i vikat (thërret)”, që këndohet nga të pranishmet përreth. Kërcimet e grave hasjane praktikohen edhe nga dy veta, dy gra ose dy vajza ,dhe më rrallë nga tri veta. Në rastin e fundit, kur ato luhen njëherësh nga një vajzë, një nuse dhe një plakë, diferencohen më së miri tri plane kërcimesh, që i japin vallëzimit një pamje të larmishme .Në vallet e grave (pa përjashtuar edhe ato të burrave), spikasin edhe të tilla që, për shkak të përmbajtjes së tyre, kanë marrë një fizionomi pak a shumë më të qenësishme koreografike, aq sa në disa raste dalin me emërtime të veçanta.Si të tilla përmendim vallet e kënduara: “Nama ni pikë uj-e”, “Çitma kamën përmi kamë”, “Moj e mira bardh’ si pllumi”, “I mjeri unë’ xingth’ i vetëm”,“Plaku i dasmës”, “Moj Hatixhe n’shami t’kuçe”, “Kcimi i shotës” (dy vallet e fundit luhen kryesisht në Hasin e Shqipërisë Veriore).

Po keshtu nje studim per veshjet e Hasit ka bere dhe Drita Statovcit

Sipas kësaj autoreje, edhe veshja e Hasit nuk është shumë më ndryshe krahasuar me veshjen e rajonit të Gjakovës dhe të Pejës. Dhe se ajo nuk përbën shumë ndryshime në strukturën e veshjes.Veshja e grave të Hasit (zonë kodrinore ndërmjet Gjakovës e Prizrenit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë) është aq origjinale, saqë gati nuk ka asgjë të përbashkët me veshjen e Dukagjinit e të Podrimës, vise në të cilat kufizohet.Drenica, Prekorupa (Llapusha), Morava, Gora, Opoja, Llapi, Gollaku , Luma etj,gjithashtu i kanë disa tipare rajonale në veshjen e tyre, por edhe shumë elemente të përbashkëta. Përveç Rugovës, Dukagjinit dhe Hasit, viset e tjera të Kosovës nuk dallojnë shumë për nga veshja popullore.

Veshja e grave të Hasit, duke mos përzier Malësinë e Gjakovës, paraqet një variant të veçantë dhe tipologjikisht i takon veshjes me këmishë të gjatë e një dy futa. Këtu pështjellakët s’janë të zymtë, por kryesisht të ndritshëm të kuq. Të pasmin e quajnë “pshtallak”, kurse të përparmin “kanac” e “bohçe”.

Veshja e burrave të Hasit ka pak ndryshime me veshjet e Malsisë Gjakovës dhe te Dugagjinit ku perbehen me jelekë të kuq dhe tirq me gajtane, opinga të qepura me pej , kapuq të bardhë me majë , shoke (brez) dhe shami të kuqe të mbështjell rreth kapuqit e qafëfs etj

Kushtet Natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtim dhe strukturë gjeologjike të larmishme, tepër të ndërlikuar, me evolucion kompleks dhe jo të njëjtë ; Pasuri të larmishme minerare dhe me vlera industriale ; Reliev malor, me kontraste të mëdha, shumë i copëtuar, me mundësi tepër të kufizuar për toka të punueshme, por me mundësi të pasur për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, pemëtarisë, pylltarisë etj ; Klimë e larmishme, me mundësi të pasur për zhvillimin e disa degëve të bujqësisë dhe sidomos të turizmit ; Pasuritë mëdha ujore e potencial të madh hidroenergjetik. Toka të degraduara nga erozioni ; Bimësi e larmishme, e pasur me pyje ahu, dushku ; Veçori të përgjithshme. Botë e larmishme shtazore, me rëndësi ekonomike dhe turistike; Vendbanime të rralla, të vogla, me arkitekturë karakteristike ; Popullsi e rrallë e vendosur kryesisht në lugina dhe gropa, me prirje pakësim i vazhdueshëm nga emigrimi. Relievi i Hasit vjen si rezultat i veprimtarisë së përbashkët të faktorëve endogjen dhe ekzogjen (të brendshëm dhe të jashtëm) në periudha të ndryshme gjeologjike.

Veprimtaria e dendur vullkanike dhe lëvizjet e reja tektonike i kanë dhëne relievit të Hasit konfiguracionin e sotëm që paraqitet mjaft interesant. Është reliev kodriniro-malor me lartësi mesatare 400–500 m mbi nivelin e detit. Në mes shtrihet fushëgropa e Hasit (Krumës) e që rrethohet nga veriu, lindja e jugu me një rrjet kodrinoro-malor. Kjo fushëgropë me origjine fund ose se ka forme pak a shumë të sheshte. Relievi i saj ulet gradualisht nga lindja drejt perëndimit. Si rezultat i veprimtarisë erozive të lumit të Krumës dhe degëve të shumta të tij kjo fushëgropë është e ndare në blloqe paralele. Këto blloqe njihen nga banoret me emrin “pod” që do të thotë rrafsh ose “pla”. Këto rrafshe emërtohen nga banoret sipas përroit që i ndan ose fshatrave që i përkasin, të tille janë : Podi i Shahjës, Breshezes, Vranishtit, Zahrishtit ose Plani i Krumës, Nikoliqit, Pates etj.

Në perëndim të lumit të Krumës, në fshatrat Vranisht, Fajza dhe Tregtan relievi është me kodrinor dhe ulet nga jugu drejt veriut deri në Vaspas duke formuar rrafshe të ndare nga përrenjtë. Kjo siperfaqe ka qenë e mbuluar me pyje të shumta lisi që përbenin një pasuri të madhe. Në vitet 60-70 të shekullit XX këto pyje u prenë duke u kthyer në toka buke. Malet që e rrethojnë në veri janë të ulëta. Dallohet një varg që fillon nga Kosturri deri në Letaj ku lartësohen maja e Aplasit (1043 m), e Sarajt e Sukut. Këto maja ndahen nga ulje dhe qafa si në fushën e druve, qafe e Zgjeçit e Letajve që e lidhin pellgun e Krumës me luginën e Skatinës e më larg. Në lindje një kordon kodrinoro-malor me drejtim meridional e ndan fushëgropën e Krumës. Fillon në veri me majën e Krajlices (1002 m) vazhdon me majën e Kishës, majën e Zeze dhe pasi kalon Qafen e Murrizit lartësohet maja e Kalazarit (1295 m), rrethi i Kunores (1512 m) dhe arrin lartësinë me te madhe ne malin e Pashtrikut 1989 m. Ky varg ulet ne Qafen e Prushit (651 m), me Qafen e Dobrunes neper te cilat ndodhen rruge kalimet qe lidhin dy njësite gjeografike te Hasit. Ne jug te Hasit ngrihet në formën e një horsti pllaja e Hasit e formuar nga gëlqerore kretak me lartësi mesatare 900 – 1000 m mbi nivelin e detit. Mbi këtë pllaje lartësohen disa maja si ajo e Murit, e Keshtelit, e Bitorrit për të arritur lartësinë me te madhe ne mesin e saj ne majën e Qytezes 1435 m. Është një pllaje karstike me shume gropa (hurdha) qe po t’i shohim nga larg duken si hojet e bletës. Ka shpella te shumta si ajo e Dajcit, e Dajanit, e Pellumave me oborr me dy dyer, shpella që tingëllon, Shpella e Cahanit e cila është dhjetëra metra e thelle etj.

Si rezultat i dukurive karstike kjo pllaje është e varfër ne burime sipërfaqësore. Shpatet bien thik mbi gropën e Krumës dhe luginën e Drinit ne jug. Është e pasur me pyje dhe kullota.

Pjesën kryesore te territorit e zëne dushqet. Ato kane kapur gjithë fushëgropën e Hasit ku ka pasur masive pyjesh lisi (qarr, bung) dhe pyje te përziera si shkoze, frashër, panë mullëze, krekëz etj. Këto pyje u prene ne vitet (60-70) duke u kther ne toka buke. Në lartësitë mbi (1000–1200 m) shtrohen pyjet e Hasit të përhapura ne bjeshkën e Krumës, Vranishtit, Gjinajve, Dajcit Mujajve, Cahanit & Kishajve etj. Ka pasur pyje halore në shpatin verior të pashtrikut të cilët janë dëmtuar në vitin 1943 është djegur plotësisht dhe nga kjo ditë aty ka shumë pak rrënje bredh e pishe. Në lartësitë e Pashtrikut kane përhapje kullotat alpine aty ka bime te ndryeshme mjekësore. Lumi kryesor është Kruma 6 km i gjate pasi derdhet ne liqenin e Fierzes dhe degët e tij Rusmani 11 km, Vlahna 13 km, Perroi i Vranishtit 5 km, Leshnica 6 km dhe Skatina 14 km. Gjatësia e tyre është shkurtuar me futjen ne luginat e tyre te ujërave të liqenit të Fierzes. Janë të shkurtër dhe me prurje të pakta sidomos ne vere ku niveli i tyre është mjaft i ulet. Gjate reshjeve te shumta ata rriten në mënyre të menjëhershme dhe po ashtu ulen shpejt pasi burimet e tyre nëntokësore janë të varfra.

Kane qene vetëm 2 H/C një fshatin Domaj-Has me fuqi 30 kw/ore dhe një tjetër në Krume, që momentalisht janë të shkatërruar plotesisht, por që ka tentative për rindërtimin e tyre. Me gjithese një pjesë e madhe e territorit të Hasit është e mbuluar me gur e shkëmbinj, por nëntoka fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Duke qene larg ndikimit te detit edhe pse lartësia nuk është e madhe i përket klimës mesdhetare paramalore. Karakterizohet me vere të nxehte dhe të thate e me dimer të ftohte e me reshje, pra merr pak a shume tipare kontinentale. Rreth 2/3 e reshjeve bien në vjeshte të vone dhe në dimer kryesisht në forme shiu ku nuk mungojnë edhe reshjet e dëborës trashësia e secilës në lartësi i kalon 1 m e me shume në zonën e Cahanit.

Sasia mesatare vjetore e reshjeve lëkundet nga 900 – 1000 mm ne vit. Ajo rritet drejt lindjes se Hasit ne shpatet malore te ekspozuara nga perëndimi. Temperatura mesatare vjetore është 11,4 °C. Mesatarja e janarit është (0-1 °C) dhe e korrikut (23 - 24 °C). Minimumi absolut ka qene (–21 °C) ne janar 1985 dhe maksimumi absolute (41 °C) ne korrik 2004.

Pasuritë Nëntokësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I. Edhe ne këtë rreth ka mjaft objekte minerale ,por me kryesori është ai i Vlanes me rreth 3.000.000 ton rezerva Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe ne trupa të veçante me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Mac etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi.

II. Pervec perveç mineralit te kromit janë te njohur dhe mjaft objekte te bakrit damaror Kuarc-Sulfur ne masivin Gabror të kaptinës sin e zonën e Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Si miniera e Golajt ashtu dhe e Krumës janë te mbyllura dhe nuk shfrytëzohen. Gjithashtu edhe ne shkëmbinjtë efuzive Helshan janë takuar nje sere objektesh, trupash mineral bakri si ne Spas, Helshan dhe Kosturr.

Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit ne Golaj në 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë.

Në varësi të rezervave të këtij sektori kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve.

Jo të pakta janë rezervat e nëntokës sonë. Për mineralin e bakrit dallohen, zona Nikoliq Golaj, Krumë, Zahrisht, në rrethin e Hasit.

Shqipëria është vendburim i madh i kromit nder këto vendburime janë dhe Vlahna e Perollaj, në rrethin e Hasit. Vëmendja ka nisur të kthehet edhe nga hekurnikeli dhe nikel silikati me vendburimet e Myç-Hasit dhe Gjinaj, Domajve për gjatë bregut te liqenit et Fierzes, Vendburimet e bakrit i Golajt e Krumës, edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milion ton me cilësi mbi 28 për qind. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht. Nëntoka e rrethit të Hasit llogaritet se. Ka 14 milion tonë rezerva të mineralit të kromit, milion.

Flora & Fauna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kafshët që rriten në zonën e Hasit janë të përshtatura më klimën dhe bimësinë të cilat më të përhapura janë Ahu,Qarri, Bunga, Plepi, Blini, Shkoza Mulleza, Farsheri, Lajthia e egër etje dhe me pak janë te përhapura haloret. Janë të përhapur kafshët e egra si (lepuj, dhelpra, ujku, derri i egër, ariu, kaprolli, dhija egër, macja e egër etj) dhe shpend të egër si thellenxa, shqiponja, pëllumbi, skifteri, harabeli, mullëza, etj. Shfrytëzimi i pyjeve te dushkut, (Dushkajën e Hasit) dhe i resurseve natyrore, thjeshte për nevoja ekonomike, si rruga me e lehte dhe pa shpenzime,çoi në dëmtime të konsiderueshme. Me planifikimin e centralizuar u shfrytëzuan miliona metër kub lende druri për ndërtimet e minierat, dru zjarri për ngrohje e gatim, u hapen toka të reja në pyjet më të mira (rreth 5500 ha), u krijuan kullota dhe livadhe ne kurriz të pyjeve dhe u mbështet zhvillimi ekstensiv i blegtorisë e sidomos i dhisë, shkatërrueses se pyllit. Te gjitha këto rrezikuan e zhduken disa lloje bimësh e kafshësh të egra. Natyra dhe bukuria e saj pësuan ndryshime te dukshme, saqe u krijua një kufi ndarës i dallueshëm midis natyrës sonë dhe shteteve fqinje. Ky shkatërrim i natyrës u thellua ne fillimin e viteve ’90, ku shfrytëzimi e keqtrajtimi i burimeve natyrore për qëllime ekonomike (jashtë kontrollit te shtetit) u shoqërua me pakësime e zhdukje te potencialeve biologjike, si dhe te një numri te konsiderueshëm ekosistemesh.

Shkatërrimi gradual i një pjese te mire te habitateve, është shkaku baze i uljes se popullatave të faunës se egër. Kjo vihet re te derri i egër, kaprolli etj. Këto veprime i ndjen kudo, ku krahas llojeve te përmendura, ulje ka edhe lepuri i egër, thelleza e malit e ajo e fushës si dhe disa lloje të tjera që shërbejnë si objekt gjuetie. Por drejt zhdukjes janë edhe kafshët e egra që nuk janë objekt gjuetie si macja e egër, rrëqebulli etj. Një faktor shkatërrues i faunës se egër ne Rrethin e Hasit është gjuetia e paligjshme, si nëpërmjet përdorimit të armeve luftarake, por edhe atyre të gjahut. Sot ne rrethin e Hasit ka 296 arme gjahu, të dhëna me leje, nga të cilat vetëm 70 gjuetare janë pajisur me këto arme ne shoqatën e gjuetareve dhe paguajnë të gjithë detyrimet, duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave ne fuqi, ndërsa pjesa tjetër qe ka arme gjahu, nuk i mban për stoli, siç pretendohet, por i përdor Brenda këtyre kufijve ka një siperfaqe 674 kilometra katrore nga të cilat 393 kilometra katrore i takojnë Republikës se Shqipërisë dhe 371 kilometra katrore i përkasin Hasit te Rrafshit te Dukagjinit ne Republikën e Kosovës.

Luftërat e Hasit ne Shekuj dhe pasojat qe i sollën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Territori i Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike ne fillim te shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër ne vitin 1913, vendimet e se cilës ju vunë sopaten e pamëshirshme truallit shqiptar duke copëtuar për te plotësuar lakmitë shoviniste te shteteve te Ballkanit dhe lanë jashtë gati gjysmën e territorit shqiptar dhe me shume se gjysmën e popullsisë se tij. Këtë fat te hidhur e pati edhe Hasi një pjese e te cilit iu dha Serbisë pavarësisht se përbente një njësi unike me territor gjuhe, kulture e tradita te përcaktuara qarte dhe me trashëgimi qe nga lashtësia. Pushtimet e gjata romake, bizantine, slave e turke e kane detyruar popullsinë e kësaj treve qe te lëvize duke lëshuar shpesh ose rralluar vendbanimet e duke u strehuar ne thellësitë e Dukagjinit e duke u rikthyer përsëri. Shume kronistë të mesjetës, studiues e historian e kanë përcaktuar Hasin si vendin e origjinës së Kastrioteve. Me këtë çështje janë marre shume studiues, kanë dalë me mendime të ndryshme por versioni me bindes është origjina hasjane e Kastrioteve siç shprehet Fran Bardhi ne vitin 1636 “Pas një parashtrimi polemik arrij ne përfundim se Kastriotet ishin nga Hasi i Prizrenit dhe ky është edhe sot si verient me i besueshëm dhe kjo padyshim është si vlere e një burimi te dorës së parë. Pas betejës se Fushe - Kosovës se vitit 1389 pushtimi turk në trojet shqiptare u be i shpejte dhe territoret e Hasit u bënë pre e këtij pushtimi. U vendos sistemi feudal ushtarak. Banoret paguanin taksa te shumta në mënyre te theksuar procesi i myslimanizmit u be i dhunshëm dhe një pjese e banoreve u tërhoq ne viset malore ku krishterimi ende rezistonte, ndërsa banoret qe mbeten ndërruan fenë në fillim ne dukje e me vone me zemër. Në këto vise gjate shekullit të XVI u vendosen malësore nga fiset Berishe, Bytyc, Gash, Krasniq, Kastrat, Morine, Shal, Thaç, popullsi e cila u rrit dhe u konsolidua ne territorin e Hasit. Në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII Hasi u përfshi në sistemin e bajraqeve. Bajraku si njësi administrative me funksione ushtarake dhe pleqerore (gjyqësore) në thelb të të cilit qëndronte organizimi i vjetër shoqëror ku ne përgjithësi mbetej e pa prekur struktura e shoqërisë së lire malësore. Bajraket u ndërtuan jashtë administratës shtetërore vetëm si një lidhje fisesh a vëllazërish. Ishte koha kur filloi shthurja e sistemit të timareve në këto kushte pushteti turk për të shmangur mundësitë e kryengritjeve zgjodhi si rruge krijimin e bajraqeve ku iu lejua malësoreve të rregullonin marrëdhëniet me njeri tjetrin sipas të drejtës kanunore kundrejt detyrimit të një takse të vogël dhe dhënies së luftëtarëve në kohë lufte.

Hasi u nda ne dy bajraqe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Bajraku i madh me qendër në VLAHEN ku përfshinte fshatrat nga Prroi Rosmanit (Golaj) e deri në fshatrat e Drinit Bardhre dhe baraku i vogël më qendër në Helshan përfshinte fshatrat nga Prroi i Skatines e deri tek Prroj i Rosmanit e drri ne perferi te Gjakoves.

Organizimi i jetës në këto territore u shoqërua me probleme të shkaktuara nga vështirësitë dhe pushtuesit turq, taksat e shumta, shkuarja nizam u bënë shkak i pjesëmarrjes aktive në kryengritjet e shumta. Ndër të tjera shquhet ajo e vitit 1837 ku Hasi u shkëput përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë. Ishte koha e kryengritjeve të madha fshatare kundër Turqisë, reformat e marra nuk rregulluan jetën e fshatareve. Gjysma e dyte e shekullit të XIX u karakterizua nga përpjekje të madha me pushke dhe pëne të shqiptareve për liri e pavarësi. Këto përpjekje kulmojnë me lidhjen shqiptare te Prizrenit në vitin 1878 ku shqiptaret u vunë përballe rrezikut te copëtimit. Në këtë kuvend kombëtar ku morën pjesë figura të shquara politike edhe ushtarake nga i gjithë kombi morën pjesë edhe përfaqësueses nga Hasi si Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Syl Liman Peka, Shaban Spahija (Cahani) etj, ndërsa luftuan për luftën e trojeve nga copëtimi shumë hasjanë. Përmendet pjesëmarrja e gjere në aksionin e Gjakovës me 06.09.1878 ku i rrethuar në sarajet e Abdulla Drenit vritet Marshalli turk Mehmet Ali Pasha dhe lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në vitin 1885 u luftua kundër forcave te Vesel Pashes.

Në ketë beteje u varen në litar edhe trimat nga Helshani Musli Isufi, Zek Ademi, Murat Sadiku. Kontribut në këto beteja dha edhe familja Kurpali në Letaj kulla e të cilëve u bë qendër qëndrese. Hasjanet morën pjesë në Lidhjen e Pejës më 1899. Ne Kuvendet e vitit 1903 ku u morën vendime te rëndësishme për organizimin e qëndresës ndaj turqve. Në pranverën e vitit 1909 hasjanët kundërshtuan taksat, shkuarjen ushtare dhe dorëzimin e armeve. Në maj - qershor 1909 luftohet me forcat e Xhavit Pashës te cilët dogjën shtëpi e fshatra, prishen kulla dhe morën me dhune ushtare. Më 1910 luftohet në Qafen e Ahmatit me forcat e Shefqet Durgut Pashës. Rritja e valës kryengritëse arrin kulmin në vitin 1912. Më 19.03.1912 fshataret e Hasit te drejtuar nga Rexh Bajraktari dhe Tahir Hoxha sulmuan forcat turke në Krume. Lufta zgjati dy ditë duke i detyruar të tërhiqen në Gjakove. Mbas pak ditësh Kajmekami i Gjakovës me dy toborre e topa shkoi në Krume dhe e ripushtoi atë. Në këtë beteje u vra Zeqir Qema. Më 21.04.1912 në Krumë u mbajt Kuvendi I IV (katër) bajraqeve ku morën pjese 20 përfaqësues nga bajraqet e Hasit, Bytycit dhe Rekes. Këta kërkuan me shkrim nga porta e lart që shqiptareve t’ju kthehen armët, shërbimi ushtarak të behej në vend, mësimi në shkolla të behej në Gjuhan shqipe, kudo te ngrihet flamuri shqiptare, nepunesit medoemos të njohin gjuhën shqipe, aminstimi i te burgosurve politike dhe t’u kompensohen shqiptareve dëmet e bëra nga ushtria turke gjate këtyre viteve. Me 21-28 maj 1912 u mbajt Kuvendi i Junikut ku u vendos që përveç vendimeve të marra në Krume edhe dy kërkesa me rendësi jetike si : Caktimi i kufijve të shtetit Shqiptar dhe garantimin nga shtetet e medha. Ne Junik u vendos për fillimin e kryengritjes se armatosur e cila do te qonte në largimin perfundimtar të turqve nga tokat shqipetare. Drejtimin e kryengritjes e moren Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Buletini e shumë të tjere.Ne fillim të qershorit 1912 forcat e Bajram Currit me luftetaret nga Hasi, Bytyci, Krasniqa e Reka sulmuan garnizonin turk në Qafen e Prushit, pasi i thyen ata sulmuan Gjakoven dhe pas pak ditesh ajo kaloi në duart e kryengritesve. Njeri pas tjetrit u çliruan gjithë qytetet e Kosoves dhe me 12.08.1912 sulmuan Shkupin e pushtuan atë, hapen burgjet dhe depot e armatimeve duke e vënë qeverine turke perballe faktit te kryer. Qeveria turke duke mos qene e gatshme te plotesoje kerkesat e shqipetareve i mashtroi ata. Duke e pare se Turqia ishte në prag të kapitullimit shtetet e ballkanit i shpallen lufte turqise. Trojet shqipetare u sulmuan nga serbet e malazezet. Shumë hasjane luftuan ne Qafe te Diellit kundër ushtrise malazeze ku u vra Zenel Ukpera. Ushtria serbe pushtoi Hasin deri ne Dri, ku zhvilluan beteja te Ura e Vezirit ne Tregtan por me e rendesishmja eshte ajo ne Vaspas (Qafeqyteti). Pas shpalljes se pavaresise Rexh Bajraktari ne krye të përfaqesuesve të Hasit shkuan ne Vlore dhe moren kontakte me qeverine e Ismail Qemalit. Gjatë luftes së parë boterore Hasi u pushtua nga Austro-Hungarezet që populli e njeh me emrin koha e “nemces”.Gjate pushtimit Austriak Kruma Qender e Hasit u bë qënder administrative shume e madhe ku u vendosen Komanda ushtarke dhe disa instucione te kohes deri dhe Gjykatat krahinore dhe kishte nën administrim nga Zhuri deri ne Tropoje e gjithe kjo zone administrohej me qënder Krumen. Nga viti 1918 -1921 Hasi u pushtua nga Serbia qe populli e njeh me emrin Serbia e II-te. Ne vitin 1921 Serbia u largua ne kufijte e 1913. Kruma u shpall qender e prefektures se Kosoves (Drinit) qe perfshinte Hasin, Lumen e Tropojen deri ne vitin 1925. Kruma e bë qender e levizjes antifeudale dhe kunder qendrimeve te qeverise se Tiranes per mbeshtetjen e politikes jugosllave.Veprimtari te dendur zhvilluan Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të Azem Galices, Sadik Rames, Zefi i Vogel të cilat luftonin për ruajtjen e teresise tokesore dhe bashkimin me shqipërine.E rendesishme qe kryengritja e marsit 1923 kunder zogut e cila rrezikoi permbysjen e pushtetit. Aktivitet te rendesishem zhvilluan Riza Cerova, Ali Kelmendi, Zylyftar Veleshnja, Ibrahim Gjakova, Tahir Zajmi etj, qe megjithese mbanin funksione ne administrate mbeshteten levizjet e masave. Në zgjedhjet për asamblene kushtetuese te vitit 1923 ne kete prefekture fituan figurat si Hoxhe Kadriu, Dr. Fariu, Niman Ferizi dhe Avni Rustemi qe perbenin krahun demokrat. Me 1923 u krijua ne Krume shoqëria arsimore “Shkelzeni” e perbere nga patriot dhe intelektuale qe punonin ne këtë perfekture. Ajo kishte për qellim edukimin dhe permiresimin e jetës ekonomike e politike te masave te varfra.

Veprimtaria e Hasit ne Revolucionin e Nolit, Regjimit Monarkist dhe atij Komuniste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pushka e parë e ketij revolucioni filloi ne Krume ku forca te udhehequra nga Bajram Curri me 25.05.1924 pushtuan qendren e prefektures, komanden e xhandarmerise, kaluan ne Lume, Lure,Diber, Mat dhe me 10.06.1924 hynë në Tirane duke shenuar fitoren e revolucionit. Ne dhjetor te vitit 1924 forcat zogiste te mbeshtetura nga Serbia dhe bjellogardistet ruse sulmuan nga te gjitha pikat kufitare dhe pushtuan Tiranen duke vendosur regjimin 15-vjecar te Zogut. Menjehere filloi hakmarrja ndaj kryengritesve ku ne Krume u burgosen 40 veta ndersa Hoxhe Zogu dhe Gjelosh Rama u varen ne litar. Ne nje relacion te dates 29.01.1925 derguar Ministrise se Puneve te Brendshme ne Tirane shkruhej: "U lajmeroi se gjygji ushtarak denoi me vdekje Hoxhe Zogun nga Bytyçi e Gjelosh Ramen nga Nikaj , te permendurit jane kene kundershtaret me te rrepte. Denimi tyre u zbatue sot ora 06.30 me litar" Komandanti i operacionit te veriut Ceno Kryeziu.

Me 29.03.1925 vritet tradhetisht ne Dragobi Bajram Curri nga forcat Zogiste, i cili varroset ne Krume ne gjirin e popullit me te cilin luftoi , ku kufoma e tije eshte bere e mundur te transportohej nga bashkluftetaret e tij Hasian me krah , duke e sfiduar hapur regjimin e Zogut.Por me vone Hasit kjo kundershti ndaj Zogut i kushtoj pasi Qeveria e Ahmet Zogut me kerkesen e Bajraktarit te Lumes Muharrem Bajraktait duke pare influencen e dobet qe kishte hasi ne qeverine e Zogut kerkoj te hiqet Perfektura nga Kruma(Hasi) dhe te dergohej ne Bicaj te Lumes ku dhe shkoj per pak kohe por me vone Perfektura u Vendos ne Kukes dhe keshtu hasi ngeli jashte vemendjes se qeverise se asaj kohe.

Gjate viteve te qeverise Shqiptare te Ahmet Zogut gjendja ekonomikme e fshatareve qe e renduar, mungesa e tokes bujqesore, thatesira dhe mungesa e vaditjes beri qe fshataret te vuanin per buke. Vendin kryesor ne prodhim e zinte blegetoria. Veshtiresi te medha per ekonomine e kesaj zone krijoi edhe mbyllja e kufirit duke veçuar kete popull nga tregjet tradicionale te Gjakoves dhe Prizerenit. Fshataret u detyruan me shume mundime te zhvillojne tregetine ne Shkoder. Keto kushte te veshtira ia paraqiten mbretit Zog nje perfaqesi e Hasit e kryesuar nga Dem Zenuni dhe duhet pranuar se mbreti Zog mori ne konsiderate kekreksat e paraqitura nga perfaqesia e Hasit dhe per disa kohe hoqi taksat per kete zone. Perhapje mori arsimi pasi u hapen shkollat fillore ne shume fshatra. Me rendesi ishte hapja e Internatit Kosova ku studiuan bursiste nga Hasi, Luma, Tropoja e sidomos te rinj Gjakovare. Kjo shkolle u be qender e rendesishme e arsimimit dhe edukimit patriotik.

Hasi si gjithe shqiperia pas pushtimit fashiste rroku armet per çlirimin e vendit ne Has u krijua çeta e Hasit dhe me vone dhe bataloni 'Hakmares" ( rethe muajt qershore u formua çeta e Hasit ne Gjonaj te Hasit te Kosoves me luftetar nga dy anet e teritorit te hasit , dhe ne shtator te vitit 1943 ajo u transferua ne Krume qe çyditrishte njihet si date e formimit te çetes se Hasit) dhe ndoqi pushtuesin dhe matan kufirit gjeografik ne kosove dhe ne Sanxhak deri ne çlirimin e plote te atdheut.

Pas çlirimit te vendit dhe Hasi u angazhua ne rindertimin e vendit, ne Has u ngriten shkolla fillore dhe te mesme dhe mori perparsi te madhe arsimi shume djem hasian u arsimuan ne deget e arsimit, bujqesise , kultures dhe ndertimatarise ,inxhenierise mekanike e elektrike, dhe ne shkollat ushtarake si dhe ne fushen e mjeksise pati shume perparesi dhjetra djem hasian mbaruan shkollat mjeksore qe kontribuan ne shendetin e popullit hasin,nje zhvillim te hovshem mori ne has gjate kohes komuniste bujqesia ku hasi u be hambari kryesore i drithrave te bukes ne shqiperine verilindjes. Por duhet theksuar se dhe regjimi Hoxhiste ndoqi te njejten startegji te ndarjes teritorile lokale duke e lene Hasin ne vartesi te Kukesit padrejtesishte , pasi dhe ne kete kohe regjimi komuniste kishte shume kundershtar te hapur ne kete zone dhe nuk kishte influenc ne qeveri, keshtu qe ne Has mund te themi qe per numer popullsie ka patur numerin me te vogel te intelektualve per shkaqet qe tham me larte pasi bursat nuk jepeshin ne Has, por hasi eshte trajtur si dore e dyte duke ngelur nen infuencat lokale e krahinore te ish rrethit te asaj kohe.

Por duhet theksuar se regjimi komuniste presukutoj shume intekual hasian dhe shtepite me te mira u goditen dhe u ben kolak u denuan dhe u internuan pa te drejte vetem e vetem se nuk mundonin si pushteti , nje rol te madhe per presekutimin e kesaj zone ka ndikuar dhe lidhjet tona zakonore e shpirtrore me pjesn e tjeter te hasit qe ndodhet ne Kosove , keshtu qe pas çlirimit te vendit e deri vone njerzit e kesaj zone jane denuar vetem pse kan patur te aferme ne Kosove.

Kontributet e Hasit gjate luftes se Kosoves, 1998-1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasi si gjithmone ka qene mbeshtes i popullsise se Kosoves e kjo jo per poziten e vete gjeografike por se populli i hasit ka qene gjithmon perpkrahes i Kosoves se tek ky popull ka gjete veteveten, hasin e bashkon me kosove , tradita, dialekti, zakonet, doket e gjithça, hasi lidhet me shume se me kedo me kosoven e popullin e saj keshtu qe per periudhen e fundit te luftes hasi nuk mund te bente gje tjeter vetem se do te bente detyren e tije ne ndihme te vllezerve kosovar.

Menjeher pas demokratizimit te vendit ne vitet 90 populli i hasit rifilloj lidhjet tradicionale me kosoven , rifilluan lidhjet miqesore jo vetem ato te vjetra por lidhje te reja qe ishin nderprer dhundeshem ne vitet e komunizmit. Hasi u be trapolina e kalimit te kufirit te Kosovarve nga Kosova per ne shqiperi e pastaj per ne perendim e anasjllats,keto levizje te popullit kosovar luftetaret kosovar patriot si Adem Jashari , Zahir Pajazit e Luan Hajardinaj ben lidhet e para me patriote hasian per ta shfrytezuar kete teritor si koridorin kryesor te furnizimit te kosoves me armatime e municione dhe me ne fund te harrihej qellimi i pergatitjes se UK-se per luften vendimtare dhe si rezultat i kesaj vedije per lirin e kosoves shume djem hasian dhan jeten duke shoqeruar djemet kosovar nga shqiperia per ne kosove qe nga viti 1992 kur as kush nuk e dinte se ne kosove po pergatitej nje lufte e madhe per shoqerimin e ketyre luftetareve kosovar u varane 8 djem te ri nga Pogajt, Vlahan,Golaj, Kishaj etj. Populli hasian kurre nuk ndejti duar kryq per çdo vrasje ne kufi te djemeve hasian ne te njejtin vend menjeher bashkluftetaret e te njejtin qellim me gjithe veshtersit qe ishin ata e kan goditur patrullat sebe ne çdo vend dhe sipas vete deklarimeve te pales serbe ne tekimet dypalshe nga viti 1992 e deri ne vitin 1997 jane vrare mbi 4 dhe jane plagosur 3 ushatre te tjere si dhe nga policia kufitare e PKK Vlahen ne gushte te vitit 1994 jane kapur robe nje patrulle prej 3 kufitaresh serbe e cila po patrullonte brenda teritorit shqiptare dhe me pas me marrveshjen e 2 qeverive eshte ber e mundur dorzimi i tyre ne Vermic dhe keto goditje te patrullave serbe jane bere nga djemet hasian ish bashkluftetre te UÇK.Popullsia hasiane ishte i gateshme pa asnje shperblim qe te sakrifikonte per lirine e kosoves, menjeher pas ardhjes se forcave te UÇK ne Has te cilat ne fillim u dislokuan ne Cahan dhe me pas ne Vlahen, Krume dhe Helshan. Te gjithe djemte e ri u angazhuan ne ndihem te ushtrise kosovare dhe ne kete lufte ne ndihme te kosoves direk ne front te luftes kan dhen jeten 14 djem hasine per lirine e kosoves. Kontributi i hasit per kosoven nuk ishte veten ne fronin e luftes por kur kosovareve po ju rrezikohej ekzistenca dhe barbaret serb po debonin me dhune nga trojet e tyre shekullore popullsine civile ,hasiante i madh dhe i vogel u angazhun per sterhimin e popullsise kosovare te shperngulur vetem nepermjet VKK Qaf-Prush kane hyre nga Kosova per ne Shqipëri 57.000 veta ku te gjithe u strehuan ne shtepite hasiane, mendoni qe hasi vete kishte rrethe 21.000 banor. Ne Has per gjate vijes kufirit u zhvilluan shume perleshje me arme mes ushtrise serbe dhe forcave kufitare shqiptare megjithe epersin numerike dhe ne armatime te ushtrise serbe ajo nuk arriti asnjeher qe te largonte nga pozicionet e zjarrit policine kufitare megjithse ajo u mundua qe te kalonte kufirin dhe te dislokohej ne teritorin tone me qellim qe ta kishte me te lehte minosjen e vijes kufitare brenda teritorit tone , por policia kufitare me veprime luftarake e pengoj ate qe te benhej e mundur dislokimi ne teritorin tone,nga polici forcat e zbulimit shqiptar pati vetem 6 te plagosur ndersa nga pala serbe te rapotuar ne takimet dypalshe jane vrare 3 ushtare serbe si ne rajonin e Qaf-Prushit dhe te Dobrunes te cilet kishin dal brenda teritorit tone duke minosur teritorin .

Momenti me kulminat per UÇK dhe luftetaret Hasian qe ishin te inkuadruar ne lufte ka qene mesymja qe u more kundra ushtrise serbe per te hapur koridorin neprmjet Pashtrikut ku aty mes luftetarve te kosoves kane marre pjese afrsishte direket ne lufte rrethe 50 luftetare me arme ne dore nga hasi. Duhet theksuar ketu vetem nga fshati Cahan diten e pare te sulmit kane qene direkt ne lufte dhe ne prapavi per furnizimin e lufterve me armetim e muinicine e ushqime mbi 30 djem te ri te fshatit si rralle ndonje fshat ne shqiperi qe mund te kete dhen ndihme kaq te madhe per lirin e kosoves.

Arkeologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne fillim te shekullit te XIII (1208) krahina ne mes Gjakoves dhe Prizerenit, Drinit te Bardhe, Erenikut dhe Valbones, ne dokumentet slave shenohet si “ Patkovo”, emertim qe ruhet edhe nje shekull me vone ne Krisovulen e Decanit ne vitin 1330 si dhe ne manastirin e Shenarhangjelit ne Prizeren me 1348. Brenda ketij territori shtrihej edhe Hasi. Emertimi Has del ne pah ne nje dokument te vitit 1570. Shume kronist te fillimit te shekullit te XVII ne argumentimin e origjines se Kastrioteve e permendin me emrin “Az” apo “Ass” dhe popullin si Askol qe ne te vertete nga mungesa e perdotimit te (h) , (s) ne latinisht nenkupton emertimin Has.

Ne vitet e para te shekullit te XVII Hasi njihej edhe me emrin Shullaa qe ne latinisht do te thote “ Vende te thata” e qe per shkak te natyres se tij kete e ka ruajtur edhe ne ditet e sotme duke u quajtur Hasi i Thate. Studiuesi S. Pulaha e lidh emrin e krahines me “ Nahije e Hasseve” sipas regjistrave kadastrale osman te shekullit XV - XVI qe ndaheshin pronat. Keto territore qe njiheshin si nahije e Hassejve qene Rudina, Domeshtici dhe Pashtriku te cilat me kalimin e kohes si prona ne vehte u unifikuan duke dhene emertimin e sotem Has. Te dhena per banoret e Hasit jane disa por interes paraqet relacioni i Pjeter Mazrekut, arkipeshkv i Tivarit (1586-1637 ) i cili ne vitin 1633 ka shkruar: “ Si te kalohet ky mal e ky lum hyhet ne krahinen qe gjetiu quhet Shullaa ose Has ne kufij te serbise, ky hasi eshte banue nga nje numer i pakufij shqiptaresh nenshtetas te turkut”.

Po ky arkipeshkv me poshte shkruan se Hasi perfshin shume katunde .Asht i banuem prej shqiptaresh.

Territori i Hasit eshte i banuar prej kohesh te lashta dhe ruhen deshmi e te dhena arkeologjike qe nga eneoliti (epoka e bakrit) ( 2600-2200 ) p.e.r. Studimi i kultures se hershme ne menyre te vecante nga gjurmime dhe eksplorimei i vendbanimeve dhe varrezeve, eshte perfituar nje material i pasur me perkatesi kohore dhe hapesinore te tilla qe hedh drite mbi formimin e kultures dhe etnosit ilire. Per studimin e lashtesise se banimit te kesaj krahine pervec gjetjeve te rastit ne Golaj, Helshan, Fajza e Brrut, jane ndermarre edhe ekspedita arkeologjike nga studiues te njohur qe kane ardhur ne perfundimin se ky popull i perket Dardanise se lashte.Ne Has gjenden venbanime te lashta te fortifikuara, te hapura dhe shpellore.

Qendrat arkeologjike te cilat jane studiuar ne Has vecojne: Vendmanimi i Krumes (Ulez) ne vitin 1967 ku u eksploruan tete Tuma (kodervarre) nga 24 te tilla dhe u gjet nje inventar i pasur ne qeramike, arme, stolid he mjete metalike qe datojne ne periudhen e pare te hekutit shek XII – VIII p.e.re. Ne vitin (1970-1972 ) u eksplorua Tuma e Romajes nekropolet e se ciles dhane material te pasur arkeologjik te ngjashem me ate te Krumes, etj. Ne vitin 1987 u eksploruan tre Tuma ne Mujaj ku dhane material te paket por kronologjikisht mire te percaktuar si te periudhes se hekurit kryesisht te shekulit VI –V p.e.r.Tuma te tilla te paeksploruara ka me shumice ne teritorin e Hasit si Golaj, Perollaj, Helshan, Fajza, Tregtan, Brrut etj. Jane studiuar venbanime te tilla edhe ne Ujz e Rugove te Hasit .

Vendbanimet shpellore kane perhapje ne zonen e larte te Hasit e tille eshte Shpella e Dajcit e studiuar ne vitin 1985 -1987 e cila eshte banuar qe ne epoken e bronzit, hekurit e deri ne antiken e hereshme. Vendbanime te tilla ka ne Qytetez ne Dobrune e Lipavec.

Vendbanimet e fortifikuara kane filluar nga jeta paraqytetare dhe jane vendosur ne pika dominuese duke i ndertuar me gure llac e gelqere. Njiheshin nga sllavet me emrin “Gradina” dhe kodrat ku jane vendosur quheshin Gradishta. Autoret antike i permendin me emrin CASTELLUM, te tilla jane vendbanimi i fortifikuar ne Gradisht te Ura e Fshejt, fortifikimi ne Gradisht te madh te Krumes ne lartesine 928 m qe turqit ju dhane emrin “Hisarllik” prandaj dhe quhet Kalaja e Hisarit. Fortifikim te tille kemi edhe ne murin e Dajcit ne Keshtel etj. Gjate antikitetit te vone dhe mesjetes kemi kala ne Kosturr e Pus te Thate, ndersa me vone u ndertua Kalaja e Lekes (Qafa e Qytetit).

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë:Komuna Golaj me fshatrat: Golaj, Nikoliq, Vlahen, Dobrunë, Helshan, Kosturr, Perollaj, Zjeç, Letaj, Qarr, Bardhaj. Komuna Fajza dhe Komuna Gjinaj. Shumë historianë e lidhin vendorigjinën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rrethin e Hasit ku fisi Mazrreku mendohet se ka lidhje me fisin e Skënderbeut.

Vendet Turistike te Hasit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bjeshkët e Krumës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ofrojnë gjithashtu peizazhe të bukura, ajër tëpastër dhe destinacion të favorshëm veror për banorët vendas. Potencialet turistike të zonës përfshijnë: Klimë të shëndetshme dhe bukuri natyrore Destinacione pelegrinazhi Kullota të pasura Shpellat si dhe pamje natyrore dhe arkeologjike ,ngjitje alpinistike ne maje te Qytezes etj. Ngjitje në mal behet me makine nga Cahani ose ne kembe e kafshe nga Kruma.

Shpella e Daçit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S)rreth 10 km në lindje të Krumës.Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj Eshte nje shpell shume kararkterisite ne lloin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojen se Kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme. Ne ket shpell jan ber kerkime ne vitin 1985 -1987 nga arkiologu Muhamet Bela dhe sipas kerkimve kjo shpelle eshte e banuar qe ne epoken e bronzit hekurit e deri ne antiken e hershme. Gjat kerkimeve te ketyre vitve jan zbuluar shpata thika dhe lloje te ndryshme qeramikash. Si kjo shpell e ngjashme esht dhe nje ne Qytezen e Dajcit dhe quhet shpella me oborr per te cilen nuk esht folur dhe kontrolluar asnjeher dhe ne afersi te ksaj lagje te fushat e robit ndodhen disa tuma te pa kontrolluar

Shpella e Pellumbave (Shpella e Llapatanava)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo shpelle ka marr emrin e shpella e Pellumbave (ose ne te folmen e Hasit quhet shpella e llapatanave sepse aty qendroje shume pellumba te eger ne dimer dhe ne vere), ajo shtrihet ne vargmalin e Pashtrikut ne kufirin mes fshatave Vlahen , Dobrune, Nikoliq dhe Greçine.dhe shtrihet mes nje pyelli te dendur dhe nje bimesie shume te rralle e cila eshte shume e larmishme dhe ne pranvere pamja e luleve karakter te kesaj zone jane nje bukuri e veçant dhe shume terheqese, kjo zone vazhdimishte eshte pedorur si vend ekskursioni turistik nga shkollat e rrethit tone. kjo shpelle nuk eshte e eksploruar nga asnje njeri deri me sot, te pakten nuk ka te dhena te tilla.Megjithate ne pamje te jashte dhe kur futesh brenda ajo ka disa karakteristika te veçanta qe te josh te explorosh ne te.

Aisha e Gjinit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo ka nje pamje shume te bukur e cila eshte shume karakteristike per zonen sepse e gjithe zona per rrethe eshte e zhveshur dhe e mbuluar me shkurre te vogla kjo pishe eshte si kurore mes tyre dhe fshatit prej mese nje shekulli , ajo eshte dhe mes dy burimeve te cilet jane ne mes te fshatit Gjinaj .

Burimet karakteristike.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumi i Krumes (Vrella) Ne vendin ku buron ky lume ka nje pamje shume te mahniteshme por per shkak te shfrytesimit te saj per uje te pieshem ajo e ka humbur shume bukurine.Por po te vazhdosh ne rredhen e saj deri ne lumin drin (Liqeni Firzes) ajo ka pamje shume te bukura ku per gjate gjithe rrjedhjes aty ka shume peme dhe veçanarishte arrat e saj karakteristike uji keti lumi perdoret nga fermeret per vaditje e tokave bujqesore.

Gurra e Domaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gurra e Domaj Eshte nje burim shume karakteristik me uje te kristalete qe akoma dhe sot ruan origanilitetin e saj pasi ajo nuk eshte transformuar si ajo e Krumes , legjendat thone se keto dy burime vijne nga bjeshket e Cahanit dhe kane te njejtin uje dhe rrejdhin nga i njejti burim i nedheshme dhe per te vertetuar kete dhjetara vjete me pare ne nje shpell ne qender te Cahani eshte hedhur boje ne shpellle dhe kjo boje ka dal ne Vrellen e Krumes dhe ne Gurren Domajve.Ky burim karakteristik per gjate gjithe rrjedhjes se saj deri ne drdhjen ne drin shtohet me disa burime te tjera burime te vogla me uje shuem karakteristik ne pasterin e tij.

Ndarja administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia e Hasit me ndarjne e re teritoriale përfshet në nje njesi administrative dhe ka në perberjen e vet 4 Njesi adminstartive

  • Njesia Administrative Qender Krume
  • Njesia Administrative Golaj
  • Njesia Administrative Fajzë
  • Njesia Administrative Gjinaj

Literatura dhe autori i Shkrimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Keto materiale jane grumbullur per rrethin e hasit nga Ramiz Cahani, eshte bere nje studim shume i gjate ku jane shfrytezuar disa dokumenta studimore kryesishte te studjuesve

  1. R. Bogdani
  2. Sh.Hoxha
  3. studime Gjeologjike
  4. Studime Gjeografike
  5. Harta Topografike
  6. Harta Gjeologjike
  7. si dhe gojdhena

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]