Rubén Botta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rubén Botta
Të dhënat personale
Emri i plotëRubén Alejandro Botta Montero
Data e lindjes (1990-01-31) 31 Janar 1990 (29 vjeç)
Vendi i lindjesSan Juan, Argjentinë
Gjatësia1,75 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMesfushor–Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualInternazionale
Numri20
Karriera në rini
Boca Juniors
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2009–2013Tigre82(11)
2013–2015Internazionale10(0)
2014–2015Chievo (huazim)21(0)
2015–2017Pachuca48(10)
2017–San Lorenzo23(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 7 mars 2017.
† Ndeshje (Gola).

Rubén Alejandro Botta Montero (i lindur më 31 janar 1990) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si mesfushor sulmues për skuadrën italiane Internazionale.

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Tigre[redakto | përpunoni burim]

Ai u rrit si futbollist te Boca Juniors dhe në vitin 2009 u transferua te Tigre dhe bëri debutimin me skuadrën më 23 Mars 2009 në barazimin 0–0 kundër ish skuadrës së tij Boca Juniors në moshën 19 vjeçare. Një muaj më vonë, ekzaktësisht më 11 prill, gjatë një ndeshje kundër Newell's Old Boys, ai mori kartonin e parë të verdhë në karrierë. Ai luajti vetëm një ndeshje në 2009 Clausura përpara se të huazej te FK Ventspils e cila luante në Ligën më të Lartë Letoneze, ku ai nuk luajti asnjë ndeshje. Në 2010, ai u rikthye te Tigre duke u bërë lojtar i formacionit titullar dhe duke luajtur më shumë ndeshje. Më 13 nëntor 2010, ai mori vëmëndje të madhe në fitoren 2–1 kundër kryesuesve të Estudiantes de la Plata, ku Botta dhuroi assistin e golit të dytë dhe falë aftësive të tij përpak sa nuk shënoi golin e tretë.[2]

Më 3 shkurt 2013, Botta shënoi golin e parë të karrierës që nga debutimi me skuadën e parë në një ndeshje kundër Independientes. Më 25 shkurt 2013, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në karrierë, ai mori edhe pezullimin e parë në karrierë në një ndeshje në Primera División kundër River Plates. Gjatë raundit të parë të Kupës Libertadores, luajtur vonë në prill, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së tij të majtë, që do ta mbante jashtë fushave të lojës për 6 muaj. Në total me Tigren, ai luajti 77 ndeshje duke shënuar 10 gola.

Inter[redakto | përpunoni burim]

Më 1 Maj 2013, ai operoi këmbën e tij të majtë pas dëmtimit të pësuar, dhe më 9 Maj u lajmërua se ai u transferua te Interi si lojtari i lirë dhe me parametra 0.[3] Në korrik të të njëjtit vit, ai kaloi edhe formalitetet e transferimit, duke u bërë një lojtar i Interit. Më 29 gusht, ai u lidhë me një kalim te Livorno, pasi nuk arriti dot të marrë nënshtetësinë italiane, kështu që Inter bleu kuotën e regjistrimit jo të BE-së nga Livorno.

Më 8 janar 2014, ai më në fund u bë një lojtar i Interit.[4] Ai bëri debutimin e tij me skuadrën një ditë më vonë në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Udineses, ku Inter humbi me rezultatin 1–0 me Bottan i cili hyri në fushë në minutën e 79të në vend të Mateo Kovačić.[5]Serie A, Botta debutoi në barazimin 1–1 të Interit kundër Chievo VeronësSan Siro më 4 shkurt.[6]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Rubén Botta". inter.it. Marrë më 2 shkurt 2014. 
  2. ^ "Lujos: Rúben Botta vs Estudiantes, Apertura 2010". SouthAmericanFutbol.blogspot.com. 13 nëntor 2010. Marrë më 23 shkurt 2014. 
  3. ^ "Botta, una doppietta dedicata all'Inter". Corriere dello Sport. 20 prill 2013. Marrë më 13 janar 2014. 
  4. ^ "RUBEN BOTTA JOINS INTER". inter.it. 8 janar 2014. Marrë më 24 shkurt 2014. 
  5. ^ "K. Italisë, Inter eleminohet nga Udineze". OraNews.tv. 9 janar 2014. Marrë më 24 shkurt 2014. 
  6. ^ "Barazon Inter, i anullojnë gol të rregullt (VIDEO)". Sport.albeu.com. 4 shkurt 2014. Marrë më 24 shkurt 2014. 

Lidhje të jashtëme[redakto | përpunoni burim]