Mateo Kovačić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mateo Kovačić
Mateo Kovačić (cropped).JPG
Mateo Kovačić në vitin 2016
Të dhënat personale
Emri i plotëMateo Kovačić[1]
Data e lindjes (1994-05-06) 6 Maj 1994 (25 vjeç)
Vendi i lindjesLinz, Austri
Gjatësia1,81 m (5 ft 11+12 in)[2]
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualChelsea
Numri17
Karriera në rini
2000–2007LASK Linz
2007–2010Dinamo Zagreb
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2010–2013Dinamo Zagreb43(7)
2013–2015Internazionale80(5)
2015–Real Madrid73(1)
2018–Chelsea (huazim)32(0)
Ekipi kombëtar
2008Kroacia U142(1)
2008Kroacia U152(0)
2009–2011Kroacia U1715(0)
2011–2012Kroacia U196(0)
2011–2014Kroacia U217(0)
2013–Kroacia50(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 12 maj 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 4 prill 2019

Mateo Kovačić (lindur më 6 maj 1994) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor për klubin anglez Chelsea në huazim nga Real Madrid dhe kombëtaren kroate. Ai mund të luaj në qëndër të mesfushës, mund të luaj si organizator i skuadrës, por [[Real Madrid|e ka vendosur mesfushor të gjithanshëm, gjithashtu Kovačić mund të luaj si mesfushor në krahun e majtë.[3][4] Kovačić e filloi karrierën e tij profesioniste me Dinamo Zagreb që në moshën 16 vjeçare, ku arriti të fitoj dy kampionate, përpara se të transferoheshe te gjigandi italian Inter në janar 2013.

Një lojtar i kombëtares kroate që nga viti 2013, ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botësvitit tjetër.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në LinzAustrisë, me prindër Boshnjako-Korat, të cilët lëvizën në vitin 1991 nga Kotor Varoš të Bosnjas, Kovačić filloi të luante futboll në akademinë e LASK Linz.[5] Në vitin 2007, ku Kovačić ishte 13 vjeç, shumë klube europiane si: VfB Stuttgart, AFC Ajax, Juventus dhe Bayern München, shikuan talentin e mesfushorit Kroat, dhe dëshironin që ta transferonin në akademinë e tyre, por familja e Kovačić insistuan që të transferoheshin në Zagreb, ku Mateo Kovačić u transferua tek Dinamo Zagreb. Kovaçiç pësoi një dëmtim të rëndë në vitin 2009, pasi theu këmbën në një ndeshje, por pas një kohe të gjatë riaftësimi, Kovačić u rikthye të luante futboll 31 maj 2010, dhe luajti ndeshjen e fundit me Kroacinë U–17, në ndeshjen kundër RNK Split U–17, ndeshja u fitua nga Kroacia U–17 me rezultatin 5–0.

Dinamo Zagreb[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić nisi stërvitjen me ekipin e parë nën drejtimin e trajnerit Vahid Halilhodžić katër muaj më vonë, më 6 tetor 2010, por vazhdoi të luante me akademinë në ndeshjet e kampionatit gjatë muajit tetor. Më vonë në atë muaj, gazeta e përditëshme lokale Sportske novosti reportoi se shefi i akademisë së Arsenalit, Steve Rowley, kishte mbërritur në Zagreb për të parë talentin e lojtarit në ndeshjet e ekipit nën-17 kundër Cibalia dhe NK Zagreb.[6] Në skuadrën e pare, Kovačić mori fanellën me numrin 8, një numër që e kishte mbajtur një nga legjendat më të mëdha të klubit, Robert Prosinečki.

Kovačić bëri debutimin e tij zyrtar si profesionist më 20 nëntor 2010 në ndeshjen e kampionatit në transfertë kundër Hrvatski Dragovoljac, duke shënuar golin e katërt të fitores 6–0.[7] Në moshën 16 vjeç e 198 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në kampionat, duke thyer rekordin e vendosur vetëm një javë më parë nga Dino Špehar (16 vjeç e 278 ditë).[8][9] Në sezonin e tij të parë me Dinamo Zagreb, Kovačić luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol, duke kontribuar në fitimin e titullit.[10]

Kovačić e fitoi shpejtë vendin në formacionin titullar në sezonin 2011–12. Ai luante zakonisht si mesfushor i majtë në formacionin 4–2–3–1.Në fillim të sezonit, ai ndihmoi ekipin të arrinte në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për herë të parë pas 12 viteve. Pavarësisht se ishte vetëm 17 vjeç, ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të grupit kundër Real Madrid.[11] Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve, Kovačić shënoi në humbjen kundër Olympique Lyonnais në shtëpi.[12] Në kampionat, ai luajti rregullisht si titullar, duke zhvilluar 25 ndeshje dhe shënuar 4 gola.[13] Gjatë një ndeshje kundër NK Lučko, ai u bë kapiten për herë të parë duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që vesh shiritin e kapitenit; ai e mori shiritin nga Leandro Cufre.[14] Ishte një tjetër sezon i suksesshëm për Kovačić në kampionat dhe kupë, pasi ai zhvilloi 32 paraqitje në të dy kompeticionet, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e 7të rradhazi dhe të 14të në histori. Ai gjithashtu shënoi në finalen e Kupës së Kroacisë kundër NK OsijekStadiumin Maksimir.[15] Në dhjetor 2011, ai u shpall si Shpresa e Vitit e Futbollit Kroat.[16]

Në fillim të sezonit 2012–13, ai pësoi një lëndim të kockave metatarsal, duke bërë që të humbasë disa ndeshje të fazës kualifikuese për në Ligën e La,[opmeve. Ai u rikthye në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Portos. Kovačić luajti në të gjitha ndeshjet e Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të 2012–13 Ligës së Kampioneve, kundër Portos, Paris Saint-Germain, dhe Dynamo Kyiv. Ai vazhdoi të impresionojë të tjetër me pjekurinë e tij në moshë të re gjatë gjysmës së parë të sezonit. Në tetor 2012, ai u nomia për Golden Boy, një çmim që jepet nga gazetarë sportiv për talentin më impresionues gjatë një sezoni.[17] Gjatë merkatos dimërore të sezonit, bordi drejtues i klubit hodhi poshtë të gjithë spekullimet për një largim të mundshëm të Kovačić dhe gjithashtu thanë se ata kanë ndërtuar një talent tjetër të madhë me emrin Alen Halilović.[18] Më 30 janar 2013, media zbuloi se Kovaçiç u shit tek klubi italian Inter në Serie A.

Gjatë kohës së tij me Dinamo Zagrebin, Kovačić fitoi dy herë ligën dhe dy herë Kupën e Kroacisë, duke luajtur në total 73 ndeshje zyrtare, përfshirë 12 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić në aksion me Interin gjatë një ndeshje të UEFA Ligës së Evropës.

Më 31 janar 2013, Kovačić pranoi të transferohej te Inter. U zbulua se marrëveshja ishte me vlerë 15 milion , ku 13 milion € u paguan menjëherë dhe 2 milion € do të paguheshin nqs Inter do të kualifikohej për në Ligën e Kampioneve.[19] Raportimet italiane gjithashtu zbuluan se Real Madrid, Manchester City, dhe Çelsi ishin interesuar për lojtarin, por ai më në fund u bashkua me skuadrën Nerazzurre. Pas mbërritjes, atij j'u dhurua fanella me numrin 10, që më parë e kishte Wesley Sneijder.[20]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić bëri debutimin e tij me Interin tre ditë më vonë, më 3 shkurt, duke u futur në fushë në fillim të pjesës së dytë humbjen 3–1 kundër SienësSerie A.[21] Edhe pse u njoftua se do të luante titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Chievos, Kovačić humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi të vogël në muskuj.[22] Më 14 shkurt, Kovačić bëri debutimin e tij europian në San Siro në ndeshjen kundër CFR Cluj. Ai dhuroi një asist shumë të bukur për Rodrigo Palacion, i cili shënoi golin e dytë duke i dhuruar skuadrës fitoren 2–0.[23] Ai gjithashtu luajti edhe 90 minuta në fitoren 3–0 në ndeshjen e kthimit kundër CFR Cluj, me Interin që avancoi për në raundin tjetër të 2012–13 UEFA Ligës së Evropës.

Kovačić bëri debutimin e tij në Serie A si titullar në humbjen 4–1 kundër Fiorentinës. Në raundin e 16 të UEFA Ligës së Europës, Inter u vendos për të luajtur kundër Tottenham Hotspur. Pas humbjes 3–0 në Londër, Interit i duhej një fitore me rezultatin 4–0 në Milano për të kaluar në raundin tjetër. Ndeshja përfundoi me fitoren 4–1 të Zikaltërve pas kohës shtesë, me Kovačić që luajti si titullar. Ai impresionoi me vetëpërmbajtjen e tij dhe stilin e të luajturit, duke u duartrokitur nga tifozët.[24][25] Pas ndeshjes, trajneri Andrea Stramaccioni e cilësoi aftësinë e tij të pasimit "të pabesueshëm".[26]

Më 30 mars, Kovačić luajti si titullar në Derby d'Italia e parë të tij kundër JuventusitSan Siro. Derbi përfundoi me fitoren 1–2 të Juventusit, me Kovačić që nisi aksionin e golit të barazimit të Rodrigo Palacios.[27] Pas humbjes kundër Juves, Inter duhej të kthehej te fitoret për të arritur një vend për t'u kualfikuar për në Ligën e Kampioneve. Kovačić ishte titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Sampdorias, dhe sigurisht në ndeshjen tjetër kundër AtalantësSan Siro ku Inter humbi me rezultatin 3–4, me Kovačić që dhuroi një asist për golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Ricky Álvarez.[28] Deri në fund të sezonit, Kovačić ishte titullar në të gjithë ndeshjet e Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në vendin e nëntë duke mos u kualifikuar në kupat europiane. Kovačić luajti gjithsej 18 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Në maj, atij iu dhurua çmimi "Gentleman Revelation of the Year" nga tifozët e klubit.

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić humbi shumicën e stërvitjes para-sezonale me skuadrën për shkak të disa dëmtimeve të vogla[29][30] dhe bëri rikthimin e tij disa ditë para ndeshjes së parë zyrtare kundër Cittadellës në San Siro e vlefshme për Kupën e Italisë.[31] Gjatë intervistave para-sezonale, trajneri i ri i Interit Walter Mazzarri, duke thënë se Kovačić do t'i jepej një rol tjetër në fushë, një rol i ngjashëm që Marek Hamšík ka te Napoli.[32] Gjatë pjesës së parë të sezonit 2013–14, Kovačić luajti rregullisht edhe pse luftoi për t'u përshtatur me rolin e ri në fushë.[33] Ai dhuroi assistin e parë të sezonit në ndeshjen kundër Livornos, duke assistuar golin e dytë të shënuar nga Yuto Nagatomo.[34] Më 10 maj 2014, në ndeshjen e fundit zyrtare të kapitenit Javier Zanetti në San Siro, Kovačić dhuroi tre assista në fitoren 4–1 kundër Lazios.[35] Kjo ishte hera e parë për sezonin 2013–14 që një lojtar dhuron tre assista në një ndeshje të vetme. Ai e mbylli sezonin me 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić luajti ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2014–15 kundër islandezëve Stjarnan në ndeshjen e parë të fazës play-offLigës së Evropës.[36] Në ndeshjen e kthimit, Kovačić shënoi golin e parë për Interin dhe më vonë edhe dy të tjerë duke kontribuar në fitoren 6–0 në San Siro, me Interin që u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[37][38][39] Ai shënoi golin e parë në kampionat si dhe asistoi edhe dy të të tjerë në fitoren shkatërrimatre 7–0 kundër Sassuolos më 14 shtator.[40][41]

Kovačić shënoi golin e pestë të sezonit më 21 shtator në barazimin 1–1 në Stadio Renzo Barbera kundër Palermos; ai e shënoi golin në minutën e 42 pas një goditje të bukur jashtë zone, dhe më pas u zëvëndësua në minutën e 79 me argjentinasin Rodrigo Palacio.[42] Ai vazhdoi formën e tij fantastike duke shënuar golin e parë në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Chievo Veronës më 15 dhjetor si dhe një gol nga jashtë zone në barazimin 2–2 kundër Lazios në San Siro, në ndeshjen e fundit të vitit.[43]

Më 6 janar 2015, në ndeshjen e parë për vitin 2015, Kovačić u nxorr jashtë nga fusha me karton të kuq në barazimin 1–1 kundër Juventusit pas një faulli nga mbrapa kundër Stephan Lichtsteiner.[44] Tre ditë më vonë, ai rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2019.[45]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 gusht 2015, trajneri i Interit Roberto Mancini konfirmosi se klubi u detyra ta shiste Kovačić te Real Madridi për shkak të Fair Play Financiar. Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes miqësore kundër ekipit grek AEK Athens, Mancini tha: "Janë rregulla që duhen respektuar. Nuk mendoj se kishte ndonjë që donte që kjo të ndodhte por ne kemi rregullat e Fair Play Financiar për të ndjekur. Na vjen të gjithëve keq për këtë: mua, presidentit, stafit drejtues dhe vetë lojtarëve.[46][47] Real Madridi gjithashtu zyrtarizoi transferimin dy ditë më vonë, duke njoftuar se Kovačić kishte firmosur një kontratë gjashtë-vjeçare.[48] Sipas raportit financiar të Interit (Italisht: Relazione sulla Gestione) shuma e transferimit ishte 29 milion €.[49] Kovačić u prezantua si lojtari më i ri i Real Madridit në Stadiumin Santiago Bernabéu, ku edhe mori fanellën me numrin 16 për sezonin e ri.[50] Kovačić u bë lojtari i pestë kroat, pas Robert Prosinečki, Davor Šuker, Robert Jarni dhe Luka Modrić, që j'u bashkua klubit madrilen.[51]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kovačić gjatë një ndeshje në vitin 2013.

Kovačić ka luajtur me kombëtaren kroate me mosha të ndryshme, duke debutuar në maj 2008 në një ndeshje miqësore të kombëtares U–15 kundër Sllovakisë.[52] Që nga viti 2011, ai është një lojtar titullar i kombëtareve U–19 dhe U–21. Në gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore kundër Zvicrës, por ai nuk mundi të bëjë debutimin për shkak të një dëmtimi.[53] Më pas, ai u thirr për të luajtur në ndeshjet zyrtare për kualfikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës kundër Serbisë dhe Uellsit në Mars 2013.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren kundër Serbisë më 22 Mars 2013, duke luajtur si mesfushor qëndre sëbashku me Luka Modrić, në vend të titullarit Ognjen Vukojević.[54] Në intervistat pas ndeshjes, shoku i tij, Niko Kranjčar, e vlersoi performancën e tij duke e quajtur "profesor të futbollit".[55][56] Katër ditë më vonë, ai luajti edhe kundër Uellsit duke hyrë në pjesën e dytë si zëvëndëues në fitoren 1–2. Ndeshja e tij e tretë në këto kualifikuese erdhi në qershor, kur Kroacia u përball kundër Skocisë në Zagreb dhe mori një humbje frustruese pavarësisht rasteve të mira që kishin. Deri fund të kualifikueseve, Kovačić luajti edhe dy ndeshje të tjera, me Kroacinë që e përfundoi grupin e dyta duke arritur në fazën play-off të kualifikueseve. Pavarësisht se nuk luajti në ndeshjen e parë në Reykjavík kundër Islandës që u mbyll pa gola, Kovačić e nisi si titullar pjesën e dytë në Zagreb duke dhuruar assistin e golit të dytë të skuadrës duke u kualifikuar përfundimisht për në Kupën e Botës 2014 me rezultatin e përgjithshëm 2–0.[57]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në stërvitjen me kombëtaren në mars 2013.

Kovačić është përshkuar si një lojtar me talent të madhë dhe aftësi të mira teknike dhe tribluese.[58][59][60] Ai është konsideruar të jetë një mesfushor i gjithanshëm, duke luajtur në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai e filloi si mesfushor sulmues te Dinamo Zagreb, por kur ai u transferua te Inter ndyshoi pozicionin e tij duke u bërë regjizor dhe organizator nën drejtimin e trajnerit Andrea Stramaccioni. Nën drejimin e trajnerit të ri Walter Mazzarri, Kovačić është vendosur në një pozicion më sulmues në fushë.

Trajneri i kombëtares nën-17, Martin Novoselac, ka thënë për Kovačić: " unë kurr nuk kam parë një djalosh me aq talent që nga kohët e Robert Prosinečki", duke iu referuar zhvillimit të tij të shpejtë dhe talentit të madhë. Kovačić ka thënë së është pikërisht Prosinečki lojtari që ai adhuron. Patrioti i tij, Zvonimir Boban, i cili ka luajtur për Milanin për më shumë se një dekadë, në një intervistë për Sky Italia ka thënë: "Ai ka talent gjë që mund ta bëjë më të mirë se unë, ai është shumë serioz për moshën që ka. Kovačić është një lojtari i kompletuar. Ai është një talent i plotë që ende mund të rritet - ai ka potencial të pabesueshëm.[61] Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka përshëndetur ndeshjet e tij në disa raste, duke e përshkruar atë si "ylli i së ardhmes".[62] Trajneri italian, Giovanni Trapattoni, e ka përshkuar atë i një "përzirje e Kakásë dhe Clarence Seedorf", për shkak të stilit të tij të lojës dhe të karakteristikave teknike.[63] Kapiteni legjendar i Interit Javier Zanetti, deklaroi se pas mbërritjes së Ronaldos në klub kur ishte 21 vjeç, Kovačić është talenti i dytë më i madhë gjatë 19 viteve të qëndrimit të tij si lojtar i klubit.[64]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 29 gusht 2014[65]

Skuadra Sezoni Liga Kupa Europa Gjithsej
Ndeshje Gola Asista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista
Dinamo Zagreb[66] 2010–11 7 1 0 2 0 0 0 0 0 9 1 0
2011–12 25 5 6 7 1 0 12 1 0 44 7 6
2012–13 11 1 4 1 0 0 8 0 0 20 1 4
Total 43 7 10 10 1 0 20 1 0 73 9 10
Internazionale 2012–13 13 0 1 1 0 0 4 0 1 18 0 2
2013–14 32 0 4 3 0 0 35 0 4
2014–15 0 0 0 0 0 0 2 3 0 2 3 0
Total 45 0 5 4 0 0 6 3 1 55 3 6
Karriera në total 88 7 15 14 1 0 26 4 1 128 12 16

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 korrik 2018[67]
Kombëtarja kroate
Viti Ndsh Gola
2013 7 0
2014 12 0
2015 5 1
2016 8 0
2017 6 0
2018 8 0
Gjithsej 46 1

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kroate.[68]
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 7 qershor 2015 Stadion Anđelko Herjavec, Varaždin, Kroaci Flag of Gibraltar.svg Gjibraltari 2–0 4–0 Ndeshje Miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dinamo Zagreb
Real Madrid

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kroacia

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil: Lista e lojtarëve] (PDF). FIFA. 11 qershor 2014. f. 12. Marrë më 8 korrik 2014.
  2. ^ "Mateo Kovacic". Internazionale. Marrë më 15 janar 2015.
  3. ^ "Who Is Inter New Boy Mateo Kovacic?". ForzaItalianFootball. Marrë më 8 prill 2013.
  4. ^ "Ecco il regista per Strama". Gazzetta dello Sport. 30 janar 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013.
  5. ^ "Mateo Kovačić - Player changes, player transfers". Transfermarkt. Marrë më 20 nëntor 2010.
  6. ^ "Arsenal došao po Matea Kovačića, Dinamo našao novo čudo od djeteta — Miralema Ramića". Sportske novosti (në kroatisht). 29 tetor 2010. Marrë më 22 nëntor 2010.
  7. ^ Borna Rupnik (20 nëntor 2010). "I Kovačić strijelac u Dinamovoj šestici" (në kroatisht). Sportnet.hr. Marrë më 20 nëntor 2010.
  8. ^ "Mateo Kovačić najmlađi je strijelac Prve HNL" (në kroatisht). TPortal. 20 nëntor 2010. Marrë më 20 nëntor 2010.
  9. ^ Mario Plavčić (13 nëntor 2010). "Špehar spasio bijelo-plave" (në kroatisht). Sportnet.hr. Marrë më 22 nëntor 2010.
  10. ^ "Mateo Kovacic - Detalied stats" [Mateo Kovacic - Statistikat e detajuara] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 31 janar 2013.
  11. ^ "Dinamo Zagreb 0–1 Real Madrid" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2011. Marrë më 30 janar 2013.
  12. ^ "Dinamoja "i hap portën" Lionit, Reali nuk fal askënd". Panorama Sport. 8 dhjetor 2011. Marrë më 6 shkurt 2015.
  13. ^ "Mateo Kovacic - Detalied stats" [Mateo Kovacic - Statistikat e detajuara] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 30 janar 2020.
  14. ^ "Kvačić najmlađi kapetan u Dnamovoj povijesti" (në kroatisht). tportal.hr. Marrë më 16 shkurt 2014.
  15. ^ "Dinamo Zagreb vs. Osijek 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 9 maj 2012. Marrë më 30 janar 2020.
  16. ^ "Kovačiću trofej Nada godine: Liga prvaka je bila uživancija". 24sata.hr (në kroatisht). Marrë më 31 dhjetor 2011.
  17. ^ "Mateo Kovačić u konkurenciji za nagradu "Golden boy 2012."". GNK Dinamo. 30 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 31 janar 2013.
  18. ^ "Kovačića i Halilovića nećemo prodati!". index.hr. Marrë më 8 prill 2013.
  19. ^ "Mamić: Predsjednik Arsenala me uvrijedio ponudom za Kovačića i Vrsaljka". Index.hr. Marrë më 1 shkurt 2013.
  20. ^ "Kovačićev prvi da u Interu". Jutarnji.hr. Marrë më 1 shkurt 2013.
  21. ^ "Debi Kovačića u porazu Intera: Ima karizmu, zaslužuje broj 10". 24sata.hr. Marrë më 8 prill 2013.
  22. ^ "Kovacic injured-misses Chievo game". Sky Calcio. Marrë më 16 shkurt 2014.
  23. ^ "Brace for Palacio Terrific Kovacic, but Milito stretchered off". Gazzetta dello Sport. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 mars 2013. Marrë më 16 shkurt 2014.
  24. ^ "Inter pao u produžecima, Mateu Kovačiću ovacije". Večernji list. Marrë më 16 shkurt 2014.
  25. ^ "Cassano fuoriclasse, Kovacic talento puro, Adebayor fortunato. Le pagelle di Inter-Tottenham!". parliamodicalcio.it. Marrë më 16 shkurt 2014.
  26. ^ "Stramaccioni hails Mateo Kovacic". SportsMole.co.uk. 18 mars 2013. Marrë më 12 prill 2013.
  27. ^ "Inter-Juve. Con Kovacic e Pirlo, precisione al potere". Gazzetta Dello Sport. 31 mars 2013.
  28. ^ "Rocchi, Alvarez e Kovacic, eroi di una non favola". parliamodicalcio.it. Marrë më 12 prill 2013.
  29. ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic to miss another 10 days, out against Hamburg and Chelsea". fedenerazzurra.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 31 janar 2014.
  30. ^ "Kovacic out seven days, will miss first friendly match". fedenerazzurra.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  31. ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic ready to return versus Cittadella". fedenerazzurra.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  32. ^ "Mazzarri: "Non vendo fumo, Kovacic alla Hamsik"". Eurosport. Marrë më 31 janar 2014.
  33. ^ Novastadio. "Mazzola: "Kovacic is still not ready"". fedenerazzurra.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
  34. ^ Sky Italia. "Zanetti was the main event but everyone forgot about Kovacic". fedenerazzurra.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
  35. ^ "Inter 4-1 Lazio". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 13 maj 2014.
  36. ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
  37. ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  38. ^ "Inter, tutto facile: Stjarnan battuto 6-0" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  39. ^ "Mazzarri promuove Kovacic "Cresce nel modo giusto"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  40. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  41. ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  42. ^ "Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo". Panorama Sport. 23 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014.
  43. ^ "Kovaçiç e Ranokia i japin gëzimin e parë Mançinit" (në anglisht). Panorama Sport. 16 dhjetor 2014. Marrë më 15 janar 2015.
  44. ^ "Juventus 1-1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2014. Marrë më 7 janar 2015.
  45. ^ "Kovačić extends Inter deal till 2019" [Kovačić rinovon me Interin deri në vitin 2019]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 janar 2014. Marrë më 9 janar 2015.
  46. ^ "E konfirmon Mancini: Kovacic po largohet". Lajmi.net. 16 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
  47. ^ "Mancini konfirmon shitjen e Kovacic te Real Madrid: Ndodhi për të njejtën arsye si me Shaqirin". newsbomb.al. 17 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
  48. ^ "Transferim blic, Kovaçiç përfundon te Reali". Panorama Sport. 17 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
  49. ^ F.C. Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2015 PDF blerë nga CCIAA (në italisht)
  50. ^ "Prezantohet Kovaçiç: Jam në klubin më të madh në botë (FOTO LAJM)". Sport.albeu.com. 19 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
  51. ^ "Kovačić peti Hrvat u dresu Kraljevskog kluba". HRT Sport (në kroatisht). Hrt. Marrë më 3 nëntor 2015.
  52. ^ "Statistike - Nastupi: Mateo Kovačić". Federata Kroate e Futbollit. Marrë më 20 nëntor 2010.
  53. ^ "Štimac pozvao Kovačića". Sportske. 30 korrik 2013. Marrë më 31 janar 2013.
  54. ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"". Sportnet. 22 mars 2013. Marrë më 23 mars 2013.
  55. ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"". Sportnet.hr. Marrë më 23 mars 2013.
  56. ^ "Kovacic 'professor of football'". Football Italia. Marrë më 8 prill 2013.
  57. ^ "Ten-man Croatia reached the 2014 World Cup finals" [Kroacia me dhjetë vetë arrin finalen e Kupës së Botës 2014]. BBC Sport. 19 nëntor 2013. Marrë më 31 janar 2014.
  58. ^ "Kovacic compared with Baggio" [Kovacic krahasohet me Baggion]. Football Italia. 1 shkurt 2013. Marrë më 17 shkurt 2012.
  59. ^ Mehrotra, Aakriti. "Mateo Kovacic: Scout Report - Inter's creative midfield talent". Outside of the Boot. Marrë më 1 shkurt 2014.
  60. ^ "Stats Show Mateo Kovacic As One Of Europe's Best Dribblers". interfanclub.com. Marrë më 1 shkurt 2014.
  61. ^ "Inter snap up Kovacic and Kuzmanovic". ESPN. 31 janar 2013. Marrë më 3 shkurt 2012.
  62. ^ Mondal, Subhankar. "Inter Milan coach Andrea Stramaccioni hails Mateo Kovacic". Sportsmole.co.uk. Marrë më 8 prill 2013.
  63. ^ "'Kovacic is a mix of Kaka and Seedorf' - Trapattoni". Goal.com. 24 nëntor 2013. Marrë më 5 dhjetor 2013.
  64. ^ Rainbow, Jamie (12 gusht 2013). "Face to face: Javier Zanetti". WorldSoccer. Marrë më 1 shkurt 2014.
  65. ^ "Mateo Kovacic". WhoScored.com. Marrë më 11 maj 2013.
  66. ^ "Mateo Kovačić - stats". hrsport.net. Marrë më 1 shkurt 2013.
  67. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Mateo Kovačić". National-Football-Teams.com. Marrë më 13 dhjetor 2018.
  68. ^ "Mateo Kovačić - national football team player". Eu-Football.info. Marrë më 7 qershor 2015.
  69. ^ McNulty, Phil (15 korrik 2018). "France 4–2 Croatia" [Francë 4–2 Kroaci]. BBC Sport. Marrë më 15 korrik 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]