Simon Mignolet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simon Mignolet

Mignolet duke luajtur për Liverpool në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSimon Mignolet [1]
Datëlindja (1988-03-06) 6 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaSint-Truiden, Belgjikë
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri22
Karriera me të rinjtë
2004–2006Sint-Truiden
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2010Sint-Truiden100(1)
2010–2013Sunderland90(0)
2013–Liverpool18(0)
Karriera ndërkombëtare
2003Belgjika U–161(0)
2004Belgjika U–172(0)
2005–2006Belgjika U–1811(0)
2006–2007Belgjika U–193(0)
2009Belgjika U–201(0)
2008–2010Belgjika U–2110(0)
2011–Belgjika13(0)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 16:00, 21 dhjetor 2013 (UTC)
‡ National team caps and goals correct as of 21:37, 19 nëntor 2013 (UTC)

Simon Mignolet (lindur më 6 Mars 1988) është një futbollist belg që luan aktualisht si portier për klubin e Liverpool FCPremier League dhe për kombëtaren Belge.

Mignolet e filloi karrerën e tij profesioniste në divizionin e dytë belg me skuadrën Sint-Truiden në vitin 2004, ai shpenzoi 6 vite në atë klub, duke luajtur edhe 100 ndeshje. Ai u transferua në Premier League tek skuadra e Sunderland në qershor të vitit 2010 për 2 Milion £, ai shpenzoi 3 vite në Sunderland duke luajtur 90 ndeshje, përpara se të transferoheshe tek Liverpool në qershor të vitit 2013 për 9 Milion £.

Mignolet është gjithashtu edhe lojtar i Kombëtares belge të futbollit, ai e ka filluar karrerën kombëtare nga skuadra e moshave U16. Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në vitin 2011, e që nga ajo kohë, ai ka luajtur 13 ndeshje.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sint-Truiden[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mignolet ka lindur në Sint-TruidenBelgjikës, dhe filloi të luante futboll me skuadrën lokale të qytetit të lindjes. Ai në fillim luajtui me skuadrën e moshave, përpara se të shkonte në skuadrën e parë në vitin 2006 ku ishte vetëm 18 vjeç. Në vitin 2009, ai bëri 29 ndeshje duke shënuar edhe 1 Gol, dhe ndihmoi skuadrën e tij që të fitonte divizionin e dytë belg, një vit më vonë ai u shpall portieri belg i vitit, pasi ndihmoi skuadrën e tij që të qëndonte në ligën më të lartë belge.

Sunderland[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 qershor 2010, Mignolet firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin e Sunderland që luante në Premier League, vlera e transferimit kushtonte 2 Milion £ [3][4]. Më vonë, ish-klubi i tij Sint-Truiden kishte konfirmuar që Sunderland kishte mposhur konkurencën e PSV Eindhoven, Twentes dhe Udineses për të blerë lojtarin [5].

Mignolet në duel me Theo Walcott, gjatë barazimit 0-0 të Sunderland kundër Arsenalit në gusht të vitit 2012.

Mignolet bëri debutimin e tij për Sunderland në barazimin 2–2 kundër Birmingham Cityt më 15 gusht 2010, dhe u emërua si lojtari i ndeshjes për shkak të performancës së tij. Në ndeshjen tjetë në shtëpi, në fitoren 1–0 kundër Manchester Cityt, Mignolet mori "clean sheet" e parë me Sunderland, ai në atë ndeshje bëri një performanc të shkëqyer duke shpëtuar edhe një Gol të sigurt të Emmanuel Adebayor. Mignolet bëri një tjetër performancë të mirë kundër Arsenalit, ku Sunderland barazoi me rezultatin 1–1 me Darren Bent që shënoi Golin vendimtar në minutën e 95. Craig Gordon e zëvëndësoi Mignoletin në portë për disa javë, megjithatë Mignolet ishte zgjedhja e parë e portës. Ai nuk luajti deri më 8 janar 2011, ku Sunderland pësoi një humbje në shtëpi kundër Notts County në raundin e tretë të FA Cup. Mignolet u rikthye në shkurt 2011 pas dëmtimit në gju, dhe fitoi në varg me komente të mira për shkak të performancave të tij të mira [6][7]. Mignolet forcoi pozitën e tij si portieri i parë i skuadës sezonin e ardhshëm, edhe pse Sunderland bleu portierin irlandez Keiren Westwood [8]. Më 29 tetor 2011, Mignolet përsoi një dëmtim gjatë barazimit të Sunderland 2–2 kundër Aston Villës, ai theu hundën pas një përplasje me Emile Heskey [9].

Në sezonin 2012-13, Mignolet luajti në të gjitha ndeshjet dhe bëri një performancë të shkëlqyer, duke arritur edhe një numër të madh të ndeshjeve pa pësuar Gol [10][11]. Forma e tij bëri që portieri i Manchester Cityt dhe Anglisë, Joe Hart ta lavdëronte atë në dhjetor të vitit 2012 si portierin më të mirë të Premier Leagues deri në atë moment [12]. Më 21 qershor 2013, u rapotua se Liverpool kishte arritur në marrëveshje për ta blerë portierin belg për 9 Milion £ [13].

Liverpool[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 qershor 2013, Mignolet firmosi një kontratë 5 vjeçare me Liverpool për 9 Milion £ [14]. Trajneri i Liverpoolit Brendan Rodgers e cilësoi atë si "një nga portierët më të mirë në Premier League" [15]. Më 13 korrik 2013, Mignolet bëri debutimin e tij jo-zyrtar për Liverpoolin në ndeshjen parasezonale të fituar me rezultatin 4–0 kundër Preston North End. Më 17 gusht 2013, Mignolet bëri debutimin e tij zyrtar në kampionat në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Stoke City. Në minutën e 88 të ndeshjes, ai priti penalltinë e Jonathan Walters dhe më pas gjuajtjen e Kenwyne Jones menjëherë pasi Walters goditi penalltinë, duke i dhënë Liverpoolit fitoren [16]. Ai vazhdoi rekordin tij duke e mbajtur portën e paprekur edhe në dy ndeshjet e tjera kundër Aston Villa dhe Manchester United (të dyja përfunduan 1–0, Daniel Sturridge shënoi golin e fitores në dy ndeshjet).

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mignolet në debutimin me Belgjikën në kualfikueset e Euro 2012 kundër Austrisë më 25 Mars 2011.

Mignolet ka luajtur me kombëtaren U–21 nga viti 2008 e deri në vitin 2010 duke luajtur edhe 10 ndeshje [17]. Më 1 shtator 2010, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë pas performancave të mira me Sunderlandin [18]. Ai bëri debutimin e tij të plotë për kombëtaren e parë në fitoren 2–0 kundër Austrisë më 25 Mars 2011 për kualifikueset e Euro 2012 [19]. Ai mbeti si startues edhe për katër ndeshjet e tjera të kualifikueseve të Euro 2012 [20][21][22][23], dhe në tre ndeshjet e tjera miqësore. Megjithatë, ai ishte në gjëndje që të ndihmonte Belgjikën që të mposhte Gjermaninë me rezultatin 3–1 në kualifikueset e Euro 2012, ku Belgjika doli në vendin e tretë duke mos u kualifikuar [24]. Mignolet luajti edhe dy ndeshje të tjera miqësore gjatë sezonit 2011–12 kundër Greqisë dhe Anglisë [25][26]. Pas ndeshjes me Anglinë, ai nuk luajti më me kombëtaren për 4 muaj, me portierin Thibaut Courtois që u bë zgjedhja e parë [27]. Ai u rikthye në formacion më 14 nëntor 2012, në fitoren 2–1 në ndeshjen miqësore kundër Rumanisë [28]. Ndeshja e tij e rradhës me kombëtaren erdhi 6 muaj më vonë, në fitoren 4–2 në një ndeshje miqësore kundër SHBA-së më 29 Maj 2013 [29].

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 17 gusht 2013

Mignolet (në mes) me Belgjikën sëbashku me shokët e skuadrës Vincent Kompany (majtas) dhe Kevin de Bruyne përpara një ndeshje miqësore kundër SHBA-së më 29 Maj 2013.
Skuadra Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sint-Truiden 2006–07 19 0 0 0 0 0 0 0 19 0
2007–08 24 0 1 0 0 0 0 0 25 0
2008–09 29 1 2 0 0 0 0 0 31 1
2009–10 28 0 1 0 0 0 0 0 29 0
Total 100 1 4 0 0 0 104 1
Sunderland 2010–11 23 0 1 0 2 0 26 0
2011–12 29 0 6 0 0 0 35 0
2012–13 38 0 2 0 0 0 40 0
Total 90 0 9 0 2 0 101 0
Liverpool 2013–14 3 0 0 0 1 0 4 0
Total 3 0 0 0 1 0 0 0 3 0
Karriera në total 194 1 13 0 3 0 0 0 208 1

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Belgjika Sint-Truiden

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Premier League Clubs submit Squad Lists" (PDF). Premier League. 1 shkurt 2013. fq. 31. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 24 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Player Profile: Simon Mignolet". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bruce close to keeper deal | Sunderland - EatSleepSport". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2012. Marrë më 18 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Mignolet on dream move". Sunderland A.F.C. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 18 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ FINISHED: No Contact Yet Between PSV And Simon Mignolet - Agent - Goal.com
  6. ^ "Bruce heaps praise on goalkeeper Simon Mignolet". Sunday Sun. 6 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2011. Marrë më 18 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Sunderland boss Steve Bruce hails performance of goalkeeper Simon Mignolet after draw with Arsenal - Goal.com
  8. ^ Smith, Rory (13 gusht 2011). "Liverpool 1 Sunderland 1: match report". The Daily Telegraph. London. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Keeper doubtful for Man Utd game (2011-10-30). "Mignolet suffers broken nose | Sunderland News, Fixtures, Results, Transfers". Sky Sports. Marrë më 2013-06-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Rayner, Stuart (2012-10-02). "Simon Mignolet just fails to save the day - Sunderland News - SAFC". JournalLive. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2012. Marrë më 2013-06-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Holden, Kit (2012-10-28). "Match Report: Sunderland's Simon Mignolet at his best to keep Stoke City at bay - Premier League - Football". The Independent. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2012. Marrë më 2013-06-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Colin Young (2013-01-18). "Simon Mignolet interview: On pressure, his injury and his degree | Mail Online". Dailymail.co.uk. Marrë më 2013-06-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "BBC Sport - Simon Mignolet: Liverpool sign Sunderland keeper for £9m". Bbc.co.uk. Marrë më 2013-06-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Simon Mignolet: Liverpool sign Sunderland keeper for £9m". BBC Sport. 2013-06-25. Marrë më 2013-07-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Mignolet completes £9m move to Liverpool as Rodgers makes fourth summer signing". Daily Mail. 25 qershor 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Liverpool 1-0 Stoke" BBC Sport. 17 August 2013. Retrieved 17 August 2013.
  17. ^ "Simon Mignolet". Royal Belgian Football Association. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Sunderland form wins Mignolet Belgium call-up". Tribal Football. 2 shtator 2010. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Euro 2012 qualifying Group A: Austria 0 Belgium 2". Soccerway. 26 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Belgium 4-1 Azerbaijan - Lineups". UEFA. 29 mars 2011. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Belgium 1-1 Turkey - Lineups". UEFA. 3 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Azerbaijan 1-1 Belgium - Lineups". UEFA. 2 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Germany 3-1 Belgium - Lineups". UEFA. 11 tetor 2011. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Potter, Stefan (11 tetor 2011). "Germany 3-1 Belgium - Lineups". UEFA. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Match: Greece v Belgium". ESPN. 29 shkurt 2012. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ McNulty, Phil (2 qershor 2012). "England 1-0 Belgium". BBC Sport. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Niblock, Gary (15 gusht 2012). "Belgium – Netherlands Team News: Courtois starts in goal for the Rode Duivels". BeNeFoot. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Romania 2-1 Belgium". Royal Belgian Football Association. 14 nëntor 2012. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "USA 2-4 Belgium". Royal Belgian Football Association. 29 maj 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]