Divock Origi
Origi duke bërë nxehjen me Liverpool në 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Divock Okoth Origi[1] | ||
Datëlindja | 18 prill 1995 | ||
Vendlindja | Ostend, Belgjikë | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues / Anësor[3][4] | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Nottingham Forest (në huazim nga Milan) | ||
Numri | 27 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2010 | Genk | ||
2010–2012 | Lille | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2013 | Lille B | 11 | (2) |
2012–2014 | Lille | 40 | (6) |
2014–2022 | Liverpool | 107 | (22) |
2014–2015 | → Lille (huazim) | 33 | (8) |
2017–2018 | → VfL Wolfsburg (huazim) | 31 | (6) |
2022– | Milan | 27 | (2) |
2023– | → Nottingham Forest (huazim) | 20 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2010 | Belgjika U15 | 2 | (0) |
2010–2011 | Belgjika U16 | 9 | (1) |
2011 | Belgjika U17 | 1 | (0) |
2012–2013 | Belgjika U19 | 19 | (10) |
2014–2015 | Belgjika U21 | 2 | (0) |
2014–2022 | Belgjika | 32 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 prill 2024 |
Divock Okoth Origi (Anglishtja kenjane: [diˈvɔk ɔˈkɔθ oˈrigi]; lindur më 18 prill 1995) është një futbollist profesionist belg i cili luan si sulmues për klubin italian Milan dhe kombëtaren belge. Ai është djali i ish futbollistit të kombëtares kenjane Mike Origi.
Origi e nisi karrierën e tij në Francë te Lille, duke shënuar gol në debutimin e tij si profesionist në vitin 2013. Një vit e gjysëm më vonë, ai u transferua te Liverpool për 10 milion £, e cila e huazoi mbrapsht te Lille në sezonin 2014–15.
Pasi kaloi një kohë të vështirë te Liverpool për shkak dëmtimesh si dhe një sezon në huazim te VfL Wolfsburg, Origi dha një kontribut vendimtar për klubin në sezonin 2018–19. Pasi shënoi golin e fitores në derbin e Merseyside kundër Evertonit në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Origi shënoi një dopietë në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës për të dërguar Liverpoolin në finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Ai shënoi edhe në finalen e fituar kundër Tottenham Hotspurs me rezultatin 2–0.[5]
Origi bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Belgjikën në vitin 2014, dhe ishte pjesë e skuadrës që luajti në FIFA Kupën e Botës në të njëjtin vit. Në atë turnament, ai u bë lojtari më i ri që shënon për Belgjikën.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origi e nisi karrierën e tij futbollistike në akademinë e të rinjëve të Genk, ku ai qëndroi për nëntë vite para se të kalonte te Lille në maj 2010, në moshën 15 vjeç, pasi refuzoi një kalim të mundshëm te Manchester United.[6]
Lille
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 janar 2013, Origi ishte një zëvëndësim i papërdorur në fitoren 3–1 të Lille si vizitor kundër Plabennec në një ndeshje të Coupe de France në sezonin 2012–13.[7] Nëntë ditë më vonë, ai shënoi në debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë të Lille, ku ai u aktivizua në minutën e 69të të ndeshjes kundër Troyes dhe shënoi për të barazuar rezultatin.[8][9]
Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 korrik 2014, Liverpool i Premier Ligës njoftuan transferimin e Origit për 10 milion £. Lojtari firmosi një kontratë pesë-vjeçare por u huazua menjëherë mbrapsht te Lille për sezonin 2014–15.[10][11]
Sezoni 2014–15: Huazimi te Lille
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ndeshjen e parë pas rikthimi te Lille, Origi shënoi golin e parë të sezonit të ri të Ligue 1 me penallti kundër Caen për t'i siguruar ekipit të tij një fitore 1–0. Ai e fitoi penalltinë pasi u hodhë në zonë nga mbrojtësi Dennis Appiah, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari rreth minutës së 70të.[12]
Më 11 dhjetor 2014, gjatë kohës që Lille po humbiste 3–0 në shtëpi kundër VfL Wolfsburg dhe ishte drejt eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Evropës, Origi humbi një penallti që u prit nga Diego Benaglio.[13] Më 15 mars 2015, Origi shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 në kampionat të Lilles kundër Rennes.[14][15]
Sezoni 2015–16
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 korrik 2015, Origi ishte pjesë e ekipit të Liverpoolit prej 30 lojtarësh që do të merrnin pjesë në turin para-sezonal në Tailandë, Australi dhe Malajzi. Në debutimin e tij jo-zyrtar për Liverpoolin në një ndeshje miqësore kundër Thai All-Stars më 14 korrik, Origi shënoi një nga golat e fitores 4–0.[16]
Ai bëri debutimin e tij kompetitiv me ekipin më 12 shtator, duke luajtur si zëvëndësues në 16 minutat e fundit në vend të Danny Ings kundër Manchester United; Liverpool u mposht 3–1.[17] Origi shënoi golat e parë për klubin më 2 dhjetor, një tregolësh në fitoren 6–1 kundër Southampton në çerek-finalen e Kupës së Ligës.[18] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai shënoi golin e parë në Premier Ligë, një gol në kohën shtesë të barazimit 2–2 kundër West Bromwich Albion në Anfield, ku ai hyri si zëvëndësues në minutën e 79të në vend të Dejan Lovren.[19] Më 14 shkurt, ai shënoi golin e dytë në kampionat në fitoren tenistike 6–0 kundër Aston Villës, vetëm 27 sekonda pasi kishte hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Daniel Sturridge; ishte goli më i shpejtë i shënuar nga një lojtar zëvëndësues në kampionat në atë sezon.[20]
Më 7 prill 2016, trajneri i ekipit Jürgen Klopp vendosi Origin titullar në vend të Sturridge (sulmuesi titullar i ekipit) për ndeshjen çerek-finale të Ligës së Evropës kundër Borussia Dortmund, ish ekipi i Klopp. Ai e shpërbleu besimin e gjermanit duke shënuar gol në barazimin 1–1 si vizitor. Tre ditë më pas, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren 4–1 kundër Stoke City pasi ishte aktivizuar sërisht si zëvëndësues në fillim të pjesës së dytë në vend të Sheyi Ojo.
Sezoni 2016–17
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origi e shpenzoi shumicën e sezonit 2016–17 duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjet e kampionat dhe duke qënë titullar në ndeshjet e kupave. Ai shënoi golin e parë më 23 gusht 2016 në fitoren 5–0 kundër Burton Albion në Kupën EFL.[21] Goli i parë në Premier Ligë për sezonin e ri erdhi më 26 nëntor, duke shënuar të parin e fitores 2–0 kundër Sunderland pasi më parë kishte zëvëndësues të dëmtuarin Philippe Coutinho.[22]
Sezoni 2017–18: Huazimi te VfL Wolfsburg
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2017, klubi i Bundesligës VfL Wolfsburg njoftoi transferimin e Origit në formë huazimi për një sezon.[23] Ai shënoi gjashtë gola gjatë sezonit të tij në Gjermani.
Sezoni 2018–19: Rikthimi te Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 dhjetor 2018, Origi shënoi golin e parë të sezonit në derbin kundër rivalëve të qytetit Everton, të cilën Liverpool e fitoi 1–0. Ai hyri si zëvëndësues i Roberto Firminos në minutën e 84të dhe shënoi me kokë në minutën e 96të, duke përfituar nga gabimi i portierit kundërshtar Jordan Pickford.[24] Më 4 maj, duke luajtur në vend të të dëmtuarit Mohamed Salah, Origi shënoi golin e tretë të fitores 3–2 kundër Newcastle, duke e mbajtur ende në garë ekipin për titullin e Premier Ligës.[25] Origi shënoi golat e parë në UEFA Ligën e Kampioneve tre ditë më pas, duke shënuar një dopietë në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës; ai shënoi golin e katërt dhe vendimtar që i hapi rrugë fitores 4–0 të Liverpoolit dhe kalimit në finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[26] Në finalen e luajtur më 1 qershor, Origi shënoi të dytin e fitores 2–0 kundër Tottenham, duke i dhënë Liverpoolit suksesin e parë evropian pas 14 vitesh.[5]
2019–22: Sezonet e fundit dhe largimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më korrik 2019, Origi firmosi një kontratë afatgjate me Liverpoolin.[27] Më 30 tetor, Origi shënoi dy gola, përfshirë një me rrofeshatë, në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 5–5 dhe më pas Liverpooli fitoi me penallti.[28] Më 4 dhjetor, Origi shënoi një tjetër dopietë, këtë herë në fitoren 5–2 kundër ekipit rival Evertonit në kampionat; kjo ishte ndeshja e 32të pa humbje për Liverpoolin, një rekord.[29]
Origi luajti 17 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë sezonit 2020–21. Goli i tij i dytë për sezonin 2021–22 erdhi me një "gjuajtje akrepi" në fitoren 2–0 kundër Preston në Kupën Carabao më 27 tetor.[30] Dy muaj më pas, Origi shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar Liverpoolin të bëhej ekipi i parë anglez që i fitonte të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve.[31]
Në qershor 2022, Liverpooli konfirmoi se Origi do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit.[32]
Milan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 korrik 2022, Origi firmosi një kontratë me klubin italian Milan deri në qershor 2026.[33][34]
Më 1 shtator 2023, Origi u transferua te Nottingham Forest në Angli në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.[35]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origi ka përfaqsuar Belgjikës në ekipet e moshave nën-15, -16, -17, -19 dhe -21. Ai shënoi dhjetë herë me ekipin nën-19, me të parin që erdhi në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2013 kundër Bjellorusisë më 12 tetor 2012.
Federata Kenjane e Futbollit shfaqi interes për të marrë Origin në Kombëtaren kenjane të të rriturve në të ardhmen.[36] Megjithatë, në maj 2014, trajneri i Belgjikës Marc Wilmots njoftoi se Origi do të ishte një nga 23 lojtarët që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2014.[37]
Ai u aktivizua në minutën e 58të në vend të Romelu Lukakut në ndeshjen e parë të Grupit H kundër Algjerisë në Belo Horizonte më 17 qershor. Në ndeshjen e dytë të grupit, pasi zëvëndësoi Lukakun sërisht, Origi shënoi golin e parë me kombëtaren dhe të fitores në minutën e 88të kundër Rusisë, duke kualifikuar djajtë e kuq në fazën me eliminim direkt.[38] Duke bërë këtë gjë, në moshën 19 vjeç, 2 muaj dhe 4 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri i turnamentit (deri sa Julian Green i Shteteve të Bashkura shënoi pikërisht kundër Belgjikës në ndeshjen e raundit të 16-tave), golashënuesi më i ri i Belgjikës dhe lojtari i parë me origjinë kenjane që shënon në një Kupë Bote.[39] Si shpërblim për paraqitjet e tij, Origi u emërua talenti i vitit në ceremoninë e çmimeve Sportisti Belg i Vitit.[40]
Origi shënoi një gol gjatë fushatës së suksesshme të Belgjikës në kualifikueset e UEFA Euro 2016, të katërtin e fitores 6–0 kundër Andorrës në tetor 2014.[41] Ai u përfshi në ekip për turnamentin final,[42] por nuk u thirr për Kupën e Botës 2018.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origi u lind në Ostend dhe u rrit në Houthalen-Oost.[43] Ai ka lindur në një familje futbollistësh. Babai i tij, Mike Origi, luajti me KV Oostende dhe Genk në kohën që Divock lindi, si dhe me kombëtaren kenjane. Xhaxhai i tij, Austin Oduor, luajti me Gor Mahia në Premier Ligën Kenjane kurse xhaxhallarët e tjerë të tij, Gerald dhe Anthony, luajtën për Tusker.[44] Kushuriri i tij, Arnold Origi, është gjithashtu futbollist profesionist i cili ka luajtur disa ndeshje me kombëtaren kenjane si portier. Familja Origi është me origjinë nga grupi i njerzve Lao të Kenjas.[45]
Më 25 qershor 2014, një delfin i vogël në parkun ujor Boudewijn në Bruges u pagëzua "Origi" në nder të sulmuesit për golin e fitores që shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës 2014.[46][47]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 1 qershor 2019[48]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Lille B | 2012–13 | CFA | 11 | 2 | — | — | — | 11 | 2 | |||
Gjithsej | 11 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 11 | 2 | ||
Lille | 2012–13 | Ligue 1 | 10 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 1 |
2013–14 | 30 | 5 | 4 | 1 | 1 | 0 | — | 35 | 6 | |||
2014–15 | 33 | 8 | 1 | 0 | 2 | 0 | 8[a] | 1 | 44 | 9 | ||
Gjithsej | 73 | 14 | 5 | 1 | 3 | 0 | 8 | 1 | 89 | 16 | ||
Liverpool | 2015–16 | Premier League | 16 | 5 | 1 | 0 | 4 | 3 | 12[b] | 2 | 33 | 10 |
2016–17 | 34 | 7 | 3 | 1 | 6 | 3 | — | 43 | 11 | |||
2017–18 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | ||
2018–19 | 11 | 3 | 1 | 1 | 0 | 0 | 8[c] | 3 | 20 | 7 | ||
Gjithsej | 62 | 15 | 5 | 2 | 10 | 6 | 20 | 5 | 97 | 28 | ||
Wolfsburg (huazim) | 2017–18 | Bundesliga | 31 | 6 | 3 | 0 | — | 0 | 0 | 34 | 6 | |
Gjithsej karriera | 177 | 37 | 13 | 3 | 13 | 6 | 28 | 6 | 231 | 52 |
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Belgjika | 2014 | 13 | 3 |
2015 | 4 | 0 | |
2016 | 6 | 0 | |
2017 | 2 | 0 | |
2018 | 1 | 0 | |
2019 | 0 | 0 | |
Gjithsej | 26 | 3 |
- ^ Ndeshja miqësore kundër Luksemburgut më 26 maj 2014 nuk njihet nga FIFA për shkak të tejkalimit të numrit të zëvëndësimeve.
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 1 shtator 2016. Rezultatet e Belgjikës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Origi.[51]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 qershor 2014 | Stadiumi Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil | 5 | Rusia | 1–0 | 1–0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
2 | 10 tetor 2014 | King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë | 10 | Andorra | 4–0 | 6–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
3 | 12 nëntor 2014 | 12 | Islanda | 2–1 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Liverpool
- UEFA Liga e Kampioneve: 2018–19
- Kupa e Ligës finalist: 2015–16
- UEFA Liga e Evropës finalist: 2015–16
Individuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of players: Belgium" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil: Lista e lojtarëve: Belgjika] (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2014. fq. 4. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 shkurt 2020. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Divock Origi: Statistiche e Biografia" (në italisht).
- ^ Sam Williams (2 mars 2019). "Origi on shining his light, wide role and being 'fuelled' for Everton" [Origi rreth ndriçimit të dritës së tij, roli i jashtëm dhe të qënit i 'karikuar' për Evertonin] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 3 mars 2019.
- ^ Sam Carroll (2 mars 2019). "Divock Origi opens up on new left-wing role and why Liverpool should remain patient at Everton" [Divock Origi hapet rreth rolit të tij të ri në krahë të majtë dhe pse Liverpool duhet të vazhdojë të jetë i durueshëm në Everton]. Liverpool Echo (në anglisht). Marrë më 3 mars 2019.
- ^ a b "Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin". Top-Channel.tv. 1 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
- ^ Ian Doyle. "Origi: Why turning down United and ending up at Liverpool was best thing for me" [Origi: Pse refuzimi që i bëra United dhe kalimi te Liverpool ishte gjëja më e mirë për mua]. liverpoolecho (në anglisht). Marrë më 11 mars 2016.
- ^ "Lacklustre Lille held at home" [Lille pa shkëlqim ndalet në shtëpi] (në anglisht). Ligue de Football Professionnel. 2 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 5 shkurt 2013.
- ^ "B. Pedretti : "Origi, le rayon de soleil de la soirée"" (në anglisht). Lille OSC. 3 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 5 shkurt 2013.
- ^ Patrick Korir (4 shkurt 2013). "Divock Origi scores on Ligue 1 debut for Lille" [Divock Origi shënon në debutimin e tij në Ligue 1 për Lille] (në anglisht). Futaa.com. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 5 shkurt 2013.
- ^ "Reds complete Origi deal" [Të kuqtë kompletojnë marrëveshjen me Origin] (në anglisht). Liverpool F.C. 29 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2014. Marrë më 29 korrik 2014.
- ^ "Liverpool sign Belgium striker Divock Origi from Lille for £10m" [Liverpool firmos me sulmuesin e Belgjikës Divock Origi nga Lille për 10 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 29 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2014. Marrë më 29 korrik 2014.
- ^ "Ligue report: Lille let off the hook" [Raporti i Ligës: Lille heq grepin] (në anglisht). Sky Sports. 15 gusht 2014. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ Ian Hoyman (11 dhjetor 2014). "LOSC left high and dry by Wolfsburg" [LOSC lihet lartë dhe thatë nga Wolfsburg] (në anglisht). UEFA. Marrë më 11 dhjetor 2014.
- ^ "Origi back with a bang in Lille win" [Origi rikthehet me një tregolësh në fitoren e Lille] (në anglisht). ESPN FC. 15 mars 2015. Marrë më 15 mars 2015.
- ^ "Lille 3–0 Rennais Match Report" [Raporti i ndeshjes Lille 3–0 Rennais] (në frëngjisht). Ligue de Football Professionnel. 15 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2019. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Liverpool FC 4–0 Thai All Stars: Origi nets debut goal as monsoon fails to dampen Reds' pre-season stroll" [Liverpool FC 4–0 Thai All Stars: Origi shënon golin e debutimit, shiu dështon të lagë shëtitjen para-sezonale të të kuqve]. Liverpool Echo (në anglisht). 14 korrik 2015. Marrë më 15 korrik 2015.
- ^ Phil McNulty (12 shtator 2015). "Man Utd 3–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 dhjetor 2015.
- ^ "Southampton 1–6 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 2 dhjetor 2015. Marrë më 2 dhjetor 2015.
- ^ Phil Dawkes (13 dhjetor 2015). "Liverpool 2–2 West Brom" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 13 dhjetor 2015.
- ^ Mandeep Sanghera (14 shkurt 2016). "Aston Villa 0–6 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 shkurt 2016.
- ^ Dominic King (23 gusht 2016). "Burton 0–5 Liverpool: Divock Origi, Roberto Firmino and Daniel Sturridge find the back of the net as Reds ease into EFL Cup third round" [Burton 0–5 Liverpool: Divock Origi, Roberto Firmino dhe Daniel Sturridge gjejnë rrjetën, të kuqtë me lehtësi në raundin e tretë të Kupës EFL]. Daily Mail (në anglisht). Marrë më 30 nëntor 2016.
- ^ Ben Findon (26 nëntor 2016). "Liverpool 2 Sunderland 0: Divock Origi provides relief after Philippe Coutinho is stretchered off" [Liverpool 2 Sunderland 0: Divock Origi jep lehtësi pasi Philippe Coutinho del jashtë me barelë]. Telegraph (në anglisht). Marrë më 30 nëntor 2016.
- ^ "ZYRTARE: Origi transferohet tek gjiganti i Bundesligës". Gazeta Blic. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2019. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "VIDEO: Gafa e portierit i jep fitoren Liverpool-it në të 96-ën". Gazeta Tema. 2 dhjetor 2018. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ Phil McNulty (4 maj 2019). "Newcastle 2–3 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Liverpool bën mrekullinë, mund 4-0 Barcelonën dhe shkon në Finale". Gazeta Premium. 8 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
- ^ "Divock Origi: Liverpool striker signs long-term contract" [Divock Origi: Sulmuesi i Liverpoolit firmos kontratë afatgjate] (në anglisht). BBC Sport. 10 korrik 2019.
- ^ "Liverpool 5–5 (5–4) Arsenal: Shootout decides 10-goal thriller" [Liverpool 5–5 (5–4) Arsenal: Penalltitë vendosin ndeshjen emocionuese me 10 gola] (në anglisht). BBC Sport. 30 tetor 2019. Marrë më 6 dhjetor 2019.
- ^ Chris Bascombe (4 dhjetor 2019). "Liverpool put five past Everton for new unbeaten club record as Marco Silva teeters on the brink after derby defeat" [Liverpooli i shënon pesë Evertonit dhe vendos rekord të ri për ndeshje pa humbje. Marco Silva pranë shkarkimit pas humbjes në derbi]. The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 6 dhjetor 2019.
- ^ "Origi's incredible scorpion kick goal!" [Goli i jashtëzakonshëm me goditje akrepi i Origit!] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 28 tetor 2021.
- ^ "Liverpool beat Milan for perfect group stage record" [Liverpooli mposht Milanit për rekordin perfekt të fazës së grupeve] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 dhjetor 2021.
- ^ "Liverpool: Divock Origi and Loris Karius among seven to leave Reds" [Liverpool: Divock Origi dhe Loris Karius mes shtatë lojtarëve të larguar nga të kuqët] (në anglisht). BBC Sport. 9 qershor 2022. Marrë më 9 qershor 2022.
- ^ "Divock Origi, joins AC Milan: official statement" [Divock Origi i bashkohet Milanit: deklarata zyrtare] (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 5 korrik 2022.
- ^ "Origi joins AC Milan after leaving Liverpool" [Origi i bashkohet Milanit pas largimit nga Liverpoolit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 korrik 2022.
- ^ "Forest sign Divock Origi on loan from AC Milan" (në anglisht). Nottingham Forest F.C. 1 shtator 2023.
- ^ David Kwalimwa (4 shkurt 2013). "Kenya FA reveal they will lure striker Divock Origi to play for Harambee Stars" [Federata Kenjane zbulojnë se ata po tërheqin sulmuesin Divock Origi për të luajtur me yjet Harambee] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2013. Marrë më 5 shkurt 2013.
- ^ "Lista e Belgjikës, Adnani në Botëror". Telegrafi.com. 13 maj 2014. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Kualifikohet edhe Belgjika". Top-Channel.tv. 22 qershor 2014. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ Sean Swaby (22 qershor 2014). "Divock Origi's Late Goal for Belgium Defeats Russia" [Goli i vonë i Divock Origit për Belgjikën mposht Rusinë] (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
- ^ "Lille loanee Divock Origi has won Belgium's award for most Promising Youngster of the Year 2014 as Liverpool summer signing continues to impress" [Huazimi i Lille Divock Origi ka fituar çmimin e Belgjikçs për talentin më premtues të vitit 2014, blerja e verës së Liverpool vazhdon të lerë mbresa] (në anglisht). Goal.com. 16 dhjetor 2014. Marrë më 2 dhjetor 2015.
- ^ "Belgjika shkatërron Andorrën, Januzaj ngroh bankinën". Gazeta Express. 10 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Belgjika shpall listën për "Euro 2016", injorim total për Januzajn". minuta90.com. 12 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Mike Origi: 'Natuurlijk zijn we fier op Divock'". Het Nieuwsblad (në holandisht). 4 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 22 korrik 2014.
- ^ "Mike Okoth Origi: The unsung grandmaster of Kenyan Soccer (Mike Okoth Origi: Mjeshtri i pavlersuar i futbollit kenjan)" (në anglisht). Kenya Football. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2007. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ Robin Toskin (29 qershor 2014). "In footsteps of his father: Belgium star Divock Origi proud of Kenyan heritage, speaks Kiswahili and four Luo words" [Në hapat e babait të tij: Ylli i Belgjikës Divock Origi krenar për origjinën e tij Kenjane, flet Kiswahili dhe katër fjalë Luo]. The Standard (në anglisht). Nairobi. Marrë më 5 korrik 2014.
- ^ "Origi débarque à Bruges!" (në frëngjisht). RTL Television. 25 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Dolfijntje "Origi" geboren in Boudewijn Seapark" (në holandisht). Sporza. 25 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 22 korrik 2014.
- ^ "Divock Origi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 dhjetor 2015.
- ^ "Divock Origi" (në holandisht). Federata Belge e Futbollit. Marrë më 7 korrik 2017.
- ^ "Divock Origi" (në anglisht). eu-football.info. Marrë më 6 shtator 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Divock Origi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 qershor 2019.
- ^ "Origi awarded Promising Talent honour" [Origit i jepet çmimi talenti premtues] (në anglisht). Liverpool F.C. 16 dhjetor 2014. Marrë më 6 korrik 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Divock Origi. |
- Profili te Liverpool F.C.
- Divock Origi – statistikat në ligën franceze te LFP
- Divock Origi – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Divock Origi te Soccerbase
- Lindje 1995
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë belgë
- Futbollistë në kombëtaren belge
- Futbollistë në Lille OSC
- Futbollistë në Liverpool F.C.
- Futbollistë në VfL Wolfsburg
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Nottingham Forest F.C.
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve