Jump to content

Varroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Terentii Varronis)

Varroni (Latin: Marcus Terentius Varro, 116 p.e.s. - 27 p.e.s.) është autorë i shumanëshëm romak.[1] Në shkrimet e tij gjejmë të dhëna edhe për Ilirinë dhe ilirët.

Mark Terent Varroni është një nga shkrimtarët më të shumanëshëm të kohës antike. Varroi lindi ë [[Reate}} (Rieti) më 116 p.e.s dhe vdiq në moshën 90 vjeçare. Ai ishte nxënës i L.El Stiloit dhe filozofit Antioh nga Askalona. Ishte aktiv në jeten shoqërore dhe politike dhe ushtroi detyra të ndryshme civile dhe ushtarake. ai ishte i shoqëruar me Pompeun për të cilin shërbeu si kuestor dhe legat në operacione të ndryshme luftarake. Pas një kohe u zgjodhë edhe tribut i plebit. Ishte komandant i ushtrisë kundër Cezarit në luftën civile të zhcilluar në Spanjë në vitin 46 p.e.s. Në këtë luftë ai u zu robë nga Cezari. Nga këtu gjatë dhe pas luftës ai është bashkë me Ciceronin dhe Katonin në Dyrrah. Pas një beteje të njohur si beteja e Farsalës ai pajtohet me Cezarin, i cili e ngarkon Varronin me organizimin e biblotekave publike ë Romë. Pas kosfeskimit të shtëpisë së tij nga Antoni, emrin e tij e gjejmë në listat e të ndjekurve. Varroi ikë por lë pjesen më të madhe të veprave të cilat nuk do të gjinden më.

Varroi ka shkruar mbi 70 punime të shpërndara në 620 libra. Ndër veprat e tija më të rëndësishme është vepra e titulluar "Atiquitates rerum humanarum et divinarum" (Vjetërsit e gjërave njerzore dhe hyjnore) e cila vepër është humbur, por është përmendur shumë nga autorët që e kanë njohu këtë vepër. Në vepren e tij ai i jepë një rëndësi të veqantë përpunimit të kronologjisë. Sipa Varroit themelimi i Romës ëshë bërë në vitin e tret të olipiadës së gjashtë (754-753 p.e.s.).

Prej veprave të ruajtuara janë dhe "De re rustica" traktate mbi ekonomin fshatare që është në tre libra dhe mbi gjuhën latine "De ingua latina"

Në vepren "De re rustica" mund të gjejmë të dhëna mbi ekonomin e Epirit.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Quintilian. "Chapter 1". Institutio Oratoria (në anglisht). Vëll. X. Verse 95.
  2. ^ a b c Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]