Himara: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1076333 i bërë nga 92.60.27.122 (diskutimet)
Rreshti 100: Rreshti 100:
* [[Janko Ll. Pali|Janko Pali]] - Mësues i Merituar dhe njohës i thellë i gjuhës së lashtë Shqipe, ndër të tjera përmendet edhe në librin "Historiku i Shkollës së Qeparoit" botuar nga shtëpia botuese Albin më 2008.
* [[Janko Ll. Pali|Janko Pali]] - Mësues i Merituar dhe njohës i thellë i gjuhës së lashtë Shqipe, ndër të tjera përmendet edhe në librin "Historiku i Shkollës së Qeparoit" botuar nga shtëpia botuese Albin më 2008.
* [[Dhimitër Konomi]] - Mësues i shquar i Gjuhës Shqipe i vrarë për këtë shkak nga terroristë të paguar nga qeveria Greke.
* [[Dhimitër Konomi]] - Mësues i shquar i Gjuhës Shqipe i vrarë për këtë shkak nga terroristë të paguar nga qeveria Greke.
* [[Spiros Spyromilios]] ka çliruar Himarën në vitin 1912 dhe ishte lideri i saj për një periudhë të caktuar.


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 10 janar 2012 19:13

Stampa:Qytet në Shqipëri Himara (forma e pa shquar: Himarë) është qytezë në jug-perëndim të Shqipërisë.

Historia

Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo ti bashkohet një grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë është emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

E ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahinë e Sanxhakut të Shqipërisë. Në 1482 disa familje u larguan nga qyteti për në Sicili, dhe atje u është dhënë tokë në afërsi të qytetin të Palermos. Këtij vendbanimi apo fshati më pas ju dha emri Piana degli Albanesi - [Vëndi i Shqiptarëve], banorët e të cilit flasin edhe sot gjuhën Arbëreshe. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendshme të vendit. Perveç gjuhës amtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin banorët e këtyre anëve vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe Gjiritin dhe si pasojë e këtyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qëllime tregtare. Më 1912 Himara ngriti flamurin e pavarësisë dhe dërgoi përfaqësinë e saj në Vlorë.

Gjeografia

Himara ka shtate fshatra: Palasa, Dhërmiu, Vuno, Qeparo, Kudhës, Pilur, dhe Ilias.

Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi rreth 10 km.

Rajoni është vend malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisën drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vend detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Qarkun e Vlorës.

Zona & Objekte kulturore

KËSHTJELLA E HIMARËS – Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të veçohen objektet :

SHËN MARIA – Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë çudia ndodhte.

KISHA E EPISKOPALE – Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.

KISHA E GJITHËSHENJTOREVE – Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qendër] e Himarës.

MANASTIRI I SHËN MARISË – Në pllajën e malit mbi Himarën gjëndet Manastiri i Shën Marisë. Atje shkohet vetëm me këmbë.

KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjëndet Manastiri i Shën Theodhorit.

MANASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI– Ky manastir ndodhet në majën e fshatit Dhërmi. Është shumë i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij të veçantë.

Objekte të tjera me rëndësi kulturore po ashtu janë edhe:

KËSHTJELLA E BUKUR (Palermo) – Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brenda gjirit të sigurtë me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjëndje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vendin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që ekzistonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Në vendin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e kështjellës.

QEPAROI I VJETËR (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.

KISHA E SHEN DHIMITRIT – Në fshatin e poshtëm Qeparo, ndodhet manastiri i Shën Dhimitrit, i bardhë dhe i rindërtuar si dhe kisha më të njëjtin emër.

KESHTJELLA E SOPOTIT – Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbe.

SHPELLA E PIRATEVE – Në veri të Himarës, anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë i vetëm. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strëhe e piratëve.

PLAZHET – Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea në Nivica (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.

Popullsia

Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shembull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga çdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikpritjen e saj të veçantë dhe bujare Shqiptare.

Lëvizja/Emigracioni

Himariotët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, si në Itali, Francë, SHBA, Greqi, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojnë vendlindjen me njohuritë dhe të ardhurat e tyre.

Ekonomia

Himara ka të zhvilluar shtegtimin [turizmin], tregtinë, bujqësinë (më së tepërmi kultivimin e ullirit), peshkimin, dhe sipërmarrjen e mikpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos në breg të detit).

Kultura, Gjuha dhe Besimi

Kishë e besimit Kristian të Traditës në Himarë

Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare që ruan traditat dhe doket e kësaj anë që nga kohët e hershme. Dallohet sidomos për këngët me shumë zëra (polifonike), për vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale në raste gëzimesh. Po ashtu vajet e Himarës janë të dëgjuara në tërë Shqipërinë e Jugut. Zhvillim në Himarë ka edhe letërsia dhe artet. Petro Marko - një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe ishte nga Dhërmiu i Himarës.

Himara ka hapur një nga shkollat e para shqipe rreth vitit 1160-1161 dhe më pas duke vijuar më 1660-1661 nga Onufër Kostandini - Shqiptar i shquar i asaj kohe, megjithë kushtet e rënda të pushtimit Osman. Përpjekjet për vazhdimësinë e shkollës Shqipe u bartën edhe më tutje nga shumë të tjerë si është Zef Skiro (latinisht: Joseph Schiro, Italisht: Giuseppe Schirò) - Vikar apostolik i misionit të Himarës, edhe ky një Shqiptar/Arbëresh i shquar i kohës së tij. Kjo e bëri Himarën një nga nismëtaret e para të Rilindjes Shqiptare.

Dialekti/theksi i Shqipes së folur në Himarë është në hulli të Labërishtes. Labëria shtrihet duke u kufizuar në jug me një krahinë tjetër Shqiptare - Çamërinë (në veriperëndim të Greqisë). Popullsia autoktone Shqiptare e Camërisë dhe Arbëreshët e Greqisë përbëjnë më shumë se 4 milionë Shqiptarë etnikë në Greqi që jetojnë në trojet e tyre që prej dhjetë mijë vjetësh. Një numër të konsiderueshem Shqiptarësh në Greqi përbëjnë edhe Shqiptarët etnike që nga fillimet e viteve 90' kanë emigruar në Greqi për arsye ekonomike. Qeveria aktuale Greke nuk i njeh popullsitë etnike jo-Greke në Greqi, duke dalë kështu ndesh hapur me politikat e pranuara të Bashkimit Europian (nga ku Greqia merr ndihma të shumta falas cdo vit) dhe duke u rradhitur kështu me diktaturat tipike të Amerikës Latine apo të Afrikës.

Banorët e krahinës së Himarës janë më së shumti të besimit Kristian të Traditës [Ortodoks]. Ka të dhëna se në shekullin e nëntë, Himara ka patur një peshkop.

Politika

Himara drejtohet nga Këshilli Bashkiak. Kryetar i Këshillit Bashkiak është Z. Savo Prifti. Këshilli Bashkiak është organi vendor më i lartë qeverisës në Himarë.

Kryetari i Bashkisë zgjidhet për një periudhë 4 vjeçare. Mënyra se si u zgjodh Kryetari i tanishëm i Bashkisë (2007-2011) ka lënë një shije të hidhur dhe një ndjenjë frikësimi e terrori në popull. Flitet se procesi ka qenë i rremë, me ndërhyrje nga jashtë, jo demokratik dhe i blerë e nuk përfaqëson vullnetin e lirë të popullit të Himarës. Këtë e ka pohuar edhe Këshilli Bashkiak i Himarës dhe Kryetari i këtij Këshilli.

Njerëz të dalluar nga Himara

  • Neço Muka artist me përmasa botërore.
  • Petro Marko- Shkrimtar nga Dhërmiu, mjeshtër i letrave Shqipe, luftëtar në Luftën e Spanjës.
  • Prof. Petro Cani - Mjek kirurg, pedagog. U quajt babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare.
  • Irakli Gjicali - Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Himarës. Ka dhënë ndihmesë të çmuar në nxjerrjen në dritë të ndihmesës së veçantë që ka dhënë Himara në historinë e Shqipërisë, si dhe në letërsinë, kulturën dhe shkencën Shqiptare.
  • Prof. Dr. Paskal Milo - Kryetar i Partisë së Demokracisë Sociale të Shqipërisë, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe Profesor dhe Studiues i Historisë dhe Letërsisë Shqipe dhe të Huaj. Njohës i thellë i rrënjëve historike Ilire të krahinës së Himarës.
  • Nikollë Neranxi - deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
  • Dhimitër Anagnosti - regjisor i pamorit të madh (filmit me ekran të madh).
  • Odhise Grillo - Shkrimtar dhe Poet.
  • Pirro Dhima - peshëngritës që ka marrë katër medalje Olimpike në rang botëror.
  • Janko Pali - Mësues i Merituar dhe njohës i thellë i gjuhës së lashtë Shqipe, ndër të tjera përmendet edhe në librin "Historiku i Shkollës së Qeparoit" botuar nga shtëpia botuese Albin më 2008.
  • Dhimitër Konomi - Mësues i shquar i Gjuhës Shqipe i vrarë për këtë shkak nga terroristë të paguar nga qeveria Greke.
  • Spiros Spyromilios ka çliruar Himarën në vitin 1912 dhe ishte lideri i saj për një periudhë të caktuar.

Lidhje të jashtme

Literature

  • Frashëri, Kristo (2005), Himara dhe Përkatësia Etnike e Himarjotëve. Shtëpia Botuese "Toena"
  • Çami, Muin (2004), Himara në 1912-1914 (Vështrimi historik), In: Nasi, Lefter, Kristaq
  • Prifti, et.al. (eds.), Himara në Shekuj, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
  • Elsie, Robert (2001), Edward Lear in Albania.
  • Kostallari, Androkli.
  • Schiro, Giussepe.
  • Meillet, Antoine.
  • Swire, Joseph.
  • Cabej, Eqerem.
  • Buda, Aleks.
  • Marko, Petro.
  • Leibnitz, Godfried Wilhelm (1646-1717) - (NALB, 1981, 4.17).
  • Thunmann, Hans Erich (1746-1778) - "Research into the History of Eastern European People" (FESH, 1985, 1120).
  • Von Hahn, Johan Georg (1811-1869), 1854 - "Albanian Studies" (AT 1983, 1:43; FESH 1985, 358).
  • Bopp, Franz (1791-1867).
  • Meyer, Gustav (1850-1900), 1883 - "The Place of the Albanian Language in the Family of Indo-European Languages".
  • Scheinder, Edward, 1894 - "The Pellasgians and Their Descendants" (1894, 189-288).
  • Pedersen, Holger (1867-1953).
  • Sandfeld-Jensen, Christian (1873-1942).
  • Jokl, Norbert (1877-1942).
  • Lambertz, Maximilian (18882-1963), 1959 - "Course of the Albanian Language".
  • Jacques, Edwin E. - "The Albanians - An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present", McFarland.
  • Aref, Mathieu - "Albanie - Histoire at Langue".

Burimet