Jump to content

Principata e Arbërit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arbanon)
Arbëria
Principata e Arbërit
1190–1255
Rikrijimi i emblemës së Principatës së Arbërit bazuar në imazhin heraldik që u zbulua në Gëziq të Mirditës.
Stema
Principata e Arbërit në 1205
GjendjaPrincipatë
KryeqytetiKruja
Gjuhët e zakonshmeArbërishtja
Besimi
Kisha Katolike • Kisha Ortodokse Lindore
Qeveria
Lloji i qeverisjesPrincipatë
Zotëri 
• 1190-1198
Progoni i Krujës (i pari)
• 1198-1208
Gjin Progoni
• 1208-1216
Dhimitër Progoni
• 1216-1253
Grigor Kamona
• 1252-1255
Golemi i Krujës (i fundit)
Epoka historikeMesjeta
• Themeluar
1190
• Shpërbërë
1255
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Perandoria Bizantine
Mbretëria e Arbërisë


Arbanoni i njohur në historiografinë shqiptare si Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1216 si principatë e pavarur, rreth 1216-1255) ishte një principatë mesjetare e familjes së Progonit, si dhe e para njësi politike arbërore gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas u formua si shtet nga Dhimitër Progoni. Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, Kruja u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.

Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.[1]

Sipas disa studiuesve, principata e Progonit ishte principata e parë arbërore gjatë Mesjetës.[2][3][4] Pipa dhe Repishti arrijnë në përfundimin se Arbëria ishte "skica" e parë e një principate arbërore dhe se ruante statusin gjysmë-autonom si pjesa më perëndimore e një perandorie.[5] Sunduesit quheshin arhondë nga Bizantinët.[6]

Para vitit 1204, Arbëria ishte një principatë autonome e Perandorisë Bizantine.[7] Titujt arhond (i mbajtur nga Progoni) dhe panhypersebastos (i mbajtur nga Dhimitri) janë shenja të varësisë bizantine.[8] Pas vitit 1204, arbërorët natyralisht ndoqën Despotatin e Epirit, pasues i Perandorisë Bizantine.[7] Mbishkrimi i Gëziqit e përmend familjen Progoni si gjyqtarë, dhe vëren varësinë e tyre ndaj Vladin dhe Xhorxhe Nemanjiç, princat e Zetas.[8] Sunduesit ishin të lidhur me dinastinë serbe të Nemanjiçëve nëpërmjet martesave dhe aleancave.[9][10] Në vitin 1252, Golemi iu dorëzua Perandorisë së Nikeas.[7]

Sfondi dhe historia e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim emri Arbëri i ishte vendosur një rajoni në zonën malore në perëndim të Liqenit të Ohrit dhe luginës së sipërme të lumit Shkumbin në shekullin e 11-të p.K.[11] Ka burime të pakta për Arbërinë. Në vitin 1166, prior Arbanensis Andrea dhe episcopis Arbanensis Lazarus morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në Kotorr[12][13] (atëherë nën Principatën e Serbisë). Një vit më vonë në 1167, Papa Aleksandri III, në një letër drejtuar Lazarus, e uron atë për kthimin e dioqezës së tij në besimin Katolik dhe e fton atë që të njohë kryepeshkopin e Raguzës si eprorin e tij. Pas një farë rezistence nga zyrtarët vendas, dioqeza e Arbërisë u vendos nën varësinë direkte të Papës, siç dokumentohet në një letër papnore të vitit 1188.[14] Pak dihet për arhondin Progoni i cili ishte sunduesi i parë i Krujës dhe rrethinave,[15] midis 1190 dhe 1198.[16] Kalaja e Krujës mbeti në zotërimin e familjes Progoni dhe Progoni u pasua nga djemtë e tij Gjini dhe më vonë Dhimitri.[14] Princi serb Stefan Nemanja pushtoi Pultin nga "Arbanasët"[17] gjatë fushatës së tij jugore, pasi pushtoi Zetan(Duklja).[18]

Sundimi i Dhimitër Progonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhimitri ishte i treti dhe i fundit sundues i Principatës së Arbërit nga familja Progoni, duke sunduar nga 1207[11] ose 1208 deri më 1216. Ai pasoi vëllain e tij, Gjinin dhe e solli principatën në pikun e saj.[19] Ai u vetëshpall panhypersebastos dhe megas arhond.[20] Ai mbajti marrëdhënie ndërkombëtare me Republikën e Raguzës, Republikën e Venedikut dhe Serbinë.[21] Ai mundësoi lehtësi të mëdha tregtare në territorin e tij për Republikën e Raguzës, siç është gjendur në një dokument raguzian.[22] Në vitin 1208, Dhimitri u martua me Komnena Nemanjiç, vajza e princit serb, më vonë mbreti Stefan Nemanjiç.[23] Një aleancë e shkurtër u themelua mes dy vendeve midis konflikteve me Republikën e Venedikut. Martesa e Dhimitrit me Komnenën nuk përjashtoi rrezikun e zgjerimit serb drejt territoreve arbërore. Megjithatë, në vitin 1204, kërcënimi më serioz vinte nga Dukati venedikas i Dyrrahut, një dukat latin i formuar pas Kryqëzatës së Katërt në ish territoret e Perandorisë Bizantine. Në kërkim për aleatë, Dhimitri nënshkroi një marrëveshje me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Inoçentin III në lidhje me konvertimin e tij dhe subjekteve të tij në Katolicizëm. Kjo konsiderohet si një lëvizje me takt, të cilën Dhimitri e ndërmori për të krijuar lidhje me Europën Perëndimore kundër Venedikut. Miqësia me Papën ishte e shkurtër dhe shpejt u kthye në mospëlqim.[23]

Sundimi i Komnena Nemanjiç dhe Grigor Kamonas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi Dhimitri vdiq në 1215, pushteti i mbeti Komnenas,[24] e cila shpejt u martua me grekun Grigor Kamona, i cili mori në zotërim Krujën, duke forcuar lidhjet me Serbinë, të cilat ishin dobësuar pas një sulmi sllav në Shkodër pas rënies së Durrësit venedikas.[25] Sipas Kristo Frashërit, Kamonas u zgjodh.[23] Komnena dhe Kamona lindën një vajzë e cila u martua me Golemin.[26]

Sundimi i Golemit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhimitri nuk kishte djalë që ta pasonte. Gruaja e tij, Komnena, u martua përsëri dhe bëri një vajzë me Grigor Kamonas. Vajza u martua me Golemin, i cili ishte zot i Krujës dhe Elbasanit rreth vitit 1254.[26][27] Gjatë konflikteve midis Mikael II Komnenos Doukas i Epirit dhe perandorit John III Doukas Vatatzes, Golemi dhe Teodor Petralifas, të cilët ishin fillimisht aleatë të Mikaelit, e dezertuan dhe iu bashkuan John III në 1252.[7][28] Ai përmendet për herë të fundit në burimet midis drejtuesve vendas të tjerë, në një takim me Gjergj AkropolitinDurrës në vitin 1256. Pushtimi fillestar nikeas zgjati për pak kohë teksa rajoni shpërtheu në një revoltë pro-epirote që zgjati deri në 1259.

Arbëria shtrihej përtej rretheve të ditëve të sotme të Shqipërisë së mesme, me kryeqytet Krujën.[23] Ishte një territor i vogël në shekujt e 11-të dhe 12-të, duke u shtrirë nga lumi Devolllumin Shkumbin.[29] Arbëria nuk kishte dalje të drejtpërdrejtë në det.[8] Bregdeti shqiptar i ditëve të sotme nuk kishte komunitete të dukshme arbërore përgjatë Mesjetës.[30] Kalaja e Krujës, e ndërtuar nga bizantinët, ishte kryeqyteti i Progonit. Progoni mori zotërimin e rrethinave të kalasë të cilat u bënë të trashëgueshme. Me martesën e Komnenas me Kamonas, Elbasani u bë zotërimi i dytë më i rëndësishëm.

Arbëria ishte përfituese e rrugës tregtare Via Egnatia, e cila solli pasuri dhe benefite nga qytetërimi më i zhvilluar bizantin.[7]

  1. ^ "Ducellier, Alain (1999). "Albania, Serbia and Bulgaria". In Abulafia, David (ed.). The New Cambridge Medieval History: c. 1198-c. 1300. Cambridge: Cambridge University Press. pp. 779–795. ISBN 978-0-521-36289-4" (në anglisht).
  2. ^ "Clements 1992, p. 31: "By 1190, Byzantium's power had so receded that the archon Progon succeeded in establishing the first Albanian state of the Middle Ages, a principality."" (në anglisht).
  3. ^ Pickard-Çeliku 2008, p. 16
  4. ^ "Norris 1993, p. 35" (në anglisht).
  5. ^ "Arshi Pipa; Sami Repishti (1984). Studies on Kosova" (në anglisht).
  6. ^ "Ducellier 1981, p. 63" (në anglisht).
  7. ^ a b c d e "Ellis & Klusáková 2007, p. 134" (në anglisht).
  8. ^ a b c "Ducellier 1999, p. 780" (në anglisht).
  9. ^ "Nicol 1986, p. 161" (në anglisht).
  10. ^ "Ducellier 1999, p. 786: "However, owing to the proximity of a Serbia in full expansion and of the Epirote princes, little Arbanon, shut away in the hinterland, with its main political center in Kruja, opted for a continuing attachment to the Orthodox tradition and for subjection to Epiros, as well as alliance to Serbia."" (në anglisht).
  11. ^ a b "Nicol 1986, p. 160" (në anglisht).
  12. ^ Thalóczy-Jireček-Sufflay 1913, p. 31
  13. ^ Anamali & Prifti 2002, p. 197. Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime
  14. ^ a b Anamali & Prifti 2002, p. 215. Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime
  15. ^ "Fine 1994, p. 51" (në anglisht).
  16. ^ "Frashëri 1964, p. 42 "The territories of this principality extended over the present- day districts of central Albania. Its capital was at Kruja. The first ruler of the Principality of Arberia was Archon Progon (1190-1198) about whose life and doings we know.."" (në anglisht).
  17. ^ "Prilozi za književnost, jezik, istoriju i folklor. 5–6. Rad. 1926. p. 83" (në serbisht).
  18. ^ "Istorija srpskog naroda: knj. Od najstarijih vremena do Maričke bitke (1371). Srpska književna zadruga. 1982. p. 258" (në serbisht).
  19. ^ Anamali & Prifti 2002, p. 198. Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime
  20. ^ "Nicol 1957, p. 26" (në anglisht).
  21. ^ "Dimitrije Bogdanović, Radovan Samardžić (1990). Knjiga o Kosovu: razgovori o Kosovu. Književne novine. p. 37. Retrieved 18 April 2012. Димитрије Прогон се назива "архонтом Арбанаса" и ступа у међународне везе - са Дубровником, Венецијом и, најзад немањићком Србијом; ожењен је Комнином, кћерком Стефана Првовенчаног" (në serbisht).
  22. ^ "Зборник радова Византолошког института. Научно дело. 1987. p. 112" (në serbisht).
  23. ^ a b c d "Frashëri 1964, p. 43" (në anglisht).
  24. ^ "Nicol 1957, p. 48" (në anglisht).
  25. ^ "Ducellier 1999, p. 786" (në anglisht).
  26. ^ a b "Association for the Promotion of Scholarship in Genealogy 1980, p. 40 "Golem'... Lord of Kruja and Elbasan circa 1254... married the daughter of Gregorios Kamonas"" (në anglisht).
  27. ^ "Nicol 1986, p. 161" (në anglisht).
  28. ^ "George Akropolites: the history, page 73: " Goulamos defected to the Emperor"" (në anglisht).
  29. ^ "Ellis & Klusáková 2007, p. 133" (në anglisht).
  30. ^ "Robert Elsie (19 March 2010). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. pp. 54, 371. ISBN 978-0-8108-7380-3" (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]