Bashkia Tiranë
Tiranës | |
---|---|
Qeveria | |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 1.110,03 km2 (042.858 sq mi) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 842.019 |
• Dendësia | 758/km2 (1,960/sq mi) |
{{{postal_code_type}}} | 1001 |
Faqja zyrtare | http://www.tirana.gov.al/ |
Bashkia e Tiranës është një bashki në qarkun me të njëjtin emër. Ajo përfshin kryeqytetin e Shqipërisë si dhe 13 njësi administrative që e rrethojnë.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia e Tiranës kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë Tiranë banojnë 557,422 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil banojnë 757,361 banorë. Me një sipërfaqe prej 1,110.03 km2, dendësia i popullsisë sipas të dhënave të Censusit është 502 banorë/km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil, dendësia është 682 banorë/km2.[1]
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura organizative e Bashkisë Tiranë përbëhet nga Kryetari, dy Zëvendëskryetarë, Administratori i Përgjithshëm dhe katër Drejtori të Përgjithshme.
Kryetar i Bashkisë Tiranë është Erion Veliaj.
Këshilli Bashkiak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryetari i Këshillit Bashkiak aktualisht është Aldrin Dalipi.[2]
Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare.[3] Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione.[4]
Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (germat a,b,c,c,d,dh,e,ë) e ligjit 8652, dt. 31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.
Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e radhës të listës shumë emërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë radhë pune;
- Verifikon vlefshmërinë e mandatit
- Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
- Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij
Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të radhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente
Donacione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fusha | Projekti | Përshkrim i shkurtër i projektit | Buxheti Total | Donator | Bashkia | Kohëzgjatja | Drejtoria Përgjegjës | Partnerët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sociale | Qendra ditore për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës dhe fëmijët që punojnë. | Qëllim i kësaj qendre është të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë e punojnë në rrugë nga të gjitha format e shfrytëzimit, duke respektuar interesin e tyre më të lartë në përputhje me parimet e Konventës së OKB për të drejtat e fëmijës. | 220,297 Euro | 220,297 Euro | - | 2009-2011 | Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social | Save the ChildrenOJF” Fëmijët e Botës dhe Shqipërisë” (FBSH) |
Sociale | Ofrimi i shërbimeve sociale për fëmijët në qendrën multifunksionale në Njësinë Bashkiake nr. 7 | Projekti synon të ndikojë pozitivisht mbi fenomenin e fëmijëve të rrugës në Tiranë nëpërmjet masave të ndryshme për mbrojtje dhe rehabilitim të nevojshme për tu krijuar këtyre fëmijëve mbrojtje/siguri sociale, ekonomike, arsimore dhe shëndetësore dhe për ti ndihmuar të integrohen brenda komunitetit. | 10,731,000 Lekë | 10,731,000 Lekë | - | 2010-2011 | Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social | UNICEFOrganizata ARSIS |
Sociale | Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri | Programi i Përbashkët “Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri” (FKLN”) është hartuar në mbështetje të Komuniteteve në Nevojë në Shqipëri. Ndërhyrjet kanë si qëllim të kontribuojnë në përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane në nevojë nëpërmjet rritjes së sigurisë njerëzore, si dhe aksesit në të drejtat civile e social-ekonomike. | 150,000 USD | 150,000 USD | - | 2010-2013 | Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social | UNDP UNICEF
GBO Stafi i programit FKLN (Fuqizimi i komuniteteve lokale në nevoje në Shqipëri). |
Infrastrukturë | Rikualifikimi urban i Sheshit "Skënderbej" | Ky projekt ka si qëllim rikualifikimin urban të Sheshit "Skënderbej" dhe Kullës së Sahatit. Në ‘Fazën 1’ të këtij projekti u realizua konkursi ndërkombëtar për të përzgjedhur nëpërmjet konkurrimit të hapur, projekt-idenë më të mirë e cila do të prezantonte punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri kërkesat e organizatorit të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me Master Planin të Qendrës së Qytetit të Tiranës. | 5,000,000 Euro | 5,000,000 Euro | - | 2011-2012 | Drejtoria e Planifikimit të Territorit | Qeveria Kuvajtiane Bashkia e Tiranës |
Zhvillim Ekonomik | PROMISE: Menaxhimi i aseteve bashkiake në qytetet e Europës Juglindore | PROMISE është një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar që ka si objektiv zhvillimin e metodave dhe mjeteve të integruara si dhe implementimin e një sistemi gjithëpërfshirës për menaxhimin efiçent të pasurive të patundshme të bashkive | 25,000 Euro | 25,000 Euro | - | 2009 -2012 | Drejtoria e Planifikimit Strategjik
Drejtoria Juridike |
Donatori: Komisioni Evropian (South East Program)
Bashkitë: Athinë, Tiranë, Sofje, Zagreb, Bukuresht, Cajetinë, Provinca e Riminit, Universiteti i Tiranës, Instituti i Ekonomisë Kombëtare.dhe Botërore (Bullgari), Akademia e Studimeve Ekonomike (Bukuresht) |
Sociale | Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit në Shqipëri | Projekti ka në fokus të rinjtë që banojnë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, duke e vënë theksin në grupet në nevojë, me qëllim zgjerimin e aksesit të tyre për arsimim, punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. | 1,155,700 USD | 1,155,700 USD | - | 36 muaj | Drejtoria e Planifikimit Strategjik | Banka BotëroreFondi Japonez i Zhvillimit Social
Bashkia e Tiranës |
Mjedis | Një qytetar, një pemë | Nëpërmjet këtij projekti Bashkia e Tiranës me mbështetjen dhe kontributin e sektorit privat dhe atij publik, synon shtimin e rrugëve dhe hapësirave në qytetin e Tiranës me synimin për të kthyer Tiranën në qytetin më të gjelbër të rajonit | 9,440,000 lekë | 9,440,000 lekë | - | Çdo vit | Drejtoria e Planifikimit Strategjik
Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit |
Donatorë të ndryshëm |
Informimi i Publiku | Transparenca për Bashkinë e Tiranës | Me qëllim sigurimi i një informacioni sistematik mbi nevojat, dëshirat dhe kënaqshmërinë e tqytetarëve ndaj cilësisë dhe sasisë së shërbimeve që u ofrohen nga Bashkia e Tiranës | - | - | - | Çdo vit | Drejtoria e Planifikimit Strategjik
Drejtoria e Marrdhënieve me Publikun |
Banka BotëroreFriedrih Ebert
Bashkia e Tiranës |
Sociale | Fuqizimi i Komuniteteve Vulnerabël në Shqipëri: Mbështetje në zbatimin e
Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës së Romëve. |
Projekti do të kontribuojë në integrimin social të komuniteteve vulnerabël duke vlerësuar diversitetin e tyre. Ai do të ndihmojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë komunitetet minoritare me probleme ekonomike në nivelin lokal, duke lehtësuar aksesin e tyre ndaj shërbimeve sociale | 115,000 USD | 115,000 USD | - | 115,000 USD | Drejtoria e Kujdesit social | UNDP Terre des Hommes
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) Fondi i Kordinatorit Resident për Kombet e Bashkuara REC |
Planifikimi i Territorit / Turizëm | ATRIUM: Arkitektura e regjimeve totalitare të shekullit XX në menaxhimin urban | Qëllimi i projektit është të përcaktohet dhe promovohet një Itinerar Kulturor mbi arkitekturat e regjimeve totalitare të shekullit të 20-të si mjet për shfrytëzimin e tyre. | 52,429.98 Euro | 52,429.98 Euro | - | 2011-2013 | Drejtoria e promovimit te Qytetit
Drejtoria e Planifikimit Urban Drejtoria e Financë Administrates |
Komisioni Evropian (South East Program) |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Profili i bashkisë Tiranë". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2017. Marrë më 24 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë Arkivuar 14 prill 2011 tek Wayback Machine
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |