Jump to content

Humvee

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mjet shumëqëllimësh me rrota i lëvizshmërisë së lartë (High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle) (HMMWV)

Një HMMWV i Trupave të Marinës Së SHBA në mars 2005, duke kaluar një terren të vështirë në Khost, Afganistan.
Tipi I pablinduar: Mjet i lehtë transporti ushtarak
I blinduar: Mjet i lehtë transporti i blinduar
Vendi i origjinës SHBA
Historia e shërbimit
Në shërbim 1984–sot
Historia e Prodhimit
Prodhuesi AM General
Kostoja njësi I pablinduar: $65,000
I blinduar: $140,000
Prodhuar më 1984–sot
Numri ndërtuar 281,000
Variante 2- ose 4-dyer kamion
Specifikimet
Pesha 2,340–2,680 kg peshë e përgjthshme
Gjatësia 4.6 m
Gjërësia 2.16 m
Lartësia 1.8 m, e ulshme në 1.4 m


Motorri me 8 cilindra me naftë (diesel) 6.2 Litra
ose 6.5 Litra V8 turbo diesel
6.5 Litra V8 turbo diesel: 190 kf (142 kW) në 3,400 rpm / 515 N·m në 1,700 rpm
Transmisioni 3-shpejtësi automatike
Suspensioni 4x4 Të pavarura
Kapaciteti i karburantit 95 litra
Shpejtësia 89 km/h me peshë maksimale
Mbi 113 km/h shpejtësia maksimale

High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV) (sq: Mjet Shumëqëllimësh me Rrota i Lëvizshmërisë së Lartë), i njohur si Humvee, është një autoblindë me 4-rrota lëvizëse e prodhuar nga AM General.[1] Ai zëvendësoi mjete më të vogla të quajtura xhipa si: M151, dhe M561 "Gama Goat". Kryesisht pëdoret nga ushtria e SHBA, por ashtu përdoret edhe nga shumë vende përfshirë edhe nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ai ka edhe versione civile. Përhapja e Humvee-s në luftën e gjirit persik ndihmoi në promovimin e markës civile Hummer.

Një ushtar në kullën e një FRAG 6-të blinduar HMMWV në prill 2010

Humvee përdor suspension të pavarur dhe nyje të përshtatura shpërndarëse që të ketë 40 cm lartësi nga toka. Mjeti ka frena me disk në të katërta rrotat dhe suspension në formë dopio-bige në të katër rrotat. Disqet e frenave nuk janë montuar tek rrotat si në veturat e zakonshme, por në brendësi, të vendosura jashtë çdo diferenciali. Diferenciali i përparmë dhe i prapmë janë të tipit Torsen dhe diferenciali qëndror është i zakonshëm. Ka të paktën 17 variante të HMMWV në shërbim me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. HMMWV-të shërbejnë si transportues ngarkese/trupash, platforma mitralozi, ambulanca, mbajtës të raketave M220 TOW, lëvizës të topave obus M119 howitzer, Platforma Pjedestali Stinger M1097 Avenger, mjet për mbështetje ajërore të drejtpërdrejtë MRQ-12, tërheqës për kabinat e jetesës S250, dhe role të tjera. HMMWV është në gjendje të ecë në ujë normalisht në thellësi 76 cm, ose 1.5 m me pajisje shtesë të instaluara.

Një HMMWV lëshon një raketë BGM-71 TOW

Pajisje shtesë opsionale përfshijnë një çikrik (me kapacitet maksimal 2,700 kg) dhe koracë shtesë. Në modelet M1025/M1026 dhe M1043/M1044 mbajtës armatimi mund të montohet mitralozi M134, granatahedhësi Mk 19, mitralozi i rëndë M2 Browning, mitralozi M240 dhe mitralozi i lehtë M249. HMMWV model M1114 "i mbi blinduar", i prezantuar në 2004, mund të mbajë të njëjtat armë si më lart.[2] Përveç këtyre, M1114, M1116 dhe M1117 kanë një sistem armatimi me telekomandë ku qitësi mund të qëndrojë brenda në mjet pa ekspozuar fare trupin i quajtur CROWS.

Vitet 1970, Forcat tokësore të SHBA arritën në përfundimin se kamionët civilë të përshtatur për përdorim ushtarak nuk i plotësonte nevojat e ushtrisë. Në 1977, Lamborghini zhvilloi Cheetah, model i cili u përpoq të arrinte kërkesat e kontratës me Ushtrinë. Në 1979, ushtria nxorri specifikimet për një Mjet Shumëqëllimësh me Rrota i Lëvizshmërisë së Lartë, ose HMMWV. në korrik të po atij viti, AM General (pjesë e American Motors Corporation) filloi punën paraprake të projektimit, dhe më pak se një vit më vonë, po testohej prototipi i parë.

Në qershor 1981, ushtria i dha AM General një kontratë për zhvillimin e disa prototipëve të tjerë që ti dorëzoheshin qeverisë për testime të tjera, dhe kompanisë iu dha leja fillestare të prodhojë 55,000 HMMWV për tu dorëzuar në 1985. HMMWV pa për herë të parë luftë në Operation Just Cause, në pushtimin amerikan të Panamasë në 1989.

HMMWV u bë kali i punës për forcat e SHBA-ve në të gjithë botën. Më shumë se 10,000 u përdorën nga forcat e koalicionit në Luftën Irakut.

Përdorimi në betejë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

HMMWV u projektua në fillim kryesisht për transport të lehtë ngarkesash dhe trupash mbrapa vijave të frontit, dhe jo si mjet luftarak në frontin e luftimit. Si Jeep më parë, versioni bazë i HMMWV nuk kishte koracë ose mbrojtje ndaj rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike ose bërthamore. Në Betejën e MogadishuSomali u pësuan humbje të mëdha në mjete për shkak të luftës urbane. Megjithatë, humbjet ishin relativisht të ulëta në operacionet konvencionale, si Lufta e Gjirit Persik. HMMWV nuk u projektua ti bëjë ballë armëve të lehta të zjarrit, jo më pak mitrolozët dhe granatat-raketë (RPG antitank). Gjithësesi HMMWV ishte shumë praktik në luftën urbane.

Pas betejave në Somali, ushtria njohu nevojën për një HMMWV më të mbrojtur dhe AM General zhvilloi M1114, një HMMWV i blinduar që arrinte të ndalonte armët e lehta. M1114 ka qënë në prodhim të limituar që prej 1996, duke pasur përdorim të limituar në Ballkan përpara angazhimit në Lindjen e Mesme. Ky model ishte më i fuqishëm, me një motor më të madh me turbocharger, kondicioner, dhe sistem suspensioni me të fortë. Më kryesorja, ai ishte plotësisht i binduar me çelik të fortësuar dhe xham antiplumb. Me rritjen e sulmeve të drejtpërdrejta në lufimet guerrilase në Irak, AM General e përqëndroi fuqinë prodhuese tek modeli i ri.

Një M1123 HMMWV i Trupave të Marinës së SHBA në 2004, i pajisur me një blind i tipit MAK
Provë e ngarjes së HMMWV në borë i pajisur me zinxhirë
Humvee duke u mirëmbajtur nga ushtarë të Ushtrisë ÇekeAfganistan
Pjesa e brendshme e Humvee

Në dhjetor 2004, Secretari i Mbrojetjes së SHBA Donald Rumsfeld u kritukua nga trupat e SHBA dhe familjet e tyre për mos pasjen e HMMWV-e të pajisura mirë.[3] Rumsfeld tha se, para lufte, pjesët e koracuara prodhoheshin në numër të vogël. Pasi roli i forcave amerikane në Irak ndryshoi nga luftimi ndaj Ushtrisë Irakene në luftë kundër luftëtarëve guerrilas. Ndaj edhe filloi zhvillimi i koracave më të avancuara. Gjithësesi, këto blinde ishin më efektive ndaj çdo lloj sulmi, ato peshonin nga 680 deri në 1000 kg.[4]

Një HMMWV i pajisur me raketa tokë-ajër Raytheon, i ekspozuar në Paris Air Show në qershor 2007

Shumica e HMMWV-ve mbajnë mirë ndaj sulmeve anësore, kur shpërthimi shpërndahet në të gjitha drejtimet, por ofron mbrojtje të ulët kur ekspozohet në shpëthimin e një mine nën trupin e kamionit.

Një disavantazh i blindimit të rëndë të HMMWV është që kur gjatë një sulmi apo aksidenti, dyert e blinduara rëndë priren të ngecin të mbyllura, duke i lënë trupat në mjet të ekspozuar.[5] Për këtë arsye, HMMWV-të po pajisen me çengelë në dyer, në mënyrë që një mjet tjetër ta shqyejë derën, duke i liruar trupat brenda.[6]

Një ambulancë M997

Ushtari që përdor armën në pjesën e sipërme të kamionit është shumë i ekspozuar. Për këtë arsye, shumë HMMWV janë pajisur me mburoja në pjesën e armës, ashtu si M113 APC në Vietnam. Vendi i mitralierit mbrohet nga pllaka çeliku të larta 46–61 cm me dritare antiplumb. Përveç kësaj, disa HMMWV janë pajisur me stacione luftimi të komanduara CROWS, ku mitralozi mbi mjet komandohet nga mitralieri i cili qëndron në sediljen e prapme të mjetit i paekspozuar.

Një tjetër dobësi e HMMWV është vetë madhësia e tij, e cila e ka limituar dislokimin e tij në Afganistan sepse është shumë i madh për transport ajror. Përmasat e tij kanë shfaqur probleme në manovrimin e tij në situata të ndryshme.

HMMWV me një pjatë komunikimi

Versionet kryesore të HMMWV

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • M56 - Krijues Tymi për kamuflim
  • M707
  • M966 HMMWV i blindur me raketa TOW
  • M996 Mini-Ambulancë, I blinduar
  • M997 Maxi-Ambulancë, I blinduar
  • M998 Transport Ngarkese/Trupash
  • M998 HMMWV Avenger
  • M1025 Transportues Armatimi, I blinduar
  • M1026 Transportues Armatimi, I blinduar W/W
  • M1035 Ambulancë pa çati
  • M1036 HMMWV i blindur me raketa TOW W/W
  • M1037 S-250/S-788 Transportues strehe
  • M1038 Transport Ngarkese/Trupash W/W
  • M1042 S-250/S-788 Transportues strehe W/W
  • M1043 Transportues Armatimi, I mbi-blinduar
  • M1044 Transportues Armatimi, I mbi-blinduar W/W
  • M1045 HMMWV i mbi-blindur me raketa TOW
  • M1046 HMMWV i mbi-blindur me raketa W/W
  • M1069 Tërheqls për armën M119 105-mm
  • M1097 I rëndë
  • AN/TWQ-1 Avenger
  • M1109 Transportues Armatimi, I mbi-blinduar
  • IMETS
  • ZEUS-HLONS

Versionet ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një Eastwind EQ2050 një një muze në Kinë në gusht 2007
Një M1114GR HMMWV i Ushtrisë Greke në 2007
  • Bullgaria – HMMWV-të bullgare janë pajisur me mitraloza PKS. Bullgaria vetëm zevendëson mitalozët perëndimorë në mjetet e saj për të theshtësuar mirëmbajtjen, pasi ky vend është prodhues aktiv i armëve ruse.
  • EQ2050/SQF2040 – Versioni Kinez i HMMWV. Ka të paktën dy prodhues automobilësh në Kinë që prodhojnë kopje të HMMWV. Të dy kopjet ndërtohen me pjesë të importuara nga SHBA si shasia, kutia e Marsheve, dhe motorrat me naftë.
  • EgjiptiAOI ka në projekt që të përshtasë HMMWV me armë anti-blind, bashkë me raketa: TOW, Milan, ose HOT.
  • Greqia – HMMWV-të Greke, prodhohen tërësisht nga ELBO në Greqi, të pajisura me raketa antitank Ruse 9M133 Kornet. Me kapacitet 10 raketa. Një version tjetër, M1115GR, është i pajisur me HK GMG 40. Po ashtu ka versione të projektuara nga kompani Izaelite që montohe në Greqi nga ELBO si M1114GR, M1115GR dhe M1118GR.[7]
  • Izraeli – Kompania Plasan dizenjon dhe prodhon komplete korace të HMMWV për ushtrinë Portugueze,[8] dhe një version tjetër i montuar nga Automotive IndustriesNazaret për Forcat Mbrojtëse Izraelite.
  • Meksika – Dirección General de Industria Militar (DGIM), Prodhuesi Meksikan ushtarak, prodhon Humvee me loçensë në Meksikë[9][10]. HMMWV-të Meksikane janë të ngjashme me ata Amerikanë por të pajisur me motorrë Mercedes-Benz V-12.
  • Polonia – Forcat Tokësore Polake operojnë këto model: Tumak-2 – M1043A2, Tumak-3 – M1025A2, Tumak-4 – M1097A2, Tumak-5 – M1045A2, Tumak-6 – M1097A2, Tumak-7 – M1035A2.
  • Zvicra - Zvicra përdor MOWAG Eagle vesion i blinduar lehtë.
Harta e shteteve përdorues të HMMWV – blu e errët operatorët origjinalë të HMMWV, blu e lehtë versinet Kineze të HMMWV
Një HMMWV dike lëshuar një raketë AGM-114 Hellfire
HMMWV në Taivan në 2011
gusht 2008, një M1114 HMMWV në një paradë në Ukrainë Kiev
Një HMMWV i Arabisë Saudite

Mjete të ngjashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 26 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "M1114 Enhanced Capability HMMWV". Tech.military.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2011. Marrë më 26 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "NBC: Boost for armored Humvee output - Conflict in Iraq". MSNBC. 2004-12-10. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Up-Armored Humvee M1114". Defense-update.com. 2006-07-26. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2018. Marrë më 28 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ 19-Jan-2007 07:49 EST (2007-01-19). "Field Life-saver: 10th Mountain Division Invents "The Rat Claw"". Defense Industry Daily. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ "Humvee Doors Trap Troops". Military.com. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "25th March Independence Day parade". Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2007. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "ASDNews – Aerospace & Defence News – Plasan Sasa Completes Delivery of Unique HMMWV Armor Suites to Portuguese Army". Asd-network.com. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2009. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Hechostv. "Crean rifle automático para festejar el Bicentenario". YouTube. Marrë më 2012-05-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ http://www.hechos.tv/seguridad-y-justicia/crean-rifle-automatico-para-festejar-el-bicentenario/v/25597
  11. ^ "Afghan Forces Getting HMMWVs". 26 korrik 2011. Marrë më 29 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ U.S. completes M1114 Humvee transfer to Afghan National Army Arkivuar 4 janar 2013 tek Wayback Machine - Armyrecognition.com, January 1, 2013
  13. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura armyweapons2011
  14. ^ "Купуваме 50 Хамъра за Сухопътни войски (in Bulgarian)". Dnevnik.bg. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Background – Special Forces Vehicles – CANSOFCOM SOV Update". Canadian American Strategic Review. Marrë më 2010-04-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ http://www.601skss.cz/galerie/1/640/P7210019.jpg
  17. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2012. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  18. ^ [1]
  19. ^ "Kazakhstan's News Bulletin, April 11, 2007". Prosites-kazakhembus.homestead.com. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "US gives Kenya's Security Forces 14 Hummer Military Vehicles | Kenya, Political, Ranneberger". Emergingminds.org. 2007-09-12. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b "U.S. Assistance improves Lebanese Armed Forces' Transportation Capability". Press Releases. Embassy of the United States – Lebanon. 22 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2013. Marrë më 2009-06-24. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "U.S. Government Provides Tactical Vehicles to the Lebanese Armed Forces". Press releases 2009. Embassy of the United States – Lebanon. 25 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2009. Marrë më 2009-03-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Libyan army has taken delivery of 200 HMMWV Humvees from United States Arkivuar 28 shtator 2013 tek Wayback Machine - Armyrecognition.com, 30 July 2013
  24. ^ AM General HMMWV Humvee M1151B1 exhibits in SITDEF 2013 - Infodefensa.com, May 19, 2013
  25. ^ Partner Arkivuar 25 korrik 2011 tek Wayback Machine, page 21. 2008.
  26. ^ "New Zealand Army Website". Army.mil.nz. Marrë më 2012-05-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2017. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  28. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  29. ^ "חדשות nrg – ה"חיה הרעה" של היחידות המיוחדות". Nrg.co.il. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2008. Marrë më 2010-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]