Jump to content

Informatika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Informatikën)
Ushtria gjermane përodri makinën Enigma gjatë luftës së dytë botërore për të komunikuar në sekret.

Informatika është shkenca që studion strukturën, metodikat, algoritmet, mekanizmat e përpunimit të informacionit.[1]

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse".[2].

Informatika është shkencë shumë e gjere e cila përfishin shumë fusha si:

  • Teoria e informacionit
  • Teoria komputacionale
  • Kriptografia
  • Struktura të dhënash
  • Algoritmet
  • Kërkim operativ

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Applikimet e informatikës janë të shumta, por në jetën e përditshme applikimi më i njohur është kompiutri. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi. Informatika është shkence e cila merret me ruajtjen perpuninimin dhe shfrytezimin e informatave duke perdorur kompjuterin.

10110+1011

 Commons: Computer science – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ http://www.cs.bu.edu/AboutCS/WhatIsCS.pdf Arkivuar 18 shkurt 2015 tek Wayback Machine
  2. ^ Fjalor enciklopedik nga teknologjia e informacionit, Ali Mehmeti, Prishtinë 2006