Jump to content

Kamza

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kamez)
Kamza
Popullsia
90.633
{{{postal_code_type}}}
1029-1030
Faqja zyrtareBashkia e Kamzës
Kamza, pamja nga Dajti

Kamza është një qytet në veriperëndim të qytetit të Tiranës, me afërsisht 90.000 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2009). Në këtë vend në vitin 1952 u hap universiteti i parë shqiptar "Universiteti Bujqësor i Tiranës".

Prejardhja e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për prejardhjen e emrit "Kamëza" ka dy teori:

  • Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamëza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza.
  • Në vitin 1431 del në pah emri Kamëz, e cila akoma nuk ka autorësinë e saj, por sipas gojëdhënave, kur një grua e vjetër po tirrte lesh, kalimtarë të rastit e pyesin: “Çfarë po bën moj nënë?” gruaja u përgjigjet: “Po thur në kamëz”. Kështu mendohet se i ngeli ai emër, që edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marrë përmasa të tjera.

Vetëm 7 kilometra nga kryeqyteti të shfaqet një gjigant vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz, sa e re dhe bashkëkohore aq edhe e rëndesishme për vetë pozicionin strategjik pranë kryeqytetit, aeroportit të Rinasit dhe portit të Durresit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri.

KUFIZIMET
Në veri Komuna Nikël
Në jug Njësia Bashkiake nr. 11 Tiranë
Në juglindje Komuna Paskuqan
Në lindje Lumi i Tërkuzës dhe Komuna Zall-Herr
Në perëndim Lumi i Tiranës
Në veriperëndim Aeroporti i Rinasit
Temperatura mesatare vjetore 16 °C
Sasia mesatare e reshjeve 1297 mm
Lartësia mesatare mbi nivelin e detit 57 m

Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur si pasojë e migrimit, e kryesisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer lëvizjet e mëdha, periudha 1946-1975, dhe nga 1975-1991. Në periudhën e parë kemi një popullsi të ardhur kryesisht nga Skrapari dhe Burreli. Në këtë kohë në Kamëz, numri i popullsisë nuk i kalonte 6000 banorë. Periudha e dytë përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua mundësia e ardhjes së një fluksi të ri qytetarësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi Skrapar- Burrel filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura e strehimit. Kjo përiudhe zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me lëvizjen studentore, të cilës ju bashkengjit dhe levizja e minatorëve të minierës së qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë.

Ndryshimet demokratike lejuan një imigrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe me Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës.

  • 1991-1992 brenda nje viti numri i popullsisë u rrit nga 12,500 në 20,000 banorë.
  • 1992-1996 numri i popullsisë arriti në 45,000 banorë.

Kjo rritje pati një ndikim shumë të madh në ekonominë e këtij komuniteti. Në vitin 1997-2002 numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë kurse sot në territorin e Bashkisë Kamëz jetojnë mbi 90 000 banorë.

  • Mosha për punë zë 60-65 % të popullsisë.
  • Mosha e tretë zë 8 %.
  • Numri familjeve në Kamëz arrin afërsisht 19 531 familje.
  • Raporti lindje-vdekje është 6:1.
  • Janë të pranishme të gjitha besimet fetare; kisha dhe xhami.

Në territorin e Bashkisë Kamëz ekzistojnë dy qendra shëndetësore të vendosura në qendër të Kamzës dhe Bathore.

  • Qendra shëndetësore Kamëz ka në juridiksion dhe ambulancat e fshatrave Laknas, Valias, Valias i Ri, Frutikulturë, Zall-Mner.
  • Qendra shëndetësore Bathore ka në juridiksion ambulancat e lagjeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 Bathore si dhe ambulancën e fshatit Bulçesh.

Kryetarët e bashkisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra e Kamzës ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranës, në veriperëndim të saj. Kufizohet nga veriu me Krujën, nga jugu me Tiranën, nga lindja me Zall-Herrin dhe nga perëndimi me Bërxullën. Terreni në përgjithësi është i sheshtë, me një pjerrësi të lehtë drejt veriperëndimit. Zona ndodhet në një kuotë që varion nga 80-90 m mbi nivelin e detit në pjesën jugore, që zbret në 45 m mbi nivelin e detit, pranë aeroportit të Rinasit në pjesën veriore. Përshkohet nga rruga kombëtare që lidh kryeqytetin me veriun e vendit. Kamëza ndodhet në trekëndëshin strategjik: kryeqyteti Tiranë - aeroporti i Rinasit - porti i Durrësit, gjë që ofron mundësi të mëdha për zhvillim.