Malcom

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Malcom
Malcom 7 (cropped).jpg
Malcom në stërvitje me Bordeaux në 2018
Të dhënat personale
Emri i plotëMalcom Filipe Silva de Oliveira[1]
Data e lindjes (1997-02-26) 26 Shkurt 1997 (22 vjeç)
Vendi i lindjesSão Paulo, Brazil[1]
Gjatësia1.72 m[1]
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualBarcelona
Numri14
Karriera në rini
2008–2014Corinthians
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2014–2015Corinthians51(7)
2016–2018Bordeaux84(20)
2018–Barcelona8(0)
Ekipi kombëtar
2015Brazili U20[2]11(1)
2016Brazili U23
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 19:25, 9 mars 2019 (UTC).
† Ndeshje (Gola).

Malcom Filipe Silva de Oliveira (lindur më 26 shkurt 1997), ose thjesht Malcom ([ˈmawkõ]),[3] është një futbolliist profesionist brazilian i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Barcelona.

Ai filloi karrierën si profesionist tek Corinthians, duke debutuar në vitin 2014 dhe më pas fitoi Campeonato Brasileiro Série A një vit më vonë. Në janar 2016, ai u transferua tek BordeauxFrancë, duke luajtur gjithsej 96 ndeshje në dy vite e gjysëm. Në verën e vitit 2018, ai u bashkua me gjigandët e Barcelonës për 41 milion .

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Corinthians[redakto | përpunoni burim]

Malcom ka lindur në São Paulo, dhe nisi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit, Corinthians. Në fillim të vitit 2014, ai shkëlqeu në ekipin që doli në vend të dytë të Copa São Paulo de Futebol Júnior mbrapa Santos.[4]

Ai u thirr në ekipin e parë nga trajneri Mano Menezes dhe debutoi si profesionist më 19 mars 2014 në ndeshjen e raundit të parë të Copa do Brasil jashtë fushe kundër Bahia de Feira, duke luajtur në dhjetë minutat e fundit të fitores 2–0 në vend të Jádson.[5] Katër ditë më vonë ai luajti ndeshjen e vetme të tij në Campeonato Paulista, duke hyrë sërisht nga fundi në vend të Lucianos me ekipin që fitoi 3–0 në shtëpi.[6]

Malcom bëri debutimin e tij në Campeonato Brasileiro Série A më 27 prill 2014, si një zëvëndësim i Romarinhos, në një fitore 2–0 kundër Flamengo. Malcom shënoi golin e parë si profesionist më 18 shtator në barazimin 1–1 ndaj ChapecoenseArena Corinthians ku ai shënoi golin hapës të takimit.[7]

Ai ishte një lojtar i rregullt i ekipit të parë gjatë sezonit 2015 të Campeonato Brasileiro Série A. Ai luajti gjithsej 70 ndeshje dhe shënoi 10 gola gjatë kohës së tij me klubin.[2]

Bordeaux[redakto | përpunoni burim]

Malcom duke luajtur për Bordeaux në 2017

Ekipi francez Bordeaux siguroi shërbimet e Malcom më 31 janar 2016, duke zëvëndësuar Wahbi Khazri i cili kaloi tek Sunderland. Klubi pagoi 5 milion € për gjysmat e të drejtave ekonomike të tij.[8][9][10]

Ai debutoi në Ligue 1 një javë më vonë, duke luajtur si titullar në humbjen 4–1 përballë Saint-Étienne; ai luajti për 69 minuta para se të zëvëndësohej nga Thomas Touré.[11] Më 10 shkurt, ai shënoi golin e parë për ekipin në ndeshjen e raundit të 16-tave të Coupe de France, duke i dhënë Girondins avantazhin e përkohëshëm 3–2 në humbjen 3–4 në kohën shtesë ndaj Nantes.[12] Atij ju desh të priste 30 prillin për të dhënë asistin e parë, i cili ishte për Cheick Diabaté, në një fitore 4–2 në Troyes, kurse një javë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Lorient.[13]

Më 27 shtator 2017, Malcom firmosi një kontratë të re me klubin që do të zgjaste deri në qershor 2021.[14] Sezoni i tij i fundit me klubin ishte më i suksesshëm në aspektin personal; ai shënoi 12 gola në kampionat. Golat e parë erdhën më 19 gusht në barazimin 3–3 kundër Lyon, përfshirë edhe golin e barazimit në kohën shtesë me një gjuajtje nga distanca.[15]

Pas disa performancave pozitive ai u bë shpejt një nga lojtarët e preferuar të tifozëve,[16] dhe në tre sezone në klub shënoi 23 gola në 96 ndeshje në të gjitha kompedicionet.[17] Goli i tij nga distanca kundër Dijon më 1 dhjetor 2017 fitoi çmimin "Goli i Sezonit" nga Trophées UNFP du football.[18]

Barcelona[redakto | përpunoni burim]

Më 24 korrik 2018, klubi spanjoll Barcelona lajmëroi transferimin e Malcom në një marrëveshje pesë-vjeçare për një shumë të raportuar prej 41 milion € plus 1 milion € bonuse.[19] Corinthians përfitoi 2.5% të shifrës.[20]

Para këtij transferimi Malcom ishte shumë pranë firmës me klubin italian Roma, tifozët e të cilit kishin dalë në aeroport për ta pritur.[21] Drejti sportiv Monchi deklaroi se klubi do të vepronte ligjërisht kundër Barcelonës.[22]

Për shkak të kufizimeve për lojtarët pa pasaporta të Bashkimit Evropian, Malcom u ja jashtë ekipit që fitoi trofeun e 2018 Supercopa de España.[23] Më 25 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin në fitoren 1–0 kundër Real ValladolidJosé Zorrilla, duke zëvëndësuar brazilianin tjetër Philippe Coutinho në gjashtë minutat e fundit të takimit.[24] Më 6 nëntor, Malcom shënoi golin e parë zyrtar me klubin në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër InteritUEFA Ligën e Kampioneve.[25]

Karriera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Karriera ndërkombëtare e Malcom nisi në vitin 2015 kur ai u thirr në kombëtaren U20 për të luajtur në Kampionatin U–20 të Amerikës së Jugut, ku ai shënoi një gol në gjashtë ndeshje me Seleçãon që e mbylli në vendin e katërt.

Më vonë po në atë vit, ai u thirr si zëvëndësuesi i Kenedy për të luajtur në Kupën e Botës U20Zelandën e Re.[26] Malcom luajti në pesë ndeshje, përfshirë edhe finalen, të cilën Brazili e humbi kundër Serbisë.[2]

Në shtator 2018, Malcom u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve nga trajneri Tite për ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës.[27]

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Malcom i është vënë emri prej aktivistit afrikano amerikan Malcolm X nga babai i tij.[4]

Në korrik 2015, autoritetet vendore të Sao Paulos zbuluan një skemë mashtrimi që zbulonte se Malcom kishte marrë lejen e qarkullimit – e cila zakonisht do rreth tre muaj praktikë – njëzetë ditë para ditëlindjes së tij të 18të.[28]

Malcom ka marrë kritika nga mediat për sjellen e tij tek Bordeaux: në shtator 2017, ai doli një foto me lojtarin kundërshtar Neymar pas një humbje të rëndë ndaj Paris Saint-Germain,[4] dhe tre muaj më pas ai dhe shokët e tij të skuadrës nga i njëjti vend filmuan një video argëtimi jashtë stadiumit pas një humbje.[29]

Statistikat e karrierës[redakto | përpunoni burim]

Klube[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 2 dhjetor 2018

Appearances and goals by club, season and competition
Klubi Sezoni Liga Kupa[a] Kupa e ligës[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Corinthians 2014[2] Série A 20 2 3 0 0 0 1[c] 0 24 2
2015[2] Série A 31 5 2 0 3[d] 0 10[c] 3 46 8
Gjithsej 51 7 5 0 3 0 11 3 70 10
Bordeaux 2015–16[2] Ligue 1 12 1 1 1 0 0 0 0 13 2
2016–17[2] Ligue 1 37 7 4 2 4 0 45 9
2017–18[2] Ligue 1 35 12 1 0 0 0 2[e] 0 38 12
Gjithsej 84 20 6 3 4 0 2 0 96 23
Barcelona 2018–19 La Liga 5 0 1 0 2 1 0 0 8 1
Gjithsej karriera 140 27 12 3 4 0 7 1 11 3 174 34
  1. ^ Përfshirë Copa do Brasil, Coupe de France, dhe Copa del Rey
  2. ^ Përfshirë Coupe de la Ligue
  3. ^ a b Të gjitha paraqitjet në Campeonato Paulista
  4. ^ Të gjitha paraqitjet në Copa Libertadores
  5. ^ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Klube[redakto | përpunoni burim]

Corinthians[30]

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Brazil U20

Personale[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c "Malcom". FC Barcelona. Marrë më 2 shtator 2018. 
  2. ^ a b c d e f g h "Malcom". Soccerway. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  3. ^ "Pronunciations for Malcom in Portuguese (from Malcom to Malcom)". Forvo.com. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  4. ^ a b c Lang, Jack (20 janar 2018). "No ego, no excuses – just a burning desire to win at all costs: Meet Malcom, the 'responsible irresponsible' superstar" [Jo ego, jo justifikime – thjesht një dëshirë djegëse për të fituar me çdo kusht: Njihni Malcom, superyllin e 'papërgjegjëshmin e përgjegjshëm']. The Independent. Marrë më 27 korrik 2018. 
  5. ^ "Corintiano, Malcom se emociona com estreia" [Corinthian Malcom i ngazëllyer me debutimin]. Tudo Timão. 20 mars 2014. Marrë më 27 korrik 2018. 
  6. ^ "Corinthians 3 X 0 Atlético Sorocaba". Meu Timão. 23 mars 2014. Marrë më 27 korrik 2018. 
  7. ^ Marques, João Henrique (18 shtator 2014). "Corinthians joga mal, empata com Chapecoense e esfria ânimo para clássico" [Corinthians luan keq, barazon me Chapecoense dhe humbet ngazëllimin përClássicon]. UOL. Marrë më 27 korrik 2018. 
  8. ^ "Le Brésilien Malcom à Bordeaux dimanche" [Braziliani Malcom tek Bordeaux të djelën]. L'Équipe. 30 janar 2016. Marrë më 26 korrik 2018. 
  9. ^ "Bordeaux bie dakord për të firmosur me Malcom të Corinthians". Get Football News France. Marrë më 31 janar 2016. 
  10. ^ "Arambarri and Malcom join Bordeaux" [Arambarri dhe Malcom bashkohen me Bordeaux]. Girondins TV. Marrë më 31 janar 2016. 
  11. ^ "Bordeaux battu par Saint-Etienne" [Bordeaux u mposht nga Saint-Etienne]. Sud-Ouest. 7 shkurt 2016. Marrë më 26 korrik 2018. 
  12. ^ "Nantes se qualifie et plonge Bordeaux dans la crise" [Nantes kualifikohet dhe hedh Bordeaux në krrizë]. Le Figaro. 10 shkurt 2018. Marrë më 26 korrik 2018. 
  13. ^ "Malcom quitte les Girondins de Bordeaux" [Malcom lë Girondins de Bordeaux]. FC Girondins de Bordeaux. 24 korrik 2018. Marrë më 26 korrik 2018. 
  14. ^ "Malcom prolonge l'aventure!" [Malcom zgjat aventurën e tij!]. FC Girondins de Bordeaux. 27 shtator 2017. Marrë më 27 korrik 2018. 
  15. ^ Ceillier, Glenn (19 gusht 2017). "Bordeaux arrache le nul à Lyon" [Bordeaux merr barazim me Lyon]. Eurosport. Marrë më 27 korrik 2018. 
  16. ^ "Meet Malcom, the other Brazilian forward who is setting Ligue 1 alight". The Guardian. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  17. ^ "Roma win race to land Malcom from Bordeaux" [Roma fiton garën për të marrë Malcom nga Bordeaux]. ESPN.com. Marrë më 23 korrik 2018. 
  18. ^ a b Bairner, Robin (23 maj 2018). "Malcom, Aouar, Mbappe and the Ligue 1 Rising Stars of the Season" [Malcom, Aouar, Mbappe dhe yjet në ngritje të sezonit të Ligue 1]. Goal.com. Marrë më 22 gusht 2018. 
  19. ^ "Zyrtare/ Malcom bëhet futbollist i Barcelonës, firmos për 5 vite". Sportplus.al. 23 maj 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  20. ^ "Corinthians receberá R$ 4,5 mi com ida de Malcom ao Barcelona" [Corinthians do të marrë R$4.5m nga transferimi i Malcom tek Barcelona]. R7. Estado. 24 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018. 
  21. ^ "Malcom ishte në aeroportin e Romës, para se të nënshkruante me Bacelonën". Gazeta Express. 3 shtator 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  22. ^ "Barcelona sign Bordeaux's Malcom for £36.5m as Roma consider legal action" [Barcelona firmos me Malcomin e Bordeaux për 36.5 milion £ me Romën që po mendon të marrë masa ligjore]. The Guardian. 24 korrik 2018. Marrë më 25 korrik 2018. 
  23. ^ Aldunate, Ramiro (12 gusht 2018). "Valverde plays it safe with regards to non-EU players" [Valverde luan i qetë në lidhje me lojtarët jo-BE]. Marca. Marrë më 30 gusht 2018. 
  24. ^ Johnston, Neil (25 gusht 2018). "Real Valladolid 0–1 Barcelona". BBC Sport. Marrë më 30 gusht 2018. 
  25. ^ "Ikardi sërish hero, i jep barazimin zikaltërve përballë Barçës (Video)". BalkanWeb.com. 6 nëntor 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018. 
  26. ^ "Kenedy está desconvocado da Sub-20. Malcom será seu substituto" [Kenedy hiqet nga skuadra u20. Malcom do të jetë zëvëndësuesi i tij]. Brazilian Football Confederation. 17 maj 2015. Marrë më 17 maj 2015. 
  27. ^ "Malcom, Pablo get first call-ups for Brazil" [Malcom, Pablo marrin thirrjen e para për Brazilin]. Reuters. 21 shtator 2018. Marrë më 23 shtator 2018. 
  28. ^ "Detran descobre fraude após jogador do Corinthians tirar CNH" [Departmenti i transporteve zbulon mashtrimin pasi lojtari i Corinthians player merr lejen e qarkullimit]. G1. 16 korrik 2015. Marrë më 27 korrik 2018. 
  29. ^ Adam White; Eric Devin (20 gusht 2018). "Gus Poyet melts down as Bordeaux go from crisis to crisis" [Gus Poyet shkrihet me Bordeaux që kalon nga krriza në krrizë]. The Guardian. Marrë më 22 gusht 2018. 
  30. ^ "Malcom". Eurosport.com. 
  31. ^ "Final: Brazil 1–2 Serbia AET". Fifa.com. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]