Nina Simone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nina Simone
Nina Simone 1965.jpg
Simone në 1965
Informacione
Emri Eunice Kathleen Waymon
Lindja Shkurt 21, 1933(1933-02-21) - Tryon, Karolina e Veriut, SH.B.A
Vdekja Prill 21, 2003 (mosha 70) - Carry-le-Rouet, Bouches-du-Rhône, Francë
Zhanri Jazz, blues, R&B, folk, gospel
Profesion(e) këngëtare, tekstshkruese, pianiste, aktiviste
Label Bethlehem, Colpix, Philips, RCA Victor, CTI, Legacy Recordings
Vite aktiv 1954–2003
Webfaqja
www.NinaSimone.com


Nina Simone (e lindur me emrin Eunice Kathleen Waymon; 21 shkurt, 1933 – 21 prill, 2003) ishte një aktiviste e të drejtave civile, këngëtare, tekst-shkruese, dhe pianiste amerikane. Ajo ka punuar në një gamë të gjerë të stileve muzikore, duke përfshirë atë klasike, jazz, blues, folk, R&B, gospel, dhe pop.

Fëmija i gjashtë i një familje predikuese nga Karolina e Veriut, Simone synonte të bëhej një pianiste e koncerteve [1]. Rruga e saj muzikore ndryshoj drejtim pasi iu refuzua bursa nga Instituti i Muzikës Curtis (Curtis Institute of Music) në Filadelfia, pavarësisht nga audion u pranua mirë."Simone ka thënë se më vonë ka kuptuar nga një i brendshëm i Institutit Curtis se asaj i ishte refuzuar pranimi për shkak se ishte e zezë" [2]. Për të financuar vazhdimin e studimeve në muzikë dhe të bëhej një pianiste klasike, ajo filloi të luajë në piano në një klub të vogël në Filadelfia, aty gjithashtu ajo ishte e detyruar të këndojë. Ajo u kontaktua nga Bethlehem Records, dhe intepretimi i saj "I Loves You, Porgy" ishte një hit në Shtetet e Bashkuara në vitin 1958 [1].Gjatë karrierës së saj Simone ka regjistruar më shumë se 40 albume, kryesisht në mes të 1958, kur ajo bëri debutimin e saj me Little Girl Blue, e deri në vitin 1974.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rinia (1933–54)[redakto | redakto tekstin burimor]

Simone lindi si Eunice Kathleen Waymon në Tryon, Karolina Veriore. Fëmija i gjashtë nga tetë, në një familje të varfër, ajo filloj të luaj në piano në moshën 3 vjeçare; kënga e parë që mësoj ishte "God Be With You, Till We Meet Again"("Zoti qoftë me ty, derisa të takohemi përsëri"). Duke treguar një talent me instrumentin, ajo ka performuar në kishë e vendit të saj, por debutimi në koncert, një shfaqje klasike, ishte në moshën 12 vjeçare. Simone më vonë ka thënë se gjatë kësaj shfaqje prindërit e saj që ishin ulur në rreshtin e parë, u detyruan të shkojnë mbas, dhe të lirojnë vendet për njerëzit e bardhë. Simone ka thënë se ajo ka refuzuar të luaj derisa prindërit e saj u sollën përsëri në rreshtat e para [3][4], dhe ky incident më vonë ka kontribuar në përfshirjen e saj në lëvizjen e të drejtave civile.

Stili muzikor[redakto | redakto tekstin burimor]

Stili i paraqitjeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Prezantimi në skenë dhe qëndrimi i Simone-s, bëri që ajo të marr titullin "High Priestess of Soul"(Priftëresha e lartë e shpirtit)[5]. Ajo luante në piano, këndonte dhe performonte, "veç e veç dhe në të njëjtën kohë" [6]. Simone lëvizi në disa zhanre të muzikës, nga gospel në blue, xhaz, dhe folk, dhe në disa stile klasike evropiane. Përveç përdorimit në sfond të stilit-Bach, ajo vuri me virtuozitet të veçantë repertoin e Romantik në piano të shekullit 19—Chopin, Liszt, Rachmaninoff, dhe të tjerë. Në skenë, ajo përfshinte monologje dhe dialogje me publikun, dhe shpesh përdorte heshtjen si një element muzikor [7]. Ajo e krahasonte atë me "hipnozë masive. Unë e përdor gjatë gjithë kohës"[8]. Përgjatë gjithë jetës dhe karrierës muzikore të saj ajo u shoqërua nga perkusionisti Leopoldo Fleming dhe kitaristi njëkohësisht drejtori muzikor Al Schackman [9].

Trashëgimia dhe ndikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzikantë të cilët kanë cituar Simone-n si e rëndësishme për muzikën që ata kanë krijuar përfshihen Elton John (i cili emëroj një nga pianot e tij me emrin e saj), David Bowie, Emeli Sandé, Antony and the Johnsons, Nick Cave, Van Morrison, Christina Aguilera, Elkie Brooks, Talib Kweli, Mos Def, Kanye West, Lena Horne, Bono, John Legend, Elizabeth Fraser, Cat Stevens, Anna Calvi, Lykke Li, Peter Gabriel, Maynard James Keenan, Cedric Bixler-Zavala, Mary J. Blige, Fantasia Barrino, Michael Gira, Angela McCluskey, Lauryn Hill, Patrice Babatunde, Alicia Keys, Lana Del Rey, Hozier, Matt Bellamy, Ian MacKaye, Kerry Brothers, Jr., Krucial, Amanda Palmer, Steve Adey dhe Jeff Buckley.[10][11][12][13][14][15] John Lennon ka cituar versionin e Simones të "I Put a Spell on You" si një burim inspirimi për këngën "Michelle" të Beatles.[15]

Muzika e Simone është paraqitur si muzikë e prapavijës në disa filam dhe video lojra, duke përfshirë, La Femme Nikita (1990), Point of No Return (1993), The Big Lebowski (1998), Notting Hill (1999), Any Given Sunday (1999), The Thomas Crown Affair (1999), Disappearing Acts (2000), Six Feet Under (2001), The Dancer Upstairs (2002), Before Sunset (2004), Cellular (2004), Inland Empire (2006), Miami Vice (2006), Sex and the City (2008), The World Unseen (2008), Revolutionary Road (2008), Watchmen (2009), The Saboteur (2009), Repo Men (2010), dhe Beyond the Lights (2014). Shpesh muzika e saj është pjesë e këngëve remix, komercilaeve televizive, dhe serialeve televizive duke përfshirë "Feeling Good", e cila kishte një paraqitje të dukshme në Promon e Sezonit të Katërt Six Feet Under (2004).

Film[redakto | redakto tekstin burimor]

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti Albumi Lloji Label Billboard
1958 Little Girl Blue Studio Bethlehem Records
1959 Nina Simone and Her Friends Studio, compilation with four tracks by Simone
The Amazing Nina Simone Studio Colpix Records
Nina Simone at Town Hall Live and studio
1960 Nina Simone at Newport Live 23 (pop)
Forbidden Fruit Studio
1962 Nina at the Village Gate Live
Nina Simone Sings Ellington Studio
1963 Nina's Choice Compilation
Nina Simone at Carnegie Hall Live
1964 Folksy Nina Live
Nina Simone in Concert Live Philips Records 102 (pop)
Broadway-Blues-Ballads Studio
1965 I Put a Spell on You Studio 99 (pop)
Sincerely Nina Live and studio
Pastel Blues Studio 8 (black)
1966 Nina Simone with Strings Studio (strings added) Colpix
Let It All Out Live and studio Philips 19 (black)
Wild Is the Wind Studio 12 (black)
1967 High Priestess of Soul Studio 29 (black)
Nina Simone Sings the Blues Studio RCA Records 29 (black)
Silk & Soul Studio 24 (black)
1968 'Nuff Said! Live and studio 44 (black)
1969 Nina Simone and Piano Studio
To Love Somebody Studio
A Very Rare Evening Live PM Records
1970 Gifted & Black Studio Canyon Records (Hollywood)
Black Gold Live RCA Records 29 (black)
1971 Here Comes the Sun Studio 190 (pop)
1972 Emergency Ward Live and studio
Sings Billie Holiday – Lady Sings the Blues Live Stroud
1973 Live at Berkeley Live
Gospel According to Nina Simone Live
1974 It Is Finished Live RCA Records
1978 Baltimore Studio CTI Records 12 (jazz)
1980 The Rising Sun Collection Live Enja
1982 Fodder on My Wings Studio Carrere
1984 Backlash Live StarJazz
1985 Nina's Back Studio VPI
1985 Live & Kickin Live
1987 Let It Be Me (Recorded Live at Vine St.) Live Verve
Live at Ronnie Scott's Live Hendring-Wadham
The Nina Simone Collection Compilation Deja Vu
1989 Compact jazz Compilation Mercury
1993 A Single Woman Studio Elektra Records 3 (top jazz)
Lëshime të tjera
1972 Live in Europe Live Trip
1997 Released Compilation RCA Victor Europe
2003 Four Women: The Nina Simone Philips Recordings Compilation Verve
Gold Studio remastered Universal / UCJ
Anthology Compilation (from many labels) RCA / BMG Heritage
2004 Nina Simone's Finest Hour Compilation Verve / Universal
2005 The Soul of Nina Simone Compilation + DVD RCA DualDisc
Nina Simone Live at Montreux 1976 DVD only Eagle Eye Media
Nina Simone Live DVD only: Studio 1961 & 1962 Kultur / Creative Arts Television
2006 The Very Best of Nina Simone Compilation Sony / BMG
Remixed and Reimagined Remix Legacy / BMG 5 (contemp.jazz)
Songs to Sing: the Best of Nina Simone Compilation/Live Compilation Deluxe
Forever Young, Gifted, & Black: Songs of Freedom and Spirit Remix RCA
2008 To Be Free: The Nina Simone Story Compilation Sony / Legacy / BMG
2009 The Definitive Rarities Collection – 50 Classic Cuts Compilation Artwork Media

Këngë[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti Kënga Pozita e ranguar
US Pop[16] US
R&B
[17]
UK[18]
1959 "I Loves You, Porgy" 18 2 -
1960 "Nobody Knows You When You're Down and Out" 93 23 -
1961 "Trouble In Mind" 92 11 -
1965 "I Put a Spell on You" - 23 49
1968 "Ain't Got No, I Got Life" 94 (1969) - 2
"Do What You Gotta Do" 83 43 2
1969 "To Love Somebody" - - 5
"I Put A Spell On You" (reissue) - - 28
"Revolution (Part 1)" - 41 -
"To Be Young, Gifted and Black" 76 8 -
1987 "My Baby Just Cares for Me" (1958 recording) - - 5
1994 "Feeling Good" (1965 recording) - - 40

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Simone & Cleary 2003, pp. 1–62 (Anglisht)
  2. ^ Enciklopedia e Muzikantëve të Xhazit. Jazz.com; marrë më 28 tetor, 2013.(Anglisht)
  3. ^ Simone & Cleary 2003, p. 26
  4. ^ Hampton 2004, p. 15
  5. ^ Henley, Jon; Campbell, Duncan (April 22, 2003). "Nina Simone, high priestess of soul, dies aged 70". The Guardian. London. 
  6. ^ "L'hommage: Nina Simone Biography". Arkivuar nga the original më July 23, 2007. Marrë më August 14, 2007. 
  7. ^ Nupie, Roger. "Dr. Nina Simone: Biography". Marrë më February 21, 2013. 
  8. ^ Lords, Frank. Nina Simone, La Legende (documentary) [DVD]. France, United Kingdom: Quantum Leap.
  9. ^ Simone & Cleary 2003, pp. 58–59
  10. ^ Neal, Mark Anthony (June 4, 2003). "Nina Simone: She Cast a Spell — and Made a Choice". Marrë më August 14, 2007. 
  11. ^ Nicholson, Rebecca (February 12, 2011). Anna Calvi: 'Without performing I'd be a nervous wreck'. The Guardian. London, UK. 
  12. ^ Vineyard, Jennifer (2005). "Mary J. Wants To Bring Nina Simone Back To Life". Marrë më August 14, 2007. 
  13. ^ Fiore, Raymond. Entertainment Weekly: Seven who influenced Alicia Keys' Life. Marrë më August 14, 2007. 
  14. ^ Tranter, Kirsten (May 10, 2014). Lolita in the 'hood. Marrë më June 2, 2014. 
  15. ^ a b "The Nina Simone Web: Influenced by Nina". Arkivuar nga the original më May 3, 2007. Marrë më August 14, 2007. 
  16. ^ Whitburn, Joel (2003). Top Pop Singles 1955-2002 (1st ed.). Menomonee Falls, Wisconsin: Record Research Inc. p. 643. ISBN 0-89820-155-1. 
  17. ^ Whitburn, Joel (1996). Top R&B/Hip-Hop Singles: 1942-1995. Record Research. p. 402. 
  18. ^ Betts, Graham (2004). Complete UK Hit Singles 1952-2004 (1st ed.). London: Collins. p. 703. ISBN 0-00-717931-6. 

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Brun-Lambert, David (tetor 2006) [2006]. Nina Simone, het tragische lot van een uitzonderlijke zangeres (in Hollandisht and e përkëthyer nga Frengjishtja). parathënie nga Lisa Celeste Stroud, pasthënje nga Gerrit de Bruin. Zwolle: Sirene. ISBN 90-5831-425-1. 
  • Feldstein, Ruth (Mars 2005). "'I Don't Trust You Anymore': Nina Simone, Culture, and Black Activism in the 1960s". Journal of American History. 91 (4): 1349–1379. doi:10.2307/3660176. 
  • Hampton, Sylvia (2004) [2004]. Break Down and Let It All Out. David Nathan, pasthënje nga Lisa Celeste Stroud. Londër: Sanctuary. ISBN 1-86074-552-0. 
  • Simone, Nina; Stephen Cleary (2003) [1992]. I Put a Spell on You. Parathënie nga Dave Marsh (2-të ed.). Nju Jork: Da Capo Press. ISBN 0-306-80525-1. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Nina Simone