Jump to content

Pandeli Majko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pandeli majko)
Pandeli Majko
Kryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
2 tetor 1998 – 29 tetor 1999
Paraprirë ngaFatos Nano
Pasuar ngaIlir Meta
Në detyrë
22 shkurt 2002 – 31 korrik 2002
Paraprirë ngaIlir Meta
Pasuar ngaFatos Nano
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
2002–2005
Të dhëna vetjake
U lind më15 nëntor 1967
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePSSH
Bashkëshortja/etEnkelejda Majko
PunësimiPolitikan

Pandeli Majko, lindur më 15 nëntor 1967Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998-1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002.

Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjithashtu është diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë.

  • Gjatë viteve 1992-1995 ishte kryetar të FRESH-it;
  • Gjatë viteve 1992-1996 ishte deputet në Legjislaturën e XIII të Kuvendit Popullor;
  • Gjatë viteve 1996-1997 ishte sekretar i Marrëdhënieve Publike të PS-së.
  • Gjatë viteve 1997-2001 ishte deputet në Legjislaturën XV të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore, anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit.
  • Gjatë viteve 1997-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
  • Nga shtatori vitit 1998 deri ne tetor të vitit 1999 ishte Kryeminister,
  • Nga shkurti vitit 2002 deri në korrik të vitit 2002 ishte Kryeminister,
  • Nga korriku vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.