Jump to content

Portal:Gjeografi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkurtim: P:GJEO

< Përmbajtja < Portale < Gjeografi
Gjeografi

Mirë se erdhet në portalin e Gjeografisë në Wikipedia

Artikulli i muajit [Redakto]

Republika e Afrikës Jugore është shtet në jug të Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22 - 35° Jug dhe 17 - 33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën , Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandia ndërsa Lesoto gjendet përbrenda kufijve të Afrikës Jugore. Republika Afrika e Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja. Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.

Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzier dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja krishtere me diku 70-80%, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë, hinduse, myslimane dhe hebrenje... ...

Fotografia e muajit [Redakto]


Biografi e zgjedhur [Redakto]

Prof. dr. Ruzhdi Pllana u lind në Dobërllukë të Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1940, vdiq më 20 shkurt 2015, është gjeograf shqiptar.

Prof. dr. Ruzhdi Pllana shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa normalen në Prishtinë në vitin 1960, studimet në Seksionin e Gjeografisë në Universitetin e Novi Sadit në vitin 1966 me sukses të shkëlqyeshëm. Magjistroi në Zagreb në vitin 1973 dhe doktoroi në Prishtinë në vitin 1977. Nga viti 1960 e deri në vitin 1970 punoi nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës. Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Seksionin e Gjeografisë. Në vitin 1974 zgjidhet ligjërues, ndërsa në vitin 1978 docent e mandej në vitin 1983 profesor inordinar dhe të profesor ordinar në vitin 1994. Gjatë vitit akademik 1978/1979 ka qëndruar për specializim në Universitetin Shtetëror të Moskës" Lomonosov" në katedrën e Hidrologjisë Kontinentale , mandej me bursë të UNDP-së ka qendruar për specializim në " Hydroprojcet" të Bërnos në Çekosllovaki, në vitin 1975, në Institutin Hidrometeorologjik të Tiranës në vitin 1973.

Në departamentin e Gjeografisë në FSHMN -së ligjëron lëndët: Klimatologjia me Meteorologji, Hidrologjia dhe Gjeografia nacionale. Ka publikuar mëse 40 punime profesionale e shkencore; ka hartuar dhe i janë botuar katër tekste shkollore. Në cilësinë e anëtarit apo udhëheqësit ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve shkencore-hulumtuese. Ka kryer detyrën e prodekanit për çështje mësimore gjatë viteve 1975-1977, detyrën e shefit të seksionit të Gjeografisë gjatë viteve 1983-1985 dhe 1990-1994. Në periudhën 1985-1989 ka kryer detyrën e ndihmës ministrit të arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkences dhe Kulturës të KSAK për ëështje të Universitetit dhe të shkencës. Me hapjen e studimeve postdiplomike ka kryer detyrën e udhëheqësit të Kolegjiumit të studimeve pasuniversitare (1995/99). Përveç shqipes si gjuhë amëtare, flet dhe shkruan gjuhën serbe e kroate, kurse shfrytëzon literaturën shkencore dhe komunikon relativisht mirë në gjuhën ruse dhe angleze.

Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. uzhdi Pllana u lind me 15.05.1940 në fshatin Dobërllukë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe Vushtrri, kurse shkollën e mesme - normale në Prishtinë (1959/60). Studimet në Seksionin e Gjeografisë të Universitetit të Novi Sadit i përfundoi me 1966 me notën mesatare 9.20. Si student i dalluar, ishte bursist i Universiteti dhe dy herë mori shpërblimin e nëntorit te Universitetit të Novi Sadit. Ne vitin 1964 kreu kursin federativ për speleologji dhe gjatë studimeve u përfshi në të gjitha projektet kërkimore speleologjike të profesori të tij. Studimet pasuniversitare i përfundoi ne Universitetin e Zagrebit me 1973, kurse disertacionin e doktoratës e punoi nën udhëheqjen e Prof. Dr. J. Ridjanovic dhe Prof. Dr. T. Shegota nga Universiteti i Zagrebi dhe e mbrojti në Universitetin Prishtinës me 1977....

Artikuj të rinj [Redakto]

== Titulli ==
2 prill 2008
Relievi i Kosovës - Bota bimore në Kosovë - Bota shtazore në Kosovë
6 gusht 2006
Gjeografia e Afrikës së Jugut - Gjeografia e Algjerisë - Gjeografia e Angolës - Gjeografia e Beninit
6 prill
Shkretëtira e Xhungarise - Shkretëtira Takla - Makan - Shkretëtira Muju - Kum - Shkretëtira Kizill - Kum - Shkretëtira Kara - Kum - Shkretëtira e Gobit - Shkretëtirat ne Azinë qendrore - Shpella e gadimes
5 prill
Ura e Kordhocës
2 prill
Gjeografia e Moldavisë - Gjeografia e Monakos - Gjeografia e Norvegjisë - Gjeografia e Polonisë - Gjeografia e Portugalisë - Gjeografia e Shteteve - Qiproja - Gjeografia e Rumanisë - Gjeografia e Shteteve - Rusia - Gjeografia e Shteteve - San Marino - Gjeografia e Malit Zi - Gjeografia e Sllovakisë - Gjeografia e Sllovenisë - Gjeografia e Spanjës - Gjeografia e Suedisë - Gjeografia e Turqisë - Gjeografia e Ukrainës - Gjeografia e Zvicrës


Burime interneti [Redakto]

A e dini se [Redakto]

  • ... se vendi më i goditur në botë nga rrufeja është Liqeni Maracaibe në Venezuelë , pikërisht në vendin ku takohet lumi Catatumbo me Liqenin , i goditur 28herë në minutë
  • ... se vendi ku bien më së shumti të reshura në Afrikë është Kepiun Debunsha ( Kamerun ) 10 290 mm
  • ... se Zeqir Bajrami nga Tupalla, pas mbarimit të medresesë,studijoi FSHMN në Zagreb, dega e Gjeogrfaisë, dhe diplomoi në vitin 1942, dhe ishte profesori i I-rë i Gjeografisë. [1]
  • ...se numri i përgjithshëm i mysafirëve të huaj të cilët kanë shkuar nga vendi i tyre dhe kanë qëndruar sëpaku një natë në vitin 2009 ka arritur shfirën 898 milion, çka do të thotë se ka pasur rritje qënga viti 2008 për 6.2%.
  • ...se forma më e saktë e Tokës ëshë apioide ( në formë dardhe) - me ndihmën e satelitëve artificialë, të atyre gjeodetë, është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njejtë. Është konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë e njejtë. Sipas këtyre të dhënave, forma e vërtëtë e Tokës i ngjan dardhës-apioide ose formës së zemrës-kardioide.
  • ... se robërit e parë nga Afrika janë sjell në SHBA në vitin 1619 me një anije të holandezëve.
  • ....Biçikleta e parë, e cila është konstruktuar në vitin 1817 nga Baron Von Drais nuk ka pasur pedale. Njerëzit thjeshtë e drejtonin këtë biçikletë duke ecur.
  • .... Ujëvara më e lartë në botë është Angel, 979 m, në lumin ÇurumVenezuelë.
  • .....Se në vitin 1807 filluan, për herë të parë në historinë e botës , të qarkullojë anija me avull ’’ Clermont” e Fultonit, në lumin Hadson, i cili lidhte Nju Jorkun me qytetin Albani. Anija “ Savannah” prej 300 BRT, e SHBA-ve , kalon, më 1819, Atlantikun, e shtyrë nga motorrë me avull dhe me vela, kur kishte erëra që frynin në drejtim të Evropës, kurse anija “ Curaçao”, është anija e parë në botë që ka filluar, në vitin 1827, të shfrytëzojë vetëm avullin. Në vitin 1838 anija, Gret Western” kaloi Atlantikun për 12 ditë e 10 orë, në drejtim të perëndimit .
  • ....më 21 dhjetor do të jetë ndoshta dita më e errët në 372 vjetët e fundit. Në fakt, kjo ditë në kalendar shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dita më e shkurtër e vitit. Përveç kësaj, dita më e shkurtër e vitit do të errësohet nga eklipsi i plotë hënor, që do të jetë i dukshëm në perëndim, shkruan “Fox News”.


  • .... Regjistrimi i tërmeteve në territorin e ish Jugosllavisë , ka filluar në kohën e Austro-Hungarisë me instalimin e seizmometrit të parë në opservatiumin seizmologjik në Sarajevë në vitin 1905.
  • .... Evropa është kontinenti i vetëm i cili nuk fillon me shkronjën A.
  • ....Komuna me numër më të madh të vendbanimeve në Kosovë është Gjakova me 88 vendbanime, ndërsa komuna me numër më të vogël të vendbanimeve është Mamusha me vetëm 1 vendbanim.
  • ....Ptolemeu ka qenë ndër gjeografët më të përmendur të kohës antike, tek i cili hasim shënimet e para që kanë të bëjnë me truallin e Kosovës.
  • ... se Božo Bonifačić(1538.-1592.) është autor i një numri të madhë të punimeve shkencore për krahinat ilire, posaqërisht të hartave regjionale ( p.sh. Zarae et Sebenici descriptio, 1575.. etj.), duke i publikuar në atllaset Bertel, Camoc, Pinargent, Rosaccia, Franc dhe Ortelius.
  • .... Deutsche Bank ka më shumë të punësuar në Londër se sa në Franfurt.
  • .... se Brazili dhe SHBA kanë firmosur marrëveshjen për shlyerjen e borxhit amerikan prej 21 milionë dollarëve këtij vendi latino-amerikan dhe përdorimin e këtyre mjeteve për ruajtjen e ekosistemeve.
  • .... se një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë kanë gjetur në Arktik disa shkëmbinj për të cilët besohet se i takojnë periudhës së krijimit të Tokës.
  • .... Vullkani islandez Eyjafjallajoekull që nga 10 maji 2010 nxirrte rreth 50 tonë hi në sekondë, ndërsa të enjten e kaluar nxirrte nga 400 tonë në sekondë kur dhe kishte forcuar aktivitetin, ka thënë një gjeolog i Universitetit të Rejkjavikut
  • .... më 22 maj të viti 1910,u shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.
  • .... se fjala Himalajegjuhën sanskrite do të thot vendbanim i borës.
  • ... se Piramida e Keopsit kur është ndërtuar ka qenë e lartë 147 m, por pas uljes së terrenit tash lartësia e sajë është 137 m.
  • ..... Amerikanët Riçard Berd dhe Flojd Benet janë të parët të cilët fluturuan mbi Polin e Veriut më 9 maj të vitit 1926.
  • ..... në ditën e sotme të vitit 1919 në konferencën e Paqes në Paris , 32 shtete përkrahën paktin për krijimin e Ligës së Kombeve.
  • .... më 26 prill të viti 1907 - gazeta "Kombi" shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.
  • ....Shteti Federal më i vogel i ShBA është Rhode Island- më një madhësi prej 4.002 km².
  • ....Deti i Vdekur ka gjasa që shumë shpejt të shndërrohet në një moçal, para zhdukjes së tërësishme.

Niveli i këtij deti zvogëlohet çdo vit për një metër, kanë bërë të ditur ekspertët. Ata thonë se për shkak të mungesës së kujdesit njerëzor, Deti i Vdekur mund të thahet deri në vitin 2050. “Kjo është shumë serioze dhe askush nuk është duke bërë asgjë për ta shpëtuar këtë det”, edhe për shkak të konfliktit izraelito – palestinez, ka deklaruar hidrologu Dureid Muahsneh.

  • ...se temperatura më e ulët e matur në Afrikë ka arritë -24ºC në Ifrane në Marok.
  • ..... "Gjeografija është element skeletor i kulturës së përgjithshme, ndërsa njohuritë gjeografike janë më se të nevojshme në jetën e përditshme "
Josip Rogliq

 Gjeografia       Historia       Ekonomia & Filozofia       Arti & Kultura       Feja       Shkenca & Teknologjia       Sporti

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer

  1. ^ Presheva , Bujanoci dhe Medvegja, dje dhe sot, Prisahtinë 2015, faqe 191