Jump to content

Rendi i vetvetishëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rendi i vetvetishëm është koncepti që i referohet krijimit së rendit në një sistem ku individët apo entitetet individuale ndërveprojnë njëra me tjetrën, nëpërmjet një procesi nga poshtë-lart. Me fjalë të tjera rendi i vetvetishëm ka të bëjë me një rend/sjellje të rregullt që derivon nga ndërveprimet në dukje të pa organizuara të individëve; duke prodhuar rezultate që përgjithësisht janë të paparashikueshme.

Procesi i krijimit të një rendi të vetvetishëm vihet re në biologji, në fizikë sikundër edhe në një fenomen shoqëror sikundër ekonomia. Ekonomistët e shkollës Austriake, sikundër Carl Menger dhe Friedrich von Hayek e kanë përdorur termin e rendit të vetvetishëm për të përshkruar vet konceptin e tregut (si vend ndërveprimi dhe shkëmbimi mes individëve). Për më tepër Hayek e përdori idenë për të treguar vështirësinë dhe pasojat e padëshiruara që vijnë nga një tentativë për kontroll nga lartë-poshtë (ndërhyrja qeveritare, apo socializmi) në një rend të vetvetishëm por të ndërlikuar sikundër është tregu (ekonomia).[1]

Interneti dhe industria e ndërlidhur me të janë gjerësisht të lidhur me konceptin e rendit të vetvetishëm.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]