Jump to content

Tukididi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thukididi (Thucididis, greqisht Θουκυδίδης, Thoukydídēs, rreth 460 p.e.s. - 400 p.e.s.)[1] ishte historiani i parë i vërtetë, nëse merret se Herodoti është babai i Historisë.

Tukididi lindi në Athinë rreth vitit 460 p.e.s. dhe vdiq pas vitit 400 p.e.s.. Në vitin 424 p.e.s. Thukididi ishte komandant i një njësie detare athinase, që gjendej pranë ishullit Thasos. Si komandat i kësaj njësie ai kishte për detyrë mbrojtjen e Amfipolit, i cili ra, dhe për këtë shkak ai u dënua nga athinasit në mungesë me vdekje. Nga këtu jetoi në mërgim deri në vitin 404 p.e.s. kur u kthye në Athinë.

Thukididi ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit, së cilës ia ka kushtuar tërë jetën. Si një historian i vërtetë, ai nuk i përshkruan ngjarjet në bazë të perëndive e mrekullirave, siç e bënin paraardhësit e tij, por në bazë të një kriteri shkencor. Ai thekson thënie të personave që kishin ndikim në ngjarje. Kjo e bëri atë shembull për historianet e mëvonshëm të antikitetit, të cilët e çmuan lart punën e tij.

Ilirët në veprat e Thukididit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thukididi në veprën e tij ku përshkruan ngjarjet e luftës ai përshkruan po ashtu edhe luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 p.e.s. dhe ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në këtë luftë.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Tukididi". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 942. OCLC 734077163. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)