Jump to content

Akide

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Akaidi)

Islami si sistem jetësorë e pikë së pari si besim monoteist (besim në një Zot) përmban Akaidat (6 elemente kryesore e besimit) të cilët duhet pranuar dhe besuar për t'u llogaritur si pjese e tij - për t'u bërë mysliman.

Suretu el-Bekare ajeti 285 Zoti thot (2:285): "I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".

Kur u pyet Muhammedi (a.s.): Ç'është imani?' Ai tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes. (Transmeton Muslimi).

Elementet e besimit të plotë në Islam janë:

Besimi në një Zot

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Besimi në një Zot ose Besimi në All-llahun një - nënkupton njësimin e Zotit. Të pranuarit e Zotit si një i cili është i vetmi pa shoqërues e as ndërmjetësues dhe lutjet duhet drejtuar vetëm Tijë i cili i ka tëgjitha karakteristikat e përkyrjes me tëgjitha vyrtytet e mira.

Ja ♪5far thot Zoti në Suretu El Ihlas ajeti 1, 2, 3, 4 : (112:1,2,3,4)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Besimi në engjujt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2. Besimi në melaqet (engjujt) - nënkupton të besuarit në ekzistimin e engjujve. Besimtari mysliman duhet të besoj se Zoti ka krijuar engjujt (ekzistojnë) dhe se ato janë të krijuara nga drita dhe se janë pa mëkate dhe kryejnë të gjitha urdhërat e All-llahut xh.sh.

Besimi në të dërguarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

3. Besimi në të dërguarit nënkupton të besuarit në pejgamberët e Zotit, të dërguarit e zotit nga Ademi a.s. e gjer tek Muhammedi a.s. duke mos bër asnjë dallim mes tyre.

Ja çfar thot Zoti në Suretu En Nahl nSuretu En Nahl ajetin 36 : (16;36) Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave...

Besimi në librat e shenjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

4. Besimi në librat e shenjtë nënkupton të besuarit se Zoti përpos Kur'anit u ka dërguar dhe libra tjerë popujve në tokë përmes të dërguarve tjerë që janë Inxhili (ungjilli)-Isa a.s. (Jezusi), Libri i Musait - Musa a.s. (Mojsiu),a.s dhe Kur'ani Muhammedi s.a.v.s..

Ja çfar thot Zoti në Suretu esh-Shura ajeti 15: (42:15) e thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj...

Besimi në jetën pas vdekjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

5. Me besimin në botën e ardhshme nënkuptohet të besuarit në tërë atë që na ka informuar All-llahu Xh.Sh. në Librin e Vet dhe i Dërguari i Tij në Hadithin e vet, mbi atë se çka do të ndodhë pas vdekjes, siç është: provimi dhe vuajtja apo kënaqësia në kabur (varr), ringjallja pas vdekjes, tubimi në një vend, parashtrimi i librit të veprave, llogaria, peshimi (matja) i veprave, Huvdi (Burimi), ura Sirat, shefa’ati, Xhenneti, Xhehennemi dhe çdo gjë tjetër që All-llahu Xh.Sh ka përgatitur në to për banorët e tyre.

Besimi në përcaktimin e Zotit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

6. Besimi në përcaktimin e All-llahut Xh.Sh. është një nga bazat e akidesë dhe baza e gjashtë e imanit. Andaj kush e mohon kaderin (përcaktimin e All-llahut XH.SH.), ai ka dalur nga feja e All-llahut XH.SH..

Që në fillim e kemi cituar Hadithin e Ibni Umerit r. a, prej të cilit transmetohet se, Resulull-llahu e, kur e pat vizituar Xhibrili dhe e pat pyetur për imanin, ka thënë: "Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, botën e ardhshme dhe se çdo gjë që ndodh (e mirë a e keqe), ndodh sipas përcaktimit të All-llahut."

Definicioni i kadaasë dhe i kaderit

Dijetarët islamë kanë qëndrime divergjente përkitazi me definicionin e kadaasë dhe kaderit. Disa këto i konsiderojnë si sinonime për një gjë të njëjtë, kurse disa të tjerë kaderin e definojnë ndryshe nga kadaaja, duke thënë: "Kaderi është dituria e All-llahut XH.SH. mbi atë se çka do të bëjnë krijesat e Tij në të ardhmen.218 Ndërsa kadaa është krijimi i krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. në pajtueshmëri me diturinë dhe me vullnetin Tij."


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]