Jump to content

Aristoteli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aristoteles)
Aristoteli
Aristoteli në rini nga Charles Degeorge

Aristoteli (384 - 322) [1] ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Ai lindi ne vitin 384 para Krishtit ne Stragirë te Greqis Veriore dhe ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore.[2] Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë".[3] Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë" (anglisht: The First Teacher; arabisht: al-mua'lim al-awwal, المعلم الأول).

Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit . Shkrimet e tij mbulojnë shumë lëndë - duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, ekonominë, politikën dhe qeverinë - dhe përbëjnë sistemin e parë gjithëpërfshirës të filozofisë perëndimore.

Aristoteli në Shkollën e Athinës (Detaj nga një afresk nga Vatikani, Raffaello, 1510–1511)

Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.

Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.

Menjëherë pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u largua nga Athina dhe, me kërkesë të Filipit II të Maqedonisë, udhëzoi Aleksandrin e Madh që filloi në vitin 343 pes. Mësimdhënia Alexander i dha Aristotelit shumë mundësi. Ai krijoi një bibliotekë në Liceun që e ndihmoi atë të prodhonte shumë nga qindra libra të tij, të cilat ishin rrotulla të papirusit. Fakti që Aristoteli ishte një nxënës i Platonit kontribuoi në pikëpamjet e tij të mëparshme të Platonizmit, por, pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u zhyt në studime empirike dhe u zhvendos nga platonizmi në empirizëm. Ai besonte se të gjitha konceptet dhe njohuritë përfundimisht bazoheshin në perceptimin. Pikëpamjet e Aristotelit mbi shkencat natyrore paraqesin themelet që bazohen në shumë nga veprat e tij.

Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.

Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit. [4]

Vepra (Corpus Aristotelicum)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aristoteli - Gravurë
Statuja e Aristotelit afër hyrjes në Liceum
  • Logica - Organon (Όργανον)
    • Categoriae (Κατηγοριαι)
    • De interpretatione (Περὶ Ἑρμηνείας)
    • Analytica priora (Ἀναλυτικῶν προτέρων) Α-Β
    • Analytica posteriora (Ἀναλυτικῶν ὑστέρων) Α-Β
    • Topica (Τοπικῶν) Α-Θ
    • De Sophisticis Elenchis (Περὶ σοφιστικῶν ἐλέγχων)
  • Physica (Φυσικῆς Ἀκροάσεως) Α-Θ
  • De caelo (Περὶ οὐρανοῦ) Α-Δ
  • De generatione et corruptione (Περὶ γενέσεως καὶ φθορᾶς) Α-Β
  • Meteorologica (Μετεωρολογικῶν) Α-Δ
  • De mundo ad Alexandrum (Περὶ κοσμοῦ πρὸς Ἀλεξάνδρων)*
  • De anima (Περὶ ψυχῆς) Α-Γ
  • Parva naturalia
    • De sensu et sensibilibus (Περὶ αἰσθήσεως καὶ αἰσθητῶν)
    • De memoria et reminiscentia (Περὶ μνήμης καὶ ἀναμνήσεως)
    • De somno et vigilia (Περὶ ὕπνου καὶ ἐγρηγόρσεως)
    • De insomnis (Περὶ ἐνυπνίων)
    • De divinatione per somnum (Περὶ τῆς καθ’ ὕπνον μαντικῆς)
    • De longitudine et brevitate vitae (Περὶ μακροβιότητος καὶ βραχυβιότητος)
    • De juventute et senectute (Περὶ νεότητος καὶ γήρως)
    • De vita et morte (Περὶ ζωῆς καὶ θανάτου)
    • De respiratione (Περὶ ἀναπνοῆς)
  • De spiritu (Περὶ πνεύματος)
  • Historia animalium (Περὶ τὰ ζῷα ἱστορίαι) Α-Κ
  • De partibus animalium (Περὶ ζῴων μορίων) Α-Δ
  • De motu animalium (Περὶ ζῴων κινήσεως)
  • De animalium incessu (Περὶ πορείας ζῴων)
  • De generatione animalium (Περὶ ζῴων γενέσεως) Α-Ε
  • De coloribus (Περὶ χρωμάτων)*
  • De audibilibus (Περὶ ἀκουστῶν)*
  • Physiognomica (Φυσιογνωμονικῶν)*
  • De plantis (Περὶ φυτῶν) Α-Β*
  • Mirabilium auscultationes (Περὶ θαυμασίων ἀκουσμάτων)*
  • Problemata (Προβλημάτων) Α-ΚΑ-ΚΘ,ΛΑ-ΛΗ*
  • De lineis insecabilibus (Περὶ ἀτόμων γραμμῶν)*
  • De ventorum situ et nominibus (Ἀνέμων θέσεις καὶ προσηγορίαι)*
  • De Melisso, Xenophane, Gorgia (Περὶ Ξενοφάνους, Περὶ Ζήνωνος, Περὶ Γοργίου)*
  • Metaphysica (Τῶν μετὰ τὰ φυσικά) Α-Κ
  • Ethica Nicomachea (Ἠθικῶν Νικομαχείων) Α-Κ
  • Magna moralia (Ἠθικῶν Μεγάλων) Α-Β*
  • Ethica Eudemia (Ἠθικῶν Εὐδημίων) Α-Η
  • De virtutibus et vitiis (Περὶ ἀρετῶν καὶ κακίων)*
  • Politica (Πολιτικά) Α-Θ
  • Oeconomica (Οἰκονομικῶν) Α-Β*
  • Ars Rhetorica (Τέχνης ῥητορικῆς) Α-Γ
  • Ars Poetica (Περὶ ποιητικῆς) [5]
Shkolla e Aristotelit - pikturë nga Gustav Adolph Spangenberg (1880)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Aristoteli – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  1. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Titanë, 1983, fq. 36 - 37. OCLC 254579414
  2. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Aristoteli". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 71. OCLC 734077163. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hajrullah Koliqi:Historia e pedagogjisë botërore I, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, fq. 89.
  4. ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.23, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  5. ^ The Complete Works of Aristotle, Ed. Jonathan Barnes, 2 vol., Princeton University Press, 1984.