Ekonomia e Gjermanisë
Ekonomia e Gjermanisë | |
---|---|
Valuta | Euro (EUR) |
Viti fiskal | vit kalendarik |
Organizatat tregtare | BE, OBT dhe OECD |
Statistikat | |
PBB (PPP) | $2.585 trilion (2006 est.) |
rritja e PBB | 2.7% (2006[update]) |
PBB për banor | $31,400 (2006 est.) |
PBB sipas sektorëve | agrikultura (0.9%), industria (29.1%), shërbimet (70%) (2006) |
Inflacioni (CPI) | 1.7% (2006) |
Popullsia nën vijën e varfërisë | 11% (2001) |
Fuqia puntore | 43.66 million (2006 est.) |
Fuqia puntore sipas okupimeve | shërbime (63.8%), industri (33.4%), agrikulturë (2.8%) (2006) |
Papunësia | 7.3% |
Industritë kryesore | hekurit, çelikut, qymyrit, çimentos, kemikaleve, makinerive, automjeteve, veglat makinerike, elektronikës, industria ushqimore, anijeve, tekstilit |
Të jashtme | |
Eksporti | $1.354 trilion f.o.b. (2007 est.) |
Të mirat e eksportuara | makineri, automjete, kemikale, metale dhe prodhime të tyre, ushqim, tekstil |
Partnerët kryesorë të eksportit | Franca 9.7%, ShBA 7.5%, Britania e madhe 7.3%, Italia 6.7%, Holanda 6.4%, Austria 5.4%, Belgjika 5.3%, Spanja 5% (2007) |
Importet | $1.075 trilion FOB (2007 est.) |
Të mirat e importuara | makineri, automjete, kemikale, metale, ushqim, tekstil |
Partnerët kryesorë të importit | Holanda 12%, Franca 8.6%, Belgjika 7.8%, Kina 6.2%, Italia 5.8%, Britania e madhe 5.6%, ShBA 4.5%, Austria 4.4% (2007) |
Financat publike | |
Borxhi shtetërorë | $1.93 trilion (66.8% të $2.89 trilion, BPV-së nominale) (2006) |
Të ardhurat | $1.277 trillion (2006) |
Shpenzimet | $1.344 trilion; përfshirë shpenzimet kapitale prej $NA (2006 est.) |
Ndihma ekonomike | dhurues: $7.5 bilion, 0.28% të BPV-së (2004) |
Burimi: CIA World Fact Book' Të gjitha vlerat, përveç nëse thuhet ndryshe, janë në dollarë |
Gjermania është ndër vendet që kanë më së shumti përvojë në ekonominë e tregut. Ajo është ekonomia e tretë në botë sipas termeve të kursit të këmbimit të dollarit,[1] e pesta sipas "purchasing power parity" (PPP),[2] dhe ekonomia më e madhe në Europë.
Ekonomia gjermane është kryesisht e orientuar në eksport; Gjermania zë vendin e parë në botë për eksportim, dhe eksporti përbën një të tretën e prodhimit kombëtar.[3] Si rezultat, eksportet tradicionalisht kanë qenë element kryesor në rritjen e makroekonomisë gjermane.
Bujqësia dhe blegtoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i bujqësisë i dedikohet makinerive dhe teknologjive nga më të fundit. Por klima dhe toka nuk janë shumë të favorshme. Shumë zona,kryesisht në perëndim janë ranore ose kënetore. Gjermania shquhet për kultivimin e patateve të cilat janë edhe ushqimi kombëtar. Është i lartë edhe prodhimi i panxharit të sheqerit, shumbullishteve (bimë që përdoret për aromatizimin e birrës) dhe vajit. Nga kulturat e tjera mund të përmendim orizin dhe drithërat e tjera gjithashtu edhe perimet si karotën, lakrën, lulelakrën dhe qepet etj.. bujqesia munde te shquhet edhe si njera nder deget kryesore ekonimike.
Mineralet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Produkti kryesor i mineraleve që nxerr Gjermania është karboni. Megjithëse Gjermania është një vend i pasur me minerale ajo preferon më shumë që t’i importojë ato me qëllim që të mos pakësojë mineralet e brendshme. Sëbashku me hekurin dhe metalet e tjera të ngjashme me të dhe karboni ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e industrisë Gjermane dhe konkretisht në zonat metalurgjike të Renit Verior, në portet e Detit Balltik (Hamburgut). Më i vonë ka qenë zbulimi i gazit natyror.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që prej dy shekujsh Gjermania ka praktikuar industrinë e rëndë. Duke shfrytëzuar më së miri praninë në sasi të mëdha të karbonit , ka filluar të ketë një përhapje të gjerë industria kimike që përdoret në miniera dhe industrinë mekanike që përdoret në armatime. Në kohët e fundit është zhvilluar edhe industria lehtë, kryesisht në lande. Industrinë e lehtë e kanë më të zhvilluar landet perëndimore (Bavaria, Badeni dhe Ëurttembergu) dhe ato lindore (Sasonia dhe Turinxhia). Industria Gjermane zhvillohet si nga sipërrmarjet gjysmë shtetërore dhe sipërrmarrjet e vogla dhe të mesme. Shteti Gjerman mban vendet e para në botë për shumë sektore industriale.
Metalugjia Gjermane është më e rëndësishmja në Europë (hekuri,giza, alumini). Kjo ka çuar në prodhimin e automobileve si Wolsvagen, Audi, Benz , Mercedez, BMW të cilat janë ndër më të kërkuarat dhe të shiturat jo vetëm në Europë. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe prodhimin e lartë të motoçikletave, materialeve elektronike, celularëve (SIEMENS) etj. Në qytete të ndryshme prodhohen instrumente muzikore. Në Turinxhi prodhohen materiale optike ndërsa Nurembergu ka të zvilluar industrinë e lodrave.
Industria kimike ka një përhapje dhe traditë të gjerë në Gjermani. Produktet kozmtike dhe detergjentët janë me famë Botërore(Bayer, Hoechst, BASF, Beiersdorf, Henkel). Shumë e zhvilluar është edhe industria ushqimor. Vlejnë për tu përmendur mishi, produktet si sheqeri,birra,kafeja dhe ësmbëlsirat. Janë prezente edhe industritë e tekstileve dhe materialeve sintetike.
Në këtë vend është shumë e zhvilluar edhe industria e hidroenergjitikës si pasojë e një rrjeti të dendur lumor. Gjithashtu prodhimi i energjisë shfrytëzon energjinë diellore kryesisht në vendet e verilindjes.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Total GDP 2005" (PDF). World Bank. Marrë më 2007-03-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PPP GDP 2005" (PDF). World Bank. Marrë më 2007-03-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Library of Congress – Federal Research Division (2008). "Country Profile: Germany" (pdf). fq. 10. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 19 korrik 2005. Marrë më 11 janar 2009.
Exports are responsible for one-third of total economic output, and at the prevailing dollar–euro exchange rate, no country exports more merchandise.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)