Erbim Fagu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Erbim Fagu
Të dhënat personale
Data e lindjes (1987-04-15) 15 Prill 1987 (32 vjeç)
Vendi i lindjesTiranë, Shqipëri
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualSkenderbeu
Karriera në rini
1993-2004KF Tirana
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2004–2008KF Tirana29(1)
2006–2007KS Teuta (Huazim)15(1)
2008–2009KF Elbasani14(2)
2009–2010KS Besa32(0)
2010–KF Skenderbeu57(1)
Ekipi kombëtar
2005–2006Shqipëria U–193(1)
2006–2007Shqipëria U–216(0)
2012–Shqipëria0(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Erbim Fagu (lindur më 15 prill 1987) është një futbollistë shqiptar i cili luan aktualisht me KF SkenderbeunKategorinë Superiore. Ai është një lojtar shumë i zhdërvjellët si kur luante në mbrojtje, ashtu edhe kur luan në mesfushë. Aktualisht tek Skënderbeu, Fagu aktivizohet në qëndër të mbrojtjes dhe mesfushës.

Karreira[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fagu është produkt i akademisë së KF Tiranës (më parë quajtur SK Tirana). Në 2004, ai u bashkua me skuadrën e parë por qëndroi aty vetëm për 2 vite pasi në vitin 2006 ai u huazua tek KS Teuta për sezonin 2006–07. Gjatë kësaj kohe, Fagu luajti në 15 ndeshje dhe shënoi 1 Gol me Teutën që e mbylli sezonin në vendin e dytë me 67 pikë, 5 më pak se Tirana. Në sezonin 2007–07, mesfushori u rikthye tek Bardheblutë gjatë kohës që Klodian Duro ishte ende aktiv. Në verën e vitit 2008, ai u ble nga KF Elbasani për shumën e 120,000 $. Ai luajti gjatë sezonit 2008–09 për klubi duke koleksionuar 14 ndeshje dhe 2 Gola; Golin e parë e shënoi më 13 dhjetor 2008 në barazimin 2–2 kundër Dinamos dhe Golin e dytë e shënoi më 31 janar 2009 në fitoren 1–2 jashtë fushe kundër ish skuadrës së tij Teutës [1][2].

Për sezonin 2009–10, ai u ble nga Besa dhe bëri debutimin me kavajasit më 23 tetor 2009 në fitoren 2–0 kundër Vllaznisë [3]. Gjatë gjithë sezonit, Fagu u aktivizua në 32 ndeshje por pa mundur të shënojë ndonjë Gol.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "ELBASANI VS. DINAMO TIRANA 2 - 2". soccerway.com. Marrë më 12 shkurt 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "TEUTA DURRËS VS. ELBASANI 1 - 2". soccerway.com. Marrë më 12 shkurt 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "BESA KAVAJË VS. VLLAZNIA SHKODËR 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 12 shkurt 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)