Jump to content

Hashim Thaçi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hashim Thaci)
Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës
Në detyrë
7 prill 2016 – 5 nëntor 2020
Paraprirë ngaAtifete Jahjaga
Pasuar ngaVjosa Osmani (në detyrë)
Kryeministër i Kosovës
Në detyrë
9 janar 2008 – 9 dhjetor 2014
Paraprirë ngaAgim Çeku
Pasuar ngaIsa Mustafa
Zëvendëskryeministër i Kosovës
Në detyrë
12 dhjetor 2014 – 7 prill 2016
Paraprirë ngaBehgjet Pacolli
Pasuar ngaHajredin Kuçi
Ministri i Punëve të Jashtme
Në detyrë
12 dhjetor 2014 – 7 prill 2016
Paraprirë ngaEnver Hoxhaj
Pasuar ngaPetrit Selimi (në detyrë)
Udhëheqës i Partisë Demokratike
Në detyrë
1999 – 26 shkurt 2016
Paraprirë ngaPozitë e krijuar
Pasuar ngaKadri Veseli
Të dhëna vetjake
U lind më24 prill 1968
Skënderaj, Jugosllavi(tani Kosovë)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLDK (Para vitit 1999)[1]
PDK (1999–2016)
I pavarur (2016-aktiv)
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Jeta e hershme dhe arsimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë, Skenderaj, Republika Socialiste e Serbisë.[2][3] Skenderaj ndodhet në luginën e Drenicës, një rajon historik rezistent ndaj sundimit serb.[4] Drenica do të bëhet vendlindja apo vendthemelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fillim të viteve 1990.[4]

Thaçi ka studiuar filozofi dhe historiUniversitetin e Prishtinës. Në vitin 1993, ai jetonte në Zvicër, ku u bashkua me grupin e emigrantëve politikë shqiptarë. Ai regjistroi për studime pasuniversitare në Universitetin e Zyrihut në departamentet e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më vonë u largua.[5][6]

Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asaj kohe. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut. Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Ne kete periudhe ai eshte ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetes Xhelalin alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetes se tij.

Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Lufta Çlirimtare 1998-1999

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia besoj Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Postin e mbajti deri më 19 shtator 1999, kur UÇK-ja u transformua në TMK.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.

Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.

Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lideri politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të viteve 2007 dhe 2010 në Kosovë.

Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.

Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanzimat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.

Si president i Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thaçi u zgjodh President i Kosovës në shkurt të vitit 2016, dhe mori detyrën më 7 prill 2016.[7]

Gjatë presidencës së tij Thaçi ishe pro ratfikimit të demarkacionit me Malin e Zi.[8] Ratfikim ky i cili nuk ishte pa pasoja për banorët si rezultat Kosova humbi territor sipas ekspertëve[9] dhe në vitin 2020 në pikën kufitare në Qakorr dhe ne fshatin Llukë forcat malazeze kanë dëbuar banorët nga vendbanimet.[10][11]

Në vitin 2020 ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin ideatorët për shkëmbimin e terriotereve ndërmjet Kosoves dhe Serbise që do të thotë dhënien e Veriut dhe marrjen e Luginës së Preshevës[12] Kurse për opinionin publik Thaçi është shprehur disa herë se ishte pro bashkimit me Luginën e Preshevës dhe kundër ndarjes dhe shkëmbimit të terriotoreve.[13]

Po ashtu më 24 qershor të vitit 2020 Hashim Thaçi është akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte ku edhe u intervestua rreth katër ditë rresht.[14][15]

  1. ^ https://www.gazetaexpress.com/lajme/vitin-1992-thaci-ne-konference-me-aktivistet-e-ldk-se-141495?archive=1 Arkivuar 31 gusht 2017 tek Wayback Machine Gazeta Express, "Vitin 1992: Thaçi në konferencë me aktivistët e LDK-së" 2015-11-01
  2. ^ [1] Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine"CRIMINAL CHARGES FILED AGAINST TACI {sic}, SEJDIU, KRASNICI" Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine.
  3. ^ "Dosije Hašima Tačija".(Dosja Hashim Taçi (sërbisht ) Pecat. 23 dhjetor 2010.
  4. ^ a b Encyclopædia Britannica 2009, faqe. 107
  5. ^ "A e ka kryer fakultetin në Zvicër Hashim Thaçi?
  6. ^ "Thaçi nuk është themeluesi i UÇK dhe nuk ka diplomë nga Universiteti i Zyrihut" Arkivuar 2 tetor 2020 tek Wayback Machine.
  7. ^ Delauney, Guy (8 prill 2016). "Kosovo's Hashim Thaci: From guerrilla leader to president". BBC News (në anglisht). Marrë më 25 qershor 2020.
  8. ^ https://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2018/01/09/kosove-presidenti-thaci-kerkon-ratifikimin-e-demarkacionit-me-malin-e-zi-884675
  9. ^ https://www.periskopi.com/ekspertet-kosova-humb-territor-mali-zi-fiton-territor-per-70-44-kilometra-shume/
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2020. Marrë më 21 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ https://telegrafi.com/lajci-forcat-malazeze-po-debojne-banoret-e-fshatit-lluke-pasojat-e-demarkacionit-kane-filluar/
  12. ^ https://abcnews.al/bolton-ideja-e-shkembimit-te-territoreve-erdhi-nga-thaci-e-vucic/
  13. ^ https://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2018/08/28/kosove-thaci-po-bashkimit-me-luginen-jo-ndarjes-dhe-shkembimit-te-territoreve-1039276
  14. ^ https://balkaninsight.com/2020/06/24/hashim-thaci-akuzohet-per-krime-lufte/?lang=sq
  15. ^ Speciale – Historia e bashkepunimit te Serbise me Gjykaten Speciale