Jump to content

Kristjan Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristjan Asllani
Të dhënat vetjake
Datëlindja (2002-03-09) 9 mars 2002 (22 vjeç)
VendlindjaElbasan, Shqipëri
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri21
Karriera me të rinjtë
2012–2021Empoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2021–2023Empoli23(1)
2022–2023Internazionale (huazim)20(0)
2023–Internazionale28(1)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022Shqipëria U215(0)
2022–Shqipëria27(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shtator 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2024

Kristjan Asllani (lindur më 9 mars 2002) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asllani bëri debutimin e tij si profesionist me Empolin më 13 janar 2021 në një ndeshje të kupës kundër Napolit.[2]

Më 29 qershor 2022, Asllani u transferua te Interi për 14 milion €.[3] Transferimi përfshinte fillimisht një huazim një-vjeçar me detyrim blerje në përfundim tē sezonit. Ai u bë shqiptari i dytë që luan për Interit pas shokut të kombëtares Rey Manaj.[4]

Më 18 janar 2023, Asllani fitoi trofeun e parë me Interin, Superkupën e Italisë, duke u aktivizuar në minutën e 84të të fitores 3–0 kundër MilanitRiad.[5][6]

Në shtator 2024, Asllani firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[7]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2021, Asllani u thirr për herë të parë në kombëtaren nën-21, ku ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Belgjikës.

Asllani lindi në Elbasan nga prindër shqiptar, të cilët emigruan në Itali kur ai ishte ende një foshnje. Ata u zhvendosën në Buti, një qytet i vogël në Toskana, aty ku Asllani hodhi hapat e parë në futboll në moshën pesë vjeç.[8]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 tetor 2024[9]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Coppa Italia Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Empoli 2020–21 Serie B 0 0 1 0 1 0
2021–22 Serie A 23 1 3 0 26 1
Gjithsej 23 1 4 0 27 1
Internazionale (huazim) 2022–23 Serie A 20 0 3 0 5[a] 0 1[b] 0 29 0
Internazionale 2023–24 Serie A 23 1 1 0 6[a] 0 1[b] 0 31 1
2024–25 Serie A 5 0 0 0 1[a] 0 0 0 6 0
Gjithsej 48 1 4 0 12 0 2 0 66 1
Gjithsej karriera 71 2 8 0 12 0 2 0 93 2
  1. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
Redaktuar më 14 tetor 2024[10][11]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2022 7 1
2023 9 1
2024 11 1
Gjithsej 27 3

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asllani.[11]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga of Kristjan Asllani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 19 nëntor 2022 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 7  Armenia 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
2 20 qershor 2023 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe 10  Ishujt Faroe 2–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 14 tetor 2024 Stadiumi Mikheil Meskhi, Tbilisi, Gjeorgji 27  Gjeorgjia 1–0 1–0 UEFA Liga e Kombeve 2024–25
Empoli
Internazionale
  1. ^ "Kristjan Asllani". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 31 maj 2023.
  2. ^ Leonardo Bartolini (13 janar 2021). "Empoli, esordio per Asllani" [Empoli, debutim për Asllanin]. MondoPrimavera (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Asllani firmos me Interin/ Talenti shqiptar 20-vjeçar u ble për 14 milionë euro". top-channel.tv. 29 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  4. ^ "Kristjan Asllani, the story behind Inter's new midfield maestro" [Kristjan Asllani, historia e mesfushorit maestro të ri të Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  5. ^ "VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin". Panorama Sport. 18 janar 2023. Marrë më 18 janar 2023.
  6. ^ Susy Campanale (18 janar 2023). "SUPERCOPPA ITALIANA / MILAN 0-3 INTER: DOMINANT DERBY DELLA MADONNINA" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 18 janar 2023.
  7. ^ "Kristjan Asllani rinovon kontratën me Interin deri në 2028-ën". Agjencia Telegrafike Shqiptare. 16 shtator 2024. Marrë më 13 tetor 2024.
  8. ^ "La realtà di Kristjan Asllani, da Buti alla serie A" [Realiteti i Kristjan Asllanit, nga Buti në Serie A] (në italisht). Cascina Notizie. 25 shtator 2021. Marrë më 18 qershor 2022.
  9. ^ "Kristjan Asllani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 prill 2023.
  10. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kristjan Asllani" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  11. ^ a b "Kristjan Asllani". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]